Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Keni rënë ndesh me politikën e Presidentit Ruzvellt
Publikuar më 19 nntor, 2014 në orën 01:08 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Letër publike për Ambasadori amerikan në Shqipëri, Arvizu

Esadistët e zogollët, si humbës të shekullit të kaluar, kur Shqipëria ishte në dilemat hamletiane “të jesh apo të mos jesh”, u mishëruan me pushtuesin dhe i shpallën luftë të gjithë atyre që ishin bërë parzmore e Atdheut e kombit, ndërsa viteve të nëntëdhjeta ngritën kokën këlyshët e tyre, për të mohuar historinë kombëtare dhe gjithë bërësit e asaj historie të përgjakur, e për të dal si mbrojtës të Atdheut e kombit, veprime që patën peshë derisa u kuptua loja politike që vinte nga misionarët e shlyerjes së historisë kombëtare.

Raritetet e asaj politike shihen edhe sot, por dal nga dal janë duke kaluar në muze të turpit, sepse këndellja e mendjes kombëtare është duke u vërejt dukshëm dhe këtë më së miri kemi mundur ta shohim në manifestimet e çlirimit të qyteteve nga nazizmi gjerman dhe bashkëveprimtarët e tyre.
Mirëpo, z. Arvizu, Ambasador i Shteteve të Bashkuara Amerikane, nuk ke misionin për ta përdhosur dhe përçmuar luftën e shenjtë të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Shqipërisë, në krye me komandantin Enver Hoxha. Për këtë as që je i thirrur shkencërisht, se ndoshta dikujt do t’ia kishe mbushur mendjen.
Besoj se në ndarjen e të “vërtetës” historike me “bijtë bastard të etërve dinak”, siç do të shprehej Migjeni, po të kishte qenë në pushtet Ruzvellti, jo vetëm se do të tërhiqte nga misionari, por edhe do të përgjigjeshe për një mendim të tillë. Keni vrarë mendjen, se ditën kur u çlirua Tirana, që me dinjitet u munduan ta kremtonin ish ushtarët e asaj ushtrie të lavdishme dhe gjithë atdhetarët që e dinë peshën e çlirimit të kryeqytetit, Ju i përçmuat e i keni fyer pa kurrfarë ndjenje, në një pjesë të botës bëhej përgatitja për frontin e Normandisë, front i cili edhe e mposhti nazizmin.
Pra, nëse Ruzvellt ka qenë një nga arkitektët e atij fronte, në kohën kur Enver Hoxha hynë fitimtar në Tiranë, kur mundoheni të përdhosni këtë figurë madhështore shqiptare, kjo nënkupton, se përdhosni edhe figurën e Ruzvelltit dhe bashkëmendimtarëve të Tij, bashkëvepruesve të Tij, gjeneralëve të Tij dhe gjithë atyre dëshmorëve që ranë në mbrojtje të vlerave qytetare, që i kishte nëpërkëmbur fashizmi. Enver Hoxha i takonte atij tabori, edhe pse Greqia fashiste, gjatë vitit 1945 – 1946, u mundua ta vë në tabor të fashizmit e nazizmit Luftën Nacional Çlirimtare të Shqipërisë, madje edhe në konferencën e Parisit, por Enver Hoxha me argumente të forta, të cilat i kishte edhe shërbimi sekret i SHBA-ve, morri edhe mbështetjen e Pushtetit të Juaj dhe ju sot, në cilësinë e Ambasadorit mundoheni ta vënë në bankën e të akuzuarve edhe atë kohë pas ruzveltjane.
Vënie gishtin në kokë, mendohu mirë, dhe kërkoi falje për së vdekuri Enver Hoxhës dhe gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar të asaj kohe, të cilët ranë në altarin e lirisë, që ishin edhe gur themeltar të Shqipërisë, e jo të pranoni me dëshirë që të Ju lidheni për drurin e turpit, të cilin e ka mbjell Esati e Zogu, sepse ai dru turpin, në historinë kombëtare shqiptare, mund të jep fruta të përkohshme, sa nuk arrin as ti rrit, e lë më t’i pjek, sa herë që arvizut shkojnë dhe e ujitin.

Nuk jeni i vetmi Ju, në cilësinë e Ambasadorit, e burrështetasit që mundoheni ta shlyeni nga kujtesa e bashkatdhetarëve të mi, bëmat e asaj ushtrie të lavdishme dhe të Komandantit Enver Hoxha, por kjo është e pa mundur, sepse, nëse Ju mund të shkatërroni arshivat tona, ndonëse është bërë përpjekje edhe nga Evropianët, nuk mund të shkatërroni arshivat e Juaja, të anglezëve, francezëve, ruse, gjermanëve, etj. sepse në to gjendet e gjithë pesha e shqiptarëve që kishin në atë luftë, e gjithë pesha e udhëheqjes ushtarake shqiptare të kohës në atë luftë, e gjithë pesha e Komandantit Enver Hoxha në atë luftë, për një orientim të drejtë të luftës, për një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët, duke hedhur në plehun e historisë gjithë tradhtarët, kuislingët, mercenarët e bashibozuk tjerë, që me një fjali u mundova t’i rehabiliton, t’i nxjerr nga humbëtirat historike, që i dërguan bëmat e tyre.
Duhet t’i vëni gishti në kokës dhe të merreni me të sotmen, jo me të kaluarën tonë të lavdishme, se misioni i Ambasadorit është për të ruajtur vlerat historike të vendit ku kryen detyrën, të krijon marrëdhënie të shëndosha në të gjitha fushat e jetës, ku shihet interesi i përbashkët, edhe pse shumë ambasador i tejkalojnë kompetenca misionare, për qëllime të veta personale, e, ndoshta edhe të shtetit që përfaqëson.
Nuk duhet të rreshtoheni në taborin e humbësit, të nazizmit gjerman, duke u munduar të plotësoni apetitet e kolonës së pestë, e cila sot yshtet nga Ju, por nesër zgjedh një partner tjetër, se ata janë pa kurrizor dhe vrapojnë pas atyre që u zgjasin tramakun. Nëse Ju ia keni zgjatur tramakun dikur Sali Berishës, për të përfaqësuar këtë kolonë të pestë, Ai do të vrapojë pas tjetrit, nëse i ofrohet një tramak më i madh, se këtë më Ju nuk e bëni, ngase Ai nuk arriti ta kryej misionin e vet, që e kishte marr dikur dhe nga ky mllef i dështimit, Ju dolët kundër LNÇSH dhe komandantit Enver Hoxha, në vend se të kërkon llogarinë e investimit te Berisha dhe berishianët.
Ambasador, lejoni që shqiptarët ta gdhendin vet historinë, se për të mposhtur një luftë çfarë është bërë, nuk keni mandatin e misionarit, nuk kemi mandatin e shkencëtarit, nuk kemi mandatin e bartësve të luftës së bashkëkombësve Tu, në kohën kur Enver Hoxha i printe një ushtrie të lavdishme, që la emër të pa shlyer në historinë kombëtare shqiptare dhe në ate të Luftës së Dytë Botrore. Mos u njëso me politikën serbe, e cila një ditë më parë, bëri homazhe te varri i Esat Pashë Toptanit, e Ju ta vajtoni për së gjalli Berishën, që u mundua të ndjek politikën e Tij, kur i dhuroi Greqisë bregdetin shqiptar.
Ambasador z. Arvizu, edhe një herë po Ju drejtohem, që të kërkoni falje publike për fyerjet që i bëtë luftës çlirimtare, luftëtarëve çlirimtar, Komandantit të tyre Enver Hoxhës dhe dëshmorëve (28.000) të kombit shqiptar, e familjeve të tyre. Juve nuk do tu kushtonte asgjë, sepse do rreshtoheni krahas Ruzvelltit, gjeneralëve amerikan dhe dëshmorëve, të paktën, aty që u vranë në frontin e Normandisë, në kohën kur Shqipëria festonte lirinë.

Prishtinë, 18.11.2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 943 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi