Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Bashkėbisedim i imagjinuar me njė luftėtar
Publikuar më 05 tetor, 2014 nė orėn 17:36 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Duke lexuar librin mė tė ri tė autorit kumanovar, profesorit tė historisė Minir Ademit, tė titulluar: « Komandant Sllupēani », kushtuar dėshmorit nga fshati me po tė njėjtin emėr, Beqir Sadikut, mė kaploi njė ndjenjė e papėrshkruar, ndjenjė kjo qė nuk mund tė shpjegohet me fjalė. Ndjenjė kjo e cila mė inkurajon dhe mė dėshmon se sado qė tė shtiremi se jemi ndokush, pėrpara dėshmorėve jemi askush. Kjo ndjenjė krenarie me kėsi lloj trimash si puna e Beqir Sadikut, shoqėrohet nė tė njėjtėn kohė me njė ndjenjė pezmi dhe mllefi, ngase pikėrisht kur analizon idealin e njė luftėtari si puna e tij dhe kur krahason me rezultatet nė realitetin e hidhur, zhytesh nė morozitet dhe nė pesimizėm tė pakthyeshėm.

Autori i librit duke e pėrshkruar me njė elokuencė tė pashoq trimėrinė e kėtij luftėtari tė tri ushtrive tashmė tė demobolizuara, ka dhėnė detaje tė hollėsishme nga bashkėluftėtarėt e tij, familjarėt dhe ata qė e kanė njohur kėtė trim. Pėr kėtė nuk kam ēka tė shtoj, ngase as lavdi e as stėrglorifikimi pėr luftėtarėt e tillė si puna e Beqir Sadikut, nuk bėjnė punė, krejt kjo ngase ai dhe bashkėluftėtarėt si ai, shpresoj tė jenė nėn hijen dhe pėrkujdesjen e Zotit Fuqiplotė, Atij qė ėshtė i saktė dhe i drejtė nė pėrllogaritje.

Mirėpo, pas pėrfundimit tė librit nuk mund tė mos rrish i papėrcjellur nga ndjenja e dėshpėrimit. Po shtrohet pyetja me kė? Me realitetin e hidhur, sigurisht. Me kėtė realitet qė na e shėrbeu shpura parapolitike. Kjo shpullė, mė falni kjo shpurė ėshtė ende nė fazėn fillestare tė parapolitikės. Kjo shpurė e cila nuk la send pa degraduar skajshmėrisht, nuk la asgjė tė mirė pa prishur, ende vazhdon tė krekoset se ka ēliruar kombin. Po pėr ēfarė ēlirimi flasin, vetėm Zoti e din, e deri diku edhe ne qė po e pėrjetomė.
Ah sikur tė zgjoheshin luftėtarėt e vėrtetė e tė shihnin se kush qeveris, kush drejton me fatin e shqiptarėve, kush flet nė emėr tė tyre, kush i vendos kurora lulesh, kush manipulon me familjet e tyre?! Garibaldi sot bashkoi Italinė, por tė nesėrmen ju kthye punės sė fushės pjellore. E te ne, « Garibaldėt » tanė qė nuk bashkuan asgjė, u instaluan nė qeveri e nuk i ērrėnjos askush. Nuk del « bir nane ». Janė tė pathyeshėm, por as vetė nuk e dinė se janė lehtė tė thyeshėm. Pėrpara shqiptarėve. Pėrpara gazetave dhe mediumeve kritike shqiptare. Pėrpara intelektualėve tė paktė qė kritikojnė pėr kėtė realitet tė hidhur. Ndėrsa zbuten kur Gruevski i kėrcėnon. Bėhen lepuroshė. Nuk bėzajnė. Pse tė bėzajnė. Ndonėse zėri u ėshtė shterur duke premtuar gjėra shterpe! Si t`i lėnė sekretareshat, tenderat, diplomat e fakulteteve, masterat, pse jo edhe doktoraturat?

Eh more i nderuar luftėtarė. Edhe pse je nė botėn e pėrtejme, atje ku e vėrteta dallon prej gėnjeshtrės, vallė a tė ka shkuar nė mendje, se familja jote vizitohet vetėm pėrpara zgjedhjeve. A tė ka shkuar nė mendje se familja jote pret sa e sa vite njė ndihmė materiale. Besa mos me qenė zemėrgjerėt dhe bamirėsit, ndoshta nuk kanė se me ēka tė mbushin barkun. A tė ka shkuar nė mendje se shpura qeverisėse, me ministrat dhe deputetėt e saj, janė pasuruar as shumė saqė nuk shohin fundin e kėsaj pasurie nga madhėsia e barkut tė tyre. Madhėsi kjo e fituar nga shtruarja e tavolinave suedeze dhe restoranteve pa fund, madhėsi kjo e fituar nga zvogėlimi i shqiptarizmit, idealit pėr tė cilin ti nuk je mė nė kėtė mes. A tė ka shkuar nė mendje se ambasadorė do tė bėhen njerėzit mė tė dyshimtė, tė martuar me sllave. A tė ka shkuar nė mendje se vendet ku ke luftuar ti, janė edhe sot e kėsaj dite strumbullari i mjerimit. Ende nuk ka as kanalizime tė mirėfillta, as ujėsjellės, nė shek 21. Tė mos flasim mė pėr kushte ekonomike tė larta. As qė imagjinohen. Buxheti i kėtij shteti nuk njeh ato zona ku ti luftove. Edhe pse ke deputet nga ajo zonė, i cili gėnjen pa fije turpi, e shprehet se ka ujėsjellės. Urra, kemi ujėsjellės, kemi kanalizime. Kemi asfalt, kemi shkolla, universitete, kemi polic, kemi administratorė, kemi xhamia, kemi kisha, kemi e ēka nuk, i kemi tė gjitha, mbase kemi burgje, 85 % pėrplot shqiptare. Urra, kemi ekstremistė, kemi ideologė marksistė qė arsyetojnė pyllėzimin e Shkupit me pėrmendore, kemi po ēka nuk kemi se? I kemi te gjitha. Edhe pse i “kemi” tė gjitha, jemi sankilotė. (Nga frėngjishtja sans culote - pa brekė). Edhe ato tė grisura qė i patėm na i zhveshėn.
Hm! Me sa duket po na vjen mirė.

I nderuar luftėtarė, tė ka shkuar nė mendje se kush vjen e tė viziton dhe vendos kurora me lule. Shėrbėtorėt e djallit, ata qė i shėrbyen JNA-sė, ARM-sė, po besa edhe ushtrisė sė cilės i shėrbeve edhe ti, por jo me tė njėjtin qėllim si tėndin. Por me qėllimin tjetėr. Atė tė informatorit, uzurpatorit dhe bashkėpunėtorit. Tė ka shkuar nė mendje se shqiptarėt janė mė keq se nė komunizėm, edhe pse teksa gjendeshin nė komunizėm thoshin se nuk ka si tė bėhet mė ma keq. Po, po, them me pėrgjegjėsinė mė tė madhe. Atėherė kur pushteti mbyllte shkollat, na forconte indin kombėtar dhe dėshirėn e zellin pėr punė mė shumė. Tani e ka gjetur ēelėsin magjik. Jepu shqiptarėve ēdo gjė si individ, por asgjė si komb. Jepu shkolla, diploma, mastera, doktoratura, me para, me shėrbime tė ndryshme, me shėrbime besa edhe nė krevat falas, jepu tituj, bėri profesorė universitarė, asistentė, lektorė, dreqi e di se ēka jo tjetėr, dėrgoi mė tė paditurit, mė tė palexuarit nė kėto institucione, shndėrroi shqiptarėt polic nė blerės byrekėsh e gjevrekėsh, ndėrsa administratorėt e pėrgjumur lėri nė hibernacionin e tyre. Punėso prostitutat politike, (ē)eduko breza me to. Dėrgo profesor e profesoresha me tituj tė dyshimtė tė cilėt flasin pėr biznese, makiazhe, makiato, e assesi pėr libra e dituri. Vaj halli, vaj medet. O Zot na mundėso qė t’ia dimė rėndėsinė drejtėsisė dhe diturisė.

I nderuar luftėtarė i lirisė. E din ti se nuk kanė mbetur mė luftėtarė. I kanė vrarė tė gjithė. Po, po. Tė gjithė. Harunin me shokė e likuiduan. Hesht! Ridvanin po se po. Me qindra veta janė vrarė pas konfliktit tė 2001. I qetėsuam. Hesht se mirė ėshtė puna. Disa i kemi nė burg. Rexhaili me shokė. 12 me burgim tė pėrjetshėm. 130 tė tjerė nė burgje me shumė vite. Hapim burgje pėr ēdo ditė. I mbushim ato me shqiptarė me shumicė. Falas. Me ngrėnė me pirė ka me bollėk aty. Ja i rehabilituam. Disa i vranė duke qenė tė gjallė dhe i burgosėn nė burgun e madh tė kėtij shteti. Ai ėshtė vetė shteti!

I nderuar luftėtarė. Monstra u tha dhe sakaq u bė. Monstrumėt as nuk ēanė kokėn pėr asgjė. I qetėsuan protestuesit fatzinj. Profiterėve politik, prostitutave iu mbyllėn mundėsinė pėr pėrfitim tė poenave politik. Prostitutave qė legjitimuan kėtė kakistokraci, kėtė tė keqe.
I nderuar luftėtarė, komandantėt e tu ju kanė harruar. Ata as qė ju kanė kujtuar ndonjėherė, por fjala vjen, fjala bre fjala! Kanė bėrė para, euro, xhipa, syza, pushime nė det, shtėpiza, pushimore, banesa, gjithēka. Ej, po shkojnė edhe nėpėr xhamia disa prej tyre. Edhe atė nė safin e parė. Mu te hoxha. Nuk po munden se dalin edhe para hoxhės. Atyre nuk i bėhet vonė tė shkojnė edhe te prifti. Ndezin qirinj. Bekojnė kryeministrin. Lusin Zotin pėr jetėgjatėsi tė kėsaj “tė mire”. Ditėn kokėn nė xhami, natėn prapanicėn nė polici, apo nė kurvėri. Ndėrsa kryeideologu i tyre nė mes tė Shkupit “ekstremist” len si qeni ēdo ditė, nė misionin e tij antishqiptar tė filluar qė moti. E ka misionin shkėlqyer. Ka mėsuar tė flet edhe arabisht, paēka se as shkronjat nuk i dinė. Tė bėjė ēmitizimin e tė Dėrguarit (Paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi tė). Ndėrsa ndjekėsit e tij thonė edhe shahadetin nė xhami. Ec e kuptoi bre.
E ky kryeideologu nuk ka punė tjetėr. E bėn punėn e atij lehėsit tjetėr nga Shqipėria, tė cilit as emrin nuk dua t`ia pėrmend qė tė mos ndyj pastėrtinė time.
I nderuar luftėtarė, kemi shpikur edhe ekstremizmin. Po, po, kemi ekstremizėm islam, apo islamik. Nuk bėjnė dallim injorantėt. Nė mes tė Shkupit ofendohen shqiptarėt, myslimanėt, e kėta as zė nuk bėjnė. Sikur tė kishte ekstremizėm kėta vrasėsit me pagesė nė publicistikėn shqiptare me misione ēmitizimi qė moti s`do tė lehnin. Do t’i shihnim nėpėr gazeta, por jo si autor, as si dėshmor, por figura qė pėrkujtohen pėr sė vdekuri. Ofendohen myslimanėt, sepse pėrmes ofendimit tė tyre duan t`ia zhveshin njerėzinė dhe shqiptarinė. Islami sulmohet ngase duan pėrmes sulmit ndaj Islamit ta sulmojnė moralin dhe shqiptarinė, helbet edhe dikujt t’ia bėjnė qejfin. Edhe atė pak njerėzi dhe shqiptari qė ka mbetur.

I nderuar luftėtarė, ushtarėt qė poashtu ishin tė shumtė, disa i punėsuan, disave u dhanė diploma, disa i shpėrblejnė me ndonjė honorar apo darkė. Disa janė nė listėn e pritjes pėr shėrbime tė tjera. Ka kohė, rrezik nuk ka. Do tė sundojnė pafundėsisht. I vjen dita edhe atyre. Po pėr luftėtarėt nuk do tė ketė asgjė. Krejt kjo ngase luftėn e bėjnė idealistėt, e pėrfitojnė maskarenjtė. Deri kur kėshtu? Deri atėherė kur nuk do t`i ēmojmė dhe votojmė mė ata qė nuk i kuptojmė. Ata qė po na nėnēmojnė. Qė po na nxijnė. Dhe poshtėrojnė. Deri atėherė kur rėndė do t`i dėnojmė. Po po. Bile edhe ti fusim nė grila. Keqpėrdoruesit e popullit vendin e kanė nė burg. Por me gjykata tė pakorruptuara dhe me njerėz tė shėndoshė. E jo me monstra. E as me servila.
Zoti i pranoftė gjithė dėshmorėt nė mėshirėn e Tij. Komandantė dhe ushtarė kishim, dhe kemi ende me bollėk. Por, fatkeqėsisht tė pavlefshėm. Profiterė, hajna dhe tė ligė.

(Autori ėshtė pėrkthyes dhe profesor i gjuhės dhe letėrsisė frėnge, magjistėr i diplomacisė dhe shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist)

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 403 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Dallgė poetike
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:23
(Duke lexuar vėllimin “Thashė, tė bėhem edhe unė poet!” tė shkrimtarit Viron Kona). Kėto ditė lexuesit dhe kritika u njohėn me vėllimin poetik “Thashė,...
MOTI I VOCĖRR I CEN DESKUT
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:48
Nė shenjė rrespekti pėr herojntė tė cilėt shtrinė dorėn e pajtimit nė vitin 1990, reagoj ndaj librit Pajtimet nė Motin e Madh. Cen Desku pasi k...
DRENICA E PUSHKĖS DHE E PENĖS
E martė, 05 dhjetor 2017 - 19:40
(Vėshtrim pėr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galicės, Prishtinė, 2014) Prelud Pena mėmėdhetare gjithmonė u ngre njė himn pushkėve liridashėse, kri...
Orė letrare festive me rastin e Ditės sė Flam...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 22:51
Njė kurorėzim afirmativ i konkursit letrar mbėshtetur nga Ministria e Diasporės. Nė prozė, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, ēmimi i parė. Nė ...
Nėnė Shqipėri
E merkurė, 29 nėntor 2017 - 06:32
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi