Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistë e imagjinuar me veprimtarin e çështjes kombëtare, Athanas Tashko.
Publikuar më 19 tetor, 2013 në orën 01:11 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
O burra, o shokë, ta ruajmë nderin e Shqipërisë e të baballarëve tanë!

Athanas Tashko hyri në lëvizjen kombëtare si një luftëtar i thjeshtë dhe brenda një kohe të shkurtër, falë përkushtimit atdhetar, virtyteve burrërore, mençurisë dhe trimërisë së urtë, të shprehura këto në veprimtarinë e tij patriotike, u bë një figurë qendrore e kolonisë shqiptare të Misirit. Si një nga patriotët e mëdhenj të kohës, i cili është edhe ndër meritorët e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, e pamë të rrugës të bëjmë një intervistë, përmes së cilës do të ndriçojmë punën e Tij të çmuar në mërgatën e shqiptarëve në Misir, të Egjiptit.

Athanas Tashko
MORINA:- Që në moshën njëzet vjeçare, bash me dy vëllezër u larguat nga vendlindja – Frashër dhe mësytë Afrikën e Jugut, e pastaj u vendosët përfundimisht në Fojum, afër Kajros?

TASHKO:- Po, dhe gjatë këtij rrugëtimi i humba dy vëllezërit, ndërsa në Fojum kam bërë punë të nduarndurta, gjersa hapa një hotel. Pasi u stabilizova pak, hapa një tjetër, buzë liqenit Karum dhe...

MORINA:- ... Dhe ai hotel ua bëri të mundur të njiheni me shumë personalitete kombëtare?

TASHKO:- Ishte kënaqësi dhe privilegj për mua të njihesha së pari me Theofan Mavromati, alias Fan Nolin, e më vonë edhe me A. Z. Çajupi, F. Shiroka, S. Dine. L. Ligori, M. Duçi, B. Topulli, I. Temo, M. Grameno, Jani Vruho etj.

MORINA:- Hotelet dhe shtëpia e Jua ishin një copë Shqipëri?

TASHKO:- Me gjithë këta burra të mëdhenj të kombit, nuk mund të ndodhte ndryshe, pos të flitej shqip, lexoheshin gazeta dhe libra shqip, ku vinin lajme e informacione nga Shqipëria, e mbi të gjitha kuvendohej e diskutohej për kauzën dhe fatin e atdheut të robëruar.

MORINA:- Me sa kam njohuri, kjo ajkë e kombit që vinin te Ju, të gjitha shpenzimet i kishin falas?

TASHKO:- Po, edhe ata punonin falas. Kush t’i paguante ata? Unë isha larguar për të gjetur një jetë më të mirë, ndërsa mysafirët e mi, që më vonë u bëmë edhe shok e bashkëluftuar për kauzën kombëtare, e kishin kokën në trastë.

MORINA:- Gjithë përpjekja juaj me shok u bë, për të krijuar shtetin shqiptarë në gjitha trojet e veta, por sigurisht kishte edhe të tillë që në emër të patriotizmit punonin për djallin e të birin?

TASHKO:- Kishte edhe element grekoman e turkoshakë. Tipat si Dr. Adhamudhi dhe Dr. Turtulli, kishin autoritet, se ishin të kamur, mirëpo u deshtë t’ua tregojmë vendin dhe të bindin vëllezërit tanë për rrugën e prapmë që kishin marr ata.

MORINA:- Jeni të njohur edhe me letërkëmbim, në të cilat këmbenit mendime për mundësit e zgjidhjes së çështjes kombëtare?

TASHKO:- Një nga mundësit për të këmbyer mendime dhe për të pasur një pasqyrë sa më të saktë për çështjen e atdheut, ishte letërkëmbimi, por një letërkëmbim me këta patriotët e mëdhenj të kombit, si A. Z. Çajupi, S. Kolea, F. Noli, K. Luarasi, I. Temo, M. Duçi etj. më mundësonin të jem në rrjedh të zhvillimeve kombëtare

MORINA:- Përveç letërkëmbimit me personalitetet kombëtare, jeni të njohur edhe për letra publike, ku dallohet gjuha e Juaj edhe kërcënuese?

TASHKO:- Është e vërtetë. E sëmura e Bosforit, mundohej të luante në dy karta, me njërën anë të na bënte për vete neve shqiptarëve, për të na përdorur si mish për top, e, në anën tjetër kërkonte ndihmesën e Evropës dhe nuk donte për të dëgjuar zërin tonë.

MORINA: Dhe Ju...?

TASHKO:- I shkrova një letër në të cilën ia përkujtova Sulltanit, se nuk ke haber se ç’bëhet në shtëpinë tënde, se nuk mentonesh pak edhe ti si njeri dhe jo si mbret. Mbretëria e juaj rrojti në Europë 500 vjet, nën hijen e nën mbrojtjen tonë, të shqiptarëve.

MORINA:- Në fund të letrës iu kërcënuat?

TASHKO:- E vërtetë. I thash, Sulltan, Sulltan, pa neve shqiptarët, nuk qëndron dot në fron të Mbretërisë Osmane as ti as ndonjë tjatër nga shtëpia juaj. Koha dëshmoi se kisha të drejtë. U shua Perandoria Osmane.

MORINA:- Ngjashëm me këtë letër është edhe ajo drejtuar Faik Konicës?

TASHKO:- Është e vërtetë. I thash, në orë të mira shkruan shumë bukur dhe i shërben çështjes sonë kombëtare. Zotrote një herë në mot shkruan për të gëzuar zemrat tona dhe nëntëdhjetë e nëndë për t’i ftohur.

MORINA:- Ama në fund?

TASHKO:- Nuk durohej fudullëku i Tij! Zotrote, i thash, kërkon që të mos ketë në botë tjatrë shkrimtar, gazetar, politikan ose kryetar përveç teje. Mirëpo shqiptarët nuk duan kështu e në qoftë se ajo do të bënet nga një Faik, për një Faik e me një Faik kurrë mos u bëftë! Mblith mendjen, pra, o zotëri se na plase shpirtin. Na plase zemrën sepse nuk ke lënë gjë pa sharë, të duruam shumë, por që tani e tutje, nuku do të durojmë se nuku durohesh.”

MORINA:- Ju bashkëpunuat edhe me gazeta e revista të kohës, si në “Drita”, “Kombi”, “Dielli”, “Liria e Shqipërisë”, “Koha”, “Rrufeja”, etj.?

TASHKO:- Në to trajtonim tema për bashkimin e shqiptarëve, mbi nevojën e të shkruarit shqip, për kualifikimin e shtypit shqiptar, luftën kundër megalidhesë, stigmatizimin e mercenarizmit.

MORINA:- Në fund nxorët edhe gazetën e Juaj?

TASHKO:- Mirë që ma kujtove. “Shkopi” ka qenë një gazetë thumbuese, që tregon edhe titulli i sajë. Të mprojë të drejtat e kombit shqiptar, por nga ana tjetër të fshikullojë e të godasë, të tallë e të thumbojë armiqt’ e Shqipërisë, sidomos grekët e turqit, duke mos kursyer as sulltaninin.

MORINA:- Në faqet e kësaj Gazete shkruani edhe me nofkën Dora dhe kjo shihet edhe më tepër kur vritet patrioti Spira Koles?

TASHKO:- Duke vrarë Spiron, - pata shkruar - janë vrarë të gjithë shqiptarët, të krishterë e myslimanë. Kam bërë thirrje për hakmarrje, se e kishin tepruar. O burra, o shokë, ta ruajmë nderin e Shqipërisë e të baballarëve tanë.

MORINA:- Një pyetje, po e zëmë se u parashtron “Shkopi”. Pas gjuetisë së luanëve dhe panterave në Abisini, keni mësuar diçka që u ka hyrë në jetë?

TASHKO:- Kurrë nuk do të më shkonte mendja, se dikush do të ma bënte një pyetje të tillë? Në jetë kam pasur të bëjë me luaj e pantera, por edhe me skile, e që në Abisini kjo nuk më zgjoi kureshtje. E vështirë është të kesh punë me ta. Duhet të jesh mjeshtër i mirë, të jesh guximtar, t’ua dish se si nuhatin, se si sulmojnë, se si kërcëllojnë dhëmbët, për të ndërmarr veprime, zaten edhe “Shkopi” kishte këtë mision. Në fund të fundit Ç’ishte Turqia? ose Xhuxhë-majmunët e Vllahisë apo Turqit bënë sikur të vunë vetulla dhe të nxuarnë sytë, etj.

MORINA:- Ju që guxuat të luftonit me luanët dhe panterat si kafshë dhe sorollopi i tyre në politik, në një moment bini në pesimizëm?

TASHKO:- Eh! Kisha vite pa e parë atdheun! Nuk është e lehtë. Atje kisha krijuar edhe familjen. Më lindën qupa e djem. Dhe ndodhi të del edhe ofshama. O Jemen i Arabisë/ Varr’ i zi i Shqipërisë/ Na përpive që të gjithë/ Se jemi katran me pisë.

MORINA:- Çfarë është atdhetaria për Ju?

TASHKO:- Atdhetaria ime... nuk është për interes, është detyrë njeriu, me ndjenja të njerzinjta.”

MORINA:- Për bëmat e Juaja, disa nga bashkëveprimtarët kanë dhënë këto mendime: Fan Noli “Bir i bekuar i Shqipërisë. Shok i kryqëzatës kombëtare”. Ndërsa Mihal Grameno do të shprehet “Historia kombëtare do ta ketë në faqet e saj Athanas Tashkon duke zbukuruar shtyllat e saj me veprat dhe patriotizmin e tij.”

TASHKO:- Më paskan nderuar shumë. I falënderoj! Ata edhe hotelin ku zhvillonim aktivitet politik kombëtar e patën quajtur Teqe shqiptare, por unë bëja vetëm punën time prej atdhetari.

MORINA:- Pas shpalljes së mëvetësisë së Shqipërisë, edhe më tepër u intensifikua lufta për territore nga fqinjët tanë?

TASHKO:- Ishin luftërat Ballkanike dhe filloi lufta Botërore. Mu për këtë ia pata tërhequr vërejtjen Sulltanit.

MORINA:- Shtetet fqinje, por edhe të tjera nga Evropa, filluan të derdhnin para, të ofronin ofiqe, të ofronin kolltukë e gjithçka në mesin e shqiptarëve, qoftë brenda, qoftë jashtë atdheut, për t’i bërë për vete. Ishin kaq të dukshme në kohën e juaj?

TASHKO:- Edhe atëbotë kishte, por të rrallë që pranonin të bëheshin argat të të huajve dhe ne më të marrë vesh, ua ngrehnim veshin, përmes shtypit e ndejave. Sepse atëbotë numri i intelektualëve ishte i vogël dhe menjëherë dalloheshin në mesin ku jetonin e veproni, e ne i fishkëllenin me shkop.

MORINA:- Shqipëria londineze dhe shqiptarët kudo që ishin, kaluan nëpër katrahura të tmerrshme, deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

TASHKO:- Paska pasur edhe një luftë me përmasa botërore?!

MORINA:- Madje, edhe më e madhe se e para

TASHKO:- Po kombi ynë?

MORINA:- Gjatë kësaj lufte u krijuan dy blloqe, i Atllastës dhe ai i boshtit, Berlin - Romë - Tokio. Dhe në të dyja blloqet u rreshtuan shqiptarët, por shumica ishin në anën e Atllastës, e cila dhe doli fitimtare në luftë.

TASHKO:- E kush ishin në anën e humbësve, siç thoni ju?

MORINA:- Ishin bejlerë e agallar. Ishin të sojit të Dr. Adhamullit dhe Dr. Turtullit, por shumë më të fëlliqtë se këta dy, se në kampin e tyre bënin pjesë mbështetësit e Esad Pashë Toptanit dhe Ahmet Zogu me suitën e tij.

TASHKO:- E kush ishin këta dy?!

MORINA:- I pari deshi t’ia shet serbëve Shqipërinë, por e ndali plumbi i Avni Rustemit në Paris.

TASHKO:- He i lumtë dora atij trimi!.

MORINA:- Ndërsa i dyti fali toka Serbisë, të asaj Shqipërie londineze, për ta rrëzuar Fan Nolin nga pushteti

TASHKO:- Noli ishte mëkëmbës i Shqipërisë?!

MORINA:- Mirëpo, Serbia e Greqia nuk e duronin atë, madje as Hasan Prishtinën (edhe ky Kryeministër për vetëm katër ditë), Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, të cilët i vrau, ndërsa Noli u syrgjynos në Evropë, e më vonë në Amerikë

TASHKO:- Paska qenë satrap!

MORINA:- Kjo vazhdoi edhe pas kësaj lufte, sepse që të dy kishin lënë pjellën e vet, e cila ushqehej e yshtej nga armiqtë tanë dhe njërën pjesë e mbanin nën trysni të një ligji të shpallur për luftë nga Greqia, ndërsa pjesën tjetër të kombit e vrisnin, burgosnin, e torturonin dhe e shpërngulnin, duke u munduar ta ndalnin rezistencën kombëtare.

TASHKO:- Dhe?!

MORINA:- Në vitin 1990 erdhi Demokracia. Në emër të saj në gjithë territorin kombëtar ngiten kokën si ushejza pinjollët e Esadit e të Ahmetit, për të pirë edhe at pak gjak që u kishte mbetur luftëtarëve të lirisë

TASHKO:- Fol, fol!

MORINA:- Luftëtarët e lirisë u detyruan të rrokin armët për të çliruar pjesën e robëruar të kombit dhe bashkangjitur Shqipërisë. Edhe kësaj here dolën sheshazi esadistët e zogollët duke përbuzur e nëpërkëmbur luftëtarët e lirisë. Madje edhe i quanin tradhtar e bashkëpunëtor të Serbisë.

TASHKO:- Aq haptas kanë vepruar dhe ju keni ndenjur duar kryq?!

MORINA:- Lufta përfundoi, por misionin nuk kemi arritur ta kryejmë. Perëndimi në krye me Amerikën na ndihmuan dhe këtë ndihmë po na e shndërrojnë në kushtëzime, përsëri duke favorizuar Serbinë me territore tona

TASHKO:- E ju çfarë bëni. Kujtoni poezinë e Vaso Pash Shkodranit, “O moj Shqypni”!

MORINA:- Kjo intervistë morri kahen tjetër. Ju më parashtroni pyetjet, të cilat unë nuk jam në gjendje të ju përgjigjem. Ndoshta ky është edhe faji im, se ka qenë dashtë të ju dërgoja pyetjet dhe sqarimet, që këtu dolën si pyetje të juaja, për të realizuar intervistën. Por pyetja ime është, çfarë do të kishit bërë Ju dhe bashkëveprimtarët, me këtë sorollop?!

TASHKO:- Do të ishim munduar t’ua çjerrim maskën, do t’ua kishim ngrehur veshin dhe do t’i kishim goditur me shkop. Dhe në fund të fundit. do të sugjeronin edhe aktin e Avni Rrushemit. Gjatë gjithë kësaj bisede që bëmë, në bazë të informatave që morra, ju sot nuk jeni të organizuar, nuk keni ndarë mendjen për çlirim e bashkim kombëtar. Ju paska mbyllur sytë krenaria e së kaluarës për pak mund e gjak që keni derdhur, ju paska mbyllur sytë krenaria se keni mundësi për të lëvizur gjithandej, ju paska mbyllur sytë krenaria për mundësin e marrjes me probleme familjare...
E ç’është Atdheu? Një shprehje gjeografike, për të cilin vdiq kush vdiq, e nuk ka më nevojë të vdesin të tjerë. U burgos kush u burgos, e nuk ka nevojë që edhe të tjerët të përballën me burgje. Hallet e atdheut qenkan shndërruar në halle familje, lagjeje, fisi dhe me këtë mentalitet nuk mund të çliroheni e bashkoheni. Do të merrni shpërfilljen tonë, nëse nuk arrini të jeni bashkë, të paktën ju që e ndjeni peshën e robërisë, do të jeni të nëmur për mos punë dhe përkushtim atdhetar. Ju duhet të ruani nderin e Shqipërisë e baballarëve, për të marr bekimin e tyre, për të qenë të ndershëm për historinë, e për të qenë ballëhapur fëmijët e fëmijëve tuaj.

P.S.
Realizimin e kësaj interviste, fjala është për pjesën e parë, e kam bërë duke u mbështetur në materialin e Prof. Nasho Jorgaqi

Prishtinë, 18. 10. 2013

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 105 vizitorë
Lexuar: 1,644 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi