Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Interpretimet dhe veprimet logjike
Publikuar më 27 tetor, 2014 në orën 21:27 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Interpretuesit e akteve ligjore dhe nënligjore, duhet t’i kenë dy veti shumë të rëndësishme, për të qenë në nivel të zbërthimit të lëndës:
a. Interpretimin e akteve të shkruara;
b. Interpretimin logjik

a. Interpretimi i akteve të shkruara
Interpretimi i atyre akteve të shkruara, që janë të shkoqitura nen për nen, apo paragraf për paragraf, mund ta bëjnë edhe ata të cilët nuk janë profesional, por që kanë kryer fakultetin përkatës dhe kanë përvojë pune. Kjo nuk nxjerr probleme te interpretuesit dhe nuk lë dilema për të kundërshtuar apo për të dyshuara, sepse është e tejdukshme dhe çdo interpretues i ruhet kësaj, se nuk ka dëshirë të komprometohet.

b. Interpretimi logjik
Interpretimet logjike janë më të koklavitura dhe duhet mençuri për të shkoqitur ato. Kjo, jo vetëm se kërkon përvojë në këtë fushë, por kërkon edhe njohuri të thellë, të cilën nuk e merr gjatë studimeve, por nga përkushtimi për të hulumtuar materiale. Kjo kategori edhe quhet kategori e konstitucionalistëve dhe për çdo problem kërkohet mendimi i tyre.
Te ne nuk përfillet ky mendim themeltar, për të ndal lojën politike që po e bëjnë liderthit me disa poltron, e hyzmeqar, në emër të profesionalizmit. Të paktën mediet e informimit duhet të hulumtojnë dhe të gjejnë njerëz kompetent për këtë fushë dhe t’ua bëjnë me dije qytetarëve, ku qëndron problemi, i mos gjetjes së një gjuhe të përbashkët mes liderthve politikë. Kjo edhe i ka shtyrë akëcilin të përdorin fjalë e veprime ofenduese për institucione dhe japin sinjale paralajmëruese për ndëshkime.

b.1. Kryetarja e nderit
Po nisemi aty ku ka ngecur problemi. A e lejon logjika, që zonja Flora Brovina të jetë nën petkun partiak, kur në këtë rast, ka qenë dashtë të përfill Ligjin zgjedhor dhe Rregulloren e punës së Kuvendit. Pse kjo heshtje aq shumë, e stërzgjatur, sa i tejkalon të gjitha përmasat e mundshme të veprimit?! Pse lejon të jetë nën tutelën e dikujt dhe nuk e thërret ndërgjegjen e vet dhe të veprojë logjikisht, për t’i shuar dilemat, se kjo po e mban peng konstituimin e Kuvendit. Kërkojë që kjo të jetë në nivel detyre dhe ta përmbyll misionin e vet të nderit (moshës).

b.2. Aleanca parazgjedhore dhe grupet parlamentare
Ligji zgjedhor njeh dy grupime:
1. Aleanca parazgjedhore;
2. Grupet parlamentare
1. Aleanca parazgjedhore njeh të drejtën e grupimeve politike para zgjedhjeve dhe ato së bashku bëjnë fushat zgjedhore për mposhtjen e kundërshtarit. Se si krijohen këto aleanca nuk e kam ndërmend të flas në këtë rast, por qëllimi i tyre është për të marr pushtetin. Cila aleancë, apo parti politike merr shumicën e votave fiton edhe të drejtën e propozimit të kandidatit për Kryetar Parlamenti dhe nëse nuk mund të zgjidhet kryetari i Parlamentit, atëherë shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nuk shkon me kërkesa për të “lëshuar radhën” partisë apo aleancës që ka fituar zgjedhjet.
2. Grupet parlamentare janë grupe që krijohen nga subjektet politike pas konstituimit të Parlamentit, kur bëhet lufta për të marr pushtetin. Këtë e bëjnë dy ose më shumë subjekte politike, që kanë program të përafërt dhe mendojnë se mund ta qeverisin vendin më mirë se të tjerët.
Kjo mjegullnajë na paraqitet nga mos interpretimi logjik. Derisa Ligji parasheh koalicionet parazgjedhore dhe grupet parlamentare, atëherë edhe interpretimi logjik thotë, se duhet konstituuar Parlamenti, për të hyrë në lojën e dytë, krijimi i Qeverisë. Kjo nuk po iu konvenon bllokistëve për të ecur përpara kjo Kosovë, edhe ashtu e brishtë politikisht e ekonomikisht.

Interpretimi nuk lejohet të përsëritët, por duhet përdor logjika
Interpretimi logjik i përgjegjës së Gjykatës Kushtetuese është shumë me peshë, prandaj edhe duhet qasur me përgjegjësi për akëcilin interpretues të kësaj fushe dhe të ndajnë shapin prej sheqeri.
Derisa Gjykata Kushtetuese ka dhënë mendimin e vet, se seanca e zgjedhjes së Kryetarit të Parlamentit ka qenë në kundërshti me Kushtetutën, çfarë kërkon blloku? A nuk duhet këtu përdorur logjikën dhe të ndërgjegjësohen, se atyre nuk u tako dhe Neni shumë i përfolur, që sugjeron Gjykata Kushtetuese, jep mundësin e marrëveshjeve politike përmes Presidentes. Mos analizimi i këtij Neni, apo mos dituria për ta zbërthyer këtë Nen, apo mos dashja për të vepruar sipas këtij sugjerimi, bënë që Blloku të mbetët vet i mbërthyer në kthetrat e lakmisë dhe nuk marrin guxim të pranojnë realitetin, në të cilin e kanë vu votuesin dhe Shtetin, për të cilin, fjalët për ta mbrojtur dhe shpie përpara i kanë të bollshme, sikur t’i nxjerrin prej xhepi.

Logjika e daljes në rrugë
Bashkëbisedimi me elektorati dhe mendimi se si duhet dal nga kriza institucionale, nuk janë shenja të mira dhe këtu mundohet të luhet edhe një lojë e pistë me qytetarët. Qytetari është lodhur dhe vështirë e ka të durojë, por këtë mund ta bëjnë një grup i vogël militantësh, të cilët edhe nuk do të zgjedhin mjete për përmbushjen e apetiteve të liderthve të vet. Këto janë grahmat e fundit të një politike mospërfillëse elektorale, për të marr pushtetin përmes rrugës, kur pushtet nuk e kemi. Lojërat demokratike e thonë të kundërtën e asaj që mëtohet të bëhet, sepse nuk janë të bindur në fitore, në rastin e rizgjedhjeve, dhe donë për të siguruar pushtet përmes rrugës. Pushteti përmes rrugës sigurohet (me zbërthim të thukët dhe bindës para qytetarëve, por pa u derdhur gjak), kur ka pushtet funksional, e në situatën çfarë jemi, kjo klithmë për pushtet, reflekton luftën qytetare, thua se nuk kemi përse të luftojmë!

Presidentja duhet vepruar me logjik
Pesë muaj pa pushtet, për një shtet çfarë është Kosova, krahasuar me shtetet tjera, do të thotë tepër shumë. I lejohet ky komoditet akëcilit personalitete politik, akëcilës parti politike, akëcilit analist dhe në fund, Presidentes? Jo, kjo është e pa tolerueshme, prandaj Presidentja dhe stafi i saj këshillues, duhet vepruar dhe përdorur interesimin logjik. E di Presidentja se do të hyjmë në një vit fiskal të pa paraparë dhe të pa përllogaritur? E di Presidentja se Kosova po shkon drejt kolapsit ekonomik? E di Presidentja, se kriza ekonomike, paraqet krizë më të lartë dhe duhet veprojë si në gjendje të jashtëzakonshme? E di Presidentja, se në kriza të jashtëzakonshme si duhet vepruar? Prandaj, edhe interpretimi logjik e thotë, se ajo duhet vepruar, për shkak të këtyre rrethanave që janë krijuar dhe t’i shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme, të paktën viti i ardhshëm të na gjej me institucione dhe të kemi një buxhet të përllogaritur shpejtë e shpejtë, me mundësi rishikimi, përndryshe do të kemi pasoja të shumëfishta.
Prandaj Presidentja duhet të veprojë pa humbur kohë dhe pa u “shpallur” lufta qytetare, gjë të cilën po e mirëpresin “miqtë” tanë.

Prishtinë, 27. 10. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 54 vizitorë
Lexuar: 2,822 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi