Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Sami Islami: Poezi pėr fėmijė
Publikuar më 20 mars, 2014 nė orėn 20:10 ( ) Sami Islami | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
.















AVIONI QĖ SHKON NĖ KOSOVĖ

N’ Londėr ditė pranverore
Gjyshi me Klenė pėrdore
Dolėn nė park, nė sheti
Pėr t’shijuar kėtė bukuri

Nė kėndin e lojėrave qysh n’ agim
Gumėzhinin fėmijėt plot gėzim
Sa nė rrėshqitėse, sa nė litarė
Dukeshin si t’ ishin vu nė garė

Klea hulajat* i ka dėshirė
Nė njėrėn u rehatua mirė e mirė
Sa herė gjyshi e koloviste
-“Urra, gjyshi” brohoriste!

Pastaj u ul nė stol tė pushonte
Dukej sikur diē mendonte
Dhe sa hodhi sytė n’lartėsi.
Vėrejti njė avion nė kaltėrsi

-Shiko, shiko, gjysh njė avion
A po e sheh sa lart fluturon?
-Po po e shoh zemėr sikur ti
Po ku po shkon ti, a mos e di?

-Po, tha Klea, e di se ku shkon?
Se xhaxhi pilot mua mė tregon!
N’Kosovė po shkon si shigjetė
Gjyshin e gjyshen m’i pėrshėndetė!

*Kolovajzat

Londėr, 16. 03. 2014

ENDE PO BJEN SHI

Kur babi shkon nė punė
E mami nė qytet
Kiana do tė qėndojė
Njė kohė te gjyshi i vet.

E gjyshi pėr ta kėnaq
Me tė futet nė garė
Gjyshja bėhet mėsuese
Gjyshi e Kiana shkollarė

Nė kėtė lojė ky gjyshi
S’mblodhi asnjė pikė
Kurse Kiana renditi
Gjithė pesa n’ matematikė

Njė ditė gjyshi po luante
Me mbesen njė lojė tė re
Po e imagjinonin shiun
Se si po binte rrėke

Kiana u struk nė njė qoshe
Tek kėndi nėn vitrinė
E gjyshi ēfarė bėri?
U fut nėn tavolinė!

Loja mbaroi- thotė Kiana
Dil gjysh, aty mos rri!
Jo, i thotė gjyshi bindshėm
Se ende po bjen shi!

LABI NUK MĖ FOLI

Mbesa ime Klea,
Gjithmonė ėshtė me gaz
Por njė ditė mė erdhi
Disi plot maraz.

-Ē’ke qė je hidhėruar,
Klea moj bjondinė?
E pyeta unė menjėherė,
Kur m’erdhi nė kuzhinė.

-Jam mėrzitė se Labi
Kur e ftova nė lojė
Ai e mbylli derėn,
S’mė foli me gojė!

Po ku ishe, tė pastė gjyshi,
Ti o yll i dritės?
Po luaja me lodra,
Aty nė dhomė tė ditės!

Londėr, 12. 12. 2013

S’PO KUPTOJA ANGLISHT

Unė jam Klea, e shihni sa jam rritė!
Tani dua t’ shkoj dhe n’ qerdhe pėr ditė.
Se tash u “rrita” i mbusha mė tre vjet.
Kam nisė tė mėsoj dhe si t’vishem vetė.

Ditėn e parė kur shkova nė qerdhe,
Mėsuesja mė tha: “Klea mirėserdhe!”
Ishim plot fėmijė t’gėzuar shend e verė,
Me fytyra tė qeshura si dielli nė pranverė!

E shikonim mėsuesen me pėrkushtim,
Pse unė s’e kuptoja s’ishte faji im!
Ajo s’di ē’mė tha: “Do lėng, qumėsht, mė thuj’!”
Unė i fola shqip: “Tė lutem pak ujė”!

U mėrzita shumė mamin tim duke e pritė,
Ora e parė, m’u “zgjat” m’u bė sa njė ditė!
Fėmijėt e tjerė luanin vraponin skaj mė skaj,
Unė, nga qė s’dija tė flisja, ia nisa tė qaj…

Njė ditė erdhi gjyshi tek ne nė shtėpi,
E dėgjova kur mami i tregonte kėtė histori.
-Pse ke qarė Klea mė tha gjyshi intimisht?
-Po, qava gjyshi, se s’po kuptoja anglisht!

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sami Islami
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 922 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Dallgė poetike
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:23
(Duke lexuar vėllimin “Thashė, tė bėhem edhe unė poet!” tė shkrimtarit Viron Kona). Kėto ditė lexuesit dhe kritika u njohėn me vėllimin poetik “Thashė,...
MOTI I VOCĖRR I CEN DESKUT
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:48
Nė shenjė rrespekti pėr herojntė tė cilėt shtrinė dorėn e pajtimit nė vitin 1990, reagoj ndaj librit Pajtimet nė Motin e Madh. Cen Desku pasi k...
DRENICA E PUSHKĖS DHE E PENĖS
E martė, 05 dhjetor 2017 - 19:40
(Vėshtrim pėr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galicės, Prishtinė, 2014) Prelud Pena mėmėdhetare gjithmonė u ngre njė himn pushkėve liridashėse, kri...
Orė letrare festive me rastin e Ditės sė Flam...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 22:51
Njė kurorėzim afirmativ i konkursit letrar mbėshtetur nga Ministria e Diasporės. Nė prozė, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, ēmimi i parė. Nė ...
Nėnė Shqipėri
E merkurė, 29 nėntor 2017 - 06:32
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi