Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
5 vite të ankthit dhe të pritjes (përkitazi me 5-vjetorin e burgosjes së Rexhail Qerimit me shokë)
Publikuar më 05 janar, 2014 në orën 00:14 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
U bënë pesë vite që kur u burgos bashkëfshatari, ish ushtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi, me pretekstin e vrasjes së një polici, vrasje kjo që nuk u ndriçua kurrë si duhet. Në mesin e këtyre të dënuarve përpos Rexhail Qerimit nga fshati Opajë, u dënuan edhe dy të tjerë, poashtu të përkatësisë etnike shqiptare. Ekspertizat gjyqësore të cilat janë fund e krye të manipuluara prej pushtetit edhe ashtu të centralizuar dhe të monopolizuar, gjykata themelore si dhe Gjykata e Apelit, duke mos marrë fare në konsideratë provat dhe dëshmitë e bashkëfshatarëve, që dëshmuan në favor të drejtësisë, e ajo është se në momentin kur ka ndodhur vrasja e policit Rexhaili ka qenë në kafene me shokë, shqiptuan dënimin me burgim të përjetshëm dhe që prej atij dhjetori famëkeq familja Qerimi, vëllezërit, bashkëshortja dhe i tërë rrethi, gjenden në ankth dhe në pritje.

Në saje të shumë demarsheve dhe përpjekjeve të bëra për ta liruar, respektivisht për ta ndriçuar rastin, kjo familje nuk la vend dhe vrimë pa mos kërkuar drejtësi por më kot. Ata përpos asaj që i`u drejtuan organeve gjyqësore te këtij shteti, partive dhe partiçkave politike shqiptare, partive politike në Shqipëri dhe në Kosovë, ambasadave të huaja në Maqedoni, si asaj amerikane, franceze, gjermane, nuk lanë vend pa mos kërkuar qoftë një grimcë drejtësie, por më kot.

Organet e drejtësisë edhe ashtu të shtrembëta dhanë verdiktin e hidhur me ç`rast futën edhe një shqiptar më tepër në burg, duke rritur kësisoj numrin e ish luftëtarëve shqiptarë në burgjet e Maqedonisë gjer në 130 pjesëtarë të ish UÇKombëtare, prej të cilëve 15 janë të dënuar me burgim të përjetshëm, përmes proceseve të montuara.
Kjo familje humbi shpresën në këto organe që edhe zogjtë e malit e dinë se janë kryekëput të dirigjuara dhe të kontrolluara prej pushtetit. Pas humbjes së shpresës, kjo familje iu drejtua partive politike shqiptare në Maqedoni. Partia shqiptare në pushtet e dhënë pas tenderëve dhe pas pasurimit thuajse u bë e shurdhër, ndërsa partitë opozitare shqiptare në mungesë të një kohezioni dhe bashkërendimi ishin të pasuksesshme fare në këtë drejtim. Me këtë problematikë nuk u morr askush tjetër përpos deputetit të komunës së Likovës, Orhan Ibrahimi që vjen nga radhët e PDSH së, duke kërkuar sqarimin e rastit dhe ndriçimin e tij, por përgjigja e ministreshës së punëve të brendshme, zonjës Gordana Jankullovskës, ishte se sipas saj, këtij grupi, ku bie pjesë edhe Rexhaili i ishte shqiptuar dënim bile i vogël (imagjino dënim i vogël burgimi i përjetshëm). Partitë politike shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri duke u arsyetuar me atë se shqiptarët në Maqedoni kanë feudet e tyre dhe partinë e tyre në pushtet as që çanë kokën, në përjashtim të lëvizjes VETËVENDOSJA, e cila përpos disa kumtesave dhe komunikatave që nuk arritën as në veshin e auditorit shqiptar e mos të flasim për më tutje, heshtën me një heshtje të çuditshme, thuaja se nuk u kërcet fare për shqiptarët e Maqedonisë. Ndërsa ambasadat e huaja përpos fjalimeve patetike dhe refrenizuese se kërkojnë ndriçim të plotë të rastit dhe gjetjen e autorëve nuk bënë asgjë më tepër.
Partia shqiptare në pushtet e cila me krekosje mëton të shpaloset si parti e dalë nga lufta, përmes përfaqësuesve të saj në Kumanovë dhe Likovë, lëre që nuk ka ndërmarrë asgjë për këtë rast, por edhe janë shprehur hapur se nuk mund të bëjnë asgjë në këtë drejtim. Që turpi të jetë më i madh, është pranuar se nuk mund të bëjnë asgjë, e me këtë kanë shpalosur të vërtetën e ditur edhe për fëmijët e djepit, se ky rast është kryekëput rast i montuar politik nga ana e pushtetit maqedonas, por se nuk kanë sqaruar hapur se çfarë pozite kanë ata në atë pushtet.

E familja e gjorë Qerimi, numëron ditët, numëron netët, javët, muajt, vitet…. duke pritur zbardhjen e rastit dhe daljen në shesh të drejtësisë. Ndërsa unë, u them vazhdimisht të mos humbasin shpresën në Zotin për ditë më të mira, por edhe me arsyetimin se edhe ne që jemi jashtë grilave ngjajmë si të dënuar me burgim, ngase jemi burgosur si shqiptarë në çdo aspekt të jetës, në çdo pore të jetës, ku dita ditës e shohim se prangat e robërisë na robërojnë pjesë të ndryshme të trupit, e ne duke mos ndërmarrë asgjë jemi bërë pranues të kësaj robërie. Siç do të pajtohej edhe filozofi francez Zhan Zhak Ruso, sot për sot problemi kryesor aktual filozofik është njeriu dhe kushtet e ekzistencës së tij, e unë do të shtoja problemi kryesor sot është bërë shqiptari në Maqedoni dhe kushtet e ekzistencës së tij. Kuptimi i politikës së Hana Arendit që nënkupton lirinë, ka humbur kuptimin e vet. Kuptim këtu ka vetëm robëria, servilizmi dhe poltronizmi. Ky zgabim (lajthitje e beftë) e politikës qeveritare shqiptare nuk po shihet se e ka një fund. Kjo lukuni dhe zogori hesht me cinizëm atëherë kur duhet më së shumti të flitet. Thuaja se gjithçka është mirë. Thuaja se asgjë nuk mungon. Ndërsa shqiptari vazhdon të jetë i lugosur, i gërryer nga brenda, i ngrënë, konkav. Ky shqiptar nuk e ka emrin vetëm Rexhail.

Pas vizitës së bërë në burg Rexhaili me shokë, të kuturisur për drejtësinë, kërkonin veprim më të guximshëm të faktorit politik shqiptar. Ata edhe i janë drejtuar opinionit përmes mediumeve të shkruara dhe atyre televizive, por më kot. Lakenjtë (të nënshtruarit) dhe jesmenët (servilët) nuk çajnë kokën. Kësisoj jemi shndërruar të gjithë në viktima që sodisim ekzekutuesin tonë. Me të drejtë Jean Paul Sartre do të thoshte se «urrej viktimat që respektojnë ekzekutuesin e tyre». Pse kjo politikë e ndoruar dhe kjo mënjanëri, ende nuk po arrihet të kuptohet dot. Zaten as që do kuptohet ndonjëherë.
Çadajev, një mendimtar rus dhe demokrat i paepur do të thoshte « Mallkuar qoftë ai popull që nuk poshtërohet nga robëria ». E ne ende nuk po ndihemi të poshtëruar, edhe pse na janë vënë prangat, edhe pse na burgosen, vriten dhe eliminohen luftëtarët e lirisë.
Kësisoj a nuk do të na shkonte për shtati edhe neve thënia e Gëtes: «Askush nuk është më shumë skllav sesa ai që mendon se është i lirë pa qenë i tillë »? Sepse skllevërit e lumtur janë armiqtë më të mëdhenj të lirisë. Unë mendoj që po. E besoj se dhe ti, i dashur lexues.

(Autori është profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist i rregullt)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 986 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi