Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mendime para dhe pas vizitës së Kryeministrit shqiptar, z. Edi Rama
Publikuar më 13 nntor, 2014 në orën 23:15 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Zgjedhjet e lira në Shqipëri ndan njëherë e përgjithëson filozofin politike esadiste nga trualli ynë kombëtar dhe besojë se ajo më nuk do të vije në shprehje, se mentalitetet e shekullit të kaluar janë vjetruar dhe mykur dhe nga kjo, më nuk do të nxjerrin përfitime edhe vet pinjollët dhe raritetet esadiste, prandaj domosdo do të mundohen të krijojnë filozofi tjetër, të bërjes së politikës.
Humbja e politikës esadiste në Shqipëri, dërgon sinjale në gjithë hapësirën kombëtare, se me koncesione ndaj të huajve, me përulësi deri në përçmim ndaj tyre, me vënie në aeropag të trojeve tona për interesin e një klase politike dhe me pozicionimin e vet, e, të familjeve në dëm të interesit kombëtar, do të largojë nga rruga, në momentin e ndërgjegjësimit të qytetarëve.

05. 07. 2013
Këtë analizë po e fillojë me këtë fragment të nxjerr nga libri “Emancipimi politik”, që si analizë më vete është botuar në portalin Albaniapress.
Si duket nuk kam gabuar kur kam trajtuar këtë temë, në kohën kur ishin të ndarë në dy grupime të mëdha shqiptarët e të gjitha trojeve, e që në mentalitetin e një pjese bukur të madhe edhe sot gjallojnë këto mendime për ose kundër udhëheqjes politike në Tiranë, në planin kombëtar. Të shohim rrjedhat e politikës dhe diplomacisë shqiptare që nga fluturimi i dronit mbi stadium, deri në mbarim të vizitës së Kryeministrit shqiptar, z. Edi Rama.

Të mos shkojë!!!

Vizita e paraparë e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Beograd, i alarmojë të gjithë shqiptarët dhe krijuan aferën e mos shkuarjes, sepse kishin dyshimet se do të pësonte diplomacia dhe politika shqiptare në Beograd. Unë isha për të shkuar, sepse “hekuri duhet përpunuar sa është i skuqur” dhe të gjitha favoret ishin në anën e diplomacisë dhe politikës së Tiranës. Zaten kjo frikë u vinte shqiptarëve nga pësimet e mëhershme (pas ardhjes së “demokratëve” në pushtet, ku lidheshin marrëveshje deri në shkallë të faljes së territoreve kombëtare) dhe vështirë e kishin të përcaktoheshin për një vizitë të Kryeministrit shqiptar në Beograd. Prandaj, qysh herët, pra me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, kam zbërthyer situatën politike dhe kam ardhur në përfundim të mendimit të cekur më lartë, që edhe i paraprinë këtij shkrimi analitik.
Disa subjekte politike me program “kombëtar” e analist “kombëtar” shkuan aq larg, sa me gjithë forcën e gurmazit e cilësonin hapin e ndërmarr nga Edi Rama, si hap drejtë tradhtisë, madje filluan edhe t’i dërgojnë mesazhe për të mos shkuar, ose nëse shkon t’i marri sugjerimet e tyre të përcjella përmes medieve të informimit. Çfarë donin të për të thënë kjo kategori partish e analistësh?! Kjo u pa pas vizite, se kishin ngritur zërin për t’u treguar më kombëtar, për t’u treguar më të mençur, për t’u treguar më largpamës dhe në fund, mbi gjysma e tyre ndryshuan mendim, thua se nuk kam pasur kohë ta sprovojnë për afro një vit e gjysmë. Disa mbetën fanatik të llojit të vet.

Tabori berishjan mbeti në qëndrime të veta!!!

Tabori berishjan, të gjorë dhe pakurrizor, nuk ndryshuan qëndrimin. Sepse lideri i tyre kishte kërkuar të shkonte në Luginën e Preshevës, e nuk i ishte lejuar! Mos të harrojmë se diplomacia dhe politikat e përmasave kombëtare, e regjionale, janë të suksesshme, vetëm kur kalon portat e hyrjes në institucioneve, e jo deriçkat, për t’u sorollatur korridoreve, e, për t’i lidhur tojat e këpucës në ulësen tënde, pa e ditur se kush ishte dhe çka foli me ty.
Këta e kanë ditur se Kryeministri shqiptar do të prishte miqësitë e krijuara prej Esadit e Zogut dhe mu për këtë, nuk u pajtuan me qëndrimin e Tij atje, në Beograd dhe faqe botës të thotë “Më obligon Kushtetuta”, pra bazën e kishte të fliste në emër të shtatë milion shqiptarëve që jetojnë në trojet etnike (7.000.000) dhe këtë mision e kreu. A ka ma krenari kur dëgjon këtë shprehje publikisht nga një “Kryeministër shqiptar” dhe atë mu në Beograd, siç u shpreh vet z. Edi Rama. Asnjë laps e asnjë gojë, që dhanë mendimet publike nuk i theksuan këto dy shprehje shumë domethënëse, të cilat edhe e orientojnë politikën shqiptare dhe vënë bazat e artikulimit politik kombëtar, i cili mungoi në kohën demokracisë.
Ata të cilët e kundërshtojnë, e mundohen t’i japin ngjyra të ndryshme këtij takimi, dihet se cilët janë, e kush i bënë iso mendimit të kundërvënë, duke e cilësuar si folklorizëm, e ngritur dileme, se çka është biseduar kokë më kokë. Këtë e bëjnë misionarët, por edhe të gjorët të cilët ende u rrjedh buza qumësht, që e kanë të trashëguar nga baballarët, e nga bashkëveprimi me pushtuesin tonë të dikurshëm, pa ditur psenë dhe ku do të dalin. Po t’i shikojmë emër për emër, se shumësi “parti” është neutralizuar, dihet kush janë, në gjithë hapësirën kombëtare, të njëjtit që nuk lënë mjet pa përdorur për krijimin e dy kombeve nga shqiptarët, nuk lënë mjet pa përdorur për krijimin e dy gjuhëve, nga gjuha shqipe, etj.

Krahasimet?!!!

Krahasimin që i bënë Vetëvendosja vizitës së z. Edi Ramës dhe përfaqësuesve të Kosovës, është më tepër sa për të thënë diçka. Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, instanca më e lartë ndërkombëtare, në takimet për Kosovën, secili përfaqësues e thotë me plotë gojë, “Kosova është e pa varur” dhe bënë thirrje për njohje të reja. Se sa është e pavarur, nuk e kam ndërmend ta them, sepse me siguri i kam mbi treqind faqe të botuara rreth kësaj.
Krahasimet që i bëhen vizitës së Kryeministrit shqiptar me të tjerët, janë aq të mjera e pa baza logjike, sa intelektuali i mirëfilltë nuk mund të heshtë, pa marrë parasysh se kush e thotë këtë.
Një krahasim që e bëri Baca Adem, me Enver Hoxhën, e në këtë rast po e parafrazojë mendimin e Aristotelit për Platonin “të dua, por më shumë e dua të vërtetën”, sepse pas Teje, sikur morën dritën jeshile, u lëshuan edhe çakej tjerë, që nuk kishin vu asnjë guriçkë në themelet e kombit e shtetit shqiptar, që nuk kishin derdhur asnjë gramë djersë në themelet e kombit e shtetit shqiptar, e të mos flasim për gjak, madje kanë derdhur mund e dituri, një mori shqiptarësh i kanë bërë kurban për të mirën e armikut, për të fituar besueshmëri. Pra këtu kemi të bëjmë me dy gabime të mëdha, përbuzjen e historisë dhe ndërsymjen e çakejve.
Në kohën kur Enver Hoxha vizitoi Beogradin, por finalja u luajt në Lubjanë, ishin disa faktor në disfavor të Enverit:
E para, Shqipëria përpëlitej për të qenë anëtare e Kombeve të Bashkuare;
E dyta, Shqipëria kalkulohej për një Republikë të shtat, në kuadër të Jugosllavisë;
E treta, nuk kishte pasur as sistem të mirëfilltë feudal dhe vuante për gjërat elementare qytetari, e të mos flasin për pushtetin;
E katërta, kur u zu letërkëmbimi i Enver Hoxhës me Fadil Hoxhën, me ndihmën e Koçi Xoxës;
E pesta, kur kishte filluar Zogu të koketonte me Rankoviqin, si dikur me Pashiqin;
E gjashta, kur Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të luftës në Nynberg e “amnistoi” Xhafer Devën, për të kryer misioni e filluar kundër Shqipërisë;
E shtata, përpjekjet e Enverit në takimin e Parisit, për ta nxjerr orientimin politiko ushtarak të shqiptarëve, kundër nazi - fashizmitnë, si të drejtë, për të cilën Greqia nuk kishte lënë guri pa lëvizur, për t’ia humbur këtë meritë, me qëllim të ndarjes se Shqipërisë londineze në fitimtarët: Greqi dhe Jugosllavi.
Nëse për këtë kohë jemi kundër Enver Hoxhës dhe përpjekjeve të Tija në Beograd e Lubjanë, gjithnjë duke u thirr në dokumente historike, atëherë duhet ta rivarrosim me nderime Xoxën dhe t’i ngrehim një lapidar madhështor, se ky kishte politik parimore me grekët dhe serbët!
Edhe përkundër kushteve të disfavorshme, Enver Hoxha e mbrojti çështjen shqiptare, atë që ia kishte sugjeruar Konferenca e Bunjajt, kur dihet kontributi i Tij për mbajtjen e asaj konferenca, por kjo e vërtetë duhet hulumtuar në anale historike, në kujtime të burrështetasve të asaj kohe, për të nxjerr përfundimin T r a d h t i, përfundim që nëpërkëmbë dinjitetin e një luftëtari, dinjitetit e një komandanti, dinjitetin e ruajtjes së Shqipërisë londineze, dinjitetin e bartjes së barrës për çlirim dhe bashkim kombëtar me të gjitha mjetet e mundshme që ia ka mundësua koha dhe forca ekonomike. Kjo i bie njësojë, sikur se sot po flasin sadistët e zogollët, për dështimin e vizitës së Edi Ramës në Beograd.
Baca Adem, Ju keni qenë personalitet i madh i kombit dhe me sa jam në rrjedha të së kaluarës historike, keni pasur edhe bekimin e Enver Hoxhës. Sidoqoftë, rinia e Shqipërisë së robëruar ka pasur idhujt e vet:
Ismail Qemalin, i cili la të gjitha ofiqet në Perandorinë Osmane, për t’i përvjel mëngët dhe të punojë për mëvetësinë e Shqipërisë;
Hasan Prishtinën, i cili hartoi platformën dymbëdhjetë pikëshe, se si duhet bërë bashkimin Kombëtar, duke vënë në dispozicion gjithë pasurinë e vet;
Avni Rustemin, i cili na tregoi se kur duhet të vritet tradhtia;
Enver Hoxhën, i cili na mësoi se si duhet mëkëmbur Atdheu, arsimuar shqiptarët, emancipuar dhe luftuar për të drejtat kombëtare dhe projektuesin e bashkimit të trojeve kombëtare, duke përgatitur edhe platformën e luftës, e siguruar edhe armatim, të cilën Gazideda, me bekimin e Berishës, e shitën për të mbushur xhepat e vet;
Dhe Ty, i cili me vet qëndresën, syqeltësinë, kundërshtimin e ofiqeve e parasë.
Sot, mos u mundo të dalësh para Halil Matoshit e Migjen Kelmendit, para Fatos Lubonjës e Nexhmedin Spahiut, Para Blendi Fevziut e Sali Berishës, se do të mbetesh në fund të kolonës, prandaj rri aty ku të ka vendosur historia e përgjakur e kombit me vet dëshirën tënde, me vet qëndresën tënde, me vet syqeltësinë tënde, me vet orientimin tënd për vetëflijim për çështjen madhore kombëtare, në pesëshen e parë, i bënë nder kombit dhe vetës dhe na bënë më bindës neve e historinë, se kemi pasur ideatorin tonë, filozofin tonë, lëvizjen autoktone, e cila i mundi të gjitha përpjekjet e importuar nga pushtuesit përmes pinjollëve sadist e zogolljan, përmes frikës e kërbaçit, përmes grykës së armëve e piromanisë.

Prishtinë, 13. 11. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 961 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi