Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqipėria dhe Kosova nė prizmin e Rexhep Qoses
Publikuar më 12 maj, 2014 nė orėn 07:55 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Akademiku shqiptar nga Kosova, ideologu i shqiptarizmės, njeriu i penės dhe i librit, autori i cili me veprat e tija frymėzoi gjenerata tė tėra nė drejtimin e zgjimit tė vetėdijes kombėtare shqiptare, solli freski dhe botoi njė libėr mjaft domethėnės vitin qė lamė pas, pra mė 2013. Titulli qė ishte mjaft sfidues « Shqipėria dhe Kosova, Si janė dhe si do tė duhej tė jenė » nuk ishte asgjė nė krahasim me pėrmbajtjen e librit.

Ky libėr i cili ka njė vlerė mjaft domethėnėse, i domosdoshėm pėr lexim nga secili dashamirė i librit, fillon me moton e autorit, i cili i frymėzuar nga Mishel Turnije shprehet: «Ēdo shkalle tė pushtetit duhet t`i pėrgjigjet shkalla pėrkatėse e dijes. Ajo sė cilės duhet t`i frikėsohemi ėshtė fuqia e pakufizuar pushtetore e mendjes sė pakufizuar». Autori i librit duke vėshtruar dhe analizuar nė sy kritik veprimtarinė politike tė partisė sė atėhershme nė pushtet, PD-sė dhe kryetarit tė saj Sali Berisha, i cili kishte monopolizuar gjithēka, duke bėrė shtetin parti, e partinė lider, shkėrmoq nė detaje gabimet trashanike, dukuritė, ngjarjet dhe veprimet e ndryshme politike tė asaj konjukture. Akademiku pranon edhe vet se nė pėrzgjedhjen e titullit kishte hasur nė vėshtirėsi ngase i gjendur pėrballė dy titujve, tė dytė tė pranueshėm dhe tė dytė tė saktė, kishte zgjedhur atė titull, i cili ishte mė i pėrafėrt mbase me titullin e platformės sė ideologut rilindas, Sami Frashėrit « Shqipėria ēka qenė, ē`ėshtė dhe ēdo tė jetė ». Kėsisoj mes titullit « Koha e ngadhėnjimit tė dhunėtarėve dhe e humbjes sė idealistėve »si dhe« Shqipėria dhe Kosova, Si janė dhe si do tė duhej tė jenė », ai kishte zgjedhur titullin e dytė.

Autorit, frymėzimi pėr titullin e parė i kishte ardhur nga tė kėqijat e shumta e tė shumėllojshme tė jetės politike dhe shtetėrore, qė vinin si pasojė e ushtrimit tė pakufishėm tė pushtetit nga ana e mendjeve tė kufizuara, nga ana e dhunėtarėve, tė korruptuarve dhe mashtruesve, por edhe nga ana e ish idealistėve tė dikurshėm, tė cilėt kishin braktisur idealizmin, si parim krucial dhe sublim, e ishin pėrcaktuar pėr tjetėrsim tė po atij idealizmi, duke u bėrė pjesė e kakistokracisė, ndėrsa frymėzimi dhe pėrcaktimi pėr titullin e dytė i kishte ardhur nga vepra e Sami Frashėrit e botuar mė vitin 1899, 13 vjet pėrpara shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Pėrderisa nė atė kohė kur ishte shkruar vepra e Sami Frashėrit, shqiptarėt gjendeshin ende nėn supremacinė dhe pushtimin osman, nė kohėn kur ishte shkruar dhe botuar libri i akademikut tė shquar, ende nuk ishin arritur vlerat e ėndėrruara politike, shoqėrore dhe kombėtare tė rilindasve tanė. Ata edhe mė tej mbeteshin dėshira tė ėndėrruara nė jetėn e shqiptarėve. Akademiku Qosja pjesėn e parė tė librit me titull « Shteti, uzurpuesit dhe shpėrdoruesit e tij », e kishte pėrpiluar duke u frymėzuar nga vrasja e katėr protestuesve nė protestėn e 4 janarit2011 nė Tiranė, ditėn kur sipas akademikut tė nderuar, kryeministri Berisha kishte vendosur tė bėnte gjithēka qė me gėnjeshtra dhe me trillime, t`i shfajėsonte vrasėsit e t`i fajėsonte viktimat. Rexhep Qosja nė tėrė pjesėn e parė tė librit merret me atė se si ai kishte perceptuar dhe pėrjetuar si dhunuese e shfytyruese politikėn e Sali Berishės, nga sharjet, fyerjet, shantazhet dhe kėrcėnimet e tij si dhe shpura pėrreth tij, me mashtrimet e gėnjeshtrat e pandalshme tė regjimit tė tij. Sipas R. Qosjes kjo politikė e cenonte kulturėn politike shqiptare, kjo politikė sipas tij e kishte dobėsuar bėrthamėn etike nė jetėn kombėtare shqiptare e kishte pakėsuar e gati edhe shuar mospajtimin, qėndresėn popullore. Sali Berisha nė sytė e akademikut tė shquar e kishte shndėrruar partinė nė shtet e shtetin nė parti, duke zėvendėsuar popullin me partinė, kishte ligjėsuar njė neodespotizėm politik e shtetėror, i cili davaritej nė ēdo pore tė jetės, e kishte arritur bile edhe nė fshikėzėn e asaj qė quhet pushteti i katėrt, nėpėr mediume, duke proklamuar dhe pėrcaktuar njė fizionomi politike, shoqėrore dhe shtetėrore tė pėrcjellė me gjuhė tė vulgarizuar, trysni tė shumėllojshme. Duke mos ndaluar kėtu ajo politikė shpėrfytyruese kishte arritur edhe nė gjyqėsorin duke korruptuar tėrėsisht kėtė institucion, duke bėrė tejkeqėsimin e kushteve pėr krijimtari shkencore dhe artistike, duke krijuar njė kapitalizėm primitiv tė ngjashėm me atė tė shek. 19, duke krijuar njė turbofolk dhe njė kiē nacionalizėm, duke shkelur Kushtetutėn dhe ligjet, duke futur vendin nė kaos moral, duke bėrė tradhtinė e interesave kombėtare, duke mosndėshkuar zyrtarėt e lartė tė korruptuar, duke keqpėrdorur edhe nxėnėsit e shkollave fillore dhe tė mesme nėpėr fushata zgjedhore, duke ndotur historinė kombėtare me rehabilitimin e figurave tradhtare sikurse Ahmet Zogu, duke glorifikuar bashkėpunėtorėt e fashizmit italian e tė nazizmit gjerman, duke promovuar pėrbindėshin kleptokratik, vjedhjen, grabitjen, plaēkitjen e pasurisė kombėtare nga ana e oligarkisė politike, duke shpėrfillur nė themele vlerat themelore antropologjike. Sipas akademikut, mospajtimi i tij, i qėndisur bukur nė kėtė libėr ishte ēėshtje, mision i etikės sė tij intelektuale, por edhe ēėshtje e pėrkushtimit tė tij ndaj Shqipėrisė dhe Kosovės, respektivisht ēėshtje tė atdhetarizmit tė tij tė pandashėm.

Rexhep Qosja duke folur pėr demokracinė e shumė trumbetuar kėtu tek ne, thekson se demokracitė moderne nuk shenjtėrojnė, fetishizojnė dhe mitizojnė shtetit. Kjo lloj demokracie sipas Qosjes mungon nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Sipas tij qeverisja nė trevat shqiptare ėshtė e prirur tė prodhojė ligje tė panumėrta, por mė shumė sipas tij paria shqiptare kėnaqet kur i shkel po tė njėjtat ligje.
Qosja duke kritikuar mėnjanėrinė dhe indiferencėn intelektuale, perifrazon Karl Poperin nė librin e tij “Shoqėria e hapur dhe armiqtė e saj” i cili thekson: “adhurimi i fuqisė politike ėshtė njėra prej idhujtarive mė tė shėmtuara njerėzore, ėshtė kujtim i kohės sė kafazit dhe i nėnshtrimit tė njeriut”. Sipas Qosjes kuptimi i lirisė ėshtė i ndryshėm, nga ajo qė e jetojnė aktualisht shqiptarėt. Qosja duke cituar Albert Camus nė librin e tij “Urrejtja robėruese” shprehet qė liria nuk do tė thotė tė flitet ēka t`i bie kujt nė kokė, as tė rritet numri i gazetave pėrplot skandale, as vendosja e diktaturės nė emrin e lirisė sė nesėrme. Liri para sė gjithash d.m.th mos tė gėnjesh.

Qosja duke kritikuar mungesėn e kėtij sensi tė lirisė ndėr politikanėt shqiptarė kritikon edhe biznesmenėt e ndryshėm tė cilėt pėrkrahin dhe mbėshtesin politikanėt, qė gėnjejnė, politikanėt qė nuk duan lirinė. Ai i kritikon ata pėrmes thėnies “ata janė miqtė tanė por ata janė edhe biznesmenė. E miq i kemi sepse janė biznesmenė”.
Duke kritikuar vobektėsinė e botimit tė librave shqip pėr Kosovėn dhe trevat shqiptare, autori thekson se vetėm nė Zvicėr ekziston njė shtėpi botuese serbe, e cila pėrkthen libra nė frėngjisht mbi Kosovėn dhe Serbinė, vepra shkencore, historike dhe letrare. Ndėrsa elitat shqiptare tė ndoruara (nė shėrbim tė qeverive dhe pushteteve) dhe duke pėrkrahur mėnjanėrinė kanė zgjedhur rrugėn e omertės dhe tė pėrkrahjes sė elitave qeverisėse. Rexhep Qosja duke folur pėr atė se a ėshtė realizuar katarsisi i duhur i elitave politike dhe intelektuale shqiptare, tė cilat janė shndėrruar nė soditės tė sė keqes, krahason rastin me gjermanėt, ai thekson se nė procesin e Nyrembergut (1945/46) u dėnua kryeredaktori, autori i kryeartikujve tė gazetės DER STURNER, sepse i kishte predikuar popullit gjerman filozofinė e rrenave, mashtrimeve, vrasjeve dhe urrejtjes, edhe pse kishte koeficientin mendor 106.

Qosja nė njėrėn prej intervistave tė tija shprehet se nuk ėshtė bėrė shkrimtar pėr tė shkruar libra po pėr tė sendėrtuar mision, pėr tė luftuar tė kėqijat. Ai kėtė e ka dėshmuar me veprat e tija tė shumta tė shkruara nė kohėn e aparteidit serb ndaj Kosovės, ku as pėr njė moment nuk u zmbraps nga veprimtaria e tij patriotike, kombėtare dhe intelektuale. Edhe pse Kosova nėn thundrėn serbe ai mėton se kjo nuk arsyetonte heshtjen dhe mungesėn e botimeve nga ana e intelektualėve shqiptarė tė asaj kohe. Duke marrė si shembull shkrimtarin italian Silvio Pelika ai thekson se ky shkrimtar me veprėn e tij mė tė lexuar “Burgjet e mia” kishte ndihmuar shumė pėr ēlirimin e Lombardisė dhe Venedikut nga pushtimi austriak. Duke kritikuar rolin e Ibrahim Rugovės gjatė veprimtarisė sė tij politike, Qosja jep njė fakt tronditės, atė kur Millan Millutinoviq kishte falėnderuar nė njė bisedė televizive me gazetaren e Beogradit, Mira Adanja, I. Rugovėn pėr mikpritjen e tij tė jashtėzakonshme, nė kohėn kur shqiptarėt e Kosovės hiqnin tė zinjtė e ullirit. Nė mes tjerash Rexep Qosja, akademiku i shquar kritikon edhe sjelljen servile tė shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, si vegėl e pushtetit komunist dhe atij postkomunist. Sipas Qosjes, Kadare nė librin e tij “Nėntori i njė kryeqyteti” shkruante pėr madhėshtinė e PPSHsė dhe fitoret e saja, e atėherė kur PPSH dhe Enver Hoxha u thoshin imperialistėve amerikan dhe socialimperialistėve sovjetikė se Shqipėria ėshtė kėshtjellė ku ata do tė thyenin dhėmbėt ,Kadare do tė botonte veprėn “Kėshtjella”, kur do tė prisheshin marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik, Kadare do tė shkruante veprėn “Dimri i vetmisė sė madhe” apo “Dimri i madh” ku ofron mendime raciste pėr rusėt, kur predikonte revolucionin kulturor ai do tė shkruante “Dasmėn”, ndėrsa kur PPSH dhe Enver Hoxha u shqiptonin anėtarėve tė Byrosė Politike tė Komitetit Qendror fletėrrufe pėr devijime “mikroborgjeze”, Kadare do tė shkruante “Pashallarėt e Kuq”. Pėrmes kėtyre argumenteve ai tenton qė tė demaskojė fytyrėn e vėrtetė tė Kadaresė, si shkrimtar tipik oborrtar i pushteteve.

Rexhep Qosja pėrveē kėsaj, shprehet edhe pėr atė se cilėt shkrimtarė lexohen dhe vlerėsohen mė shumė. Duke radhitur taksativisht ata qė sipas Qosjes ishin tė shquar dhe tė ēmuar prej letėrsisė, por jo edhe tė dashur dhe lexuar prej lexuesve ai numėron: Marsel Prustin, Xhems Xhojsin, Virxhinia Volf, Uiliem Folkner...... ndėrsa mė tutje ai kategorizon edhe ata tė cilėt janė shumė tė lexuar dhe tė dashur prej lexuesve, por jo edhe aq tė ēmuar prej studiuesve tė letėrsisė si: Agata Kristi, Zhorzh Simon, Den Braun etj.
Rexhep Qosja, me kėtė vepėr tė shquar lėshon kumtin pėrmbyllės e ai ėshtė se beteja pėr demokracinė dhe qytetarinė nėnkupton shporrjen e autoritarizmit, primitivizmit, dogmatizmit, tribalizmit, provincializmit. Andaj ky libėr, gjykoj se duhet tė jetė pjesė pėrbėrėse e secilės bibliotekė, pasi qė tė lexohet dhe analizohet me kujdes.

(Autori ėshtė pėrkthyes dhe profesor i gjuhės dhe letėrsisė frėnge, magjistėr i diplomacisė dhe shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist)

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 566 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Dallgė poetike
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:23
(Duke lexuar vėllimin “Thashė, tė bėhem edhe unė poet!” tė shkrimtarit Viron Kona). Kėto ditė lexuesit dhe kritika u njohėn me vėllimin poetik “Thashė,...
MOTI I VOCĖRR I CEN DESKUT
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:48
Nė shenjė rrespekti pėr herojntė tė cilėt shtrinė dorėn e pajtimit nė vitin 1990, reagoj ndaj librit Pajtimet nė Motin e Madh. Cen Desku pasi k...
DRENICA E PUSHKĖS DHE E PENĖS
E martė, 05 dhjetor 2017 - 19:40
(Vėshtrim pėr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galicės, Prishtinė, 2014) Prelud Pena mėmėdhetare gjithmonė u ngre njė himn pushkėve liridashėse, kri...
Orė letrare festive me rastin e Ditės sė Flam...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 22:51
Njė kurorėzim afirmativ i konkursit letrar mbėshtetur nga Ministria e Diasporės. Nė prozė, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, ēmimi i parė. Nė ...
Nėnė Shqipėri
E merkurė, 29 nėntor 2017 - 06:32
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi