Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistė me diplomatin, poetin dhe veprimtarin nė Vjenė, Anton Marku
Publikuar më 16 korrik, 2013 nė orėn 23:46 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kam pasur nderin dhe privilegjin t'i shėrbej shtetit tim

U takuam fillimisht pėrmes shkrimeve. Porosia e tyre “Dhjetė arsye pėr tė qenė bashkė” u jetėsua nė “Lidhjen e Shkrimtarėve e Krijuesve”, “Arbėria, “Albania” “Dielli Demokristian”, nė aktivitetet nė Austri. Antoni modest e fjalėpakė, nuk foli, flet puna e tij e madhe prej njeriut me brumė atdhetar. Vjena e njohur edhe pėr kulturėn shqiptare u pasurua me veprimtarinė e diplomatit e poetit Anton Marku.

Zoti Marku, roli i juaj si diplomat i Kosovės nė Austri?

Kam pasur nderin dhe privilegjin t'i shėrbej shtetit tim pėr pothuajse katėr vite (2009-2013) nė cilėsinė e kėshilltarit nė Ambasadėn e Republikės sė Kosovės nė Vjenė. Me gjithė kapacitetin dhe potencialin tim personal dhe profesional jam munduar qė kėtė detyrė dhe besim ta kryej me nder dhe pėrgjegjėsi. Pėrgjatė kėsaj kohe kam mbuluar fusha tė ndryshme duke qenė pjesė e njė ekipi tė pėrkushtuar pėr pėrfaqėsimin me dinjitet tė shtetit dhe qytetarėve tanė, mbrojtjen e interesave tė tyre si dhe pėr tė avancuar edhe mė tej marrėdhėniet mes Kosovės dhe Austrisė.

Ka ecur diplomacia jonė para kėto vjetėt e fundit, sukseset apo dėshtimet?

Duke pasur parasysh se shėrbimi diplomatik i Kosovės ėshtė krijuar vetėm pak muaj pas shpalljes sė Pavarėsisė mendoj se nė pėrgjithėsi duhet tė jemi mjaft tė kėnaqur me performancėn e diplomatėve kosovarė kudo nė botė. Numri i madh i pėrfaqėsive diplomatike dhe konsullore, rritja e vazhdueshme e numrit tė njohjeve, nėnshkrimi i shumė marrėveshjeve ndėrshtetėrore, vizitat dhe takimet nė nivelin mė tė lartė tė pėrfaqėsuesve tė institucioneve tona me homologėt e tyre nė tė katėr anėt e globit si dhe pjesėmarrja aktive nė forumet mė tė larta regjionale dhe ndėrkombėtare janė tregues pėr njė pėrparim enorm qė ka bėrė Kosova nė vitet e fundit. Nė anėn tjetėr, vonesa nė funksionalizimin e Akademisė Diplomatike tė Kosovės ka bėrė qė ndėrtimi i kapaciteteve njerėzore tė bėhet me forma dhe institucione alternative. Por, tani mė edhe kjo ēėshtje ėshtė duke u zhvilluar me dinamikė tė pėrshpejtuar dhe pritet qė shumė shpejt kuadrot kosovare tė gjenerojnė njohuri shtesė nga ky insticion shumė i rėndėsishėm pėr diplomacinė.

Si e shihni ju organizimin e veprimtarive kulturore nė Austri?

Nė Austri jeton njė numėr i madh i shtetasve kosovarė tė cilėt nė vazhdimėsi janė pėrpjekur qė pėrmes manifestimeve kulturore tė promovojnė traditėn dhe identitetin e tyre kombėtar. Me kohė ata kanė ngritur ura tė miqėsisė me popullatėn vendase, ndėrsa atėherė kur duhej nuk kanė kursyer asgjė pėr lirinė e Kosovės dhe viseve tjera shqiptare nė Ballkan. Sot nė Austri veprojnė shumė shoqata tė cilat kryesisht janė tė orientuara nė format tradicionale tė veprimtarisė. Vlen tė theksohet se vėrehet njė rritje e organizimeve shqiptaro-austriake nė pėrgjithėsi. Por, ende mungojnė iniciativa qė do tė pėrfshinin projekte kuptimplote pėr studentėt, femrat dhe tė moshuarit si pjesė substanciale e shoqėrisė sonė nė mėrgim.

Ju jeni poet, nismėtar i formimit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve e Krijuesve nė Austri, klubit tė shahut „Arbėria“, Ligės Shqiptare tė Futbollit, Gazetės „Dielli Demokristian“ e tjera, si ia keni arritur kėsaj?

Qė nga ardhja ime nė Austri, para pesė vitesh, jam pėrpjekur qė pėrvojėn time si ish-aktivist i shoqėrisė civile nė Kosovė ta ndaj me bashkėmendimtarėt e mi nė kėtė shtet alpin. Nė kėtė kuadėr kam bėrė pjesė nė grupin e ideatorėve tė krijimit tė disa prej shoqatave qė pėrmenden mė lartė. Nė mėnyrė aktive kam marrė pjesė, dhe ende jam aktiv, nė shoqatėn kulturore ''Aleksandėr Moisiu'', e cila mbledh rreth vetes krijues, shkrimtarė, piktorė, skulptorė dhe publicistė. Po ashtu jam prezent edhe nė turnetė e shahut qė organizohen nga klubi sportiv ''Arbėria'' nė Vjenė. Vlerėsoj lartė punėn e bėrė nga Liga Shqiptare e Futbollit nė Austri (LSHFA) e cila mendoj se mund tė shėrbejė si model pėr organizimet e tilla nė tė gjitha vendet tjera ku vepron diaspora jonė. Nė kėtė aspekt, konsideroj se kam dhėnė vetėm njė kontribut modest. Pėr sa i pėrket revistės nė formė elektronike ''Dielli Demokristian'' mund tė them se vizioni pėr themelimin e saj u diskutua gjatė kohės kur mbaja pozitėn e kryetarit tė Partisė Shqiptare Demokristiane tė Kosovės-dega nė Vjenė (2008), ndėrsa u jetėsua nga disa tė rinj, kryesisht studentė me tituj akademik tė fituar nė universitetin e Vjenės. Qė nga viti 2010 kjo revistė botohet njė herė nė tre muaj, ka versionet nė gjuhėn shqipe dhe gjermane, shpėrndahet nė tėrė botėn dhe deri mė tani ka publikuar trembėdhjetė numra me mė se 500 faqe artikuj, kryesisht me tema shoqėrore, historike, sociologjike, kulturore dhe sportive. Misioni i saj kryesor ėshtė tė informojė publikun lidhur me aktivitetet dhe sukseset e shqiptarėve nė Austri dhe jashtė saj.

Ēka mendoni rreth themelimit tė Qendrės Kulturore nė Vjenė, si qendėr e njohur nė histori, e albanologjisė, e kulturės shqiptare, kur do e kemi nė Vjenė?

Shqiptarėt nė Austri meritojnė tė kenė njė qendėr kulturore e cila do tė paraqiste njė adresė tė rėndėsishme pėr ta dhe do ofronte infrastrukturėn e nevojshme pėr organizimet kulturo-artistike. Nė tė do tė mund tė zhvilloheshin debate, mbaheshin promovime letrare, ekspozita, takime mes studenteve dhe tė rinjve, etj. Aty bashkatdhetarėt tanė do tė mund tė gjenin libra, monografi, gazeta e revista nė gjuhėn shqipe. Duke qenė dėshmitarė i tentativave pėr rritjen e ofertės sė shoqatave tona, mendoj se ėshtė mė se e nevojshme qė institucionet kosovare, bashkė me ato tė Shqipėrisė, tė gjejnė format e duhura pėr tė themeluar dhe funksionalizuar njė objekt tė tillė-jetik pėr mbajtjen gjallė tė lidhjeve me atdheun dhe vendit nikoqir.

Botimet e juaja tė fundit dhe planet?

Unė konsideroj veten vjershėtor me pretendim pėr tu bėrė poet. Nė kėtė kuadėr merrem nga pak dhe me shkrime duke u munduar qė tė ndaj me lexuesit opinionet e mia lidhur me fenomenet shoqėrore, ngjarjet e sė kaluarės, tė tashmen apo tė ardhmen qė na pret. Deri mė tani kam botuar pesė libra me poezi. Disa prej tyre janė pėrkthyer edhe nė gjuhėn angleze, gjermane dhe rumune. Muajve tė fundit jam paraqitur nė disa antologji, si nė ,,Pelegrin'' (Shqipėri), ''Njė Shekull Dritė'' (Gjermani) dhe ''Ilyricum''(Austri). Kjo e fundit pritet qė tė pėrkthehet edhe nė gjuhėn gjermane. Momentalisht jam duke punuar nė sistemimin e materialit pėr librin e radhės, i cili shpresoj se do tė botohet gjatė kėtij viti.

Si mund ta pėrmblidhni kohėn tuaj si diplomat, ideator dhe aktivist kulturor nė Austri?

Nuk ka qenė e lehtė qė krahas angazhimeve shtetėrore tė gjendet kohė edhe pėr aktivitete shtesė. Megjithatė, nė saje tė vullneti dhe motivit pėr tė qenė afėr bashkėkombėsve tanė nė pothuajse tė gjitha fushė veprimtaritė qė ishin tė dobishme pėr bashkėsinė tonė kėtu, unė jam munduar tė mos kursej kohėn as mundin nė mėnyrė qė jeta e shqiptarėve nė Austri tė pasurohet nė aspektin shpirtėror dhe artistik, duke ju mundėsuar atyre tė bėhen pjesė e zhvillimeve pozitive dhe ngritjes sė rolit dhe pozitės sė bashkėsisė sonė nė kėtė vend. Nėse ja kam arritur sa do pak nė kėtė drejtim do tė ndjehesha i plotėsuar.

Kam bindjen si puna e juaj e gjithanshme kėtu do ju bėjė tė jeni i paharruar.

Sigurisht qė asgjė nuk ka filluar me mua. Kam pasur fatin qė pas ardhjes sime kėtu kam gjetur njė pėrvojė shumė tė mirė nė organizimet e shqiptarėve, persona tė pėrkushtuar, tė informuar mrė lidhur me ligjet dhe mundėsitė qė ofron Austria pėr zbatimin e projekteve tė ndryshme, me kontakte shumė domethėnėse me autoritetet vendėse dhe ndėrkombėtare, etj. Unė vetėm i jam bashkangjitur kėtij grupi entuziastėsh dhe jam bėrė pjesėmarrės i sukseseve qė pasuan nė vitet e kaluara.

Porosia e juaj pėr rrethin tuaj e mėrgimtarėt nė Austri?

Shqiptarėt dhe austriakėt janė dy popuj miq. Ata e kanė dėshmuar kėtė miqėsi disa herė gjatė historisė. Mėrgata jonė duhet tė shfrytėzojė mė shumė mundėsitė qė ofron shteti austriak pėr integrim dhe pėrfshirje nė jetėn shoqėrore dhe politike. Nė tė njėjtėn kohė duhet vazhduar qė me krenari tė ruajmė traditėn, kulturėn dhe artin tonė tė cilin duhet prezantuar para vendasve dhe komuniteteve tjera qė jetojnė kėtu. Kėto vlera kombėtare duhet pėrcjellė gjeneratave tė reja tė cilat po rriten nė kėtė vend. Ne mundemi qė njėkohėsisht tė jemi evropianė tė mirė dhe tė mbesim shqiptarė tė devotshėm dhe krenarė pėr identitetin tonė.

Intervistoi: Hazir Mehmeti

Vjenė

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 88 vizitorë
Lexuar: 1,924 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i n...
E martė, 14 nėntor 2017 - 04:25
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn” “ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė...
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi