Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SIKUR TË ISHA PËRBALLË ME Z, HARADINAJ DO TË DERTOHESHA KËSHTU ME TË!
Publikuar më 23 nntor, 2014 në orën 18:31 ( ) Fadil Shyti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Z, Kryetar i AA-së, Haradinaj!
Druaj fort, që jeni vonuar që t´i mundni të këqijat:
"E liga dhe e keqja", -si thua ty me të drejtë!...
-Mendoj se, kur bashkohen, zor se ia prishin rehatinë e "terezinë, njëra tjetrës; nëse nuk del dikush edhe më e fortë se ato kur të dyja bashkohen!!!

Jeni vonuar si mos më keq Ty, Jakupi dhe Limaj edhe për faktin që, kur Albini me VV bënte thirrje që prej vitit 2011 për një koalicion të opozitës,- ju baco jeni treguar jo sa duhet bashkëpunues, por goxha sqimatarë madje; .në mos të themi mohues; me gojë keni aprovuar njëfarë bashkimi hibrid, por këtë unitet nuk keni dashur për ta nënshkruar me kohë, pastaj, përpjekjet e ndryshme..., më vonë për unitet u bënë, -por siç po shihet vajtën "për dhjam qeni", pas një kohe kaq të gjatë, nga tradhtia e atij të ashtuquajturit, "Putini", Isës shqipfolës që veç sherrin atij dhe partisë së tij gjithë ia pa dhe po ia sheh vendi!!!

-Kësaj thirrjeje të arsyeshme dhe të domosdoshme për shpëtimin e vendit, natyrisht, iu kam bashkuar edhe unë, si njëri nga veprimtarët e hershëm të VV !
-Në bisedat e mia me shokët tanë që janë në kryesitë dhe anëtarë në radhët e partive tuaja, po herë-herë edhe në shkrimet e mia.
-Mirëpo, sipas vlerësimeve të tyre (emrat nuk po i ceku për hir të etikës);
pra, sipas tyre kjo ishte shumë e zorshme...; tash, atyre shokëve të devotshëm, por jo sa duhet largpamës, ua shtroj pyetjet:

-A më e zorshme ishte dje të bashkoheshit ju, apo kur po e shihni se u bashkuan PDK-LDK?

-A më e zorshme ishte të bashkoheshit me më të mirët të rinj e të reja shqiptarë/e, -pra me VV, apo të munden tash,-më të këqijtë, -pra të liqtë dhe të këqijtë?!

-A më zor ishte dhe është të shihet gjendja jonë në prapakthime ekonomike, politike, sociale, kulturore, shkencore e të tjera, sesa të marshonit e të marshojmë përpara të bashkuar duke e mundur reaksionin më të egër që e ka parë Kosova pas luftës, në ballë të saj, pa sovranitet, pa ekonomi të zhvilluar, pa ardhmëri të përparuar, pa siguri të garantuar, - e të tjera e të tjera...?!!!

-A nuk kishte shumë të drejtë Albini me VV, kur edhe aleancën "Bllokun", me Isë Mustafën e LDK-së, e quante "bashkim prej zorit"?!

I nderuar atdhetar, Ramush!
-Ke përballuar shumë sakrifica më të mëdha, tejet të mëdha gjatë luftës, siç thotë populli ynë familja juaj emblematike, "Ka pirë gjak me lugë"!!!

Ty, gjithashtu, reaksioni i brendshëm, në bashkëpunim me reaksionin e jashtëm, të kanë vënë bllokada që, po të mateshin me ato bllokadat e serbëve rrugëve të Mitrovicës e të Kosovës, do të dukeshin lojëra kalamajsh; por Ty si Vigan i ke tejkaluar, i ke thyer, je rrëzuar, përkohësisht ke rënë në gjunjë, por je ngritur i fuqishëm, ke ecur përpara furishëm.

-Duke e njohur qëndresën tënde biblike- do të thosha; UNË, dyshoj se, Ty "Dikushët" nga brenda apo nga ata këshilltarët "e mëdhenj" të jashtëm për qëllime të mbrapshta , të kundërta me objektivat tuaja dhe të AAK-së, po t´ua pështjellon punët, këtë dyshim e kam të bazuar në fakte si më poshtë:
-Pështjellimet e para të lëmshit në AAK, unë i kam vërejtur që, kur disa nga partitë përparimtare aleanciste të krijuara menjëherë pas luftës si LPK-ja, UNIKOMB-i, e të tjera simotra u larguan nga AAK, dhe si për pasojë AAK,-ja mbeti aleancë...,-vetëm sipas emrit të saj.
...Më vonë, krejt pakuptimshëm hyre në bashkëqeverisje me titistët e Ibrahim Rugovës, ndërsa ai "rahmetlia" ndihej tepër komod, kur ty të hoqën qafe ndërkombëtarët, për në Hagë!
-Po i rikthehem mundësisë së re për aleancë me VV dhe Nismën:
-A nuk të paska shkuar mendja ndonjëherë baco që, ky fillim ishte mjaft i mbarë, por atëbotë mori tatëpjetën...,-prandaj kur të erdhi mundësia mjaft e favorshme për një aleancë të re me Albinin, Limajn, Jakupin; -këtë do të duhej ta bëje pa u vonuar dhe pa hezitim?!
-Pse, pse mor burrë nuk e more me qetësi e maturi këtë ndryshim shumë pozitiv për Ty dhe AAK-n?!
-Por, mbi të gjitha për Kosovën dhe kombin shqiptar.

-A nuk të paska shkuar kurrë ndërmend që, "Dikushët", me të kaluar titiste aty brenda kalasë, po ua bënte dhe po ua bën edhe sot e sot hendeqet, tamam si ato të llogoreve të luftës në frontet e Dukagjinit Heroik?!

-A nuk të ka shkuar mendja që edhe politika e diplomacia kanë llogore, aspak më të cekëta se ato që i ceka më lart?!
Mendoj, që ka edhe shumë bile, -madje, nuk e besoj që as ju nuk e dini këtë!!!

-E mbrama qoftë me hair!-siç thotë ky popull, i shkreti edhe pse po na dhimbset goxha fort, çfarë e ka gjet dhe do ta gjen tash e tutje; mos të harrojmë që, mbi të gjitha, është ky popull "i zgjuar", i mashtruar dhe fort i shantazhuar varfëria; duke u shfrytëzuar si "mish për topa", nga klikat e partive politike mafioze në pushtet dhe që po synojnë me çdo kush të sundojnë me këtë pushtet pa sovranitet të shtetit të Kosovës; pra, edhe populli e ka pjesërisht fajin që, po i voton "putinët dhe hutinët"...;-pra, që pushtetin po ua japin si hutërve të majmur në zgavrat, e "maleve plot derra", në klanet e rajonale të Kosovës së varfër.

Vallë, deri kur do të kthjellohet, e vetë-sundohet populli ynë, deri kur???!!!
Me nderime atdhetare!

22. Nëntor. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 788 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi