Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
INTERVISTË ME KRYETARIN E LKSHM-SË, HASAN QYQALLA
Publikuar më 22 gusht, 2014 në orën 00:37 ( ) Mustafë Krasniqi | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Ju kërkoni atë që keni nevojë, e neve na lehtësoni punën tonë”.

Z. Qyqalla për lexuesin na thoni se sa është i pranishëm, në vendlindje, bota krijuese dhe vetë mërgimtari-poet?

H. Qyqalla: Fillimisht më lejoni t’ju falënderoj për ftesën tuaj dhe më lejoni ta them një të vërtetë historike se; mërgata ishte dhe mbeti njëra ndër shtyllat kryesore të kulturës së kombit, qoftë në atë politike, kombëtare dhe atë krijuese-letrare. Andaj përmes këtyre përpjekjeve, mërgata me të gjitha sakrificat, ka arritur ta zbërthej në arsye qëllimin dhe qëndresën e saj kur ishte në pyetje atdheu mbase jo vetëm që ka qenë i pranishëm por ka pasur edhe rol kyç në të gjitha sferat e jetës që nga rilindësit e tutje, sidomos në kauzën e fundit ka ngjallur ndjenjat e një rilindjes së re, qoftë përmes emocioneve krijuese-poetike, ato fizike, diplomatike, e financiare. Megjithatë vargu dhe poeti mërgimtar ka qenë dhe është i pranishëm te lexuesi i vendlindjes, gjë që sot edhe istuticionet tona kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e botës krijuese të mërgatës, mbase s do harruar përpjekjet e krijuesve të sotëm, të mërgatës, për shkrirjen në një organizim të mirëfillshëm, që në saj të saj kemi arritur ta themelojnë LKSHM-në botë.

Z. Qyqalla Kur flasim për Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, LKSHM-në, ju edhe u zgjodhët në Kuvendnin e parë Themelues kryetar i saj, gjë që ju përgëzojmë padyshim. A mund të na thoni se si u lindi ideja për këtë bashkim të botës krijuese, të mërgatës?

H. Qyqalla: Realisht të themi se çdo fillimi është i vështirë dhe i mundimshëm. Andaj, do them dy-tri fjalë rreth themelimit të Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (2006), kur një grup nismëtarësh me në krye Z. Martin Çuni, filloi një riorganizim i mërgatës shqiptare në segmentin e nivelit intelektual, kulturor e artistik. Organizuam, shumë Orë Letrare, promovime titujsh e autorësh të rinj, Manifestime që identifikoheshin me figura e personalitete të dimensioneve ndërkombëtare,siç ishte p.sh. 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, pastaj Azem Shkrelit (që janë Takime tradicionale organizuar me Familjen Shkreli) dhe ka karakter shpërblyes, Ora e madhe letrare tradicionale „Pavarësia“,…etj. Kjo, sikur zgjoi kureshtjen edhe tek bashkëkombësit në shtetet tjera ku veprojnë e krijojnë shqiptarët, duke kërkuar ndihmesën tonë rreth Statutit, formës organizative, etj., ku filluan organizmat e para simotra në Austri, Suedi, Zvicër, Norvegji, Belgjikë, të frymojnë…! Në vitin 2012, në Mbledhjen e Kuvendit Zgjedhorë (pas dorëheqjes nga posti i Kryetarit, të Z. M. Çuni), unanimisht u zgjodha Kryetar i LSHAKSH për Gjermani. Punuam në mënyrë intensive që të fillojmë shtrirjet e para organizative të bashkëpunimit me asociacionet simotra, si me Austri, Suedi, Norvegji,… e kështu me radhë. Ky bashkëpunim, solli si ide edhe integrimin e këtyre Shoqatave nën një ombrellë të përbashkët. Më 5 gusht 2013, u mblodhëm në Prishtinë (Hotel Sirius) gjithë përfaqësuesit, delegatët dhe krijues tjerë nga mbarë bota (ishin rreth 100 krijues të pranishëm), kur nxorëm një Këshillë të përbashkët iniciues dhe dolëm me një DEKLARATË të përbashkët, që gjer në fund të muajit historik të shqiptarëve, pra Nëntorit, të organizohet Kuvendi Themelues i këtij asociacioni të përbashkët. Me një përkushtim të veçantë dhe profesionalizëm të paparë, arritëm të mbajmë premtimet deklarative të gushtit në Prishtinë, duke thirr edhe Kuvendin e parë Themelues, dy ditorë në Koblenz të Gjermanisë, përkatësisht më 23 e 24 nëntor. Këtu emërtuam Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në mërgatë, kur u miratua Statuti (me disa propozime e këshillime) zgjodhëm edhe Kryesinë dhe organet tjera përkatëse dhe përpiluam Projektet e planit dyvjeçarë. Mos të harrojmë se pa një mbështetje institucionale, vetëm vullneti e dëshira do ngelnin vetëm një ëndërr e paprekur. Prandaj, Ministria e Diasporës, dhe vet Ministri Makolli, na ka mbështet dhe përkrah fuqishëm, ku edhe është prononcuar edhe vet Z. Makolli: Ju organizohuni, ne do ju mbështesim maksimalisht në çdo formë, pa ndërhyrë në politikat tuaja të brendshme zgjedhore. Kështu edhe ndodhi, ç’është e vërteta.

Z. Qyqalla Ju ishit më parë edhe kryetar i LSHAKSH për Gjermani, a është kjo një shtyrje për t’ju nxitë për një bashkim me botën krijuese të mërgatës?

H. Qyqalla: Kujtoj se, ishte një parapërgatitje dhe synim i përbashkët i të gjithë krijuesve, që t;i shpiem gjërat më tutje. Por mos të harrojmë se kjo kërkon punë, sakrificë dhe bashkërendim. Gjithsesi, gjetëm akordimin e përbashkët dhe ia dolëm…Mbase përgjigjen e kësaj pyetje pjesërisht e dhashë më lartë.

Z. Qyqalla ju si krijues që keni arritur në të gjitha trevat shqiptare dhe në atë të mërgatës të krijoni identitetin tuaj si poet i mirëfilltë, a do të thotë se jeni përqendruar që përmes unit tuaj krijues ta nxisni edhe botën krijuese që të flasin me një gjuhë, gjuhën e artit dhe përmes saj ta përçoni te populli dhe politika e saj; se jeta e shqiptarit është Shqipëria Etnike?

H. Qyqalla: Vërtet kemi arritur ta identifikojmë vetën si krijues të mirëfilltë dhe mu për këtë dëshironim ne krijuesit e mërgatës, si imperativ i kohës moderne dhe reale ta vejmë në praktik idealin shpirtëror, atë për Shqipërinë Etnike. Prandaj edhe ftuam krijues të devotshëm nga të gjitha trojet tona, si Adem Demaçi, Flora Brovina, Murat Gecaj, Arqile Gjata, Thanas Jani, Kalosh Çeliku, Zejnepe Alili-Rexhepi, Bilall Maliqi, Arsim Halili, Safet Hyseni, Anton Gojçaj,…etj. Mos harrojmë se edhe rilindësit ishin ata që i paraprinë ndryshimeve shoqërore kombëtare, përkatësisht ngritjes së ndenjes kombëtare. Gjersa ne përpiqemi të demantojmë gjeografinë e ndarjes administrative kombëtare të kongreseve perëndimore, në dëm të identitetit. Kushtimisht insistojmë, ne krijuesit dhe bota mërgimtare shqiptare të dalim me një himn dhe flamur kombëtarë. Jemi të kujdesshëm paralelisht me shtetin e Dardanisë-Kosovës së sotme, karshi maksimës „pa dhënë të dhembshmen s’mund të marrësh të kojshmen“!Uroj të jemi modalitet e bashkimit, unifikimit dhe intensifikimit kombëtarë, sinonim i Shqipërisë Etnike, do të thosha, duke iu shmangur termave të ekstremiteteve të prodhimit tonë kundërtikombëtarë.

Z. Qyqalla Na thoni se bota krijuese e mërgatës shqiptare sa është e pranishme në instuticonet e Kosovës dhe në ato të medieve, qofshin elektronike apo të shkruara e TV-të?

H. Qyqalla: Më vjen keq kur shprehem për nivelin e ultë të kulturës së leximit në përgjithësi dhe institucion-alistëve në veçanti. Mbase, janë Institucionet tona që prodhojnë tituj apo më konkretisht dhurojnë tituj të lartë deri me gradime shkencore, akademike, gjersa barometri i njohurive përgatitore nuk kalon mesataren e standardit të shkollimit të mesëm të standardeve perëndimore apo deri atëherë kur pasoi (ri)okupimi institucional arsimor serb i fundviteve të ’80-ta. Sa e pranishme është fjala e bukur artistike në mdeiat tona televizive, mjafton t’ju përgjigjem me pyetjen: sa emisione televizive i qasen krijuesit dhe krijimtarisë sot, gjersa për krijuesit e mërgatës ka standarde të veçanta, të cilat janë të njohura për opinionin tonë!? Edhe më i çuditshëm është fakti, që ende nuk jam ftuar në asnjë emision radio-televiziv për gjithë aktivitetin e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, përjashtuar këtu vijën insituconale kur i janë qasur Divizionit për informim me publikun të Ministrisë së Diasporës, të cilët më kanë njoftuar me kohë (që do falënderuar Z. Lorik Pustina), apo edhe kanë ndihmuar kontaktimin me Kryesinë e LKSHM, që vlen të përmendet, Ministri I Diasporës Z. Ibrahim Makolli, Shefja e Kabinetit të Ministrisë së Diasporës Z. Ardita Kika dhe koordinatori i Agjendës së përbashkët LKSHM dhe Ministria e Diasporës, Z. Shani Hamitaga. Përzgjedhjen e mysafirëve e bëjnë gazetarët apo udhëheqësit e emisioneve, sipas tekeve e huqeve të tyre individuale, duke e shpërfillë hierarkinë e asociacionit tonë!!! Prandaj, uroj që të ndërgjegjësohen gazetarët e „mirëfilltë“, nëse nuk kanë „hile“ tjetër.

Z. Qyqalla - sipas jush mediat sa ishin të pranishme këtë vit e konkretisht më 05 gusht 2014 në Amfiteatrin e Kompleksit “Zahir PAJAZITI” në Orllan, në orë e madhe letrare “Promenadë poetike” si dhe në takime tjera?

H. Qyqalla: Vërtet është për të ardhur keq, kur afër njëqind krijues e artdashës nga mërgata mbarëshqiptare e nga gjithë trojet tona etnike, vizituan fillimisht kompleksin e heroit Afrim Zhitia, ku na pritën bashkëfamiljarët e heroit A. Zhitia, për të vazhduar në kompleksin e Komandantit Zahir Pajaziti, ku edhe këtu na pritën bashkëfamiljarët e Komandantit Z. Pajaziti. Gjersa, në amfiteatrin e këtij kompleksi u mbajt edhe Ora e madhe letrare “Promenadë poetike mërgimtare”, pa praninë e asnjë mediumi televiziv. A nuk është për të ardhur keq, për ata që kanë ndërgjegjeje (nëse kanë)?Po ashtu asnjë gazetë ditore, nuk e panë të arsyeshme të përcjellin këtë paraqitje të mrekullueshëm dhe frymëzuese, si për nga organizimi po ashtu edhe për vlerat që i shpalosën krijuesit!

Z. Qyqalla - këtë vit dallimi prej viteve tjera është i dukshëm, sa duket sponsor kryesor ka qenë Ministria e Diasporës dhe i vet Ministrit, Z. Ibrahim Makolli, si kanë qen raportet me LKSHM-në?

H. Qyqalla: Tashmë ne, mërgimtarët, jemi produkt institucional. E them këtë, për arsye se; nisma dhe angazhimi i jonë gjeti përkrahjen dhe pa e harruar se ishte edhe ide e vet Ministrit Makolli, të organizohemi nën një ombrellë, që do mund të koordinonim aktivitetet tona në mënyrë të harmonizuar institucionalisht. Pra, që nga fillimi Z. Makolli, ka mbështetur organizimet e aktivitetet tona, por asnjëherë nuk do ndërhyjë në politikat e brendshme zgjedhore. Kjo vazhdë, tani më është intensifikuar dukshëm dhe mburremi me bashkërendimin dhe raportet që kemi ndërtuar. Urojë të vazhdohet edhe më tej ky sinkronizim i punës mes Ministrisë së Diasporës dhe Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, si asociacion i parë dhe emblematik për vetorganizim...! Kjo përvojë e ngritjes së kulturës kombëtare, do zgjeruar e imituar edhe nga shoqatat e asociacionet tjera simotra brenda e jashtë vendit.

Z. Qyqalla po ju kthehemi edhe njëherë pyetjes së mediave, A janë mediat në interes të mërgatës dhe sipas jush sa duhet të ketë vend mërgata në këto media?

H. Qyqalla: Si duket, kjo kohë e komercializimit i ka prekë dellin edhe përfaqësuesit mediatik, pa përjashtime, kuptohet. Ju thashë pra se, asnjë FTESË nuk e kam marrë deri më sot nga mediat, me që jam kryetar i LKSHM-së dhe realisht kjo dhe më takon që të përgjigjem sipas programit dhe hierarkisë së saj, andaj befasisht shoh e dëgjoj krijues që paraqiten në rolin e intervistuesit. Atëherë më shtohet dyshimi, se mediat nuk janë në rrjedha të kulturës apo i anashkalojnë, për të mos thënë i nënçmojnë atë. Mbase, një dyshim hedhet edhe tek lojërat e gazetarëve me prapaskena apo profite individuale. Gjer më sot, vetëm një gazetare e “Kultplus”-it, Z. Ardianë Pajaziti dhe Radiotelevizioni i Maqedonisë MTV-2, programi në gjuhën shqipe, Z. Amir Duraku, më kanë intervistuar, pa i parë as njohur ndonjëherë më parë, që i falënderoj publikisht. Gjersa, prej gazetave ditore, “Bota Sot”, me gazetarin Z. Hasan Hasanramaj, që bëri intervistë dhe shkroi një reportazh të gjerë për aktivitetet tona në faqet e kësaj gazete, si dhe ju, bashkëpuntor i gazetës Lajmi që reaguat përmes një shkrimi analitik.

Z. Qyqalla Si krijues dhe kryetar i LKSHM si e shihni mërgatën, në aspektin krijues dhe në atë të integrimit, do të shtoja edhe këtë se sa është gjuha dhe shkolla shqipe afër mërgimtarit dhe për këtë sa kanë punuar dy qeveritë, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës?

H. Qyqalla: Tani kujtoj se arti është gjuha më unikale e integrimeve multikulturore në perëndim, ose është barometri më i mirë që tregon ngritjen kulturore të një kombi a shoqërie. Prandaj edhe u mblodhëm rreth kësaj bërthame, duke shpërfillur këtu hartat tona të gjeografisë administrative. Pra, krijuesit shqiptarë janë të përfshirë nga të gjitha trojet tona etnike, të migruar në botën e jashtme. Kjo, mbase kemi një standard gjuhësorë, një kulturë, një identitet kombëtarë. Ndërsa, punën që bëri Qeveria e Republikës së Kosovës, që nga formimi i Ministrisë së Diasporës dhe vet Ministrit, Z. Ibrahim Makolli, është për çdo lakmi dhe meriton respekt të veçantë. Këtu, assesi nuk mund të krahasohet Qeveria e shtetit tonë amë, pra Shqipërisë, Maqedonisë etj. Këmbëngulja e Ministrisë së Diasporës, drejt realizimit të synimeve të politikave me platforma e projekte konkrete, kanë bërë një reformatizim të mërgatës shqiptare, duke dhënë edhe rezultatet të frytshme. Mbase ka edhe përpjekje serioze për ngritjen e vetëdijes së mërgatës, pikërisht edhe për shkollën shqipe dhe ruajtja e identitetit tonë kombëtarë. Ka sjellë literaturë të begatë pa harruar edhe vijën e internetit me programe të bollshme për të mësuar gjuhën, ka ndihmuar hapjen e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe, ka organizuar trajnime me arsimtarët shqiptarë etj. Dua të parafrazoj këtu thënien e Ministrit Makolli, kur thotë: “Ju kërkoni atë që keni nevojë, e neve na lehtësoni punën tonë”.
Më vjen keq, por dua të jem i sinqertë me ju, mbase Qeveria e Shqipërisë, jo se është “statike”, por as që përfillen organizimet tona edhe kur ju bëjmë Ftesa për pjesëmarrje qeveritarëve apo diplomatëve shqiptarë, kuptohet në evenimente të veçanta kulturore kombëtare.

Z. Qyqalla Për fund sa ishte dhe është përkrahja e qeverisë për mërgatën dhe krijuesit e saj, po ashtu si e vlerësoni njëanshmërinë e mediave?

H. Qyqalla: Për mediat çfarë të them më tepër, kur edhe ju para ca ditësh e shprehët zhgënjimin tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme por me gjuhën e kulturuar? Kujtoj se kjo që po ngjet me mediat tona s,do koment, është “no coment”! Ndërkaq, uroj të vazhdojë ky bashkëpunim e bashkërendim reciprok e institucional mes Ministrisë së Diasporës dhe Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, që edhe është në rrugën e mbar! Mbase uroi mediat që të mos bijën pre e disa shoqatave, kinse të krijuesve, të cilat nuk kalon as mëhallën (pra vendore), që pretendojnë vetëm për përfitime materiale në “kurriz” të krijuesve nga mërgata mbarëshqiptare, gjë që në fakt nuk kanë asnjë lidhje me krijuesit e botës mërgimtare. Bile, të jem i sinqertë se, nuk pushuan as pengesat e hipokrizitë e tyre me prapaskena e qëllimta të dezinformimit.

Z.Qyqalla A do të thotë se po tentohet të ketë edhe prapaskena..?

Çuditërisht se po, sikur jemi të prirë që diçka që shkon mirë, të ngatërrohet me interesa qoftë edhe ato personale, gjë që për këtë një ditë edhe do të nxjerrim publikisht skenaristët e prapaskenave, e siç e ceka edhe më lartë mediat duhet të kenë kujdes, të paktën të jenë të arsyeshme dhe të sinqerta ndajë mërgatës dhe krijuesit të saj. Pra, ua bëjë me dije edhe njëherë se, asnjë asociacion tjetër legjitim e institucional nuk ekziston veç kësaj të LIDHJES SË KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË (LKSHM-ja).

Z.Qyqalla Për fund...?

Ju falënderoi për qasjen tuaj, dhe njëherë përshëndes lexuesin tuaj!

Intervistoi: Mustafë Krasniqi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 94 vizitorë
Lexuar: 3,929 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi