Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Të krenohemi me lojtarët shqiptar
Publikuar më 29 qershor, 2014 në orën 00:21 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh trajneri legjendar i kombëtares zvicerane Ottmar Hitzfeld. Kjo shprehje në momentet nëpër të cilat po kalojmë ne si komb, kam frikë se edhe për shumë kohë, nuk do të mbetet moto, vetëm e një trajneri me famë botërore të futbollit.

Megjithatë, ne le ti kthehemi rastit të trajnerit gjerman, të cilin pas vendimit për largim nga Bajerni dhe kalimin e tij në shtetin e vogël fqinj, Ueli Hoeness njëri nga bosët e këtij klubi të mirënjohur gjerman, do ta pyeste i çuditur dhe me dozë jo vetëm nënçmuese por paksa edhe të tepruar mosbesimi,; Çfarë bënë? Vërtetë shkon në Zvicër?! Mos të lutem, në atë vend të vogël, nuk do të arrish sukses të madh as nuk mund të bëhesh kurrë kampion botëror...

Sidoqoftë, në një intervistë për TV-Eurosport nga fundi i vitit të kaluar, trajneri i tanishëm i Ekipit Helvetik, pas sukseseve me kombëtaren zvicerane, do të deklaronte; besoj se tanimë ia kam arritur synimit tim.
Dhe vërtetë, qysh nga ardhja e tij në Zvicër e cila vetëm pak kohë më parë kishte një ekip gati të panjohur dhe që nuk gëzonte ndonjë reputacion të veçantë në arenën ndërkombëtare të futbollit,në këtë vend ndryshoi çdo gjë për të mirë, sa i takon këtij sporti.
Për ngritjen e klubit- helvetik, në lartësinë ku sot qëndron, strategu dhe profesionisti i mirënjohur gjerman e ndërkombëtar i futbollit Ottmar Hitzfeld, u mbështet pikërisht tek futbollistët premtues dhe cilësor shqiptar të cilët edhe përbënin numrin më të madh të lojtarëve aktiv.

Ishin 5-6 emrat më të dalluar të futbollit zviceran, të gjithë të rinj e të shëndetshëm dhe mjaft kualitativ, duke filluar nga Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Adnan Mehmeti, Blerim Xhemajli e të tjerë, me të cilët ky trajner edhe një herë u tregua i pagabuar, duke ngjitur Zvicrën kësaj radhe në pozita të cilat kjo kombëtare nuk i pati asnjëherë në të kaluarën,dëshmoi se me mbështetjen në djelmoshat shqiptar, ai bëri përzgjedhjen më të mirë të tij.
Sportistët e lartpërmendur emblematik,jo vetëm se ishin shpresa kryesore dhe vendimtare për mbarëvajtjen e ekipit, por ç`është e vërteta, ata u kthyen edhe në faktor determinues, si për kualifikimin në kampionatin botëror 2014, ashtu edhe për lojërat befasuese dhe arritjet sublime të Ekipit Zviceran, në kampionatin botëror që po mbahen këto ditë në Brazil.

Për sukseset e tij, në Gjermani dhe Zvicër, kudo që ai punoi,Ottmar Hitzfeld, shpesh herë në vend të Ottmar, do të thirrej me epitetin nderues "Gott"-mar, që përkthyer në shqip- (Gott-Zot), i bie të cilësohet si "Zot" i futbollit, nën udhëheqjen e të cilit Zvicra para disa ditësh mundi hiq më pak se njërin nga ekipet më të mira të 16-shit, të parë favorit për këtë kampionat, si Hondurasin me një rezultat tejet atraktiv 3=0, të cilin do ta kishin lakmi shumë vende me përvojë edhe më të madhe dhe renome më të gjatë e të kamotshme ndërkombëtare në futboll.
Madje, gjëja më e këndshme nga e gjithë kjo histori për ne shqiptarët kudo, është fakti se realizues sublim i të tri shënimeve ishte futbollisti më i dalluar dhe njëri nga golashënuesit tanimë më të njohur ndërkombëtar, bashkëkombësi ynë i ndritshëm- i famshmi Xherdan Shaqiri.
Pra, ai ishte hero i këtij takimi kualifikues të kampionatit botërorë dhe pa më të voglën mëdyshje ylli më rrezatues i cili gjatë krejt ndeshjes shkëlqeu fort e gjithanshëm për të gjithë.
Xherdani, që në minutën e 6-t, shënoi golin e parë dhe më të mirin, jo vetëm në këtë ndeshje, gol që një specialist i futbollit zviceran e cilësoi si të veçantë, të cilët deri atë ditë kishte menduar se mund ti realizonte vetëm Leonel Messi, por nga sonte edhe ne kemi Messin tonë, deklaroi ai me kënaqësi.

Shaqiri,pas minutës së 30-t, dha golin e dytë, duke ngritur rezultatin në 2=0, me të cilin përfundoi edhe pjesa e parë.

Madje golashënuesi i artë shqiptar i doli shumëfish hakut edhe lojtarit me origjinë kroate, të lindur në Lachen, Kantoni i Schwyz-it, të Zvicrës, Josip Dërmiç, përndryshe lojtar i FC-Nyrnberg të Gjermanisë, dhe pjesëtar i kombëtares Zvicerane të futbollit, duke i krijuar disa shanse, për shërbimet që i bëri Xherdanit, por me gjithë mundësit e mira që pati, përpjekjet e tija u treguan të pa mjaftueshme për shënim.

Ndaj, sikur nuk mbeti rrugëdalje tjetër, veçse fenomeni shqiptar Xherdan Shaqiri, të mblidhte edhe një herë të gjitha forcat dhe në minutën e 71-t, të realizonte edhe hat-trikun e parë shqiptar të shënuar ndonjëherë, dhe të dytin në këtë Kampionat Botëror, (pas Myllerit të Gjermanisë) për çka duhet të ndihemi krenar të gjithë shqiptarët kudo, duke ngritur rezultatin në 3= 0, me të cilin edhe do të përfundonte ky takim i suksesshëm me Hondurasin.

Por, t'i kthehemi pak edhe biografisë së këtij trajneri kaq të suksesshëm. Kush është në të vërtetë Ottmar Hitzfeld?. Kryesuesi shumëvjeçar i Ekipit Helvetik, i cili nga vera e vitit 2008 e këtej udhëheqë me sukses kombëtaren zvicerane dhe njihet si trajneri i dytë më i suksesshëm i të gjitha kohëve në ligën federale gjermane pas Josep Gardiolës, nga pikët e arritura në çdo lojë!...

Ottmar Hitzfeld u lind më 12 Janar të vitit 1949 në vendin e quajtur Lörach të Badenit në Gjermani. Ai,fillimisht do të njihej si matematicient i shkolluar dhe mësues efektiv sporti, por që për kohë të shkurtër, do të kthehej në njërin nga trajnerët më të suksesshëm gjerman dhe ndërkombëtar të futbollit.
Për kualitete e treguara, jo rrallë emri i tij nga Ottmar do të shndërrohej në “Gott”-mar, që përkthyer në shqip, (“Gott”- Zot), siç u cek më lart-nënkupton cilësimin e tij si Zot të futbollit.

Hotzfeld ishte udhëheqës i klubeve futbollistike; Grasshopper të Cyrihut, Borusisë së Dortmundit dhe Bajernit të Mynihut, kohë gjatë së cilës realizoi 18 tituj të lartë dhe dëshmua si trajneri më i suksesshëm gjerman e ndërkombëtar i futbollit, për çka edhe do të zgjidhej dy herë si trajneri më i mirë i vitit.

Ai është edhe njëri nga pesë trajnerët që me dy klube të ndryshme do të fitonte kupat Evropiane të UEFA-s, në ligën e Kampionëve.

Falë këtij profesionisti shembullor dhe kualitetit që treguan lojtarët shqiptarë, Otto Hitzfeld si asnjë ekspert tjetër më parë, djelmoshat e emigrantëve tanë, i ndihmoi të shndërrohen në Yje, kurse ata me lojën sublime i dolën hakut trajnerit të tyre dashamirës, duke mbajt me energji të pashtershme kurdoherë të ndezura dritat jeshile për kualifikimin me sukses të shtetit zviceran në kampionatin botëror, ndaj sot për kombëtaren helvetike luajnë hiç më pakë se 5 djelmosha të dalluar nga Kosova dhe Ilirida, të cilët përbëjnë mëse gjysmën e gjithë ekipit të angazhuar në këtë kampionat botëror.

Në anën tjetër, nuk është aspak për tu çuditur se nuk qe vendimtar numri prej rreth 200 mijë bashkëkombësish tanë që për kaq kohë dhe vite jetojnë këtu, por ishte heroizmi - sportivë i këtyre djelmoshave të dalluar, ai që rriti respektin dhe ngriti në piedestal reputacionin jo vetëm të tyre si lojtarë në ekipin e këtij shteti, por të një populli të tërë, me ç`rast gazeta prestigjioze zvicerane "Die Weltwoche" erdhi e stolisur me pamje të flamurit tonë kombëtar dhe "regjistrojë" "Kosovën" si kantonin e 27 të Zvicrës, nga 26 sa i "kishte deri më tani" ky shtet.

Bijtë tanë bënë që pas Francës e cila kryeson me 7, Zvicra të zinte vendin e dytë në grup me 6-t, pikët e fituara, kur nga 6,-golat e shënuara, 5 i realizuan lojtarët shqiptar, një Xhaka, një Mehmeti dhe tre Xherdan Shaqiri.

Kështu që, pas kualifikimit të arritur me 5 golat e shqiptarëve, 3 nga të cilat i realizoi Shaqiri vetëm në ndeshjen kundër Hondurasit, të gjithë futbolldashësit e Zvicrës, për këtë Kampionat Botëror që po mbahet në Brazil , shpresat e tyre i kanë varur te ky luan i artë 22 vjeçar, dhe krenaria e kombit tonë në futbollin zviceran e ndërkombëtar, si dhe kolegët e bashkëkombësit e tij me prejardhje nga Kosova dhe Ilirida, si Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmeti, Blerim Xhemajli etj., të udhëhequr nga miku i madh i shqiptarëve, trajneri gjerman me famë botërore, Ottmar Hitzfeld.

Pra edhe pse Zvicra në të tetën e finales, më 1 korrik të këtij viti, për kundërshtar do ta ketë një ekip të klasit të lartë dhe një nga kombëtaret më të forta dhe më me përvojë në futbollin ndërkombëtar, siç është Argjentina, Helvetikët të trimëruar nga suksesi me Hondurasin, shprehen se nuk kanë pse të frikësohen, derisa ata siç e thonë edhe vet, tanimë e kanë Leonel Messin e tyre, duke menduar në Xherdan Shaqirin, të cilin e krahasojnë me Naymarin e Brazilit dhe Messin e Argjentinës si dhe konsiderojnë- hero për momente të mëdha!

Ndaj, si çdo herë edhe me këtë rast kaq sublim, ne dhe të gjithë bashkëkombësit kudo, urojmë nga zemra që lojtarët shqiptar të luajnë sa më mirë, të japin gjithçka nga vetvetja për fitoren e radhës, të arsyetojnë besimin e shprehur nga trajneri Hitzfeld, Zvicra dhe pjesëtarët e popullit të tyre këtu dhe kudo në botë, të kurorëzojnë me sukses mundin e dhënë dhe të bëhen shembulli më i mirë i mundshëm i të gjitha gjeneratave, i atyre që presin dhe u dëshirojnë avancime të mëtejshme këtyre heronjve, duke na nxjerrë të gjithëve faqebardhë dhe bërë të ndihemi për jetë krenar me djelmoshat tanë, Emblemën e sportistëve heronj.

Gani Qarri

Cyrih, 28 qershor 2014
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 3 vizitorë
Lexuar: 2,723 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Të krenohemi me lojtarët shqiptar
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21
Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t...
Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve t...
E enjt, 21 nntor 2013 - 01:45
Menjëherë, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, për në Zvicër, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falënderon organizatorët e me...
Dy binjakët Ajeti kontratë profesionale me ...
E shtun, 04 maj 2013 - 13:51
Pas gati një viti konsulte, vëllzërit Ajeti(16)nënshkruan për Bazelin dhe jo për Barcelonën. Po mbushën gati një vit që dy futbollistët binja...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meçin kund...
E diel, 30 shtator 2012 - 15:28
Para pak çastesh, përfundoi një dramë e madhe e boksit në Villars Sur Glane Fribourg të Zvicrës, ku bashkëkombasi ynë Sevdail Sherifi, me plot mer...
Një ditë eksituese për sportdashësit e Ko...
E merkur, 23 maj 2012 - 22:52
U aprovua nga FIFA kërkesa e FFK-së për ndeshje miqësore në nivel të përafqësueseve shtetërore Lajmi i shumëpritur për aprovimin e kërkesës...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi