Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shteti i së drejtës i kryeministrit Rama
Publikuar më 21 qershor, 2014 në orën 02:10 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mbase po shihen sukseset e para të qeverisë shqiptare me në krye, z. Edi Ramën. Aksioni i suksesshëm në Llazarat, dëshmoi se shteti kur donë, ngase për të mundur mundet çdoherë, arrin të tregoje efiçiencën e tij dhe të shtrijë ndikimin në tërë territorin e vet.

Duke përcjellur lajmet e ndryshme, vërejta një titull sarkastik dhe ironizues « Llazarati ra ». Ky titull thuajse tentonte të sqaronte se Llazarati, si një perandori shumë e madhe, thuaja se me territor sa Kina, kishte rënë përfundimisht. Ndërsa, në vend se të përgëzohej kryeministri dhe policia për këtë aksion, opozita e zhurmshme në Shqipëri me në krye, liderin e saj Sali Berishën, i cili me sa duket do presim edhe shumë vite e ai do na lodhë edhe më tej me fjalimet e tija absurde dhe alogjike, patetizuese e çoroditëse, në vend se të mbështesë aksionin e policisë, ajo sillet si e përdalë.

Po s`ke çka i bën. Inat allashiptarçe.

Ky aksion i cili është dashur të ndërmerret shumë vite më herët, ngase shteti duhej të kontrollonte Llazaratin e jo e kundërta, dëshmoi se shteti shqiptar kishte qenë peng i narkodilerëve dhe kapove. Ky aksion dëshmoi brishtësinë e shtetit shqiptar, përballë krimit dhe kriminelëve. Edhe zogjtë e malit e kanë ditur se Llazarati nuk do të ishte i tillë po mos të kishte përkrahjen e politikës, e sidomos të shtetarëve. Por ama, u dëshmua se një qeveri kur do, e them përsëri mundet të realizojë dhe ushtrojë shtetin e së drejtës.

Ky aksion, të cilin unë e konsideroj si mjaft të suksesshëm, sepse me gjasa do të jetë përcaktues për fatin e Shqipërisë, për të fituar vendin kandidat për në UE, i realizuar nga qeverisja Rama, dëshmoi se kupola e krimit nuk gjendej në Llazarat, por në instancat e drejtësisë dhe të ish qeveritarëve. Mbase ky sukses i kryeministrit Rama, e me gjasa nuk duhet tani t`i thurret atij aureolë lavdie, ngjalli shpresat edhe përtej shtetit amë, ku ishim mësuar të merrej shembull vetëm për të keq, duke dëgjuar sintagmën e famshme « Llazarati ». Ky fshat, i cili u mediatizua aq shumë, saqë nuk mund të imagjinohej dot, mbase do u shërbejë për diçka brezave që jetojmë tani dhe që do vijnë. E ajo është se askush nuk ka faj për atë se si jemi, përpos neve vet. Si dhe atë se problemi mbetet çdoherë tek qeveria.
Kur të marrim rastin e Serbisë, duhet të bëhemi realistë dhe të themi gjërat ashtu si janë. Serbia pas vrasjes së kryeministrit Gjinxhiq, ndërmori aksionin më të madh në historinë e saj, duke shkatërruar celulat e krimit dhe prostitucionit, Klanin e Zemunit. Mbase ky ishte një sukses që më vonë do t`a shpërblente shtetin serb, me marrjen e statusit kandidat.

Mirëpo, Shqipëria, edhe pse me vonesë, bëri atë që duhej bërë më parë. Dëshmoi se me të vërtetë nuk ishte një butafori aksioni i ndërmarrë. Dëshmoi se shoqëria shqiptare nuk është e mbërthyer nga inaptokracia (INAPTE- i paaftë, pa kapacitetin e duhur, term i Jean d`Ornesson, shkrimtar, akademik dhe gazetar francez). Por dëshmoi edhe atë se ndoshta jo të gjithë të majtët që qeverisin janë të aftë të ndryshojnë diçka, por shumica e të majtëve që qeverisin janë të aftë për të ndryshuar në të mirë shtetin amë.
E ndërkaq, përderisa kryeministri Rama me qeveritarët e tij, dëshmoi se është mendje që merret me ide e ngjarje, ish kryeministri Berisha, duke u marrë me njerëzit, e pikërisht me bashkëshortet e qeveritarëve, tregoi vogëlsinë e tij.
Kryeministri Rama, duke pasur si pararojë thënien e Gandit « fillimisht të injorojnë, pastaj të përqeshin, mandej të luftojnë, e pastaj fiton », shungulloi me aksionin e tij të fundit, ndërsa le të shpresojmë se ky yrish do të ketë jehonë ne tërë shtetin shqiptar, e të reflektojë edhe në këto shtetet tona, Kosovë dhe Maqedoni.
Kjo Mise en scene është e denjë për Shqipërinë. Dhe për shqiptarët.

(Autori është përkthyes dhe profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 807 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi