Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Artisti është shtyllë elektrike që përcjell mesazhe në çdo familje
Publikuar më 10 dhjetor, 2014 në orën 15:22 ( ) Afrim Morina | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Artisti përmes punës së tij përpiqet të bashkëbisedojë me qytetarin, qoftë përmes pendës, ngjyrës, mimikës, për të dërguar mesazhin e kohës në të cilën jeton, te bashkëkombësit, e, te brezat që do vijnë.
Artisti Naim Idrizi, vështirë e pati për të marr guximin, për të hapur këtë ekspozitë të pavarur, mirëpo, është mosha kur përcaktohen orientimet dhe këtë e kapi bukur. Guximi për artistin është shumë domethënës, sepse në heshtje bashkëbisedon me shikuesin, me kritikën dhe analistin.

Titulli i ekspozitës “Parimi” fletë shumë, sepse kemi të bëjmë me artin pamor dhe ky parim e obligon autorin t’i qëndroj besnik, e kjo deri sot mund të shihet përmes punimeve: “Klithma”, “Violina e dëmtuar”, “Kaçat ne kaçube”, “Peizazh Dimri”, “Shtylla elektrike”, “Njeriu i revoltuar”, “Gjeli”, “Figure Femre”, “Shah Mat”, “Violina & Piano” dhe “Shahu ne perspektiven time”, punime që janë bërë me përkushtim të matur, intelektual, vendosmëri dhe guxim. Naimi gjatë punës së Tij studiuese, ka hasur vepra të tilla të artistëve, të cilët dhe kanë lënë gjurmë të pa shlyera në artin pamor. Këtu qëndron edhe forca krijuese e Autorit të kësaj ekspozite, i cili donë për të sprovuar vetën, mu në këto tema, siç do të shprehet vet në “Shahu në perspektivën time”. Me këtë jep për të kuptuar, se si student ka mundur të marr “Shah Mat”, por jo edhe si krijues.

Artisti i formuar, në artet pamore, jep për të kuptuar përmes punës së vet, ambientin në të cilin jeton, paraqet se çka i mungon rrethit të tij dhe me çka mund të mburret. Naimit i mungon Violina, mbretëresha e instrumenteve dhe kush do ta vërejë më lehtë këtë, pos artistit? “Violina e dëmtuar” e punuar me përkushtim, të bënë për të menduar, se gjatë punës së tij artisti, jo vetëm se është munduar të kapi formën, por Ai edhe duke lëvizur dorën për të përkryer këtë vepër, në të njëjtën kohë, duket sikur ka kapur harkun me njërën dorë, e me tjetrën violinën dhe me gishta i lyp notat, por ajo është e dëmtuar, prandaj Artisti e nxjerr në pah dhe kërkon ndihmë për ta rregulluar. Violinës nëse ia bashkëngjit edhe një instrument tjetër, do të bëhet më e fuqishme, do të mbulojë gjithë hapësirën me tingullin e bukur që lëshon, por jo edhe të gjitha instrumentet dhe Naimi përzgjedh Pianon. Që të dyja, së bashku, për një kohë e largojnë njeriun nga brengat e jetës, e largojnë njeriun nga zymtësia, e largojnë njeriu nga vuajtjet dhe i shtojnë dëshirën për të punuar, që edhe herëve tjera të dëgjojë këto dy instrumente “Violina & Piano”, të punuara bukur, por sikur presin duart e artistëve për t’i akorduar për ndonjë simfoni të maestrove dhe pranë tyre të jetë edhe tenori për ta mbushur plotë gjallëri ambientin.
Naimi e gjen këtë gjallëri, jo në amfiteatër, por në ambientin e vet, i cili ia përkujton ditët që vijnë dhe shkojnë, siç do të shprehet Omar Khajami: “ti shkujdesur, fle e ëndërron”, prandaj Naimi, jo pa qëllim ka zgjedhur Gjeline dhe atë duke kënduar. Përmes “Gjeli” Autori jep mesazhin bukur të fortë, për të mos humbur kohën, nëse dëshirojmë të lëmë në trashëgimi punën tonë për brezat që vijnë. Sepse, për këtë i kemi të gjitha mundësi, që artisti nxjerr në pah përmes “Kaçat në kaçube”, që nënkupton, aty ku gjallon kaça, mundë të gjallojnë edhe drunj e bimë, jo vetëm për ushqim, por edhe shëruese. Ky ambient që na paraqet Autori, na del ambient i shëndetshëm, e pse të mos shfrytëzojmë të mirat materiale. Punimi me përkushtim i kësaj peme, sikur na shtynë t’i qasemi për të mbledhur kokrrat e saj, qëllim i arritur me mjeshtri.
Sikur ta kishte përfunduar vetëm me këto, nuk do të kishte kuptim ky cikël, nuk do të kishte arritur të përcjell mesazhin e plotë te bashkëbiseduesi, sepse çdo njeri, edhe Naimin artist, e rrethon edhe një rreth tjetër, që i jep kuptim jetës. E kush mundët për të anashkaluar femrën, e cila i jep kuptimin e plotë jetës së çdo njeriu, e mos të flasim për artistin, i cili ka nevoja më të mëdha, prandaj jo rastësisht kemi “Figure Femre”, përmes së cilës artisti na përkujton fuqinë e saj për njeriun, që nga lindja derri në vdekje, sepse kjo simbolikë e paraqitur është plot jetë, nuk është e lodhur, e dërmuar, e moshuar, por ajo na paraqitet e fuqishme, që nënkupton edhe fuqinë krijuese të artistit.
Jeta ka edhe probleme të nduarnduarta. Këto nganjëherë e bëjnë njeriun edhe të vuaj, por edhe vuajtja duhet të ketë madhështinë e vet, e jo të mposhtësh, sa për të mos u ngritur kurrë. “Klithma” e Naimit, është klithmë kushtrimi, klithmë përballje për të mbijetuar, klithmë për të haprruar edhe më guximshëm në jetë, për të mos u mposhtur para asgjëje. Kjo klithmë e Naimit ka edhe tabanin e fort, tabanin Migjenian kur e portreton Malësorin dhe kjo ngjashmëri mes dy artistëve, në kohë dhe hapësira të ndryshme, na jep për t’u thelluar në analizë, për të nxjerr nga ndërdija e artistit, pse mu në këtë formë na paraqitet “Klithma”? Nga vjen kjo, sa fuqi ka pamja e asaj figure e ngurtësuar që i jep me gjithë fuqinë që ka për tu ngritur dhe ecur përpara me guxim edhe më të madh, me hap edhe më të qëndrueshëm drejt qëllimit për t’i dhënë shpirte jetës. Kjo klithmë është “Njeriu i revoltuar” dhe të tillë ka mjaft. E kush mund të ri i qet para gjithë këtyre problemeve jetësore, e, të provokuar nga të gjithë anët?! Bashkëdyzimi i këtyre dy fenomeneve që paraqitet në shoqërinë tonë, që me mjeshtri e ka bërë Autori, për të treguar, se klithmat dhe revoltat kanë qenë përherë te ne, e do të jenë edhe më tej, prandaj duhet të jemi të vetëdijshëm për t’i dhënë kahe klithmës dhe revoltës, e cila herë - herë nëpër kohë është keqorjentuar. Këto të dyja janë paraqitur fuqishëm, sikur se violina dhe pianoja, që e plotësojnë njëra tjetrën. Po të ishte vetëm klithma apo vetëm revolta, do të ishim hamendur për të dhënë mendimin, por këtë mëdyshje Naimi na e ka hequr, e neve na mbetët vetëm për të shikuar drejtë e në thellësi të punimit, duke i dhënë vendin e merituar Autorit.
“Se pas dimrit vjen një verë” do të shprehet poeti, ndërsa Naimi na jep pamjen në “Peizazh Dimri”, jo pamje e vdekur, edhe pse është portretuar e acarshme, por një pamje që jep për të kuptuar porosinë e lartshënuar, se pas kësaj do të kemi një pamje jete krejt tjetër. Çka e shtyri artistin në këtë moshë të merret me tabllo të tilla jete, pas gjithë asaj gjallërie që na paraqiti në punimet e veta. Duhet analizuar dhe parashtruar pyetjen, pse në kuadër të këtij cikli zë vend e veçanta, acari, bora, por kurrë nuk guxojmë të themi, natyrë e vdekur. Vet ambienti i portretuar jep për të kuptuar, se ata lisa nuk do të mposhtën nga asnjë lloj acari, sepse janë rritur në ambient të tillë, kanë përballur shumë e shumë dimra edhe më të ashpër dhe sot më lehtë e kanë të shkundin copëzat e akullit nga degët e tyre, se tashmë kanë krijuar shtat të fuqishëm, e, sidomos e lisave halor, që përkundër përpjekjeve nuk arrin asnjëherë t’ia marrësh gjelbërimin.
E veçanta e gjithë kësaj, por që e rrumbullakon ciklin është “Shtylla elektrike”, koha e sotme, e domosdoshme për tu ngritur në çdo profesion, e artistëve iu nevojitet më së shumti, se puna e tyre, kryesisht bëhet kur të gjithë janë në gjumë apo në një vend ku do të ketë heshtje. Kushte që i duhen artistit nuk mund të mendohen pa elektrik, për të qenë në hap me kohën, sepse ne shqiptarët kemi shumë pak kohë dhe këtë duhet shfrytëzuar me përkushtim, për të hyrë në rrjedha të jetës, për të hulumtuar bëmat e të tjerëve dhe këtë na e mundëson rryma, e artisti është një shtyllë që përçon energjinë te të gjithë, por edhe në brezat që do vijnë.
Naimit i dëshirojë suksese në punën e mëtejme, të luaj lojën e shahut vet dhe të miklohet nga tingujt e violinës e pianos, për të bartur mesazhin e të revoltuarit si shtylla elektrike te brezat, pse jo edhe te bashkoheshit?

Prishtinë, 05.12.2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 1,015 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi