Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistë e imagjinuar me filozofin e shquar kombëtar, z. Sami Frashëri
Publikuar më 30 tetor, 2013 në orën 01:20 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
O burrani, o shqiptarë!

Një nga filozofët më të mëdhenj të kohës, Sami Frashëri, bëri emër në gjithë Perandorin Turke, në shumë fusha të ndryshme. Ndërsa në historinë tonë kombëtare është emër shumë i respektuar si ideolog politik, shkrimtar etj. Një udhërrëfyes i pa shoq, që hapi edhe shtigje të mendimit të filozofisë politike kombëtare dhe emancipimit shkencor të gjeneratat e pastajme, i përcaktuar për çlirim e bashkim kombëtar, me pendë dhe armë. Mu për këtë, bashkëkombësve të mi, po ua sjellë këtë intervistë, për të parë sa vizionar ishte mendimtar i madh.

MORINA:- Shqiptarët, edhe pse mundohen historian të huaj ta fshehin të vërtetën, kishin shtrirje më të gjere dhe kush ishim atëherë?

FRASHËRI:- Në një kohë shumë të vjetërë, të cilënë historia s’apin dot ta zërë fill e-tërë Grekëria ishte vend’i stërgjyshëvet tanë, i Ilirëvet a të Lirëvet, si thuheshin atëherë Shqipëtarëtë. Më pastaj erdh një komp tjatërë prej Asije në Grekëri edhe ca nga njerëzit’që gjeti atje i përhapi duke përzjerë me të tjerëtë e duke bërë Grekretë.

MORINA:- A duhet të marrim mësim ne shqiptarët nga e kaluara, sepse kemi një të kaluar tragjike ku dhe ka dominuar çështja fetare më tepër se ajo kombëtare?

FRASHËRI:- Në kohërat e pastajme Shqipëtarëtë myslimanë kanë punuarë e janë vrarë për Tyrqitë e Shqipëtarëtë e krishtenë për Grektë, për këta dy kombe të cilëtë as njëri as tjatri s'ua dinë të mirënë e ja u çpërblejnë me të keqe duke përpjekurë për humbjen' e kombit shqiptar.

MORINA:- Pra ka ardhur koha që t’i kthehemi vetës, sepse...?

FRASHËRI:- Shqipëtari e ka derdhurë gjithnjë gjaknë pa kursim, po e ka derdhurë kot; kurrë Shqipëria s'ka fituarë nga gjaku i Shqipëtarëvet: gjithnjë të huaj edhe armikë të Shqipërisë kanë fituarë nga ay gjak i vjejturë e i derhdurë pa mendim!

MORINA:- Si shumë kombe në botë, edhe shqiptarët, e kishin vështirë të komunikonin dhe të shpalosnin programet e idetë e tyre.

FRASHËRI:- Të gjendurit’e shtypshkronjësë është një nga më të mëdhat’e udhëvet që kanë shpënë përpara qytetërin’e sotme.

MORINA:- Kjo mundësoi që edhe shqiptarët të pasuroheshin me dituri?

FRASHËRI:- Dituria është që e bën njerinë të quhet njeri e të çquhetë nga të gjithë kafshët'e- tjera, të cilatëë lëvizin dhe ecin'e han'e pinë edhe ato si edhe njeriu. Pra kjo mundësoi që të gjenin gjuhë të përbashkët komunikimi ndër bashkëatdhetarët.

MORINA:- Gjuha shqipe, nëpër kohë shkoi duke u profilizuar. Që nga Naum Veqihargji, me Alfabetarin e vet, pastaj të Konstatin Kristoforidhit, për përpjekje të unifikimit të gjuhës, hartimi i alfabetit të gjuhës, e deri te unifikimi i gjuhës, nga dy dialektet, menduam se u zgjidh ky problem dhe tashmë i takonim edhe kombeve të qytetëruara. Mirëpo, sot kemi edhe mendime, se gjuhën shqipe duhet ndarë po në ato dialekte që kanë ekzistuar, përmes kësaj të ndahet edhe kombi në dysh, Shqiptar dhe kosovar, si do t’ua shpjegoni këtë?

FRASHËRI:- Me të mos shkruarë gjuhën' e tyre janë shtrënguarë të shkruajnë greqisht, llatinisht, shqahisht, tyrqisht a arabisht; edhe me emënit të tyre mburenë të zott e këtyre gjuhëve e Shqipëtarëtë pandehenë t'egër' e të paditurë, gjith' i qeshinë duke thënë se ja u ka ngrënë buallica livrën' e tyre. Këta qenkan të mentalitetit të asaj kohe dhe livrat e tyre do t’ua ngënë bualicat, sa për komb…

MORINA:- Cila është gjeografia e kombit tonë dhe cilat janë arteriet e saja, më të përshtatshme dhe fitimprurëse?

FRASHËRI:- Një udh' e hekurtë të nisetë prej Manastiri e, si të shkonjë nga Korça, të ndahetë me dy dega, nga të cilatë njëra të sosetë në Prevezë duke shkuarë nëper Janinë, e tjatera të shkonjë në Berat e në Skenderbegas edhe s'andejmi të ndahetë prapë më dy për të sosurë njera në Vlorë, tjatra në Durrës, duke xgjaturë edhe një degë gjer n'Elbasan. Një tjatrë udhë nga Manastiri të shkonjë n'Ohri e s'andejmi, duke marrë anën e Drinit, një degë t'unjetë në Shkodrë e në Lesh; tjatra të shkonjë nga Prizreni e të bashkohetë në Ferizovik me udhët te madhe, që vet në Selanik e n'Avstri.

MORINA:- Shqiptarët sot janë ndër popujt më të varfër?

FRASHËRI:- Shqipëria, sado q'ësht' e varfër' e e paditurë, ka njerës të zottë për të qeverisurë vendin e tyre.

MORINA:- Çfarë mendimi keni për ribashkimin e kombit dhe a mund të bëhen me bisedime, duke ua mbushur mendjen armiqve, se kanë të pushtuara tokat tona dhe duhet të na i rikthejnë?

FRASHËRI:- Shqiptarët duhet t'i marrin ato që duan me pahir, t'i kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën plot.

MORINA:- Turqia po kërkon rishkrimin e historisë, nën preteksin se ajo nuk ka qenë sunduese për shqipatrët, mendimi i juaj për këtë?

FRASHËRI:- Sot shqiptarëtë janë robër, të poshtuar, e t'unjurë, të shkelur' e të çpërndarë shumë më teprë se të tjerë kombe të Tyrqisë që janë më të poshtrërë nga greqtë, nga shqehtë, nga armenëtë edhe nga judhenjtë! Për të gjithë këtë është fajtore Tyrqia. Nuk mund të falet gjaku i atdhetarëve për teke politike, e për hater të kujdoqoftë.

MORINA:- Shqiptarë, si kurrë më parë në histori, janë të përçarë në bazë të interesave personale e klanore dhe nuk u bëhet vonë kur për çlirim e bashkim kombëtar. Si të veprojmë në këto orë të liga?

FRASHËRI:- O burrani o shqiptarë! Zihuni me të dy duart në besë, në lidhje e në bashkim, se kjo do t'ju shpëtojë! Ja qëllimi ynë! Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të vërtetë s'ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të gjithë një trup, një mendje, një qëllim një besë!

MORINA:- Liderët politik e institucional shqiptar po vrapojnë pas të huajve për të gjetur “gjuhë të përbashkët”, duke mos përfillur të drejtën natyrale, mbështetur në gjeografi, gjuhë, doke e zakone, në simbol e himn. Çfarë porosie keni për ta?

FRASHËRI:- Shqiptarëtë gjithmonë janë vrar' e përpjekurë e kanë cpërkaturë të tërë faqen' e dheut me gjakt të tyre; po nga gjaku i Shqipëtarëvet të tjerë kanë fituarë, Shqipëria s'ka parë nonjë të mire, prandaj sot duhet të jemi bashkë, për t’ia sjellur të mirat atdheut.

MORINA:- Kanë filluar bisedimet me Serbinë. Politikanët tanë dhe ndërkombëtar po mundohen të fshehin të vërtetën, çmendim keni për këtë?

FRASHËRI:- Genjeshtra s’mund ta mund kurre, te verteten. Rruga e ngushte rrotullohet e rrotullohet e perseri ne rruge te madhe del.

MORINA:- Çka mendoni për kategorinë e politikanëve, që prapa kulisave luajnë kundër interesit kombëtar?

FRASHËRI:- Njollat qe na ngjiten ne trup, lahen me uje, njollat e shpirtit s’ka gje t’i pastroje...

MORINA: Lidershipi këto bisedime i konsiderion si të domosdoshme, duke u arsyetuar se janë të detyruar nga ndërkombëtarët. Territori ynë po tkurret, ndërsa ata nuk e pranojnë, a mund të quhet edhe kjo tradhëti?

FRASHËRI:- Tradhtia, pa marrë parasysh shkakun, prapseprapë tradhti është!

Prishtinë, 28.10.2013

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 98 vizitorë
Lexuar: 3,022 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi