Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
EKONOMIA KOMBËTARE
Publikuar më 17 janar, 2013 në orën 14:51 ( ) Ekonomi |
Rrit madhësinë e shkronjave
Doli nga shtypi libri i Mr.sc. Refik Kryeziut “Ekonomia Kombëtare“ në botim të Universitetit AAB Riinvest

Këto ditë doli nga shtyp libri i Mr.sc. Refik Kryeziut, „Ekonomia Kombëtare” Qasjet dhe Perspektivat e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, në botim të Universitetit AAB Riinvest. Studiuesi Refik Kryeziu, njohës i mirë i Finansave dhe i të ardhurave buxhetore të Republikës së Kosovës, shkencës së ekonomisë po edhe letërsisë ekonomike i sjell një libër të munguar me mendime dhe të dhëna shkencore për kahet e zhvillimit të Kosovës. Për librin e Mr.sc.Refik Kryeziut „Ekonomia Kombëtare“ vlerësimet janë të shumta. Mirëpo, ne po veçojmë mendimin e dy reçensentëve të librit; Prof.Dr.Kolë Prenga, profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, dhe Prof. Dr.Mejdi Bektashi, Profesor në Fakultetin Juridik, të Universitetit „Hasan Prishtina“ të Prishtinës. Libri i Mr.sc. Refik Kryeziut, „Ekonomia kombëtare“ shkruan Prof. Dr. Kolë Prenga, ekonomist i mirënjohur nga Tirana, ngërthen në vete një sërë çështjesh të problemeve ekonomike e zhvillimore në Republikën e Kosovës. Libri që po i jepet në dorë lexuesit, deshëm apo s´deshëm thotë Prof.Prenga, është libri që na mëson të ecim përpara. Pa libra, pa dije të shkruara, s´ka as mësim , as përparim në asnjë lëmi. Mbledhja e dijeve, mendimeve, ideve, dhe përvojave është e domosdoshme në kohën tonë.

Kosova duhet vet ta projektojë të ardhmen e saj. Papunësia që tash ekziston në Kosovë, me një organizim më të mirë, dhe me shfrytëzimin e pasurive natyrore të saj, ka mundësi që krizën e papunësisë ta kaloj pa tronditje të mëdha. Krizat ekonomike jo rrallë janë me dhimbje në të gjitha shoqëritë. Pasojat e kësaj krize mund t´i vuajmë të gjithë. Prandaj libri i Mr.sc.Refik Kryeziut, „Ekonomia kombëtare“ është një prurje që unë e vlerësoj shumë. Çështjet e ngritura në këtë libër shprehet Prof.Dr.Prenga janë prezente në çdo kohë dhe në çdo vend. Prandaj unë konsideroj shkruan profesor Prenga, se libri „Ekonomia kombëtare“ i Mr.sc.Refik Kryeziut, me studime, kumtesa dhe vështrime, është trajtuar me përgjegjësi profesionale dhe shkencore. Ky libër tash më i botuar, do t´u ndihmoj shumë studentëve të ekonomisë, ekspertëve të saj, dhe institucioneve qeveritare.Ndërsa Prof. Dr. Mejdi Bektashi, në reçensionin e tij librin e Mr.sc.Refik Kryeziut,„Ekonomia Kombëtare“ e vlerëson shumë lartë, duke thënë se është libri i parë i botuar i këtij lloji në Republikën e Kosovës. Ky libër në mynyrën më shkencore trajton një sërë aspektesh dhe perspektivash të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Pasuritë e Kosovës në librin „Ekonomia kombëtare“ nuk duhet vetëm t´i lexojmë, por ato duhet trajtuar nga mendja e shkencës, dhe dora e shtetit. Fuqia e shtetit të Kosovës tani është ekonomia, ajo që ngre lart mirëqenien e popullit tonë. Pa ekonomi të mirëfilltë krizat ekonomike shkaktojnë dhimbje të vazhdueshme, dhe shpërthime sociale. Libri i Mr.sc.Refik Kryeziut. „Ekonomia kombëtare“ thotë Prof. Dr. Bektashi, është një prurje e re për studentët tanë, dhe për institucionet ekonomike të Kosovës. Ne ende jemi në udhën e shtetformimit. Ky libër i munguar për studentët dhe shoqërinë tonë do të na mësojë se si të sillemi ndaj pasurisë tonë natyrore, dhe ndaj buxhetit të kufizuar të Republikës së Kosovës. Libri i Mr.sc.Refik Kryeziut, „Ekonomia kombëtare“ka shtatë kapituj, dhe 261 faqe. Në secilin kapitull autori me shifra dhe me tabela na e jep gjeografinë e zhvillimeve ekonomike në Kosovë. Aktualisht, Kosova përballet me një papunësi të lartë, me rreth 40% të numrit apsolut të të papunëve. Thënë në numra, mbi 1 qind e 5 mijë e 7 qind e dyzet e një të papunë të moshës 18 – 24 vjeçare. Shifër vërtetë rënqethëse. Republika e Kosovës shkruan Mr.sc. Refik Kryeziu është shtet i ri, dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të Kosovës vazhdojnë të jenë të kufizuara. Perspektivat e zhvillimit, të dhëna në libër ( nga aspekti real shkencor janë shpresëdhënëse ). Pasuritë e shumta të Kosovës, në metale dhe jometale, si dhe në bujqësi, janë fonde të çmuara për të ardhmen e ndritshme të Kosovës. Nëse ekonomia dhe politika e Republikës së Kosovës, harmonizojnë qëndrimet dhe qëllimet, shkruan Mr.sc. Refik Kryeziu, zhvillimi Ekonomik i Kosovës, mund të përshpejtohet në shumë fusha të zhvillimit. Refik Nevzad Kryeziu u lind në Roganë të Dardanës me 11.o3 1957. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Gjimnazin në Dardanë. Pas shkollës së mesme Refiku regjistrohet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ku diplomon në kohë rekorde. Mr.sc.Refik Kryeziu ka thirrje Akademike, Magjistër i Shkencave Ekonomike, dhe kandidat i Dotoraturës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Në vitet 2000-2006 Refik Kryeziu ka punuar në Kuvendin Komunal të Gjilanit, zyrtar për Hartimin dhe Realizimin e Projekteve Investive. Refiku është bir i dëshmorit, Nevzad Balë Kryeziut. Pas vitit 2006 Refiku punësohet Asistent në Fakultetin Ekonomit të Universitetit AAB - Riinvest në Prishtinë, në lëndët; Financa publike, Ekonomi monetare, Menaxhim i projekteve, Politika monetare dhe fiskale si dhe Finansat Ndërkombëtare dhe Makroekonomi. Mr.sc.Refik Kryeziu krahas studimeve pasuniversitare, dhe të doktoraturës, Refiku ka botuar edhe shumë punime shkencore. Monografi për ekonominë e Gjilanit, studime dhe vështrime në 8 konferenca kombëtare e ndërkombëtare, dhe në disa simpoziume e këshillime shkencore. Vlen të përmendet se Mr.sc.Refik Kryeziu ka hartuar dhe realizuar mbi 30 projekte investive në Kosovë, dhe të gjitha me notë të lartë vlerësimi. Pa zhvillim ekonomik të mirëfilltë, na thotë studiuesi Mr.sc.Refik Kryeziu, Republika e Kosovës, mund të rrëshqas në kriza që nuk i dëshiron askushi në Kosovë. Shpresojmë se sukseset do të jenë më të mëdha se krizat. Pasuritë natyrore të Kosovës janë të vlerësuara, dhe shteti ynë po punon në këtë drejtim. Sukses dhe shëndet autorit për këtë libër të munguar të shkencës sonë.

Rrustem Geci - Dortmund

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 25 vizitorë
Lexuar: 4,631 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
FRYMA E DAVOS-it
E mart, 29 janar 2013 - 17:08
Takimi më i njohur në botë i udhëheqsve politikë dhe të biznesit -- Forumi Ekonomik Botëror 2013 në Davos të Zvicrës -- përfundoi punimet të dj...
EKONOMIA KOMBËTARE
E enjt, 17 janar 2013 - 14:51
Doli nga shtypi libri i Mr.sc. Refik Kryeziut “Ekonomia Kombëtare“ në botim të Universitetit AAB Riinvest Këto ditë doli nga shtyp libri i Mr....
NË SHQIPËRI, EKONOMIA SHQETËSIMI KRYESOR
E enjt, 10 janar 2013 - 21:28
Sipas një njoftimi për media të botuar dhe shpërndarë me 27 Dhjetor, Instituti Demokratik Kombëtar i Amerikës botoi një raport mbi një studim të...
Kriza financiare globale: efektet shkatërrue...
E shtun, 07 shkurt 2009 - 21:15
Kriza aktuale ka përfshirë botën e me theks të veçantë, vendet më të zhvilluara, të atyre shteteve që kanë shumicën e brutoproduktit botëror d...
Thikë pas shpine, nga Mali i Zi
E mart, 27 janar 2009 - 10:09
Ministri malazez Branimir Gvozdenoviç, në cilësinë e kryesuesit të sekretarit të CEFTA-s, i shkruan MTI-së se Kosova në këtë asociacion nuk mund ...
më shumë nga - Ekonomi »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi