Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
HISTORIA E KOSOVES DHE HOT DOG-et E DIASPORES
Publikuar më 26 dhjetor, 2013 në orën 20:09 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Historia, si historia e jone, dallash me gogla me rrenacake e padrone!
Baca Adem! Tash qe kane zene karrike po duan ne histori te mbeten me gjithe kaike. Emrin e tyre e kane shkruan ne bash, bash pa pas asnje qime, por po duan me u hjek me lesh si dash! Shtetin po thone se e kane formue. E uni eshte heroi e nen hunde s’po len njeri me kalue.

E ai komb, Baca Adem, qe nuk degjon fjalen e poetit e ka pak ta shkyejne egersirat ne fund te detit!
Nje dite thashe, baca Adem, po dal lart ne kalane e lirise Amerikane te shoh c’ka po bajne harrakocat ne ato mejhane!. Si njeriut, qe i dhemb ne lekure atdheu, i hodha syte nga brigjet tona. Ne nje breg lumi, ne peme ne thara pashe disa kapota te shpuara nga plumbat. Pyeta se kush i ka patur veshur! Disa zogj qe kishin mbetur ne folete e tyre me thane se jane te kapedaneve te pushtetit. I kishin marre kostumet dhe kollaret dhe nuk kishin pritur te laheshin ne ujin e lumit te tyre, po kishin rendur me nxitim te zinin karriket. Era balte po ju vjen se gjaku i te reneve renkon ne trashe me dhene!
Hodha syte matane ne nje pazar. Pashe, Bac Ademi, e c’ka nuk pashe! Qeveritare te krruset me valixhe ne dore e tokat po i blinin serbet dhe ruset. Ah c’po ta shesin edhe nje here, tu ja shperbly Amerikes me nje mendere!
Tash sa kohe po vijne, bac Ademi edhe ne Amerike. I ka marr malli per histori. Po duan te dine se si ka kontribua diaspora per lirine e Kosoves. Po c’ka bajne?! Vijne takohen me Hot Dog-et e diaspores. Burimet historike i mbledhin neper berlloket e restauranteve te Amerikes! Takohen me ekponentet e Titos dhe te Rankovicit dhe jo me familjet e deshmoreve, me ata qe dhane jeten e femijeve, per token dhe lirine! Takohen me antaret e organizatave te krijuara nga Yugosllavia, qe tash kane themeluar organizime te tjera, per ta fsheh te kaluaren e tyre te zeze.
Nje dite kishte ardhur ne Detroit nje luftetar i lirise, por edhe nje fisnik i mire. E pyeta se si po e kalonte ne Amerike. Si ne burg, me tha. M'u rrenqeth trupi se si ka mundesi ta mendonte kete gje. Por ai me shpjegoi se e kishim mbyllur ne nje hotel dhe nuk e linin te takohej me njerez dhe veprimtare te vertete, vetem e vetem qe ai te deklaronte se heronjte e Kosoves ne Amerike, ishin ata te rrejshmit, ata qe i kishin ngul thiken mbas shpine popullit te vet.
Keto dite, Bac Ademi, shkova ne festen e flamuritt tone. Nje i ardhur nga Kosova qe lepinte kocka neper restorantet e shqiptareve deklaroi me ze te forte se filani ishte cerdhja e shqiptarizmit. Asnje nuk duartrokiti se ai ishte cerdhja e serbofilizmit! E di ti bac Ademi se disa kohe me pare disa ushtarake nga Kosova kane shperndare serbofileve certifikata nderi per kontribute per lirine e Kosoves?!
E cka bajne tjeter te ardhurit e historise se re te Kosoves, qe duan me e shkrue historire me cirriliket serbe! Dalin ne fotografi para nje rafti me libra tue shkye pula te pjekura, per ta mberthyer lirine ne hekura.
Asnje nuk ka ndonje dokumet historik, vetem perralla tregojne se mos zene ndonje ciflik. Turp u qofte e marrja i mbulofte! A ka mbet more ndonje za i sinqerete, per c’ka luftuat qe qiellin ta mbulojne keta skiftere?! Bac Ademi, keta qe vijne ketu ne Amerike, pashe besen, si ka mundesi qe i shoqerojne te njejtit njerez?! Pika bythes u qofte he e depzez!
Historine duhet ta shkruajne historianet dhe jo shitesit dhe hajvanet! Tu u mundue me e fut mutsihanen ne histori, ajo fekale ka me pjelle o njeri!
Bac Ademi. Gjumin e sublimit e befsh te ambel se keta po hane corbe e po thejne pshesha ne tamel, pa e shkrehur nje pushke, tu ja fut tymqe si mushke! Koven me zift ne sy ka per t’ua derdhur historia, le te merren me partina!
Deshmoret e kombit jane urata, tradhetarve u varin ne qafe dekorata! Ani se!

ZEF PERGEGA

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 625 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi