Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHERADIN BERISHA: TĖ THĖNAT JOHISTORIKE PĖR PRESIDENTIN 'HISTORIK' IBRAHIM RUGOVA
Publikuar më 03 shkurt, 2013 nė orėn 22:49 ( ) Sheradin Berisha | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Ai qė e kėrkon shpėtimin e jetės me indiferencė ndaj jetės sė tė tjerėve, nuk do ta jetojė me nder!”
Ukshin Hoti).

Tashmė ėshtė bėrė normale, qė nė pėrvjetorėt e vdekjes sė presidentit "historik" Ibrahim Rugova, lidershipi politik e institucional i Kosovės, thurin fjalė lavdie pėr tė "bėmat" historike tė tij… Nė tė gjitha ato ceremoni pėrkujtimore thuhej se, Ibrahim Rugova ishte: ”Ndėrtues i strukturave tė qėndrueshme tė shtetit tė Kosovės”, se ishte “Ismail Qemali i Kosovės“, “profet i shqiptarėve“, “Skėnderbe i dytė“, “burrėshtetas i madh dhe arkitet i pavarėsisė sė Kosovės“, “politikan, qė i ndėrroi rrjedhat e historisė“, “…shpėtues i substancės shqiptare nga shkatėrrimi i planifikuar nga regjimi fashist i Beogradit“, “profet i shqiptarėve“, “Engjėll i Kosovės”, “forcė e ndryshimit”, “udhėheqės shpirtėror i njė populli”, “…vigan i pamposhtur…“, “simbol i ndryshimeve nė Ballkan“, “vizionar i rrallė…“, “…mishėrim i aspiratave kombėtare…“…. e pėr mė tepėr u theksua se “Rugova ėshtė pararendės i UĒK-sė dhe pasues i saj” - citat i marrė nga monografia "Presidenti Rugova“, qė u botua me rastin e njė vjetorit tė vdekjes sė Rugovės, nėn pėrkudesjen e mikut tė tij Sabri Hamiti, e shumė e shumė epitete tjera mbersėlėnėse por gjithėsesi johistorike! Pra, pėr presidentin "historik" Ibrahim Rugova, u tha - e ēka s“u tha se ishte, edhe pėr ato veti qė kurrė nė jetė, s“i kishte...!

Mė 21 janar 2013 u pėrkujtua 7-vjetori i vdekjes sė kryetarit tė parė tė LDK-sė dhe tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova. Nė kėtė pėrvjetorė, pėrfaqėsues tė institucioneve dhe partive politike tė Kosovės, Atifete Jahjaga, Isa Mustafa, Fatmir Sejdiu, Ramush Haradinaj, Nexhat Daci, Behgjet Pacolli etj., fillimisht bėn homazhe te varri tij nė Velani dhe pastaj disa prej tyre vizituan edhe familjen Rrugova. Gjatė ditės u mbajtėn edhe dy akademi pėrkujtimore, njėra e organizuar nė Teatrin Kombėtar nga presidentja, Atifete Jahjaga, (nė orėn 11:00) dhe tjetra nga Lidhja Demokratike e Kosovės, (nė orėn 13:00). Nė kėto manifestime politikanėt tanė e vlersuan lartė figurėn dhe sakrificėn e Dr. Ibrahim Rugovės.

Presidentja Jahjaga nė akademinė pėrkujtimore, theksoj se Ibrahim Rugova nė Kosovė "sė bashku me partitė e tjera krijoi jetėn shumėpartiake pėr shtet ndėrtim duke iu kundėrvėnė me shumė sukses sistemit okupues", ndėrsa filozofinė politike tė tij e cilėsoj "si njė politikė aktive paqėsore", madje atė e quajti edhe "strateg tė shtetit tė Kosovės". "Kur filloi lufta, dr. Ibrahim Rugova pa as mė tė voglin hezitim nė Konferencėn e Rambujesė ia kaloi udhėheqjen e delegacionit dhe rolin prijės pėrfaqėsuesve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės” - ka thėnė presidentja Jahjaga.

Ndėrsa nė akademinė pėrkujtimore tė organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovės, ish-presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, Presidentin Rugova, e quajti lider tė "rezistencės aktive" i cili sipas tij e paska rritur "lirinė shpirtėrore dhe vepruesve tė shqiptarėve, duke u shndėrruar kėshtu vetė nė emblemė tė lėvizjes politike dhe tė rezistencės tė kombit tonė." Madje z.Sejdiu, shkoi aq larg saqė Lidhjen Demokratike tė Kosovės e krahasoi me lidhjen e Lezhės, me Lidhjen e Prizrenit dhe Lidhjen e Pejės…!!! Fatmir Sejdiu, bėhet sikur nuk e njeh historinė, se krerėt e kėtyre lidhjeve, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, Ymer Prizreni, Abdyl Fashėri e Haxhi Zeka, ishin nė krye tė organizatave politike - ushtarake, qė luftuan edhe me armė nė dorė pėr ēlirim Kombėtar, ndėrsa Lidhja Demokratike e Kosovės dhe kreu i saj Ibrahim Rugova nuk i kishin kėto veti, prandaj njė krahasim i tillė ėshtė i paqėndrueshėm dhe johistorik!

Ndėrkaq kryetari aktual i LDK-sė, Isa Mustafa, ka vlerėsuar lart figurėn e ish-presidentit Rugova, duke thėnė se ai "ishte lideri qė vulosi fundshekullin e kaluar dhe kėtė fillim shekull me konkretizimin e pavarėsisė sė Kosovės..." Me vdekjen e Rugovės, Kosova ka humbur njeriun qė krijoi idenė e madhe tė lirisė dhe pavarėsisė, idenė e shtetit tė lirė dhe shtetit demokratik tė Kosovės." - ka nėnvizuar I. Mustafa.

Edhe kryetari i AAK-dė, Ramush Haradinaj, pas homazheve qė ka bėrė pranė varrit tė Ibrahim Rugovės, ka ēmuar lart rolin e tij si njė president historik, duke thėnė se pėrulemi pranė veprės sė tij. “Nė pėrvjetorin e ndarjes fizike nga ne, tė Presidentit historik tė Kosovės, dr.Ibrahim Rugova, bėjmė nderim, e pėrkujtojmė rrugėn e gjatė tė popullit tonė deri kėtu, veēanėrisht rolin historik tė Presidentit Rugova nė arritjen e popullit tonė. Pra, pėrulemi me respekt para veprės sė tij, njė veprės historike pėr ne”, ka thėnė Ramushi para gazetarėve. Nė kėtė pėrkujtim ka munguar prezenca e Kryeminstrit Hashim Thaēi, i cila atė ditė (mė 21 Janar) ndodhej nė Turqi.

(...21 Janar 2011...)



















(...21 Janar 2011...)























Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi nė tė gjitha pėrvjetorėt e vdekjes, ka bėrė homazhe tė Varri i presidentit "historik" Ibrahim Rugova dhe ka vizituar edhe familjen e tij nė Velani. Nė 6-vjetorin e vdekjes, Hashim Thaēi, i shoqėruar nga zv/kryeministra e ministrat: Bujar Bukshi, Hajredin Kuēi, Behgjet Pacolli dhe Memli Krasniqi, ka vendosur lule dhe ka bėrė homazhe para varrit tė Presidentit Ibrahim Rugova. Nė njė deklaratė pėr media, pas homazheve, kryeminsitri Thaēi u shpreh: “Sot jemi kėtu pėr tė bėrė nderimet shtetėrore pėr presidentin Rugova, pėr tė bėrė vlerėsimin dhe nderimin mė tė lartė shtetėror pėr jetėn, veprėn, personalitetin dhe kontributin e presidentit Rugova pėr Kosovėn e lirė, tė pavarur, sovrane, pėr perspektivėn e Kosovės evropiane”. Jeta dhe vepra e presidentit Rugova, siē tha Thaēi, do tė vlerėsohet dhe do tė respektohet me pietet tė lartė. Nė 5 vjetorin e vdekjes sė Ibrahim Rugovės, Kryetari i PDK’sė dhe kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi (i shoqėruar edhe nga zėvendėsi i tij Hajredin Kuēi), pasi ka bėrė homazhe dhe ėshtė pėrkulur tek varri i ish’presidentit dhe ish’kreut tė LDK’sė, Ibrahim Rugova, e ka vlerėsuar lartė figurėn e tij nė bėrjen e Kosovės shtet tė pavarur dhe tė lirė, dhe ka shprehur kėnaqėsinė qė ka pasur fatin tė punojė me tė, nė kohė tė rėndėsishme pėr Kosovėn.“ (Burimi: Kosovapress, 21.01.2011). Ndėrkaq nė Akademinė Pėrkujtimore, qė u organizua atė ditė Hashimi e pėrshkroi Ibrahim Rugovėn si njė nga figurat mė tė rėndėsishme shqiptare tė shekullit XX!! (Shikoni disa foto mė poshtė)

GĖNJESHTRAT "HISTORIKE" TĖ HASHIM THAҪIT TE VARRI I IBRAHIM RUGOVĖS!

Nė dy vjetorin e vdekjes sė Ibrahim Rugovės, mė 21 Janar 2008 kryeministri Hashim Thaēi, pas homazheve qė bėri te varri i tij, deklaron: „Kosova po ndėrton traditėn e respektimit tė bartėsve tė institucioneve tė vendit. Ėshtė vlerėsim pėr punėn nė vazhdimėsi tė presidentit Rugova pėr realitetet qė ka kaluar Kosova andaj ne do tė vazhdojmė pėrkushtimet tona pėr tė pėrmbyllur procesin pėr shtet tė pavarur dhe demokratik tė bashkuar si politikė, institucione dhe si popull". Pėr mė tepėr ai ka thėnė se, ka punuar “bashkarisht…", me Ibrahim Rugovėn, pa e qartėsuar se nė cilėn periudhė ka bashkėpunuar me tė!

Kėtė "histori" Hashimi e ka qartėsuar mė 24 shkurt 2008 (vetėm njė javė pas shpalljes sė pavarėsisė), po nė tė njejtin vend para varrit tė presidentit “historik” Ibrahim Rugova. Kryeministri Thaēi mė 24 shkurt ka theksuar se: ”Me rastin e pavarėsisė kam bėrė nderim shtetėror pėr personalitetin e ish-presidentit Rugova, pėr angazhimet nė kontinuitet nė procesin e pavarėsimit dhe demokratizimit tė vendit”. Thaēi pastaj ka theksuar se "njė pjesė tė kėtyre angazhimeve i ka bėrė bashkė me Rugovėn, nė procesin e para Rambujesė dhe pas ardhjes sė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė.”( Gazeta Express, E hėnė 25.02.2008, fq.5).


















Edhe mė 21 janar 2009 (nė 3 - vjetorin e vdekjes sė I.Rugovės) pas ceremonisė sė nderimit te varri i tij, kryeministri Hashim Thaēi ka pohuar se “kemi punuar gjatė me tė, nė njė periudhė kohore pėr kėtė qė sot e kemi”, duke shtuar se do tė vazhdojmė me pėrkushtimet mė tė mėdha si institucione, pėr tė pasur sukses edhe mė tė madh, pėr tė respektuar tė kaluarėn e tė gjitha pėrkushtimeve qė kanė ndodhur nė Kosovė. “Presidenti Rugova do ta ketė vlerėsimin historik, njė vlerėsim, i cili do tė respektohet prej institucioneve dhe qytetareve tė Kosovės”, ka thėnė Hashim Thaēi.

A ėshtė i vėrtet ky konstatim i Hashimit?!
Tė gjitha zhvillimet politike ushtarake para dhe gjatė viteve 1998 - 1999…, dėshmojnė, se Hashim Thaēi si pjestar i UĒK-sė, mė vonė shef i drejtorisė politike, as para Konferencės sė Rambujesė, as gjatė mbajtjes sė konferencės, por, as pas mbajtjes sė kėsaj konference, deri nė vitin 2004, nuk ka pas kurrfarė bashkėpunimi tė mirėfillt me Ibrahim Rugovėn. Pėrkundrazi Ibrahim Rugova e ka sfiduar nė mėnyra tė ndryshme Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Prandaj, Hashim Thaēi duket qartė, se para varrit tė Rugovės ka gėnjyer, dhe natyrisht gėnjeshtrat nė asnjė mėnyrė nuk mund tė merren si fakte historike - ato janė johistorike, dhe si tė tilla ato janė dhe mbeten vetėm gėnjeshtra! Me kėto deklarata Hashimi po ia bėnė shėrbimin me tė keq historisė sonė mė tė re!

AKUZAT E IBRAHIM RUGOVĖS NĖ ADRESĖ TĖ UҪK-sė

Ibrahim Rugova, edhe pse dinte gjithēka pėr UĒK’nė, ai shpeshherė e mohonte ekzistimin e saj, dhe nuk hezitonte ta akuzonte kėtė ushtri ēlirimtare me lloj-lloj akuzash e epitetesh tė ēuditshme. Pėr tė argumentuar kėtė gjė, po i referohem disa deklaratave tė tij, tė botuara nė shtypin e kohės.

Mė 22. 06. 1996, nė gazetėn „Rilindja“ Ibrahim Rugova deklaron: “Ne nuk kemi informata se ekziston njė organizatė e tillė dhe letrat qė dėrgohen (aludonte nė ato pėr marrjen e pėrgjegjėsisė) janė pa kurrfarė identiteti dhe pa kurrfarė rėndėsie, pos qė ta rėndojnė situatėn nė Kosovė dhe tė pengojnė zgjidhjen politike tė ēėshtjes nė Kosovė. Unė mendoj se nuk ekziston njė organizatė e tillė“.

Nė njė konferencė pėr shtyp tė mbajtur mė 1 nėntor 1996, nė pyetjen e gazetarit, pėr marrjen e pėrgjegjėsisė nga UĒK’ja, tė njė vrasjeje nė Surkish tė Podujevės, Ibrahim Rugova pėrgjigjet: ”Ne nuk jemi nė dijeni se nė Kosovė veprojnė forca tė tilla, por ata kanė pėr qėllim tė keqėsojnė edhe mė shumė gjendjen nė Kosovė dhe tė krijojnė tensione tė reja”. (Lexo “Bota Sot” 2 nėntor 1996).

































































Kah mesi i janarit 1997 kur UĒK’ja kreu njė atentat kundėr rektorit famėkeq tė UP-sė Radivoje Papoviq, nė konferencėn me gazetarė, tė mbajtur mė 24. 01. 1997, Ibrahim Rugova lidhur me kėtė rast deklaron (po citoj): „Ne nuk kemi informacione se ekziston Ushtria Ēlirimtare e Kosovės dhe nė emėr tė saj mund tė paraqiten shėrbime tė ndryshme, pasi ende nuk ėshtė paraqitur askush i kėsaj UĒK’je. Dėnojmė edhe njėherė shpėrthimin terrorist tė autobombės nė Prishtinė, si moment i rrezikshėm pėr gjendjen e rėndė nė Kosovė dhe kėrkojmė qė kėtė rast ta hulumtojė FBI dhe INTERPOL-i, tė shihet se ēfarė ishte ai shpėrthim mjaft i sofistikuar. Po ashtu dėnojmė edhe rastet e vrasjet qė po bėhen me pretekst tė kolaboracionizmit dhe kėrkojmė ndėrprerjen e tyre“ - pėrfundon citati. (Mė gjerėsisht: Gazeta “Rilindja”, 25. 01. 1997). Dhe kėto "shpėrthime terroriste" siē i cilėson presidenti "historik" Ibrahim Rugova, ato ditė do t'i hulumtojė FBI-ja serbe dhe mė 31 janar 1997, rreth orės 16.30 minuta, gjatė rrugės pėr njė mision tė veēantė, siē kishte bėrė tė njohur Komunikata nr.30 e Shtabit Qendror tė UĒK-sė, nė afėrsi tė fshatit Pestovė, vriten tre luftėtarėt e UҪK-sė, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha!

Nė njė intervistė qė u botua mė 9 shtator 1997 nė gazetėn „Frankfurter Rundshau“, (nė tė njejtėn ditė e publikoi edhe QIK-u), nė pyetjen e gazetarit mbi UĒK-nė, e cila qė nga prilli i vitit 1996 kreu disa atentate ndaj policisė serbe, Ibrahim Rugova do tė pėrgjigjet, se: ”Nuk di se kush ėshtė prapa asaj lėvizjeje." dhe ai mendon qė kėto atentate po i "kryejnė shėrbimet serbe me qėllim qė nė kėtė mėnyrė ta diskreditojnė ēėshtjen e Kosovės dhe tė shqiptarėve nė mėnyrė „qė tė duket se shqiptarėt janė terroristė“. Madje nė njė gazetė tjetėr gjermane “Faz”, Ibrahim Rugova, pa hezitim thotė se: ”Krahas UĒK’sė, serbėt kanė sajuar edhe frontin e ēlirimit kombėtar dhe njė lėvizje pėr ēlirimin e Kosovės” (!!!) (Mė gjerėsisht: Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (Dokumente dhe artikuj), botimi dytė, prill 1998, faqe 181)

Mė 1 dhjetor 1997 Ibrahim Rugova gjatė qėndrimit tė tij nė Bruksel dha njė intervistė pėr gazetėn belge “Le Soire” dhe nė pyetjen e gazetarit Eduard Van Velthem, lidhur me sulmet kundėr policisė serbe nė Kosovė, siē thotė ai „tė njė ushtrie misterioze e quajtur UĒK“, Ibrahim Rugova thekson me bindje, se “nuk ka asnjė informacion pėr ekzistimin e njė organizate tė tillė. Disa spekulime flasin pėr krijimin e saj (UĒK-sė) nga shėrbimet sekrete serbe, pėr tė pasur pretekst pėr njė intervenim brutal dhe pėr tė diskredituar imixhin tonė joviolent.”

Nė njė tjetėr intervistė dhėnė tė pėrjavshmes zvicrane „Facts“ (botuar edhe nė gazetėn „Rilindja“, mė 15. 12. 1997), Ibrahim Rugova pasi konsideron si tė pamundur konstituimin e organizatės "UĒK", pjestarėt e saj i quan si "individė tė frustruar" dhe pėr mė tepėr sipas tij: "Ushtria Ēlirimtare e Kosovės mund t’i shėrbejė regjimit serb si pretekst pėr njė fushatė tė re represive nė Kosovė. Elementet me papėrgjegjėsi shoqėrore regjimi serb i pėrdorė pėr qėllimet e veta.”- konstastonte presidenti "historik" Ibrahim Rugova.

SATANIZIMI I UĒK’sė NGA PRESIDENTI “HISTORIK” IBRAHIM RUGOVA!

Nė nėntor 1998, derisa po shqyrtohej Drafti (plani) 3 i ambasadorit amerikan Hill, ku parashikohej edhe krijimi i policisė lokale, presidenti “historik” Ibrahim Rugova, ndonėse prej kohėsh ishte pėrcaktuar kundėr luftės ēlirimtare tė UĒK’sė, mė 19 nėntor me njė vendim tė veēantė krijon komisionin pėr ”HULUMTIMIN E KRIMEVE TĖ LUFTĖS” dhe ky komision atė kohė e shtriu aktivitetin e vetė gjithandej nėpėr Kosovė ku ishin degėt dhe degėzat e LDK-sė. Kėtė komision e pėrbėnin: EQREM KRYEZIU (Kryetar) aktualisht deputet i LDK-sė nė Kuvendin e Kosovės, HAJZER KRASNIQI, AGIM KRASNIQI, FARUK SPAHIU(tashmė i ndjerė), REXHEP GJERGJI, RAMĖ MARAJ, FATMIR REXHEPI, EDI SHUKRIU dhe ALUSH GASHI.

Lexo dokumentin e “presidentit historik” Ibrahim Rugova






















Pas pėrfundimit tė luftės, qysh nė mbledhjen e parė tė Kryesisė sė LDK’sė tė mbajtur mė 05. VII. 1999, Eqrem Kryeziu nė cilėsinė e kryetarit tė Komisionit pėr “hulumtimin e krimeve tė luftės”, propozon (po citoj): “Eqrem Kryeziu: Propozoj qė tė rihapen zyrat e LDK’sė nė tė gjitha qendrat pėr hulumtimin e krimeve tė kryera nga serbėt por edhe UĒK-ja“.

Lexoni faksimilin e shkėputur nga procesverbali i mbledhjes sė parė tė Kryesisė sė LDK-sė, tė mbajtur mė 05.VII.1999.















IBRAHIM RUGOVA, "UDHĖHEQĖS TRIM E I GUXIMSHĖM", GANDI I BALLKANIT", "POLITIKAN I UNITETIT", "ISMAIL QEMALI I KOSOVĖS", "PROFET I SHQIPTARĖVE", SKENDERBE I DYTĖ", "ENGJĖLL I KOSOVĖS", "VIGAN I PAMPOSHTUR" ETJ.,ETJ!!!

Ashtu sikurse nė vitin 2008 edhe nė vitin 2006 kur vdiē Ibrahim Rugova (21 - 26 janar 2006), por, edhe me rastin e njė vjetorit tė vdekjes sė tij (mė 21.01.2007), gjatė tubimeve pėrkujtimore u thanė nė mėnyrė rituale fjalė e epitete johistorike pėr figurėn e tij.

Me kėtė rast po i shkėpusim disa prej tyre:
- U tha se Ibrahim Rugova ishte „udhėheqės trim e i guximshėm...”, ndėrsa mbahet nė mend, si politikan, qė mbillte frikė e defetizėm nė popull, me deklaratat e ēuditshme, se : “Serbia ėshtė e fortė...”, ”se nuk mund tė luftohet me Serbinė..”, ”se pėr 24 orė na bėnė rrafsh me tokė...”, ”se, do tė mund tė na shkatėrronin tė gjithėve si popull...“ etj., etj.

- U tha se Ibrahim Rugova ishte “Gandi i Ballkanit”, “Gandi i Kosovės“…, ndėrsa veprimet e tija politike s“kishin asgjė tė pėrbashkėt me rezistencėn gandiste. Derisa Gandi bėnte rezistencė aktive e sakrifikuese duke e sfiduar regjimin kolonialist anglez nė ēdo fushė tė jetės, me bojkotimin e ēdo gjėje qė ishte angleze, nga produktet ushqimore deri te dokumentet e lėshuara nga ky regjim, „Gandi i Kosovės“ Ibrahim Rugova nuk lėvizte nga vendi pėr ta kundėrshtuar regjimin gjakatar serb. Madje, edhe kur organizonin tė tjerėt protesta (studentėt e UP-sė, nxėnėsit e shkollave tė mesme, sindikalistėt etj.) kundėr regjimit pushtues tė Millosheviqit, Ibrahim Rugova i pengonte nė forma tė ndryshme ato. Ibrahim Rugova duke i ikur pėrballjes me regjimin serb, pėlqente rezistencėn pasive, krejt pasive (vetėm me fjalė boshe gjatė konferencave tė tė premteve me gazetarė), pra e pėlqente mosveprimin aktiv. Duke qenė i tillė ai s“i bojkotonte as produktet serbe, madje ai s“i bojkotonte as dokumentet e regjimit serb, sepse tė gjitha udhėtimet, me karakter „kombėtar“ jashtė vendit i bėnte me pasaportėn e Serbisė. Madje kur i dilte afati pasaportės shkonte vet nė sportelet e sekretariatit tė Punėve tė Brendshme (UDB-sė) pėr ta vazhduar kėtė dokument udhėtimi. (Pėr kėtė fakt lexo mė tepėr te libri „Pa protokoll“ Bisedė me Adnan Merovcin, „Zėri“, Prishtinė 2003, faqe.37.) Adnan Merovci pėr dhjetė vjet rresht ishte shef i sigurimit dhe i prokollit i kryetarit Ibrahim Rugova.

- U tha se Ibrahim Rugova ishte “politikan qė kultivonte unitetin…“, ndėrsa veprimet e tija politike dėshmonin nė vazhdimėsi tė kundėrtėn e unitetit. Rugova, deri nė shtator 2005 kur dha kumtin publikisht se vuante nga kanceri nė mushkėri, nuk mbahej mend se ka mbajtur ndonjė takim gjithėpėrfshirės me lidershipin politikė e institucional shqiptar, pėr ta kultivuar kėtė unitet qė po e thonė politikanėt e sotėm gėnjeshtarė. Pėrkundrazi Ibrahim Rugova njihej si prijės autokrat, dhe nuk i pėrfillte as kėshillat e bashkėpunėtorėve tė tij mė tė afėrt.

FADIL HYSAJ: RUGOVA NUK NJEH KĖSHILLĖ QE I VJEN NĖ GJUHĖN SHQIPE!
Regjisori i njohur Fadil Hysaj, njėri nga bashkėpunėtorėt shumėvjeēarė i presidentit "historik“ Ibrahim Rugova, nė njė intervistė dhėnė revistės “Kombi“, flet shumanshėm pėr politikbėrjen e Rugovės, gjatė viteve kur ishte pjesė e oborrit tė tij politikė.
Nė pyetjen e gazetarit: “Kuluareve politike flitet se Rugova nė fakt nuk ka kėshilltarė tė mirė dhe se as qė di ēfarė ndodh rreth tij. A mendoni se ėshtė e vėrtetė kjo?”
Fadil Hysaj pėrgjigjet (citoi):

“Rugova nuk njeh kėshillė qė i vjen nė gjuhėn shqipe. Ai nuk njeh kėshillė qė i flitet nė shqip. Ėshtė kjo njė sindromė e ēuditshme. Ai tė njėjtėn kėshillė mbase mund tė dėgjojė nga dikush i cili nuk i flet shqip, por shqip jo. Ai nuk ka sens, nuk ka nerv dhe nuk mund tė tė dėgjojė qė t“ia thuash mendimin deri nė fund nėse i flet shqip. Unė e kam kėtė pėrvojė tė komunikimit me tė. Ai bėhet nervoz kur tė dėgjon sepse i flet shqip. Nė tė njėjtėn kohė e kam dėgjuar se kur t“i vijė njė administrator i huaj dhe ky ka pasur durim qė ta dėgjojė me orė tė tėra, edhe pse nuk ka thėnė asgjė, ka folur bosh. Ndėrsa nga ana tjetėr edhe sikur Robert Doll t“i fliste shqip, Rugova kurrė nuk do ta dėgjonte. Unė pandeh se kėtu ekziston njė kompleks historik. Ai nuk e beson se ekziston shqiptar nė rruzull qė do tė dinte kėtij t“i jepte kėshilla. Sepse ai mendon se ėshtė i vetmi shqiptar qė di. Por, pėr tė qenė fatkeqėsia mė e madhe, ka edhe mjaft shqiptarė qė mendojnė se ky ėshtė shqiptari qė di ndėrsa shqiptarėt tjerė nuk dinė asgjė. Kjo do tė thotė se ne jemi viktimė e njė koncepti injorant nė politikė, tė njė mazohizmi nė kėtė plan, sepse ne mendojmė se jemi tė mjerė dhe dikush tjetėr duhet tė na lėkundė e tė na rrisė si jetimė. Pra, ėshtė ky kompleksi i jetimit”. - pėrfundon citati. (Burimi: revista “Kombi”, Viti IV Nr. 29, datė 05. 08. 2000, faqe 30). Mos t“ju vjen ēudi, ky ėshtė Ibrahim Rugova i vėrtet ai "presidenti historik", sipas bashkėpunėtorėve tė tij mė tė afėrt!

- Nė tubimet pėrkujtimore ėshtė thėnė se, Ibrahim Rugova ishte “i pathyeshėm pėrballė regjimit serb tė Millosheviqit“, ndėrsa nuk mund tė fshihen nga kujtesa jonė: Marrėveshja pėr arsim Millosheviq-Rugova (01.09.1996), takimet dhe buzėqeshjet e tij me Millosheviqin mė 15 maj 1998 dhe tė gjitha takimet me kėtė kriminel, gjatė muajve prill-maj 1999, tė zhvilluara nė Beograd.

- U tha se Ibrahim Rugova ishte “pararendės i UĒK-sė dhe pasues i saj.”, “luftėtar i denj i lirisė…“..., ndėrsa dihej botėrisht se asnjėherė nuk i kishte zėnė nė gojė tri shkronjat e arta UĒK, dhe luftėtarėt e vėrtet tė lirisė, s“e ka vizituar asnjė familje tė dėshmorėve. Pėr mė tepėr ky „luftėtarė i denj i lirisė“ s“e kishte vizituar asnjėherė Prekazin historik, familjen e jasharajve. Ky njeri qė i thoshte vetes president nuk ishte pėrkulur as njėherė para varrit tė komandantit tė UҪK-sė Adem Jashari (edhe pse disa herė ka gėnjyer duke thėnė se sė shpejti do tė shkonte nė Prekaz), ndėrsa pėrpara varrit tė Adem Jasharit dhe tė dhjetra varreve tė familjes Jashari shkuan dhe me respekt u pėrkulėn, shumė burrėshtetas, diplomatė dhe ushtarakė tė huaj.

- Nė tė gjitha ato ceremoni pėrkujtimore u tha se Ibrahim Rugova ishte:
- ”Ndėrtues i strukturave tė qėndrueshme tė shtetit tė Kosovės”, se ishte
- “Ismail Qemali i Kosovės“,
- “profet i shqiptarėve“,
- “Skėnderbe i dytė“,
- “burrėshtetas i madh dhe arkitet i pavarėsisė sė Kosovės“,
- “politikan, qė i ndėrroi rrjedhat e historisė“,
- “…shpėtues i substancės shqiptare nga shkatėrrimi i planifikuar nga regjimi fashist i Beogradit“,
- “profet i shqiptarėve“,
- “Engjėll i Kosovės”,
- “forcė e ndryshimit”,
- “udhėheqės shpirtėror i njė populli”,
- “…vigan i pamposhtur…“,
- “simbol i ndryshimeve nė Ballkan“,
- “vizionar i rrallė…“,
- “…mishėrim i aspiratave kombėtare…“…. e pėr mė tepėr u theksua se “Rugova ėshtė pararendės i UĒK-sė dhe pasues i saj” - citat i marrė nga monografia "Presidenti Rugova“, qė u botua me rastin e njė vjetorit tė vdekjes sė Rugovės, nėn pėrkudesjen e mikut tė tij Sabri Hamiti, e shumė e shumė epitete tjera mbersėlėnėse por gjithėsesi johistorike!

Pra, pėr presidentin "historik" Ibrahim Rugova, u tha - e ēka s“u tha se ishte, edhe pėr ato veti qė kurrė nė jetė, s“i kishte...!
==============================
Edhe njė Shtojcė: Nė tre vjetorin e pavarėsisė sė Kosovės

SKANDALOZE: HASHIM THAĒI PĖRKULET TE VARRI I IBRAHIM RUGOVĖS!, POR JO EDHE TE VARRET E GJENERALĖVE TĖ UĒK’sė JASHAR SALIHU E XHELADIN GASHI - PLAKU!

Me rastin e pėrvjetorit tė tretė tė pavarėsisė sė Kosovės (17 shkurt 2011), Hashim Thaēi (si gjithmonė) bėri homazhe te varri i Ibrahim Rugovės, dhe pastaj ka vizituar nė shtėpi edhe familjen Rugova. Hashimi, pėrpara varrit tė Rugovės, pėrveē tjerash ka deklaruar, se: ”sot kur shėnohet trevjetori i pavarėsisė, kujtohet e kaluara jonė krenare, familjet e dėshmorėve, invalidėve tė luftės…”!!, ndėrsa vetėm, 100 apo 150 metra mė poshtė nga varri i Ibrahim Rugovės, janė varrezat e dy gjeneralėve tė luftės sė lavdishme tė UĒK’sė: Gjeneral Jashar Salihut dhe gjeneral Xheladin Gashit - Plakut, dhe ai nuk i ndau tė paktėn 5 minuta, pėr t'i nderuar kėta burra tė vėrtetė, qė sakrifikuan ēdo gjė pėr lirinė e shqiptarėve!

Pėrkulja e pakurrizorėve (butakėve) te varri i Ibrahim Rugovės, ndėrkohė qė anashkalohen varrezat e gjeneralėve tė Ushtrisė Ҫlirimtare tė Kosovės!



















Shikoni, nė ēfarė gjendje janė varrezat e gjeneralėve tė UҪK-sė: Jashar Salihut dhe Xheladin Gashit - Plakut
































Autori ėshtė Kryeredaktor i pashtriku.org

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 72 vizitorë
Lexuar: 2,096 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
VRASJE E INSKENUAR E USHTARIT SHQIPTAR
E hėnė, 04 shtator 2017 - 00:13
(Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Aziz Kelmendit) Njė ndėr krimet mė tė rėnda po aq edhe tronditėse, qė arriti deri te aktivizimi i lėvizjes serboē...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi