Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Flet aktori dhe pedagogu Enver Petrovci
Publikuar më 23 korrik, 2014 nė orėn 03:24 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
PĖRSONAZH/ Flet aktori dhe pedagogu Enver Petrovci

“Daja” njė film ku gjuha ishte pjesa mė e vėshtirė pėr mua
- Nė fillim nuk e pranova me kėnaqėsi kėtė rol, pasi kishte tė bėnte me dialektin
-Njė film kur pėr gjuhėn punova mė shumė se pėr rolin
-tė gjithė kolegėt mė ndihmuan pėr dialektin tironc
-Regjisori Harxhi, kishte bėrė njė organizim perfekt
- Tirana mė ka falur shuam dashuri, do di si t’ja shpėrblej
_Tirana ka njerėz tė mrekullueshėm, ndryshe nga Prishtina
_Jeta artistike nė Tiranė duhet tė mbėshtete nga politika
-Gjuhėn shqipe do ta mėsoj perfekt, qė nė Teatrin Kombėtar tė dal i realizuar

Filmi i fundit artistik “Daja” i regjisorit Ilir Harxhi ka ngjallur shumė diskutime. Njė film tejet interesant, emocional, me njė subjekt qė i pėrshtate kohės qė jetojmė dhe qė nuk ka asnjė ekzagjerim. Skenaristi ka ruajtur subjektin nga zmadhimi apo mbivlerėsimi i situatave duke pėrcjellė njė ngjarje reale, qė ka ndodhur jo pak herė nė Shqipėrinė postkomuniste. Daja nga Tirana (rol qė e luan me mjeshtėri Enver Petrovci), ėshtė njė burrė babaxhan, tipik tiranas i vjetėr. I shėndetshėm, i qetė, i afruar me njerėzit, mirėbėrės, dorėlėshuar por edhe punėtor i madh. Ai ka disa vjet qė ka ngelur i ve dhe pa fėmijė dhe vazhdon atė pasion tė qoftexhiut tipik tiranas, profesion qė se zėvendėson me asgjė. Punon me orar tė zgjatur, se tek puna ai shmang brengat e jetės. Ėshtė njė burrė tradicional. Nė vitet e para tė demokracisė ai ndihmon nipin, djalin e mors tė emigrojė nė Greqi. Pėr vite tė tėra nipi hesht. Por papritur ai dėrgon tek Daja njė zarf me foto, ku brenda kishte dhe njė zarf pėr abshkpuntorin e tij. Hapen zarfet dhe daja me bashkpuntorin shkėmbejnė fotot. Nipi mes femrash, mes gėzimit, jetės sė qefit, qė fton dajėn nė Greqi. Daja tundohet. Shkon bashkė me bashkėpunėtorin nė Greqi. Tundohet nga femrat e bukura. I dėshiruar pas femrave dhe qejfit tė rastit ai pinė disa viagra Bie nė kllapi. Nipi mendon se vdiq dhe problemi ėshtė si ta kalojnė nė Shqipėri pasi kalimi me morg ka shpenzime. Kėtu nis njė odise tjetėr ajo e korrupsionit nė Shqipėri...

Ju kohėt e fundit ishit nė rolin kryesor tė njė filmi artistik, ku kishit rolin e Dajes nga Tirana, Ēfarė pėrbėn pėr ju ky rol?

Unė nė fillim nuk e pranova me kėnaqėsi kėtė rol, pasi kishte tė bėnte me dialektin. Ka shumė aktorė tė tjerė qė janė rritur kėtu dhe nuk e kanė shumė problem dialektin. Eksperienca ime mė ka treguar kėshtu, se ėshtė mė e lehtė ta thuash njė tekst, nė gjuhė tė huaj, qė se ke fol kurrė, ose e flet pak, se sa nė njė dialekt tė veēantė brenda njė gjuhe. Ne jemi mėsuar me dialektin tonė dhe ėshtė shumė e vėshtirė tė ndėrrosh dy apo tri germa brenda njė fjale nė dialekt se sa tė mėsosh njė gjuhė tė re. Por ėn fakt ishte kėmbėngulja e regjisorit Ilir Harxhi, duke mė thė se mundesh, mundesh ta realizosh Dajėn e Tiranės. Dhe nė fakt tė gjithė kolegėt e tjerė ishin tiranas, flisnin atė gjuhė qė ma lehtėsuan deri diku kėtė mėsimin e saj me veēori nė theks. Me ndihmėn e tyre besoj se ja dola mbanė. Kėta djem qė punova mė thanė se nė film, ja dola po aq mbarė sa tironcit e vėrtetė. Kjo mė gėzon.

Ju dhe nė veshje dhe nė gjuhė pėrcollėt tek spektatori tironcin e vėrtetė, tipik. Nė momente tė caktuara nuk gabove qė tė dilje tek vetja ose si daja si kosovar?

Unė nuk kam luajtur Dajan, apo tironcin si karakter, por kam luajtur tironcin (si i thonė kėtu) si dialekt. Pra dialektin e tyre. Mirėpo karakterin e kam gjetur nė mardhėniet me tė tjerėt. Ka si Daja shumė njerėz, nė mesin e shqiptarėve. Kėta njerėz, kur mbesin pa grua, pa fėmijė, sakrifikohen pėr nipėr, mbesa apo kushėrinj. Punojnė, bėjnė mirė dhe harrojnė veten. Nė kėtė rast Daja ėshtė tipik, bamirės, i dashur, njerėzor, korrekt qė i pėrkushtohet tė afėrmve dhe investon pėr nipin qė tė ikė jashtė shtetit, vetė Daja ėshtė i ve, pa fėmijė. Ai i lidhur me punėn ka harruar jetėn e tij private. Pra kėtė kam nxjerr unė nė rol.

Ku ishte vėshtirėsia nė kėtė rol?

E theksova tek gjuha, tek teksti. Ishte shumė i vėshtirė teksti pėr mua me kėtė dialekt. Unė kam njė tė keqe dhe njė tė mirė. Kur marr njė rrol, futem me idenė mendimin dhe dėshirėn se unė kėtė rrol e bėj mė mirė se kushdo nė botė. Kėtė e formoj bindje nė vete. Madje kam kėtė bindje se roli im do tė jetė mė i miri ėn botė. Pa u futur me kėtė bindje nuk mund ta realizoj rolin, apo nuk e nis rolin. Eci me bindjen se mua mė shkon teksti, mua mė shkon dialogu. Derisa Harxhi nuk mė bindi nė fillim, por me kohėn ai mė bindi.

Dhe ku punuar mė shumė nė kėtė rol?

Unė nė kėtė rol kam punuar mė shumė nė tekst, pra nė dialekt, tė mėsoja dialektin tironc tė Dajės. Pra nuk punova nė rol aq sa nė dialekt. Dialekti ishte pjesė e rolit, madje pjesa mė e rėndėsishme. Unė i jap shumė kujdes gjuhės. Ajo ka njė ndjeshmėri tė veēantė tek spektatori. Unė po kėshtu i kam dhėnė nj rėndėsi tė veēantė gjuhės serbo-kroatishte, dhe dialektet e tyre po ashtu dhe dialektet kroato-boshnjake. Pra kėto gjuhė duke pasur role, i kam mėsuar shumė bukur, pasi u dhashė shumė rėndėsi gjuhės. Tashmė me kėtė rėndėsi po eci drejtė mėsimit tė gjuhės shqipe, gjuhės standrate.

Pra ėshtė nj ėndėrr?

Po e them me bindje se njė ėndėrr e jetės sime ėshtė qė kur tė ngjitem nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Tiranės me njė rol, gjuha ime tė tingėllojė mė bukur se e ēdo aktori tjetėr shqiptar qė luan nė kėtė skenė gjigande. Kjo ėshtė ambicia ime, qė gjuha ime shqipe tė jetė mė e bukura, e tė gjitha kohėrave. Kjo ėshtė ambicia. Ti thua mbase se arrij? Besoj se po. E kam detyrė brenda vetes.

Kjo ambicie ėshtė pjesė e asaj qė keni disa vjet qė si ndaheni Tiranės?

Mua Tirana mė pėlqen madje shumė. Tirana ka edhe probleme pro probleme ka gjithkund. E ndjej veten tė respektuar pasi njerėzit nė Tiranė dinė si ta shprehin dashurinė. Kjo mua mė mungon nė Kosovė, por nuk mė ka munguar dikur kur kam jetuar nė Beograd. Por nė Prishtinė kjo dashuri e pastėr njerėzore mė mungon. Kėtu kam gjetur dashurinė tjetėr, respektin e munguar, pasi tė gjitha kėto i ndjej tė bėhen me dėshirė edhe ndaj familjes time.

Jeta artistike nė Tiranė a ėshtė e niveleve tė metropoleve evropiane?

Pėrsa i pėrket njerėzve po, ndėrsa porsa i pėrket qeverisė jo. Nė njė vend nuk mjafton vetėm te kesh artistė tė mirė, pro duhet patjetėr tė kesh dhe njė qeveri tė mirė, qė ta dojė dhe ta stimulojė artin. Kėtu ka shumė artistė ėt talentuar, nė muzikė, balet, teatėr, por pa mbėshtetjen e ligjeve tė ēdo qeverie nė funksion tė artit, kėta do ngelen nė hije. Por jo vetėm qeveria por edhe ēdo investim nė drejtim tė artit duhet tė ketė lehtėsime qė jeta artistike tė gjallojė. Kėshtu ėshtė nė ēdo vend Evropian. Pra kur qeveria nuk e mbėshtet dot nė mėnyrė tė plotė artin, athere ai do gjejė nj ėmnyrė tjetėr qė ēdo investim tjetėr qė bėn dikush pėr artin duhet tu lehtėsohen taksat, pasi financojnė artin. Ose duhen tė tjera ligje qė e lehtėsojnė biznesin qė ndihmon. Psh jashtė kur bėhen filma koordinohen shteti me privatin nė mėnyrė ligjore pėr tė bėrė kėtė investim kolosal. Nuk duhet tė ketė konflikte mes artit kulturės dhe financimit. Ka shumė njerėz qė duan ta financojnė artin, por nuk janė ligjet e pėrshtatshme qė ta lehtėsojnė kėtė investim. Mė kėta artistė, me kėto institucione, jeta artistike nė Tiranė duhet te ketė dhe mė shumė gjallėri, mė shumė hapėsirė. Tirana ka shumė avantazhe, ka shumė objekte qė tė impresionojnė. Nė Tiranė ndihesh gjithmonė mirė dhe me njė politikė tė mirė arti do tė marrė vendin qė i takon.

Ju nė kėtė film keni luajtur dhe nė tokėn greke, kishte ndonjė emocion tė veēantė ky vend?

Unė kam luajtur nė kėtė vend dhe mė parė, mė herėt madje nė greqisht. Por nuk kam pasur ndjesinė e tė qenit vetė, Unė nė kėtė film kam qenė me njerėzit e mi. Kam qenė i relaksuar, aq mė tepėr qė regjisori Ilir Harxhi, ėshtė marrė me tė gjitha detajet e realizimit tė filmit dhe ne nuk na ka munguar asgjė. Ne si ekip ishim tė qartė dhe ne jemi ndjerė si nė Shqipėri. Aty takuam shumė shqiptarė, kalonim mbrėmjet mes shqiptarėve, na shoqėronin shqiptarė dhe kėshtu ne ishim kudo nė ambiente tė mirėpritura. Kudo ku lėvizėm, asnjėherė nuk na ngacmuan , apo tė na pengonin. Ēdo gjė eci sipas planit. Nė Greqi jemi ndjerė si nė vendin tonė.

Albert Z. ZHOLI

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 79 vizitorë
Lexuar: 2,302 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i n...
E martė, 14 nėntor 2017 - 04:25
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn” “ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė...
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi