Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHERADIN BERISHA: UKSHIN HOTI, EMBLEMA E FILOZOFISĖ POLITIKE SHQIPTARE (I)
Publikuar më 17 maj, 2013 nė orėn 21:54 ( ) Sheradin Berisha | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(PJESA E PARĖ)

Ukshin Hoti u lind mė 17. 06. 1943 nė Krushė tė Madhe. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa atė tė mesmen nė Prizren dhe nė Prishtinė. Fakultetin e Shkencave Politike e mbaroi nė Zagreb, ndėrkaq studimet posdiplomike drejtimi i marrėdhėnieve ndėrkombėtare politike dhe ekonomike nė Beograd. Qė nga gjysma e dytė e viteve 70 gjer mė 1981 ka punuar nė detyra tė ndryshme politike e arsimore nė Kosovė; ka qenė ligjėrues i vitit III dhe IV tė Fakultetit Juridik, drejtimi Juridiko - Diplomatik, i vitit III tė Fakultetit Filozofik, dega Filozofi-Sociologji, i shkollės politike tė Qendrės Krahinore pėr Arsimimin Marksist "Edvard Kardel". Gjatė periudhės 1971 - 1977 ka qenė Sekretar i Sekretariatit pėr Marrėdhėnie me Botėn e Jashtme tė KE dhe tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės, ka qenė anėtar i pothuajse tė gjitha forumeve federale qė merreshin me politikėn ndėrkombėtare. Nė vitet 1977 - 1978, specializoi nė Universitetin e Ēikagos, Harvardit, Bostonit, Uashingtonit dhe tė Kembrixhit, ndėrsa nė vitin 1979 u kthye nė Kosovė. Ukshin Hoti gjatė qėndrimit nė specializim nė SHBA ka gėzuar njė trajtim jashtėzakonisht tė lartė. Ka qenė i emėruar nga ana e rektorit tė Universitetit tė Harvardit si hulumtues shkencor i pavarur.

Nė njė takim me Zonjėn Rosalyn Carter (bashkėshortja e ish’presidentit amerikan Jimmy Carter) nė Washington DC, u zgjodh si i vetmi intelektual qė do tė pėrfaqėsonte tė gjithė specializantėt dhe postdiplomistėt e Evropės nė SHBA. Nė kėtė cilėsi, ai ka marrė pjesė aktivisht nėpėr simpoziume tė ndryshme shkencore dhe ligjėrime tė intelektualėve autoritativ, por edhe nė shumė takime qė i organizonin senatorė, kongresmenė dhe pėrfaqėsues tjerė tė administratės amerikane. Ukshin Hoti gjer nė vitin 1981 ka qenė kreatori kryesorė i politikės kombėtare dhe pjesėmarrjes sė Kosovės nė bashkėpunimin ndėrkombėtar. Ukshin Hoti pėr herė tė parė u burgos nė Nėntor 1981. Ai do tė burgosej edhe nė nėntor tė vitit 1968, nė kohėn kur u organizuan demonstratat studentore nė Prishtinė…, por pėr fat tė mirė, atėkohė ai studionte nė Kroaci dhe ishte nė krye tė demonstratave studentore tė Zagrebit.

Pasqyra e lėndės:

- Pranvera e vitit 1981 dhe intelektualėt e regjimit
- Si e mbrojti Ukshin Hoti - kėrkesėn e studentėve «Kosova Republikė»
- Burgosja dhe gjykimi i Ukshin Hotit - 1981
- Mendimi filozofik i Ukshin Hotit
- Homazhe pėr martirėt dhe burgosja e dytė e Ukshin Hotit
- Pėrgjakja e Ukshin Hotit te udhėkryqi i Komoranit!
- Organizimi politik i Ukshin Hotit, burgosja e tretė dhe gjykimi
- Si e mbrojti Ukshin Hoti nė foltoren e gjykatės serbe kauzėn e Bashkimit Kombėtar
- Ukshin Hoti - Ideolog i Lėvizjes Kombėtare
- Cili ishte shkaku i vėrtet i mbajtjes sė gjykimit kundėr Ukshin Hotit
- Ku ėshtė Ukshin Hoti?!
- A ėshtė gjallė apo i vdekur Ukshin Hoti?!
- Njė apel pėr Ukshin Hotin
- Filozofia e Ukshin Hotit sot jeton nė Kosovėn e lirė dhe tė pavarur
- Hoti ėshtė njė avokat i pėrkushtuar i demokracisė
- Ukshin Hoti tashmė ėshtė shndėrruar nė histori
- Ukshin Hoti - ėshtė simbol i qėndresės sė pamposhtur shqiptare
- Njerėzit e zotė si Ukshin Hoti janė princat e vėrtetė tė njė kombi
- Unė nuk kam lexuar ndonjė tė dytė qė tė jetė mė i zoti se Ukshin Hoti
- Ukshin Hoti ėshtė njeri qė ka
- «Unin» e vet me «U» tė madhe!
- Ukshin Hoti - intelektual qė sugjeron guximin politik

* * *
Pranvera e vitit 1981 dhe intelektualėt e regjimit

Dihet mirėfilli se politika zyrtare jugosllave, demonstratat e pranverės 1981 i shpalli si «Kundėrrevolucionare» dhe pėr disa muaj rresht tė gjitha nivelet e pushtetit federativ, republikan dhe krahinor me qėllim tė ‘sanimit’ tė gjendjes nė Kosovė, finalizuan njė dokument me titull »Platforma Politike pėr aksionin e Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė nė zhvillimin e vetėqeverisjes socialiste, tė vėllazėrim-bashkimit dhe tė bashkėjetesės nė Kosovė» qė shkurtimisht njihet si «Platforma pėr Kosovėn». Ky dokument u miratua nė Mbledhjen e XXII tė Komitetit Qendror tė LKJ’sė nė Beograd, mė 17 nėntor 1981, duke u bėrė udhėzuesi praktik i politikės antishqiptare nė planin afatgjatė. (Hajrizi, fq.198 - 99)

Nė kėtė platformė antishqiptare ndėr tė tjera analizohet gjithashėm pėrmbajtja «reaksionare dhe kundėrrevolucionare» e parullės ‘Kosova Republik’ duke u definuar qartė edhe masat pėr «qėrimin e hesapeve» me forcat e «errėta tė nacionalizmit shqiptaromadh…», pėrmes gjykimit dhe diferencimit tė shqiptarėve nė ēdo segment tė jetės politike e shoqėrore.

Dhe nė kėtė drejtim strukturat e regjimit, me kohė ndėrmorėn njė fushatė tė gjerė arrestimesh e burgosjesh kundėr organizatorėve tė demonstratave, ndėrsa nė institucionet publike, e veēanėrisht nė institucionet shkencore - akademike tė Kosovės, kishte nisur diferencimin ideo - politik ndaj tė gjithė atyre qė nė forma tė ndryshme pėrkrahėn kėrkesat e studentėve.

Nė shėnjestėr tė kėtij diferencimi gjithėpėrfshirės ishin padyshim tri institucionet mė tė rėndėsishme akademike: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės (ASHAK), Instituti Albanologjik dhe Universiteti i Prishtinės. Prandaj, jo rastėsisht KQ i LKJ’sė dhe strukturat tjera pushtetore tė kėtij regjimi nė Kosovė, kėto institucione, e veēanėrisht Universitetin e Prishtinės e patėn cilėsuar si“Bastion tė nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”.

Akademik Rexhep Qosja, nė njė intervistė pėr «Epokėn e Re» (4 Maj 2006), kujton bashkėpunimin e intelektualėve tė shumtė me regjimin e kohės dhe vėnien e tyre nė shėrbim tė diferencimit. Qosja me kėtė rast thotė: «Me pėrjashtim tė Ukshin Hotit, nuk ka kuadėr tjetėr universitar qė ka mbrojtuar demonstratat… Ishte i madh numri i atyre veprimtarėve politikė dhe intelektual qė ishin vėnė nė shėrbim tė diferencimit, d.m.th nė shėrbim tė atij procesi nė tė cilin njerėzit duhej tė dėnonin demonstratat. Mes kėtyre profesorė fakulteti, akademikė, shkrimtarė, krijues tė arteve tė tjera. Disa prej kėtyre intelektualėve qė merreshin me ndjekjen e «shtrigjve» janė autoritete nė kulturėn tonė: tė rehabilituar dhe tė favorizuar!…Njė numėr i intelektualėve ishte kundėr demonstratave, kurse njė numėr tjetėr i shikonte me simpati…Nė bisedat me njėri tjetrin disa intelektualė i pėrkrahnin demonstratat, por nė mbledhjet e partisė apo nė mbledhjet e bashkėsive punuese kjo nuk ngjante. Kam marrė pjesė nė mbledhje nė institut (Institutin Albanologjik - Sh.B) nė Fakultetin Filozofik, nė Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve. Janė mbajtur jo njė a dy, por mė shumė mbledhje nė tė cilat flitej: nė fillim pėr demonstratat pastaj pėr kinse pėr pasojat e demonstratave, pastaj pėr detyrat nė lidhje me kėto pasoja, etj. Kam parė shumė intelektualė qė ēoheshin nė kėmbė dhe lėshonin breshėri dėnimesh pėr demonstratat duke i quajtur armiqėsore, nacionaliste dhe irredentiste, tė drejtuara kundėr bashkim-vėllazėrimit dhe integritetit territorial tė Jugosllavisė! Disa prej kėtyre, mė vonė, janė bėrė patriotė tė mėdhenj dhe kanė pėrparuar nė punėn profesionale dhe nė punėn politike! Disa e bėnin kėtė me gojė e ndonjėri, besoni apo mos besoni, me shkrim ishin pėrgatitur pėrpara! Nė dėnimin e demonstratave nė mėnyrė tė veēantė janė shquar anėtarėt e Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve. Nė kėtė institucion janė dėnuar demonstrata shumė herė, por njėra prej mbledhjeve tė Akademisė, nė tė cilėn janė dėnuar demonstratat ėshtė dhėnė nė tėrėsi nė televizion, si mėsim pėr popullin se si duhet tė sillet ndaj armikut tė bashkim’vėllazėrimit, tė socializmit vetėqeverisės dhe tė integritetit territorial tė Jugosllavisė Socialiste Federative! Ishte kjo mbledhje e turpit nė nivel mė tė «lartė» tė shkencės sonė». (Qosja, fq.10)

Madje, nė vazhdėn e procesit tė diferencimit ėshtė botuar edhe njė libėr (Shqip - serbisht) me fjalimet dėnuese tė «akademikėve» kundėr demonstratave tė pranverės 1981. «Pėr shkak se nuk jam diferencuar, mė kanė qitur para komisionit tė Universitetit bashkė me Ali Hadrin dhe Fehmi Aganin dhe na kanė shqiptuar dėnimin…» - ka thėnė nė fund akademik Qosja. (Po aty )

Ka dėshimi arkivore qė faktojnė se nė procesin e diferencimit ideo’politik ėshtė pėrfshirė edhe ish’kryetari i LDK’sė - Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova, ndonėse prej kohėsh ishte anėtar i LKJ’sė, me vendim tė KK tė LK tė Kosovės emėrohet sekretar i LKJ’sė nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės, dhe pas demonstratave gjithėpopullore tė pranverės sė vitit 1981, duke qenė nė krye tė kėsaj organizate partiake, pa hezitim ėshtė pėrfshirė edhe nė realizimin e “Platformės pėr Kosovėn”. Nė kėtė situatė tė jashtėzakonshme nėpėr tė cilėn po kalonte populli shqiptar nė Kosovė, Rugova do tė vihet nė krye tė komisionit pėr diferencimin dhe luftimin e “nacionalizmit dhe separatizmit” shqiptar nė institut, pra tė tė gjithė atyre qė nė njė mėnyrė a tjetėr u solidarizuan me kėrkesėn studentore “Kosova Republikė!” dhe pėr kėtė aktivitet ka shkruar edhe shtypi i kohės: “Rilindja”, ”Jedinstvo”, „Politika“ etj. Kėshtu, ta zėmė, nė gazetėn „Rilindja“ tė datės 30 shtator 1982 nė artikullin me titull „Akademikut dr.Rexhep Qosja iu shqiptua vėrejtja partiake“, Kryetari i komisionit pėr diferencim Ibrahim Rugova nė diskutimin e vetė theksoi se „procesi i diferencimit duhet tė jetė i vazhdueshėm dhe i gjithanshėm, kurse sa i pėrket masės sė propozuar, si anėtar i sekretariatit tė OTH tė LK propozoj qė Rexhep Qosjes t'i shqiptohet masa - vėrejtja partiake, sipas propozimit tė grupit tė punės tė tė dy kryesive, tė cilin e kemi miratuar edhe ne“. (Berisha, Pashtriku.org)

Si e mbrojti Ukshin Hoti - kėrkesėn e studentėve «Kosova Republikė»

Derisa nė Institutin Albanologjik nė krye tė komisionit pėr diferencim, ishte emruar Sekretari i OTH tė LKJ’sė Ibrahim Rugova, Komiteti Krahinor i LKK’sė, pėr mbikėqyrjen dhe diferencimin e profesorėve nė Universitetin e Prishtinės kishte autorizuar: Azem Vllasin, Agim Zatriqin dhe Hajredin Hoxhėn. Nė UP, fillimisht kėrkesat e studentėve janė pėrkrahur, nga profesorėt e tyre, por me kalimin e kohės, shumica prej profesorėve e kanė ndryshuar qėndrimin, pėr shkak tė presioneve tė mėdha, nga inspektorėt e UDB’sė dhe aktivistėt e KK tė LKJ’sė qė vizitonin shpesh kėtė vatėr tė dijes, dhe nė fund kanė mbetur vetėm njė grushtė profesorėsh tė Fakultetit Filozofik, tė cilėt s’i pranuan vlerėsimet e KQ tė LKJ’sė, se demonstratat kanė qenė armiqėsore, nacionaliste - separatise, kundėrrevolucionare etj., dhe i pari prej tyre shquhet Ukshin Hoti.

Nga shumė mbledhje maratonike qė mbajtėn strukturat e pushtetit komunist nė UP, vlen tė veēohet mbledhja e OB tė LK’sė e mbajtur mė 19 nėntor 1981 nė Fakultetin Filozofik, Dega Filozofi - Sociologji, nė tė cilėn Ukshin Hoti si i vetmi politikan i specializuar i Kosovės nė fushėn e marrėdhėnieve politike ndėrkombėtare bėri elaborimin shkencor tė statusit Kosova Republikė tė shtruar nga studentėt, nė demonstratat e pranverės sė atij viti. Madje Ukshin Hoti kėrkesėn pėr republikė e shpjegoi edhe me kėrkesėn pėr zhvillim mė tė shpejtuar, sepse tė gjitha parametrat ekonomik, social etj., tregonin se hendeku midis Kosovės dhe republikave mė tė zhvilluara jo vetėm nuk ishte zbutur, por pėrkundrazi ishte thelluar edhe mė shumė. Pėr mė tepėr, Ukshin Hoti argumenton nė mėnyrė bindėse se, pėrpjekjet pėr barazi mė tė madhe nacionale shkojnė krahas me avancimin e proceseve demokratike nėpėr vende tė ndryshme nė botė, duke nėnvizuar se ato janė tė ligjshme dhe tė pandalshme.

Shemsi Reēica, ish’ligjerues nė Katedrėn e Filozofisė dhe tė Sociologjisė pranė Fakultetit Filozofik tė UP’sė, ka marrė pjesė nė mbledhjen e 19 nėntorit 1981, dhe nė njė intervistė dhėnė tė pėrditshmes “Epoka e Re” (Mars 2006) ka deklaruar se nė kėtė mbledhje“kanė qenė tė pranishėm Azem Vllasi, Agim Zatriqi, Hajredin Hoxha, etj.” dhe se nga ata ish’funksionarė “ka pasur edhe kėrcėnime, sharje, edhe me nanė…duke thėnė se “kėtu e kanė ēerdhen demonstratat”. „Pasi i gjykuan demonstratat, - kujton Prof.Reēica, ata (Vllasi, Zatriqi, Hoxha - Sh.B) kėrkuan fjalėn e profesorėve, por rreth 20 minuta askush nga profesorėt nuk e merrte fjalėn. Ishin para njė dileme tė madhe. Kishin frikė, sepse diheshin pasojat. Pas atyre qė i dėnuan demonstratat fjalėn e mori Ukshin Hoti, i cili tha: “Ne duhet tė diskutojmė hapur pėr kėrkesat e studentėve tanė” dhe vazhdoi diskutimin e tij. Midis tė tjerave tha tekstualisht, fjalė pėr fjalė: “ Sa e di unė, nė Jugosllavi, jo vetėm qė nuk ėshtė zgjidhur nė praktikė ēėshtja shqiptare, por as teorikisht nuk ėshtė zgjidhur kjo ēėshtje si duhet”, dhe filloi qė kėtė konstatim ta argumentojė nga pikėpamja e tij, nga shkencat politike. “Tė gjitha shkrimet qė janė botuar pėr ēėshtjen kombėtare, tha ai, edhe ato nga pikėpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanė zgjidhur as teorikisht ēėshtjen shqiptare nė Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unė mendoj qė kjo ėshtė kėrkesė e arsyeshme, e drejtė...”, dhe me njė tonė tė lartė pėrfundoi: “Kosova duhet tė jetė Republikė dhe ne duhet ta pėrkrahim Republikėn”. (Reēica, fq. 9 - 10.)

Ukshin Hoti nė kėtė mbledhje (tė OB tė LK’sė), ka pasur njė ballafaqim tė ashpėr me “Akademik” Hajredin Hoxhėn. Hoti, duke i shpjeguar zhvillimet e brendshme (veēanėrisht ato nė Kosovė) me disa zhvillime demokratike nė rrafshin ndėrkombėtar (mori shembullin e skocezėve nė Angli dhe francezėve tė Kuebekut) ka theksuar, se: “…kėrkesa pėr Kosovėn Republikė nė esencė nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse kėrkesė pėr zhvillim tė shpejtuar dhe tė gjithanshėm ekonomik tė Kosovės.” Me kėtė rast ka reaguar Hajredin Hoxha, i cili ka thėnė “se ne e kemi zgjidhur ēėshtjen nacionale mė sė miri nė botė.” Pėr ta argumentuar kėtė pohim Hoxha betohet se ėshtė ashtu.

Ndėrkaq Ukshin Hoti pasi ia ka tėrhequr vėrejtjen H.Hoxhės, se “betimi nuk ėshtė argument shkencor”, ka thelluar argumentin e tij, si vijon: ”…do ta plotėsoja diskutimin tim edhe me ca shembuj tė tjerė. Mė duket se kushtetuta belge poashtu u aprovua nė fillim tė viteve '70, apo mė sakt, mė 1972. Kjo kushtetutė i vė nė pozitė tė barabartė valonėt dhe flamanėt nė Belgjikė, bile flamanėve u jep tė drejtėn e raporteve specifike me Holandėn. Mendoj se flamanėt industrialisht janė mė tė zhvilluar se valonėt, por megjithatė, siē tregojnė ngjarjet e fundit atje, njė pjesė e mirė e tyre i akuzojnė valonėt se e mbajnė "lidhjen franceze" nė planin ekonomik dhe atė kadrovik, d.m.th. mendojnė se ndodhen nė pozitė tė pabarabartė dhe se ekonomikisht janė tė eksploatuar nga valonėt, pa marrė parasysh kushtetutėn demokratike tė Belgjikės.“ (Hoti, 1995)

Nė mbledhjen e 19 nėntorit, Ukshin Hoti fuqishėm ka kundėrshtuar edhe ndėrprerjen e bashkėpunimit midis Universitetit tė Prishtinės dhe atij tė Tiranės. ”Unė jam kundėr suspendimit tė kėtyre marrėdhėnieve. Nuk e besoj se na kanė indoktrinuar. Kam qenė njėri nga bartėsit kryesorė tė kėtyre marrėdhėnieve.“ ka thėnė Ukshin Hoti. Diskutimin e Prof. Hotit e kundėrshtuan edhe Azem Vllasi e Agim Zatriqi. Lidhur me kėtė rast Shemsi Reēica thotė (po citoi): “Mė kujtohet sidomos Agim Zatriqi, tė cilit, nė atė qetėsi tė hekurt qė u krijua pas fjalės sė Ukshin Hotit, i kėrcitnin dhėmbėt nga shtrėngimi i nofullave. Pas pėrfundimit tė mbledhjes, neve na arrestuan.” (Reēica, 9-10)

Burgosja dhe gjykimi i Ukshin Hotit - nėntor 1981

Dhe vėrtet, mė 21 nėntor 1981 ndodhi arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reēicės, Ekrem Kryeziut etj., tė cilėt u denuan si “Grup i intelektualėve”, me akuzėn pėr “veprimtari armiqėsore kundėr shtetit jugosllav.” Ja si e pėrshkruan Ukshin Hoti arrestimin e tij nė Prishtinė: „ …mė 21 nėntor tė njėjtit vit, u arrestova nga jo mė pak se 40 policė tė armatosur, gjysma e tė cilėve u futėn nė banesėn time me armė tė gatitura automatike e gjysmėautomatike. Mė vonė mora vesh se edhe shtėpia e prindėrve tė mi nė fshat, qė ndodhet afro 100 km larg Prishtinės, po atė natė ishte rrethuar dhe ishte kontrolluar nga ana e njė numri jo mė tė vogėl tė personave tė armatosur… Nė momentin e arrestimit e kisha tė veshur pixhamėn dhe qetėsisht po e lexoja njė libėr.”

Pas tetė muajve sa zgjati procesi i hetuesisė, Prokuroria Publike e Qarkut nė Prishtinė ngriti aktakuzėn PP. nr. 281/81, dt. 31 maj 1982, ndėrsa Gjykata e Qarkut nė Prishtinė, formoj njė trup gjykues tė pėrbėrė nga gjyqtarėt: Isak Nishevci, Ismet Emra e tė tjerė, dhe nė procesin gjyqėsor tė mbajtur mė 21 korrik 1982 „nė emėr tė popullit“ u denuan kėta intelektualė:

1. Halil Alidema (1936), Pozharan, mr.i historiesė - 11 vjet burg;
2. Ukshin Hoti (1943) Krushė e Madhe, mr. i shk.politike - 9 vjet burg;
3. Ekrem Kryeziu (1943), Pejė, regjisor - 8 vjet burg;
4. Mentor Kaēi (1952), Gjakovė, momtazher nė TVP - 7 vjet burg;
5. Hilmi Ratkoceri(1955), Llugaxhi, absolvent - 3 vjet burg;
6. Ali Kryeziu (1950), Pejė, jurist - 5 vjet burg;
7. Nezir Haliti (1948), Firajė, professor - 2 vjet burg;
8. Shemsi Reēica (1952), Gllavicė, professor - 7 vjet burg;
9. Muharrem Fetiu (1945), Peēan (Suharek), mr. i historiesė - 6 muaj burg.
(Dr.Keēmezi-Basha, f.179/180)

Prishtinė, korrik 1982: Gjykimi i grupit tė intelektualėve…

Trupi gjykues, (duke u bazuar paraprakisht nė gjykimin politikė qė ia kishte bėrė kėtij grupi intelektualėsh, soji i Azem Vllasit, Agim Zatriqit, Hajredin Hoxhės etj.), nė aktgjykim ka konstatuar se ata kanė kryer “... vepra penale tė drejtuar nė rrėzimin e pushtetit tė klasės punėtore dhe tė punonjėsve, thyerjen e “vėllazėrim - bashkimit”, prishjen e barazisė sė kombeve e tė kombėsive dhe ndryshimin antikushtetues tė rregullimit federativ tė RSFJ’sė...” (po aty) sllogane kėto qė pėrsėriteshin nė tė gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve, qė dėnoheshin nė vitet 80’ta nė Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare. Ukshin Hoti u dėnua me 9 vjet burg, por duke qenė se aktgjykimi i shkallės sė parė s’kishte asnjė bazė juridike pėr njė denim kaq tė lartė, gjykata supreme mė 11 qershor 1984, u detyrua t’ia zbriste dėnimin nė 3,5 vjet burg.

Mendimi filozofik i Ukshin Hotit

Pas daljes nga burgu, Ukshin Hoti kthehet nė fshatin e tij tė lindjes nė Krushė tė Madhe dhe rrethanat e kohės, atė e detyrojnė tė izolohet nė atė mėnyrė qė tė mos mund tė ndikojė nė rrjedhat politike nė Kosovė… Pėr nėntė vjet rresht (1985-1994) ndaj tij, “ėshtė pėrdorur njė ostracizėm… nga “Mentaliteti i kopesė” i quajtur “elita intelektuale” shqiptare pro-titiste, e cila decenie me radhė ishte nė shėrbim tė regjimit komunist dhe kundėr intelektualėve atdhetarė qė pėrpiqeshin tė ēliroheshin nga thundra e egėr jugo(serbo) sllave. (Hoti: 1995)

Nė kapėrcyellin e viteve tė 90’tė Ukshin Hoti ishte aktiv nė sensibilizimin e ēėshtjes Kombėtare nė pėrgjithėsi dhe atė tė Kosovės nė veēanti, pėrmes analizave, eseve e fejtoneve politike e shkencorė tė cilat mė pastaj do t’i ligjeronte nė Fakultetin Filozofik tė Prishtinės nė degėn filozofi - sociologji dhe tė njejtat do t’i botonte (gjatė kohės sa ishte nė Lubjanė) nė revistat ”Alternativa”, “Republika”, dhe “Demokracia Autentike” (DEA) tė cilėn e drejtonte vetė si ideator politik dhe si kryeredaktor.

Ukshin Hoti nė analizėn filozofike-politike: “Viti 81 dhe proceset e demokracisė”, nė mėnyrė bindėse argumenton se demonstratat e vitit 1981 nuk ishin manipulim i asnjė qendre politike e ideologjike tė huaj, as nga Lindja, as nga Perėndimi dhe as nga Shqipėria, por tregonin pjekurinė politike tė njė populli pėr tė cilin rrobat autonomiste ishin tashmė tepėr tė ngushta dhe nuk i mundėsonin zhvillim normal nė asnjė fushė. Pėr bartėsit e atyre ngjarjeve, tė akuzuar nė fillim pėr kundėrevolucion, ndėrsa mė vonė pėr ekstremizėm tė majtė, Ukshin Hoti, duke u shėrbyer me metodėn e zbulimit “tė rrjedhave ujore nėn akullin politik”, dmth tė esencės politike nėn plafin e parullave ideologjike, zbulon se tė rinjtė e vitit 1981 s’kishin tė bėnin fare as me marksizėm as me komunizėm, sepse as qė kishin lexuar ndonjė libėr marksiste pėr ta njohur nė thelb kėtė doktrinė, e cila nė ambientet rurale tė Kosovės mė sė paku ishte e zbatueshme. (Hoti dhe ēėshtja shqiptare, fq.10)

Ukshin Hoti - pėr studentėt e degės filozofi - sociologji njė kohė ka mbajtur njė cikėl ligjeratash me titull “Individi dhe proceset politike”, nė tė cilat shpėrfaq rolin e vaēantė qė kanė individė tė caktuar nė periudha tė kthesave tė mėdha politike me rėndėsi kombėtare. Ndėrkaq nė analizėn“Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės”, ai ua tėrheq seriozisht vėrejtjen jo vetėm faktorėve politikė shqiptarė mbi ushtrimin serioz dhe me pėrgjegjėsi tė politikės, por edhe faktorėve jugosllavė e tė huaj qė tė mos pajtoheshin me zgjidhje gjysmake pėr Kosovėn e cila do t’u kthehej si bumerang nė tė ardhmen dhe do tė ishte njė faktor i pėrhershėm frenimi pėr zhvilimin e dy kombeve tė Ballkanit, atij serb e shqiptar. (Po aty, 11).

Kur jemi te analiza “Republika dhe lufta…”, Ukshin Hoti i ka dhėnė njė trajtim tė vaēantė nėpėr tubime tė ndryshme edhe formimit tė Ushtrisė sė Republikės sė Kosovės. Nė njė tubim pėr dėshmorėt e kombit mė 7 korrik 1991 ai ka kėrkuar nė mėnyrė urgjente formimin e ushtrisė sonė. Kėtė ēėshtje me rėndėsi kombėtare e argumentojė gjithanshėm edhe nė Tribunėn politike “Kosova dje, sot dhe nesėr” qė u mbajt mė 12 Shtator 1991 nė fshatin Kushtrim (ish’Billushė) tė Prizrenit. Kėto analiza politike, sė bashku me ciklin prej pesė pjesėve me titull tė pėrbashkėt “Shqiptarėt dhe Evropa”, ku janė shkoqitur shumėanshėm interesat politike - strategjike tė Lindjes e tė Perėndimit nė botė, e veēanėrisht nė Ballkan, pėrbėjnė substancėn e mendimit filozofik tė Ukshin Hotit, qė do tė cilėsohet si “Filozofi Politike e Ēėshtjes Shqiptare”.

(Homazhe pėr martirėt dhe burgosja e dytė e Ukshin Hotit) - Dihet mirėfilli se Ukshin Hoti ishte banorė i njė treve, e cila nė fillim tė vitit 1990 u bė vatėr rrezatimi pėr gjithė Kosovėn, sepse pikėrisht nė afėrsi tė Rahovecit e Krushės sė Madhe, nė Brestovc, u bėnė lėvizjet e para pėr demokraci, ku nė njė demonstratė tė mbajtur nė kėtė fshatė (mė 27 janar 90) u vranė katėr tė rinjė: Nesimi Elshani nga fshati Nagavc, Agron Fetahu nga fshati Celinė, Hilmi Krasniqi nga fshati Hoēė e Vogėl dhe Halim Hoti nga fshti Krushė e Madhe, si dhe u plagosėn 19 tė tjerė. Ukshin Hoti, nė shkurt tė vitit 1992 (nė dy vjetorin e vrasjes) duke u vu nė krye tė njė mase banorėsh tė kėtij rrethi niset pėr t’i nderuar me njė homazhė martirėt e vrarė, por, policia serbe, duke e trajtuar kėtė veprim si provokacion, ua zė rrugėn dhe kėrkon qė tė tėrhiqen, por tė njėjtėn gjė e kėrkon edhe Ukshin Hoti, ndėrkohė policia i vė nė pėrdorim armėt e zjarrit, dhe me kėtė rast plagosin njė student nga Krusha e Vogėl. Pėr kėtė akt tė guximshėm, Ukshin Hoti do tė dėnohet me dy muaj burgim, tė cilin do ta mbajė njė vit mė vonė, nė mars - prill 1993.

Ukshin Hoti nė shkrimin: “Bėje ose vdis, pėr ta vrarė vdekjen!” kushtuar martirėve tė Brestovcit, shkruan: “Nė mėngjezin e 27 janarit tė vitit 1990, nga Krusha e Madhe, njė fshat ku degėzohen tri rrugė, ato qė tė shpien nė Prizren, Gjakovė dhe Rahovec, njė grup i madh njerėzish, burra e djelmosha, ishte nisur pėr nė Rahovec. Rrugės iu kishin bashkuar edhe tė tjerė nga fshatrat e afėrta, nga Celina (tė cilėt ngulnin kėmbė se janė nisur nga Celina), Nagavci, Hoēa e Vogėl, Randobrava, Pirana dhe Brestovci. Kėrkonin Liri dhe Demokraci, dhe e kishin menduar Republikėn. Njė numėr policėsh u kishin vajtur mbrapa. Kishin qenė tė armatosur dhe tė hipur nėpėr makina, tė cilat nuk i kishin ngarė shpejt, po vetėm sa pėr t'u qėndruar afėr. Dhe sa mė shumė qė kolona e demonstruesve ishte zgjatur, ata kishin mbetur gjithnjė e mė mbrapa. Nė fshatin Brestovc, aty ku rruga fillon tė gjarpėrojė mengadalė pėrpjetė pėr tė arritur nė Rahovec, ua kishte zėnė pritėn njė togė e policisė speciale, me automjete tė blinduara, me rroba speciale anti-plumb, tė pajisur me armatim tė lehtė kėmbėsorie.

Nga pikėpamja taktike, pozita e tyre kishte qenė mė e favorshme. Ndodheshin mė lart se demonstruesit, tė cilėve, pėr tė bėrė pėrpara nė drejtim tė tyre, u duhej tė ngjiteshin pėrpjetė. Nga ajo pozitė e lartė ata i kishin vėnė re demonstruesit qė kėrkonin Liri e Demokraci dhe qė e kishin menduar Republikėn. I kishin pasur si nė pėllėmbė tė dorės. Atje lart ndodheshin edhe skeletet e disa shtėpive private nė ndėrtim e sipėr qė mund t'u shėrbenin pėr zėnien e pozitave tė shkėlqyera nė rast lufte me demonstruesit. Por kėta tė fundit kishin qenė tė paarmatosur. Dhe ashtu tė paarmatosur, duarthatė e gjysmėzbathur, kishin kėrkuar Liri e Demokraci, dhe e kishin menduar Republikėn. Akoma pa arritur lart, afėrsisht kah gjysma e pėrpjetėzės, pėrmes megafonit, policia speciale u kishte bėrtitur: "Stoj!" Mirėpo kėta nuk kishin dashur ta kuptonin "Stojin", sepse kishin qenė nė vendin e tyre, ndėrsa urdhėrin shqip "Ndalu!" nuk e kishin dėgjuar. Kishin bėrtitur gjer nė kupė tė qiellit: "Liri dhe Demokraci", - dhe gjer nė thellėsitė e shpirtit e tė tokės e kishin gjakuar Republikėn. Qielli nuk i kishte dalluar, se tokėn ndėrkaq e kishte mbuluar tymi i zi i gazit lotsjellės. Gumėzhima e krismave tė pushkėve dhe tė automatikėve e kishte ēarė ajrin. Ky i kishte kthyer nė jehonė. Fishkėllima e plumbave dhe zhurmėrima e autoblindave e kishin shkatuar njė zallahi tė pėrgjithshme nga e cila nuk ishin ndjerė dot as dhembjet prej goditjeve tė rėnda tė ēizmeve policore. Policia ishte depersonalizuar, ishte shndėrruar nė pushtet. Ndėrsa pushteti nė shėnjestėr.” (Hoti: Krushė e Madhe, janar 1992)

Pėrgjakja e Ukshin Hotit te udhėkryqi i Komoranit!

Nė Maj tė vitit 1993 Ukshin Hoti u pėrgjak nga forcat e policisė serbe, te udhėkryqi i Komoranit gjersa po kthehej nė vendlindje, pas punėve tė kryera nė Universitetin e Prishtinės dhe vizitės qė ia kishte bėrė grupit grevistė nė krye me Adem Demaēin, nė pallatin e shtypit nė Prishtinė. Ndonėse kisha kontakte tė vazhdueshme me Ukshin Hotin, pas kėtij rasti e vizitova nė shtėpinė e tij nė Krushė tė Madhe dhe e mėsova se si ka ndodhur ngjarja. Atė ditė Ukshin Hoti, pasi ka marrė pjesė nė njė takim pune nė Universitetin e Prishtinės e ka vizituar Adem Demaēin (nė pallatin e shtypit), i cili bashkė me disa gazetarė dhe punėtorė tė „Rilindjes“ prej disa ditėsh ishin futur nė grevė urie, dhe nė mbėmje dikur pas orės 21:00 derisa po ktheheshin nga Prishtina pėr nė Krushė tė Madhe (bashkė me Agron Limanin), te udhėkryqi i Komoranit i ka ndalur policia serbe. Pasi janė legjitimuar dhe kanė mėsuar se kush janė, duke u sjellur me vrazhdėsi i kanė dėrguar nė stacionin policor nė Gllogovc. Derisa Ukshin Hoti ėshtė provokuar e keqtrajtuar psikikisht, disa policė tė tjerė Agronit - ia kishin lidhur duart dhe e kanė rrahur mizorisht! Pas kėtij keqtrajtimi Ukshin Hoti dhe Agron Limani janė liruar, dhe gjatė rrugėtimit me makinė, nė dalje tė Gllogovcit sėrish i ka ndalur njė patrullė e policisė serbe dhe pa pritur nė mėnyrė tė rrufeshme kanė vazhduar t’i rrahin barbarisht deri nė alivanosje. Me kėtė rast Ukshin Hoti ka marrė lendime tė rėnda trupore, nė kokė, nė fytyrė, nė kėmbė si dhe i janė thyer disa brinjė! Mbaj mend se, pėr kėtė rast Ukshin Hotin, e kanė vizituar shumė veprimtarė tė ēėshtjes kombėtare, por, edhe njė delegacion i misionit vėzhgues tė OSBE’sė me seli nė Prizren.

Nė Maj 1993 Ukshin Hoti u pėrgjak nga forcat e policisė serbe, te udhėkryqi i Komoranit!

Organizimi politik i Ukshin Hotit, burgosja e tretė dhe gjykimi

Ukshin Hoti nė aspektin politik, fillimisht do tė angazhohet nė Degėn e LDK’sė nė Rahovec, mirėpo pėr shkaqe tė panjohura, ai vendosi tė tėrhiqet nga kjo parti pėr tė gjetur forma tjera tė arganizimit politik. Nė njė intervistė pėr revistėn “Gurra”, qė kam bėrė me Ukshin Hotin nė fillim tė majit 1992 (nė prag tė zgjedhjeve tė 24 majit tė atij viti), nė pyetjen: “Si e shpjegoni dorėheqjen tuaj nga LDK’ja?” Ukshin Hoti pėrgjigjet: “Do tė doja qė LDK’ja tė jap shpjegime tė duhura e jo unė. Meqenėse ata po e konsiderojnė tė arsyeshme qė tė mos jepen shpjegime, edhe unė do tė heshti deri nė momentin, kur do tė jetė e domosdoshme t“i sqarojmė gjėrat.” (Hoti, “Gurra” f.7-9.) Nė fakt, mė vonė kuptohet se Ukshin Hoti largohet nga LDK pėr shkak tė injorimit qė i bėhesh atij nga Dega qėndrore e LDK’sė, veēanėrisht nga Kryetari Ibrahim Rugova dhe sekretari i Pėrgjishėm i partisė - Jusuf Buxhovi.

Nė vitet 1991 - ’94 Ukshin Hoti merrė pjesė nė shumė takime e tryeza tė mbajtura nė qytete, fshatra, nė UP, nė disa simpoziume me karakter gjithėkombėtarė qė u mbajtėn nė Shkup, Tetovė e gjetiu, dhe nė mėnyrė shkencore i argumenton tezat e tij tashmė tė njohura politike, duke shtuar edhe njė fakt me rėndėsi, se nė rrethanat e reja ballkanike, kur nuk ekzistonte tashmė shteti federativ siē ishte Jugosllavia, opcioni i vetėm rreth tė cilit do tė duhej tė koncentroheshin Shqiptarėt ishte bashkimi i gjithė kombit Shqiptar nė Ballkan nė njė shtet tė vetėm. Ky bashkim sipas Ukshin Hotit, do tė duhej bėrė nė mėnyrė demokratike dhe paqėsore, sepse do tė ishte nė interes tė gjithė rajonit.

Meqenėse atėkohė kėto teza tė Ukshinit, i pėrfaqėsonte edhe njė parti legale nė Kosovė, Partia e Unitetit Kombėtar tė Shqiptarėve (UNIKOMB’i) atėherė me propozimin e kreut tė kėsaj partie ai pranon tė bėhet Kryetar i saj. Pa humbur kohė harton njė deklaratė politike tė UNIKOMB’it, me tė cilėn do t“i bėhej me dije opinionit Shqiptar dhe atij ndėrkombėtar, pėr aktivizimin, freskimin, rigjallėrimin dhe luftėn politike tė kėsaj partie pėr bashkimin e kombit nė njė shtet tė vetėm nė Ballkan. „Parimi i proklamuar gjatė fazės sė krijimit tė shteteve nacionale nė Evropė - njė komb/njė shtet, sipas tė cilit pjesa absolutisht mė e madhe e njė populli pėrfshihej brenda kufijve nacionalė tė shtetit tė vet (shtetit/komb), nė rastin e shqiptarėve, pėrkundėr vullnetit tė tyre, u implementua pjesėrisht: mė tepėr se gjysma e popullit shqiptar dhe mė tepėr se gjysma e trojeve shqiptare mbetėn jashtė kufijve tė shtetit shqiptar…“ prandaj ėshtė i domosdoshėm „bashkimi i shqiptarėve dhe tė trojeve tė tyre nė njė shtet tė vetėm.“ - kėshtu e ka definuar Ukshin Hoti pikėn e parė tė Deklaratės politike tė UNIKOMB’it (Deklarata politike - Maj 1994).
Mirėpo, ēka ndodhi? Pikėrisht, nė kohėn kur politikani dhe filozofi i shquar Ukshin Hoti po bėhej gati qė ta merrte nė dorė timonin e kėsaj partie, mė 17 maj 1994 gjatė rrugėtimit nga Prizreni pėr nė Prishtinė arrestohet nga policia serbe, e cila, siē do tė merret vesh mė vonė, kishte qenė nė dijeni tė plotė pėr aktivitetin e tij gjatė atyre ditėve.

Mė 30 Maj 1994, Prokurori Publik i Gjykatės Serbe tė Qarkut nė Prizren Dobrivoje Periē, ngriti Aktakuzėn Kt.br.107/ 94 kundėr Ukshin Hotit, ndėrsa pas katėr muaj e gjysėm hetimesh, saktėsisht mė 28 shtator 1994, po nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren, Trupi Gjykues i pėrbėrė nga: Nada Haxhi - Periē, kryetare dhe Xhafer Ajvazi e Jovana Denimanoviē, anėtarė tė kėtij trupi, me procesmbajtėsen Zorica Kovaēeviē, shpallė aktgjykimin K.br.28/94 datė 28.IX.1994, ku Ukshin Hoti „U ime Naroda - Nė emėr tė Popullit“!!! dėnohet me 5 vjet burgim tė rėndė. Po tė lexohet me kujdes ky aktgjykim, duket qartė, se gjyqtarja Nada Haxhi - Periē kėtė dėnim e ka mbėshtetur kryesisht nė pohimet e fjalės mbrojtėse (prej 21 faqesh nė dorėshkrim) tė Ukshin Hotit, se sa nė provat materiale qė i ka pėrdorur trupi gjykues gjatė kėtij procesi tė montuar politik., siē ishin: “Anėtarėsimi i tij nė “Partinė e Unitetit Kombėtar - UNIKOMB”, dhe nė atė tė “Lėvizjes Popullore tė Kosovės - LPK” si dhe pesė numrat e revistės “Demokracia Autentike - DeA”...!!! Prej gjashtė faqesh e gjysėm sa ka aktgjykimi, tri faqe i ka vetėm nga fjala mbrojtėse e Ukshin Hotit. (Aktakuza Kt.br.107/94 dt.30.05.1994 dhe Aktgjykimi K.br.28/94 dt. 28. IX. 1994)

Si e mbrojti Ukshin Hoti nė foltoren e gjykatės serbe kauzėn e Bashkimit Kombėtar

Ukshin Hoti edhe gjatė procesit gjyqėsor tė mbajtur mė 27/28 shtator 1994 kundėr tij nė Gjykatėn serbe nė Prizren, e argumenton nė mėnyrė shkencore bashkimin e popullit shqiptar nė njė shtet tė vetėm nė Ballkan. „Populli shqiptar duhet bashkuar.“- thotė zėshėm Ukshin Hoti pėrpara Trupit Gjykues, dhe vijon: „Kėtė e dijnė tė gjithė dhe askush mė nuk e konteston. Ai duhet tė bashkohet pėr shkak se ėshtė i njėsuar nė planin shpirtėror: e ka njė gjuhė, njė kulturė dhe njė histori. Pėr shkak se ėshtė njė popull i vjetėr evropian i Ballkanit, i cili qė heret e ka demonstruar pjekurinė e vet shtetformuese; pėr shkak se gjithashtu qė herėt e ka arritur nivelin e duhur tė vetėdijes politike pėr veten, pėr vendin dhe pėr interesat e veta nė regjion, dhe pėr shkak se e ka dėshmuar nė mėnyrė tė lavdishme dobishmėrinė e vet nė tė gjitha planet e bashkėsisė evropiane tė popujve. Nuk i duhet qė ta dėshmojė pėrkatėsinė e vet nė kėtė bashkėsi, sepse pavarėsisht nga pozita e vet gjeopolitike dhe e pranisė sė religjionit islamik nė shumicėn e pjesėtarėve tė tij, ai ka qenė dhe ka mbetur popull evropian. Ai duhet tė bashkohet edhe pėr shkak se e drejta pėr vetėvendosje ėshtė njėra ndėr arritjet qenėsore tė qytetėrimit evropian, e drejtė tė cilėn vetė ajo e ka proklamuar dhe e cila mė asnjė populli nė Evropė nuk mund t'i refuzohet a t'i mohohet. Popullit shqiptar i duhet njė gjė e tillė qė tė mund tė zhvillohet vetė mė tej pėr ta arritur nivelin e pėrgjithshėm tė kėsaj bashkėsie. E drejta e popullit shqiptar pėr t'u bashkuar buron edhe nga fakti se ai nuk ka qenė ndonjėherė i pyetur pėr caktimin e kufijve qė e cungojnė nga tė gjitha anėt. Kur u bė njė gjė e tillė nė Konferencėn e Ambasadorėve tė gjashtė fuqive tė mėdha evropiane nė Londėr, premieri i atėhershėm britanik, sėr Edward Grey, qė e kryesonte atėbotė atė konferencė, pati deklaruar publikisht se ishin tė detyruar qė ta flijonin kėtė popull pėr shkak tė ruajtjes sė paqes evropiane.“

Ukshin Hoti - Ideolog i Lėvizjes Kombėtare

„Mirėpo paqja me kėtė nuk u ruajt as atėherė dhe as mė vonė“ - ka nėnvizuar Ukshin Hoti, dhe ka vijuar: „Misionarė tė ndryshėm tė Lidhjes sė Kombeve nga ajo kohė (1919-20) i propozonin popullit shqiptar qė gjeniun e vet krijues ta orientonte nė drejtim tė rritės sė brendėshme e tė krijimit, ndėrkaq Evropa, nga ana e vet, do tė dinte qė kėtė gjė nė njė kohė tė caktuar ta shpėrblente. Ai njė gjė tė tillė e bėri. Dekada tė tėra ai e duroi me dinjitet politikėn e asimilimit me dhunė dhe tė spastrimit etnik tė regjimeve tė ndryshme serbe. Vetėm nė mes dy luftėrash botėrore e lėshuan pėrdhunisht kėtė hapėsirė mė se 240 000 njerėz. Nė vitet e pasluftės shkuan dhe 600 000 tė tjerė tė cilėve iu bashkuan edhe po aq kosovarė nė kohėn e sotme, nė kohėn e ndryshimeve demokratike. Nuk ka tė dhėna tė sakta pėr numrin e tė vrarėve e tė dėbuarve, por ai sillet diku rreth dhjetėra mijėrave. Shkenca bėn tė njohur se vetėm gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe menjėherė pas saj, janė vrarė mė shumė se 40 000 shqiptarė. Ekzistojnė madje edhe marrėveshje ndėrshtetėrore pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi si turq, por Evropa pati heshtur. Asnjėherė nuk i pati gjykuar, ndonėse ua pati premtuar shqiptarėve mbrojtjen e vet.“

Ukshin Hoti para Trupit gjykues tė kryesuar nga gjyqtarja Nada Haxhi - Periq, ka theksuar se: “Ne e dijmė qė kufijtė ndėrkombėtarė Evropa i ka shpallur tė pandryshueshėm, mirėpo e ka lėnė tė hapur mundėsinė e ndryshimit tė tyre me pranimin e palėve tė interesuara. Prandaj bashkimi i popullit shqiptar duhet tė realizohet nė rrugė institucionale dhe me metoda demokratike. Shkenca konstaton se njė territor kompakt me 115 mijė km2, nga Kongresi i Berlinit -1878, gjer mė sot, ėshtė ngushtuar nė 55 gjer 65 mijė km2 nė tė cilat populli shqiptar tani ėshtė nė shumicė. Nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr 1912-13, shteti shqiptar u krijua nė njė sipėrfaqe prej pak mė shumė se 28 mijė km2. Dallimi midis kėsaj shifre dhe 65 mijė km2 nė tė cilat jeton sot nė shumicė populli shqiptar nė trojet e veta historike, duhet tė inkuadrohet nė shtetin e njėsuar shqiptar.“

Nė luftėn e vet pėr bashkimin e tij, - Ukshin Hoti thotė se, - populli shqiptar ka tė drejtė tė presė ndihmė jo vetėm nga Evropa dhe bashkėsia ndėrkombėtare, por pikė sė pari prej atyre popujve tė ish’Jugosllavisė me tė cilėt ka jetuar bashkėrisht, dhe nė rend tė parė nga serbėt. Serbėt duhet ta kuptojnė se koha e dominimit mbi shqiptarėt ka pėrfunduar…“ dhe krejt nė fund Ukshin Hoti nėnvizon fuqishėm: “Bashkimi i popullit shqiptar dhe i trojeve shqiptare nė njė shtet duhet tė jetė parakusht pėr ēfarėdo rregullimi tė mėtejshėm tė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Ky bashkim duhet tė bėhet nė bazė nacionale dhe jo religjioze. Mundėsisht me rrugė institucionale. Prandaj njohja edhe de jure dhe konstituimi i plotė i Republikės sė Kosovės ėshtė njė akt me rėndėsi tė shumėfishtė pėr zhvilimin e mėtejshėm tė situatės nė kėtė pjesė tė Evropės, sepse bashkimi i popullit shqiptar ėshtė e drejtė e tij historike, imperativ i kohės, dhe fundja, ėshtė fati i tij historik. Popullit shqiptar i duhet tė ndeshet me fatin e tij personal politik dhe pa kurrfarė dyshimi, nė ēfarėdo mėnyre qoftė, ai kėtė do ta bėjė. Kryeqytet i shtetit tė bashkuar shqiptar mendoj se duhet tė jetė Prizreni. Kjo i takon historikisht kėtij qyteti, ndėrsa i pėrgjigjet edhe gjeografikisht, pasi qė gjendet nė qendėr tė trojeve shqiptare. (Hoti, Gj.Q.P - 28.09.1994)

Cili ishte shkaku i vėrtet i mbajtjes sė gjykimit kundėr Ukshin Hotit

Ukshin Hoti nė fjalėn e tij tė mbrojtjes, para gjyqit serbė, deklaron hapur se kush e ka arrestuar - burgosur dhe cili ishte shkaku i vėrtet i mbajtjes sė gjykimit ndaj tij. Ukshini, nė fjalėn e tij tė mbrojtjes ka thėnė (citoi): “Mė ka arrestuar policia e Republikės sė Serbisė, ndoshta me kėrkesėn e njė pjese tė alternativės shqiptare tė Republikės sė Kosovės. Shkaku i drejtpėrdrejtė i kėtij arrestimi sigurisht ka qenė frika iracionale e kėsaj pjese tė alternativės shqiptare se me shkuarjen time nė Prishtinė nė krye tė UNIKOMB’it pas 9 vitesh tė ostracizmit dhe tė izolimit, do tė ērregullohej baraspesha e forcave politike dhe do tė krijohej njė gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe ėshtė shkaku i vėrtetė i mbajtjes sė kėtij gjykimi pėr tė cilin personalisht kam besuar se nuk do tė ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndėrsjellė tė dy republikave ose tė organeve tė tyre pėrgjegjėse kompetente, gjersa shkaqet juridike qė i pėrmban aktakuza s'mund tė qėndrojnė absolutisht …” - pėrfundon citati.

E kreu i asaj pjese tė “alternativės shqiptare” pėr tė cilėn ka deklaruar Ukshin Hoti nė mbrojtjen e tij, ishte padyshim Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova nė kohėn e arrestimit dhe mbajtjes sė procesit gjyqėsor kundėr Ukshin Hotit, nė Prizren, ishte kryetar i “alternativės shqiptare” gjegjėsisht ishte kryetar i disa “organeve me pėrgjegjėsi politike”, pėrmes tė cilave ka vėnė nėn kontroll gjithė aktivitetin e partive politike shqiptare nė Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare nė Maqedoni, nė Mal tė Zi e nė Kosovėn Lindore (Luginė tė Preshevės).

Sa pėr ilustrim, Ibrahim Rugova atėkohė kishte kėto pozita:

- Kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės;
- Kryetar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės;
- Kryetar i Republikės sė Kosovės;
- Kryetar i Kėshillit Koordinues tė Partive Politike Shqiptare nė Kosovė;
- Kryetar i Kėshillit Koordinues tė Partive Politike Shqiptare nė ish’Jugosllavi dhe
- Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

Meqenėse Ibrahim Rugova, ishte kryetar i shumėfisht i “organeve pėrgjegjėse tė Republikės sė Kosovės” duket qartė se, ai ishte pėrgjegjėsi kryesor politik “i alternativės shqiptare”, pėr burgosjen e tretė tė Ukshin Hotit, pėr tė cilin tashmė 12 vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravės, nuk dihet asgjė pėr fatin dhe vendndodhjen e tij. (Berisha, Pashtriku.org,)

Ku ėshtė Ukshin Hoti?! A ėshtė gjallė apo i vdekur Ukshin Hoti?!

Ukshin Hoti gjatė procesit tė hetuesisė i ka kaluar disa muaj nė burgun e Prizrenit ( nė vetminė nr.20) dhe pas gjykimit atė e tranferojnė nga njė burg nė burgun tjetėr. Fillmisht nga Dubrava e transferojnė nė burgun e Nishit, pastaj nga Nishi nė Mitrovicė tė Sremit, ndėrsa nė prill 1999 e sjellin sėrish nė burgun e Nishit, pėr ta rikthyer mė 29 prill tė atij viti (bashkė me shumė tė burgosur tė tjerė shqiptar) nė burgun e “Dubravės”.
Dhe dymbėdhjetė vjet mė parė, Ukshin Hoti, derisa ishte nė Burgun e Dubravės, dhe po priste daljen nga burgu, papritmas mė 16 Maj 1999 (njė ditė para pėrfundimit tė dėnimit) e merr njė vendim “Reshenje” tė shkruar nė ēirilicė, nr. 24/2241/05 dt. 16. 05. 1999, tė lėshuar nga drejtori i burgut tė Dubravės, Aleksandėr Rakoēeviq. Dhe, nė kėtė vendim shkruan, se: “Osugjeni Hoti Ukshin…pushta se na USLOVNI OTPUST dana 16. 05. 1999…- “I denuar Hoti Ukshin…lėshohet me kusht mė datėn 16. 05. 1999” nga burgu, pas mbajtjes sė dėnimit prej pesė vjetėsh, qė ia kishte shqiptuar gjykata serbe nė Prizren mė 28 shtator 1994. Shokėt e burgut qė ishin ndarė pėr herė tė fundit me Ukshin Hotin, kanė deklaruar se ishte ditė e diele (njė ditė e pazakontė pėr t’u liruar nga burgu) kur baca Ukė (kėshtu e thėrrisnin ata) ndėrmjet orės 10 - 11 tė paradites, i shoqėruar nga dy punėtorė tė sigurimit serb, ėshtė nxjerrė nga ambientet e brendshme tė burgut tė Dubravės. Pas kėtij momenti, sot e atė ditė, askush s’mund tė thotė asgjė tė sakt, pėr vendndodhjen e kėtij intelektuali, politologu e atdhetari tė shquar.

Ja, si e shpjegon Bajrush Xhemaili (njėri nga bashkėvuajtėsit e tij), ēastin e daljes nga burgu tė Ukshin Hotit - mė 16 maj 1999: “Sapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me tė shpejtė vendosa tė shkoj pėr t'u pėrshendetur me tė, ngaqė kur arrijnė gardianėt pėr ta marrė tė burgosurin nuk lejojnė qė me tė tė pėrshėndetesh ashtu siē ta do zemra. E dija edhe atė se gjatė tė pėrshėndeturit do tė bėhet kallaballėk. Dhomat i kishim njė mur ndėrmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hymė nė dhomėn e tij. Kishte qenė nė dhomė duke ecur dhe duke i dėgjuar komentimet e "cimerave" tė tij. Edhe unė, sapo hyra nė dhomė, mė shumė pėr t'i dhėnė kurajo, nė dhomė, mė shumė pėr t'i thėnė si duket ėshtė shenjė e mirė qė kanė ardhur tė dielėn tė ju lirojnė, pasi ky duhet tė jetė insistim i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar dhe me ta, me siguri, ka ardhur edhe motra juaj Myrvetja. Nė tė vėrtetė unė i thashė diēka ēka kishim dėshirė tė bėhej e qė edhe mė parė e kishim thėnė. Sido qė tė ishte, kjo ndikoi pozitivisht nė disponimin e tij nė ato momente ankthi, pėr tė gjithė ne. Dhe, menjėherė u pėrshėndetėm. Sapo deshi edhe dikush te pėrshėndetet me tė tha: "Jo, nuk dua tė pėrshėndetem mė me askend, sepse nuk dua kėtė ta marrė si ndarje, nga qė sė shpejti do tė vini edhe tė gjithė ju, prandaj dua t'ju pėrshėndes vetėm me njė mirupafshim". Kėtė e kuptuam si pėrpjekje tė tij pėr tė na dhėnė kurajo. Ne, pastaj, dolėm nga dhoma dhe deri nė nisje ishte vetėm me “cimerat” e dhomės sė tij. Pas pak minutash, profesori i respektuar Ukshin Hoti, i pėrcjellur nga dy mbikėqyrės, do tė niset drejt dyerve tė daljes sė burgut. Dhe ne nuk e kemi parė mė…“ (Xhemaili, 12.05. 2000)

Ku ėshtė Ukshin Hoti?! - pyesin pėr 12 vjet rresht shqiptarėt! A ėshtė gjallė apo i vdekur Ukshin Hoti?! - ėshtė pyetja e radhės qė bėjnė pėr ēdo ditė shqiptarėt! Deri mė sot, askush s’ka dhėnė njė pėrgjigje nė mėnyrė institucionale, ndėrkohė qė pėr kėtė rast tė dhimbshėm janė thurur parreshtur shumė spekulime, madje ka pasur edhe prononcime publike se Ukshin Hoti ėshtė gjallė, dhe se ai po mbahet nė burg shtėpiak, pėr „kusuritje politike“ !!!
Sa pėr ilustrim: Nė njė shkrim tė Z.Kastratit, botuar nė gazetėn „Kosova sot“ me titull: „Sipas njė avokati nga Presheva - Serbia kushtėzon lirimin e Ukshin Hotit“, thuhet: „Njė avokat nga Presheva informon se ka dėshmi tė mjaftueshme se Ukshin Hoti, i burgosur politik kosovar, ėshtė gjallė. Ky avokat, i cili tani pėr tani deshi tė mbetet anonim, pohon se kėto tė dhėna i ka siguruar gjatė njė kontakti qė ka pasur ditė mė parė me njė avokat serb nė Nish tė Serbisė, i cili ka theksuar se Ukshin Hoti ėshtė gjallė dhe se ai e ka vuajtur burgun, por mbahet nė burg shtėpiak. Sipas tij, Ukshin Hoti deri para disa ditėsh ka qenė nė qytetin e Mitrovicės sė Sremit, ndėrsa tani ndodhet nė Nish. Ky avokat i njohur serb ka theksuar se nėse nga burgu i kampit „Bonstill“ nė Sojevė tė Ferizajt, lirohen dy serbė tė paraburgosur, tė akuzuar pėr krime lufte, lirimi i Ukshin Hotit do tė bėhet menjėherė dhe pa kurrfarė problemi. Pra, fjala ėshtė pėr kusuritje politike“. ( !!!) ( Kosova sot, fq.3)

Pas pėrfundimit tė luftės, familja e Ukshin Hotit, veēanėrisht motra e tij Myrvetja ka trokitur nė tė gjitha dyert e institucioneve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, ku ka kėrkuar zėshėm ndriēimin e fatit tė Ukshin Hotit. Nė njė bisedė tė gjatė qė kam pasur me znj.Myrvete nė verėn e vitit 2008 (gjatė qėndrimit tė saj tek vėllau Afrim Hoti nė Würzburg tė Gjermanisė), ajo ka deklaruar: se, pas luftės shumė herė i ka takuar drejtuesit e institucioneve tė Kosovės, (nė mesin e tyre edhe Ibrahim Rugovėn), ata tė Shqipėrisė si dhe politikanėt shqiptarė nė Maqedoni, prej tė cilėve ka kėrkuar qė tė interesohen seriozisht pėr fatin e Ukshin Hotit. Nė tė gjitha takimet, thotė Myrvetja, ėshtė pritur shumė mirė, dhe tė gjithė i kanė premtuar se, ēėshtja e Ukshinit do tė ngritet nė ēdo takim zyrtar me faktorėt relevant ndėrkombėtarė, pėr ta detyruar Serbinė qė tė zbardhė fatin dhe vendnodhjen e tij. Por, pėr fat tė keq, deri mė sot (pas 12 vjetėsh) asnjė premtim i dhėnė nga politikanėt tanė (pozitė e opozitė) nuk ėshtė mbajtur. Prandaj, duket se edhe nė kėtė pėrvjetorė, shiptarėt do tė vazhdojnė tė pyesin: Ku ėshtė Ukshin Hoti?! A ėshėt gjallė apo i vdekur Ukshin Hoti?!

(Njė apel pėr Ukshin Hotin) - Nė qershor tė vitit 1999 intelektuali dhe studiuesi i shquar Moikom Zeqo, nėpėrmjet njė Apeli drejtuar opinionit tonė publik dhe atij ndėrkombėtar, pra “pėr kancelaritė diplomatike tė botės”, kėrkoi zbardhjen e fatit tė Ukshin Hotit, nė mėnyrė qė ai “tė mos e pėsojė dhe tė mos zhduket pa nam e nishan.” Zeqo nė kėtė apel, ndėr tė tjera ka shkruar: “Politikisht shqiptarėt e Kosovės merren shpesh nė mėnyrė tė paprinciptė me njėri - tjetrin, grinden, shahen dhe pėrēahen, nė njė kohė qė duhet vetėm tė bashkohen. Kėta politikanė shėtisin nėpėr botė, japin intervista dhe i japin shumė rėndėsi kultit tė vetvetes dhe protagonizmit vetjak. Ēuditėrisht, kėta politikanė nuk flasin, ose harrojnė tė flasin, pėr Ukshin Hotin. Po Ukshin Hoti nuk i pėrket harresės. Ai ėshtė nė vetė thelbin e kujtesės sė kombit. Ukshin Hoti nuk mund tė vdesė dhe nė tė vėrtetė nuk ka pėr tė vdekur kurrė. Qenia e tij intelektuale ėshtė e pashlyeshme dhe ėshtė prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanė nevojė urgjente pėr mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithēka dhe askush nuk ka tė drejtė tė jetė mosmirėnjohės, tė mos ketė respekt apo tė mos pėrkulet me nderim pėrpara figurės sė tij.” Qė nga qershori 1999, kur M.Zeqo e bėri kėtė APEL, politikanėt e Kosovės nuk kanė ndryshuar asgjė nė mendėsinė e tyre politike. Ēuditėrisht, edhe pas 12 vjetėsh, kjo nomenklaturė politikanėsh skajshmėrisht tė papėrgjegjshėm rrallė folėn (jo se harruan tė flasin) pėr Ukshin Hotin. Kjo heshtje e kėsaj kaste politike e institucionale ėshtė mė shumė se indiferentizėm, dhe jo rastėsisht nė apelin e tij Zeqo thekson, se: ”indiferenca ėshtė kriminale. Indiferenca nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasėsit e tij”. (Zeqo, 1999- Pashtriku.org)

Filozofia e Ukshin Hotit sot jeton nė Kosovėn e lirė dhe tė pavarur

Stephen Larrabee, ish’anėtar i Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare tė Presidentit Xhimi Karter dhe ish’anėtar i Kėshillit pėr Marrėdhėnie me Jashtė (Council on Foreign Relations) si pėrgjegjės pėr ēėshtjen e Jugosllavisė, nė 10 vjetorin e zhdukjes sė Ukshin Hotit, shkruan kėtė letėr: „Edhe pse nuk mund tė jem nė Kosovė nė ceremoninė zyrtare (Akademia politike kushtuar Ukshin Hotit qė u mbajt mė 16 maj 2009 - Sh.B), dėshiroj tė shpreh respektin dhe nderimet mė tė larta nė pėrkujtim tė Ukshin Hotit, njė mbėshtetės i madh i pavarėsisė sė Kosovės dhe njė njeri me virtyte tė larta dhe guxim intelektual. Kisha nderin ta njoh Ukshin Hotin nė vitet 1977 - '78 gjatė studimeve pasdiplomike nė Universitetin e Harvardit, nė kohėn kur ai punonte nė njė kėrkim shkencor nė Harvard pėr mundėsitė dhe implikimet politike tė njė Kosove tė pavarur. U takuam shumė rastėsisht, por shumė shpejt kuptuam se kishim shumė interesa tė pėrbashkėta, nė veēanti njė interes pėr fatin e Jugosllavisė, qė nė atė kohė tregonte shenja tė shpėrbėrjes dhe tė dobėsimit. Kemi kaluar me orė tė tėra dhe momente tė paharrueshme duke diskutuar se si do tė mund tė arrihej pavarėsimi i Kosovės dhe ēfarė ndikimi do tė mund tė kishte nė sigurinė e Ballkanit dhe tė Evropės. Gjatė asaj kohe, (1977-78) shumė pak njerėz nė Perėndim mendonin pėr Kosovėn por edhe mė pak kishin ndonjė ndjesi pėr rolin e rėndėsishėm qė Kosova mund tė kishte njė dekadė mė vonė nė formėsimin e sė ardhmes politike tė Jugosllavisė.

Por, derisa dėgjoja Ukshinin tė fliste me plot pasion rreth historisė sė Kosovės, atėherė kuptova se sa e kam nėnvlerėsuar vendosmėrinė dhe pasionin qė digjej aq thellė nė shpirtin e tij si dhe tė shumė shqiptarėve tė Kosovės nė pėrpjekjet pėr pavarėsi. Pasioni i tij pėr kauzėn e pavarėsisė sė Kosovės mė ka prekur thellė dhe qė nga ai moment kam filluar t’i kushtojė mė shumė vėmendje zhvillimeve nė Kosovė. Nė fund tė pranverės sė vitit 1978 u largova nga Harvardi pėr t’iu bashkuar personelit tė Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare tė Presidentit Karter, ku ndėr tė tjera isha pėrgjegjės edhe pėr ēėshtjen e Jugosllavisė dhe pas kėsaj nuk pata rastin ta shihja Ukshinin prapė. Mirėpo, derisa forcat centrifugale erdhėn nė shprehje mė shumė, sidomos pas vdekjes sė Presidentit Tito, shpesh me janė kujtuar diskutimet tona pėr Kosovėn si dhe bindja e plotė e Ukshinit se Kosova njė ditė do tė fitojė sovranitetin dhe pavarėsinė. Ai ishte njė njeri i modest por me plot virtyte dhe kurajo intelektuale, andaj jam shumė i nderuar qė e kam njohur Ukshinin. Derisa ai nuk mund tė marrė pjesė fizikisht nė kėto nderime pėr jetėn e tij, filozofia e tij sot jeton nė Kosovėn e lirė dhe tė pavarur - njė kauzė tė cilės ai i besonte shumė.“ (S.Larrabee, USA - Letėr, 16. 05. 2009 )

Hoti ėshtė njė avokat i pėrkushtuar i demokracisė

Nė vitin 1998, me rastin e nominimit tė Ukshin Hotit pėr ēmimin “Saharov”, Adem Demaēi fitues i Ēmimit Saharov pėr vitin 1991, i shkruan kėtė letėr deputetėve tė parlamentit evropian: “Tė nderuar anėtarė tė Parlamentit Evropian, tė dashura zonja dhe zotėrinj, Me rastin e nominimit tė Mr. Ukshin Hotit pėr ēmimin Saharov, jam i lirė t'ju drejtohem me mbėshtetjen time pėr nominimin e tij. Unė jam i bindur se jo vetėm qė ēmimi do tė shkojė nė duart e duhura, por duke i dhėnė ēmimin Saharov njė tė burgosuri politik qė vazhdon tė vuajė dėnimin e tij, ju do tė lartėsoni kuptimin e vetė ēmimit nga pozita e mirėnjohjes sė thjeshtė nė angazhimin politik. Njė angazhim i tillė sot ėshtė mė se i nevojshėm pėr ndėrtimin e njė tablloje tė plotė pėr Evropėn, pėr theksimin e kontrasteve tė mėdha ekzistuese, pėr shpjegimin e tyre dhe pėr dhėnien e njė vizioni tė qartė mbi atė se ēfarė do tė duhej tė ishte Evropa. Nė anėn tjetėr, z. Hoti ėshtė njė avokat i pėrkushtuar i demokracisė, i tė drejtave tė njeriut dhe i paqes. Ai shfrytėzon arsyen dhe njohjen e tij brilante pėr tė shpjeguar kuptimin e vėrtetė tė paqes dhe zbulimin e rrėnjėve tė saj nė drejtėsi. Gjithė jetėn e tij ai e ka vėnė nė shėrbim tė luftės pėr paqen pėr tė cilėn Kosova sot ka nevojė mė shumė se kurrė. Ēmimi Saharov e meriton Ukshin Hotin, dhe Ukshin Hoti e meriton atė. Me konsideratat e mia mė tė thella.“

Vijon...

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 901 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
VRASJE E INSKENUAR E USHTARIT SHQIPTAR
E hėnė, 04 shtator 2017 - 00:13
(Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Aziz Kelmendit) Njė ndėr krimet mė tė rėnda po aq edhe tronditėse, qė arriti deri te aktivizimi i lėvizjes serboē...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi