Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Veriu merret me luftë
Publikuar më 19 dhjetor, 2013 në orën 23:47 ( ) Salih Mehmeti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Serbi është thuajse dështimi më i madh i bërë ndonjëherë nga natyra në përpjekjet e saj për të krijuar një njeri të qytetëruar. (...) Serbi ishte një tinëzak, frikacak dhe vrasës që nga fillimi; ai nuk kishte mëshirë as ndaj atyre që ishin të po të njëjtës fe. (...) Personalisht një serb është i vrazhdë, qyqar dhe i mbërthyer nga një vetë-mburrje e tepruar dhe një antipati për të gjitha vuajtjet që nuk prekin organizimin e tij të vrazhdë...Ai madje përvetëson formën më të ulët të frikës – vetëshkatërrimin”.
John Mill, “The Ottomans in Europe’’ 1876

Shteti multietnik i Kosovës më tepër është i predispozuar t’i ndëshkojë policët shqiptarë sesa agjentët e MUP-it serb. Zhgradimi i 11 pjesëtarëve të njësive speciale (ROSU), është një proces që shkon në mënyrë komplementare me avancimin e frikshëm të njerëzve të MUP-it si dhe paramilitarëve të tjerë serb në radhët e Policisë së Kosovës. Më shumë sesa masë ndëshkimore, ulja në detyra e 11 pjesëtarëve të njësive speciale është krijim i një imazhi të paprekshmërisë për agjentët e MUP-it që u rrasën brenda Policisë, madje u ngjitën edhe në majat drejtuese të saj. Problemi nuk është se ata kaluan pa verifikim meqë edhe pa u bërë fare verifikimi dihet pagabueshëm prejardhja e tyre nga MUP-i dhe strukturat e tjera ushtarake të Serbisë. Problemi kardinal qendërzohet rreth faktit se policia po zbhëhet, duke krijuar një tjetër plasaritje në sovranitetin fiktiv të Kosovës, shtetësia e të cilës po brydhet vazhdimisht. Së këndejmi, pikëkalimet kufitare që për hir të korrektësisë politike po quhen ‘vija administrative’ po ngjajnë gjithnjë e më shumë si disa garnizone fiktive të huajtura nga ‘Shkretëtira e Tartarëve’ e Dino Buxatit. Çmimi i tyre del pallogaritshëm i shtrenjtë: për to serbët legalizuan një entitet kryekreje autonom, i cili është larg më i fortë sesa vetë shteti i Kosovës. Ky përfundim kaq i palavdishëm nuk mund të ishte ndryshe, kur dihet që Qeveria e Kosovës e ka kapur marrëzisht problemin nga bishti e jo nga kryet. Për vite me radhë, problemi i veriut është jashtësuar krejtësisht, duke u zhvendosur gjithnjë e më larg nesh si një realitet i vagullt, të cilin s’jemi në gjendje as ta prekim. Zgjidhja e problemit në veri nuk e ka emrin ‘mbajtje e zgjedhjeve’ e as zëvendësim i pushteteve ilegale me ato legale. Duke përdorur eufemizma të tilla, zgjidhjet surrogate veçse kanë rritur vëllimin e problemit.
Veriu nuk është asgjë tjetër vetëm mos-dëshira e deri diku edhe frika jonë për ta ndjesuar si një problem kryekreje ushtarak. Gjendja aktuale atje është poashtu besëtytnia jonë primitive se autonomia serbe është vetëm diçka e mundshme, por jo edhe reale, një apokalips religjioz që mund të ndodh sot, por mund të ndodh edhe pas mijëra vitesh. E një besëtytni të tillë sikur në nënvetëdijen tonë ngjall vizionin fëmijëror se ditën e autonomisë së serbëve të veriut do të ngjajë një eklips i madh duke errësuar dritën e diellit.
Një shoqëri me besëtytni të tilla dosido e jashtëson rrezikun aktual, duke e zhvendosur në një të ardhme apokaliptike. Një shoqëri kësisoj harron se autonomia tashmë është natyralizuar në çdo përmasë të mundshme: ajo nuk është asgjë tjetër veçse një entitet i mëvetësishëm që lidhet ligsht me autoritetet qendrore. Mantra e ligjërimit publik të politikës në Kosovë është se problemi në veri do të zhbëhej përmes gjetjes së një formule magjike politike. Kjo alternativë është provuar të jetë shterpe: një varg marrëveshjesh të ndërmjetësuara në Bruksel mbi veriun nuk e kanë paqëtuar aspak këtë pjesë; ajo vazhdon të jetë destabilizuese dhe kërcënuese si më parë. Veriu është problem klasik ushtarak, zgjidhja e të cilit duhet të kërkohet tek imponimi me forcë, tek armët, minahedhësit, predhat e snajperët. Për vite me radhë në vend të tyre ka pasur rropatje qesharake, duke i ofruar oferta bujare mijëra paraushtarakëve të MUP-it, raison d’etre e të cilëve është përjetësimi i një konflikti të përhershëm. Zaten, Serbia është e argasur me një përvojë të tillë më shumë se kushdo tjetër në Ballkan.
Dy shekujt e fundit të serbëve në Ballkan nuk janë asgjë tjetër veçse historia e një paqeje të pamundshme me secilin. Rezistenca që modeloi Serbinë moderne qysh kur kjo ishte hapësira e pashallëkut të Beogradit, është ajo e plaçkitjeve kufitare, masakrave dhe paudhësive të tjera.
E këtu ka të drejtë Andrew Heywood kur thotë se fryma e nacionalizmit është mbrujtur edhe nga rrethanat në të cilat dalin synimet nacionaliste dhe nga shkaqet politike me të cilat lidhet ai. Kështu kur nacionalizmi është prodhim i çrregullimit shoqëror dhe ndryshimit demografik, ai shpesh ka një frymë mendjengushtë e përjashtuese dhe mund të përdoret për racizëm e ksenofobi. Mijëra banditë serbë përfituan nga sajimi i kufirit ushtarak midis Perandorisë Habsburge dhe asaj Osmane, i cili me pak lakadredha përshkonte Translivaninë, Kroacinë, Vojvodinën e Hungarinë. Derisa Vjena e Stambolli sipërfaqësisht paqëtonin marrëdhëniet, flaka e luftës mbahej gjallë nga banditët serbë të kufirit, të cilët më vonë u legalizuan si njëfarë milicie kufitare. Pikërisht, ata e mbanin gjallë shpirtin hakmarrës e shkretues, duke e ngjallur luftën në format e saj më të egra. Nga ai që quhej ‘Vojna granica’ (kufiri ushtarak), serbët krijuan profilin e tyre modern – një qenie konfliktuoze e problematike për të gjithë. E gjendja në veri është përsëdytje moderne e ’Vojna granica’, ku mijëra serbë të armatosur sajojnë incidente, viktimizohen e thurrin provokime edhe në jug të Ibrit. Sado kolosale përfitimet e tyre, serbët në veri do të vazhdojnë së viktimizuari vetën pasi që ata, siç vërente eksperti i CIA-s, David Kanin, e ndjesojnë vetën si vija e parë e frontit ngjashëm me kolonët hebraik në Bregun Perëndimor. Në këtë dritë, përshkrimi i Herbert Vivian për serbët e Kosovës para 109 vitesh merr një vlerë aktuale. Duke folur mbi serbët, ai thotë: “...biseda e tyre është ajo e një vajtimi të gjatë; ata e kalojnë tërë kohën duke përsëritur tregime vrasjesh, të cilat zor se kanë ndonjë mbështetje; ata gjithmonë ankohen për vetën e tyre me shumë fraza të turbullta mbi shtypjen dhe dëshpërimin, por ata janë të paaftë kur dikush u kërkon të dëshmojnë ndonjë detaj në mbështetje të ankesave të tyre. Sjellja e tyre është e fshehtë; ata flasin me pëshpëritje edhe kur nuk është nevoja e ndonjë fshehtësie...” (The Servian Tragedy, 1904, f.245). Faji historik që më së shumti do ta rëndojë këtë Qeveri të palavdishme është se ajo i ka dhënë një fytyrë ’humane’ kësaj ’Vojna granica’ që jeton në veri. Kriminelët e banditët (dmth çetnikët) zhvaten një përfitim si askund tjetër: ata u bënë bashkiakë e administratorë. E një zgjidhje tjetër idioteske është edhe krijimi i një komune të re serbe në veriun e Mitrovicës, e cila do të funksionojë si kryet e entitetit serb në veri. Konflikti kësisoj projektohet në të ardhmen e afërt, shpërblim ky që do ta kenë brezat e rinj nga politikanët e sotëm kompromisaxhi. Në këso gjendje, Mitrovica veriore shndërrohet në një Stalingrad modern me konsekuencën e tij historike: luftën e vrazhdë që shpërhapet shtëpi më shtëpi. Zhgradimi i 11 pjesëtarëve të njësive speciale – ROSU – është në kuadrin e një politike të mirëmenduar të dobësimit të potencialeve të armatosura për kthimin e veriut me luftë, e vetmja mundësi e natyrshme. Të njohur edhe si ‘Gardë Pretoriane’, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë dëshmuar ndër vite shkallë të lartë qytetarie duke u përballë me sprova të rënda megjithë pagat e ulëta krahasuar me kolegët e tyre nëpër vendet e tjera. Por, imazhi i tyre i mirë është vënë shpesh edhe në pikëpyetje, kur politika i ka keqpërdorur duke i ndërsye ndaj protestuesve paqësorë. Sidoqoftë, qindra pjesëtarë të ROSU kanë dhënë një nga provimet më të rënda kombëtare, duke dëshmuar një guxim që i mungon pjesës më të madhe të shqiptarëve në Kosovë, tek të cilët është injektuar kompleksi i inferioritetit. E kjo sprovë e rëndë u pa me 25 dhe 26 korrik të vitit 2011, kur me shpërpjestim të plotë forcash, ROSU dhe FIT mësynë veriun e mbushur me paramilitarë serbë. Avancimi i tyre përballë barrikadave e pritave të njëpasnjëshme serbe ishte i admirueshëm. Por, inferioriteti inherent i Qeverisë së Thaçit shkalafiti edhe ato pak suksese të arritura në terren meqë të nesërmen e aksionit (26 korrik) u dha urdhri i pakuptueshëm për tërheqje. E sprapsja politike e Thaçit i ka inkurajuar serbët për të zhvatur përfitime politike.
Megjithatë, njësitë speciale thadruan një precedan të jashtëzakonshëm duke sfiduar për herë të parë çetnikët e armatosur serbë. E psikoza e frikës që u krijua te këta të fundit ishte e barabartë me atë proverbin e njohur romak ‘Hannibal ante portas’.
Diskriminimi i pjesëtarëve të ROSU sikur kompleton rebusin e pazgjidhur për të dhënë ogurin jo aq të mirë: ROSU po dobësohet vijimësisht duke mbetur në nivelin e një njësie kundër-kryengritëse e cila përdoret ekskluzivisht për t’i shym revoltat politike e sociale të shqiptarëve. Ndërkaq, veriu kërcënues ngarkon si imperativ politik të kohës: ROSU duhet të militarizohet skajshmërisht, gjë që shprehet me rritjen e kapaciteteve të saj numerike dhe pajisjen me armatime e pajime të nevojshme. Investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë dëshmuar vetëm shpenzime të kota pa kurrfarë dobie në këmbim. Më keq se kaq, FSK ngjan si një investim pretencioz për të ardhmen, duke u zhytur në gjoja ‘misione paqeruajtëse’ gjithandej botës, që në të vërtetë janë institucionalizim i mercenarisë moderne.

18 dhjetor 2013

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Salih Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 59 vizitorë
Lexuar: 1,138 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi