Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistë me poetin Adem Zaplluzha
Publikuar më 18 dhjetor, 2013 në orën 22:43 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Udhëtim nëpër vargun kryeneç të poetit Adem Zaplluzha

Magjia e të shkruari është pakëz si e çuditshme. Ajo nuk është një rastësi, por dhuratë nga vetë Zoti, e dërguar për te njerëzit e veçantë në shoqërinë njerëzore. Të tillë njerëz, ushtrojnë gjithë qënien e tyre shpirtërore,frymore, mendore dhe fizike duke shkruar mbi fletët e bardha të bllokut të shënimeve. Misioni i tyre, pra i të gjithëve krijuesve të të gjithave fushave të shkencës, është shprehja e mendimit duke e hedhur atë nëpër mjetë fjalës së shkruarë. Jo vetëm kaq, por fjalën krijuesit e gëdhendin bukur dhe japin frymarrje e ngrohtësi për te lexuesi që e transmentojnë te të gjithë kategoritë e tjera të shtresave shoqërore njerëzore. Kjo krijesë e çuditshme me petale e polen lule, gjendet edhe te poetët. Vargjet e shkruara prej tyre në poezi, ngjajnë si gjethet e vjeshtës me kolorin shumëngjyrëshe, dhe brenda tyre thithin polenin e që mbushim liqenin shpirtëror të lexuesit tonë.

Ne takuam personalisht poetin A. Zaplluzha në qytetin e Prishtinës. Ky pot, tashmë është bërë i njohur jo vetëm në Kosovë, por në gjithë trevat shqiptare dhe më gjerë. Poeti Zaplluzha, ka një prodhimtari të bollshme e cilësore në këtë fillimshekulli të ri. E gjithë lënda shkrimore krjuese në botimet e tija, ka rrëfenja të çuditshme përgjat vargut që përcjell për te lexuesi ynë. Ne intervistuam për këtë qëllim edhe poetin A. Zaplluzha.

-Cili është qyteti juaj i lindjes?

-Kam lindur në qytetin e Prizrenit më 01.02.1943. Aty kam kaluar një pjesë të mirë të jetës sime. Historia e lashtë e këtij qyteti ka ndikuar edhe në formimin tim me ndjenjën e patriotizmit e të atdhedashurisë.

- Çfarë kujtimesh ruan nga qyteti i Prizrenit?

-E, si të them! Ato janë të shumta, saqë kanë zënë rrënjë thellë në memorien time. Edhe sot në këtë mosh të thyerë, kujtimet nga qyteti im i lindjes shpalosen të gjalla para meje. Ato më shfaqen si një ekran televiziv ngado që shkoj e hedh hapin tim. Shkurt, më rinojnë!

- A mund të na thoni më konkretisht?!

-E pse jo! Vendin e parë e zënë lojrat që bënim me bashkëmoshatarët nëpër rrugicat e qytetit, si dhe kur ngjiteshim në bedenat e kalasë. Te gurët e kalasë, sa herë që prekja me duar ata, më shpalosësh historia e popullit tonë që ka luftuar në shekuj për lirinë e mbrojtjen e vatrave tona stërgjyshore nga pushtuesit. Atdheu ynë, Shqipëria është pëllëmbë e histori.

- Me sa dimë juve edhe jeni arsimuar. Ku e keni kryerë arsimin?

- Në kushtet e një terrori psikologjik që përdorte sllavi, munda të mbaroj filloren e më pas gjimnazin në Prizren. Më von me këmbënguljen time, mbarove edhe Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Kjo ishte edhe ëndrra ime e fëmijërisë: që unë të arsimohesha e të bëhesha dikushi në jetë.

- A e keni ushtruar profesionin e mësuesit?

- Këtu më zure ngusht, sepse pak e kam ushtruar profesionin e zemrës time. Kushtet e rrethanat e kohës nuk ta lejonin këtë mundësi. Në fillim kam punuar mësues në fshatrat Sdudençan të Therandës. Më pas në Hoça të qytetit afër Prizrenit.

- …Po më pas ku u punësuat?!

- Ashtu siç u thashë edhe më lartë, largohem nga arsimi dhe punësohem si përkthyes në Korporatën Energjitike të Kosovës.

- z. Adem, Ju jeni tashmë një poet i njohur në fushën e letrave shqipe, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Rumani etj. Kur e keni filluar rrugën tuaj letrare për herë të parë?

- Unë jam frymëzuar nga shumë poetë, por më shumë nga poeti ynë kombëtar Naim Frashëri. Poezinë e parë e kam shkruar në moshën e fëmijërisë. Rrugëtimin letrar e nisa me vjershën për fëmijë e cila u botua në revistën ‘’Pionieri’’në vitin 1957.

-Ç’lidhje ke patur me grupin letrar që mban emërtimin’’Lulëkuqet e Kosovës’’ ?

- Kjo do mbete një ditë simboli për mua deri në vdekje. Dita më krenare, sepse bashkë me shokët e punës atje në Korporatën Energjitke, themeluam grupin letrar. Aty u botua edhe përmbledhjea ‘’Ngjyra e Kohës’’ ku u përfshinë poezi të ndryshme, por edhe të mijat. Kam botuar edhe në gazeta e revista letrare në Prishtinë, Shkup dhe Zagreb.

-Më thatë që keni punuar si përkthyes. Po nga veprat tuaja që janë të shumta me poezi, a janë përkthyer në gjuhë të tjera?

- Po, janë përkthyer në gjuhën Rumune nga i mirënjohuri Baki Ymeri. Eshtë përkthyer libri me titull ‘’Pema e bekuar’’ në vitin 2010 dhe u mirëprit nga lexuesi Rumun. Gjithashtu, po këtë vit në Boras të Suedisë në antologjnë ‘’Jehona e shekujve’’ të autorit Sokol Demaku janë përfshirë edhe disa poezi të mijat.

- Po prezantime të tjera a keni?

- Kam, por nuk dua të vetëlavdërohem.

- A mund të na thoni disa prej tyre!?

- Meqënse po më ngacmon kaq shumë me këto pyetje, po u them shkurtimisht: Jam prezantuar në leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, si dhe për fëmijë 1872- 1995 nga Odhise K. Grillo. Po kështu në librin me portrete shkrimtarësh nga Demir Behluli në Prishtinë, 2002.

- Ju jeni një poet cilësor dhe sasior. A mund të na thoni sa vëllime keni botuar deri tani që po u bëjmë këtë intervistë?

- Ato janë shumë e shkojnë deri në 96 vëllime të botuara me poezi e skica letrare. Kam në proces punimi për botim edhe katër vëllime me poezi.

- Kush ju financon për botimet letrare?

-Një pjesë të konsidorueshme kam financuar vetë nga kursimet e mija. Kurse tjetrën nga donator e indivitë të ndryshëm që e duan artin dhe letërsinë. Dua të falnderoj me këtë rastë të gjithë ata që më kanë ndihmuar për botimin e librave të mija. Ja, këto katër vëllimet e reja më ka sponsorizuar z. Xhevdet Krasniqi që punon avokat në qytetin e Prishtinës. Por edhe Departamentin për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Prishtinës. Por nuk mund të lë pa përmendur edhe ‘’Market plus’’ dhe drejtorin Tefik Haxhiu, si dashamirës e mik i librit, që më ka mundësuar botimin e mjaft librave me poezi.
…Dhe ne lexuam titujt e librave që ka finacuar z. Xhevdet Krasniqi, ky njeri human e dashamir i letërsisë shqipe. Vëllimet: ‘’Mëkati i hijes’’,’’Rinjohja’’, ‘’Një zog prej uji’’, ‘’Diku në fund të një fillimi’’.

- Përveç faqeve letrare ku ju botoni nëpër gazeta e revista, u kemi lexuar edhe në portalet elektronike. Si e ndjeni veten aty kur ju botoni krijimet tuaja?

-Të them të vërtetën, më japin jetë e frymëzim për të shkruar edhe më shumë. Teknologjia e sotme maderne na ka bërë edhe më të njohur në rrethet letrare nëpër botë. Komentet janë të shumta nga kolegët, si shkrimtarë e poetë nga gjithë kontinentet. Interneti na ka afruar dhe miqësuar me njëri- tjetrin si mjet komunikimi dhe shkëmbim vlerash midis njerëzve, e sidomos mes krijuesëve të vjetër apo të rinj qofshin ata të të gjithave fushave të shkencës. Ne si poet e ndjejmë më shumë, pasi jemi qënia më e ndjeshme e shoqërisë!

- Në cilat portuale elektronike botoni krijimet tuaja?

-Kudo! Nuk kam dallim mes tyre. Në ‘’Zemra shqiptare’’, Fjalalirë’’, ‘’Kosovarmedia’’, ‘’Gazeta kritika’’, ‘’Dituria.se’’ etj. Zëri i shqiptarëve boton çdo ditë nga një poezi. Kjo më lumturon si krijues.

-Përveç se poet, ju jeni edhe një prind shëmbëllor. Kur je njohur për herë të parë me bashkëshorten, edhe kjo mësuese, Sulltanën?

-Ju më kërkuat intervistë për poezinë!? Por, ju gazetarët, të gjurmoni drei në skutat e fsheta edhe në intimitet,deri në marrdhëniet familjare. Nuk po zgjatem: Shkurt jam njohur në vitin 1968 në Prizren, në 500 vjetorin e lindjes të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti. Sulltana ka punuar 46 vite në arsim. Eshtë vajzë Pejane dhe ka punuar në Krushë të Madhe e në Hoq, në shkollën ‘’Asim Vokshi’’ mbi 30 vite. Sot që të dy burrë e grua jemi pensionista.

-Nga martesa sa fëmijë keni?

-Jemi të lumtur unë si baba, por edhe Sulltana si nënë që lindëm, rritëm dhe edukuam dy fëmijë, pra dy djem. Të dy djemtë janë të arsimuar dhe me profesion. Djali i madh e ka emrin Armand. Eshtë i martuar me Almën dhe kanë një fëmijë me emrin Ardias. Jetojnë në Londër.
Ndërsa djali i dytë, e quajnë Arbri dhe bashkëshorten Sofije. Edhe këta kanë fëmijë: Gentin e Ada, vajza. Jetojnë e punojnë në Otavë të Kanadasë. Aty djali është menaxher kryesor për emigracionin.

-Z. Adem! Qysh në fillim të kësaj interviste, u shprehët se frymëzimet e para për të shkruar ka ndikuar historia e qyteti të lindjes Prizreni. Dua të di unë e lexuesi, se ku janë rrënjët e vargut të poezive tuaja, pra tharmi e tingulli lajmotiv që përcjell poezia jote!?

-Si të them! E gjithë lënda shkrimore krujuese e imja, jo për mburrje, ka si rrënjë e taban dheun e tokës sonë, Shqipëri. Oksigjeni i vargut është historia e popullit tonë, kurse rrënja e shkronjave thithë gjakun e dëshmorëve që përcjell heroizmin dhe sakrificën e popullit tonë në shekuj për te brezat e sotëm e të nesërm. Frymëzuesja e krijimeve të mija me frymë patriotike, qysh në fëmijëri, ka qënë dhe mbetet dallëndyshja Shtëpia e Rilindjes sonë Kombëtare që ndodhet në qëndër të qytetit tim të lindjes. Aty kam marrë vesën e kristaltë të vargut tim poetik.

- Edhe një pyetje tjetër, e të fundit për këtë intervistë: A keni marrë vlersime letrare për gjithë këtë oaz botimesh që keni botuar, sepse nuk është e lehtë të krijosh e të botosh afro 100 vëllime! Pra, juve keni më shumë botime se sa moshë jete!? Ç’mund të na thuash për këtë?

-Oh, këtu më zure prapë ngusht! Të thash që në fillim që s’dua të vetmburrem. Le ta thonë të tjerët si të mirën ashtu edhe të keqen. Jam i hapur për të gjithë. Meqënse ma kërkon një gjë të tillë po ua them juve. Me rastin e 70 vjetorit të lindjes më bëri një ftesë televizori Shtetror i Prishtinës. Aty dhash një intervistë. Kjo është e para inervistë që kam pranuar para medies televizive. Kurse vlerisme të tjera kam marrë nga klube të ndryshme letrare si: Mirënjohje me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë, nga revista ‘’Albanezi-Shqipëri’’- Bukuresht. Vlerësime letrare të cilat janë disa në numër, nga Klubi i Shkrimtarëve ‘’Fahri Fazliu’’ të Kastriotit- Kosovë. Çmimi i Karrjerës, nga Klubi i Shkrimtarëve e Artistëve Durrës, e të tjera.

Poeti Adem zaplluzha na fletë edhe për shokët krijues si: Rexhep Kllokogi, që është edhe antar nderi i klubit të Kastrotit. Por nuk lë pa përmendur dhe Fetali Berisha, mësuesin e matematkës që jep mësim te shkolla ‘’Pandeli Sotiri’’. Ismail Simnica, si dhe kryetarin e Klubit të Shkrimtarëve ‘’Fahri Fazliu’’ të Kastriotit, Bedri Neziri. Vetë Ademi është edhe nënkryetar i Klubit të Shkrimtarëve në Kastriot, por edhe Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Në qëndër të Prishtinës bëmë edhe nga një foto me poetin e përmasave kombëtare të letrave shqipe z. A Zaplluzha. Një vajzë me emrin Velmine Q. Krasniqi, që u njohëm rastësisht e që vazhdonte arsimin e lartë, na bëri shkrepjet e blicit me aparatin fotografik te shtatorja Zahir Pajaziti (Hero i Popullit). Poezia e poetit të Zaplluzhës ka vlagun e tokës shqiptare. Të falnderoj për kohën që ia kushtuat kësaj intervise. Ju uroj shëndet e suksese në krijimtarinë tuaj, që edhe në të ardhmen të na sillni vepra të tjera cilësore letrare.

Intervistoi: Xhevahir Cirongu

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 92 vizitorë
Lexuar: 2,561 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi