Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Karriera politike e kryetarit tė LDK-sė Isa Mustafa gjatė regjimit komunist
Publikuar më 15 dhjetor, 2014 nė orėn 15:07 ( ) Sheradin Berisha | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ҫfarė koincidence!!! Mė 8 dhjetor 1989 Isa Mustafa betohet nė cilėsinė e Ministrit nė Kėshillin Ekzekutiv tė Kosovės (organ ekzekutiv Millosheviqit) para Rrahman Morinės - ndėrsa mė 8 dhjetor 2014 betohet nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės nė cilėsinė e Kryeministrit!!!

("Diferencimi ideo-politik" i komunistėve shqiptarė qė u solidarizuan me kėrkesat e minatorėve dhe ngritja e pozitės sė Isa Mustafės nė organet ekzekutive tė Kosovės, pas suprimimi tė autonomisė sė Kosovės nga Serbia!!!) - Pas Mbledhjes sė Kuvendit tė Kosovės mė 23 mars 1989, ku "delegatėt" miratuan ndryshimet nė Kushtetutėn e RS tė Serbisė, pėr bėrjen e "Serbisė unike" dhe suprimimin e Autonomisė sė Kosovės, mė 1 prill 1989 - Komiteti Krahinorė i Lidhjes Komuniste tė Kosovės mbajti njė plenum, dhe duke u bazuar nė situatėn e krijuar pas miratimit tė Kushtetutės sė Serbisė dolėn me qėndrime substanciale pėr "diferencimin ideo-politik nė tė gjitha segmentet e jetės nė Kosovė" dhe si kriter themelor pėr diferencim u pėrcaktua qėndrimi i organeve partiake, i funksionarėve veē e veē, i delegatėve dhe i shėrbyesve tjerė tė regjimit "ndaj tubimeve dhe demonstratave tė shqiptarėve qė u mbajtėn nė nėntor 1988, ndaj grevave tė minatorėve tė Trepēės dhe ndėrprerjeve tė punės nė shkurt 1989, si dhe ndaj demonstratave tė nacionalistėve e separatistėve shqiptarė nė mars 1989" .

Nė kėtė kuadėr, Kryesia e Kuvendit tė KSA tė Kosovės nė mbledhjet e 3 e 8 majit 1989 shqyrtoi obligimet dhe detyrat e veta mbi realizimin e diferencimit ideo - politik, nė nivel tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės, tė Kėshillit Ekzekutiv dhe nė organet dhe organizatat krahinore tė administratės dhe i obligoi ato institucione e organe qė nė afatin sa mė tė shkurtėr tė bėjnė diferencimin ideo - politik dhe tė punės. Ndėrkaq nga baza deleguese kėrkoi "ndėrmarrjen e masave ndaj delegatėve nė Kuvendin e Kosovės, tė cilėt nuk i kishin respektuar qėndrimet e bazės lidhur me grevėn e minatorėve nė Stari - Tėrg, Kishnicė e Novobėrdė, duke u pėrpjekur pėr miratimin e kėrkesave tė grevistėve nė kundėrshtim me qėndrimet e organeve mė tė larta partiake e tė organeve e organizatave tė Kosovės pėr dhėnien e pėlqimit tė amandamenteve nė Kushtetutėn e Serbisė". (N.Gjeloshi, 108 - 109)

Dhe nė kėto zhvillime, diferencimet politike u zbatuan nė tė gjitha organet dhe institucionet nė Kosovė, madje kėto masa u shtrinė edhe nė tė gjitha institucionet shkollore e akademike dhe nė ndėrmarrjet ekonomike, nė tė cilat prej kohėsh ishin vėnė masat e dhunshme! Ta zėmė, nė Organizatėn e Lidhjes Socialiste tė Popullit Punonjės tė Kosovės (LSPPK) qė prej organizatave lokale tė fshatrave, konferencave komunale e deri te nivelet mė tė larta tė kėsaj organizate diferencimi ideo-politik pėrfshiu afro 700 kuadro, ndėrkohė qė kryetari krahinor i LSPP’sė Daut Jashanica, u avansua edhe nė postin e delegatit tė Kuvendit Federativ tė Jugosllavisė.

Si rrjedhim, nga ky diferencim gjithėpėrfshirės e pėsuan tė gjithė ata komunistė (nga radhėt e shqiptarėve) qė nė njė mėnyrė a tjetėr u solidarizuan me kėrkesat e minatorėve dhe nuk pranuan ndryshimet kushtetuese nė favor tė "Serbisė unike", ndėrkohė qė komunistėt tjerė qė i mbetėn edhe mėtutje besnik politikės antishqiptare tė ndėrtuar nga KQ i LKJ’sė sė Serbisė nė krye me Sllobodan Millosheviqin, u avansuan nė pozita mė tė larta tė pushtetit! Nė mesin e atyre komunistėve qė u ngritėn nė pozita mė tė larta tė pushtetit ishte edhe ISA MUSTAFA, kryetari i Kėshillit Ekzekutiv tė Komunės sė Prishtinės 1986 - 1988 dhe "drejtor i Entit Krahinor tė Planifikimit Shoqėror"!

Ngritja e pozitės sė Isa Mustafės nė organet ekzekutive tė Kosovės, pas suprimimit tė autonomisė sė Kosovės nga Serbia!!!

Nė biografinė e Isa Mustafės, tė botuar nė portalin e Komunės sė Prishtinės, thuhet se: "Ekspertizėn profesionale e filloi nga viti 1974 si pedagog nė Universitetin e Prishtinės, ndėrkohė ka qenė edhe kryetar i Qeverisė Komunale tė Prishtinės (1984-1988), dhe “drejtor i Entit pėr Plan dhe Zhvillim tė Kosovės dhe ministėr i Ekonomisė dhe Financave tė Republikės sė Kosovės (1991-1999)”... Si duket shoku Isa Mustafa ka harruar se ka qenė edhe "Sekretar krahinor pėr Zhvillim, Shkencė, Informatikė dhe Bashkėpunim Shkencor-teknik me botėn", nė Kėshillin Ekzekutiv tė KSA tė Kosovės nė krye me Jusuf Zejnullahun, i cili u formua nė mbledhjen e Kuvendit tė Kosovės - mė 4 dhjetor 1989!

SI U ZGJODH ISA MUSTAFA 'SEKRETAR KRAHINOR PĖR ZHVILLIM, SHKENCĖ, INFORMATIKĖ DHE BASHKĖPUNIM SHKENCOR - TEKNIK ME BOTĖN' NĖ KĖSHILLIN EKZEKUTIV TĖ KSA TĖ KOSOVĖS (DHJETOR 1989) PAS RRĖNIMIT TĖ AUTONOMISĖ SĖ KOSOVĖS NGA SERBIA!!!

Dihet mirėfilli se gjatė verės sė vitit 1989 pasi u bė diferencimi ideopolitik dhe spastrimi nė tė gjitha nivelet e pushtetit nė Kosovė, nė vjeshtėn e atij viti u organizuan zgjedhjet e reja. Bartėse e organizimit tė zgjedhjeve ishte LSPP’ja, pikėrisht ajo organizatė masovike e cila ishte nėn kontroll tė plotė tė RS tė Serbisė, ndėrsa pėr pėrzgjedhjen e kuadrove pėr vendet kyqe tė pushtetit ishte themeluar formalisht "Kėshilli Koordinues pėr Kuadro" tė cilin e pėrbėnin njerėzit mė tė besuar tė regjimit serbė. Gjatė nėntorit tė vitit 1989 strukturat e KQ tė LK tė Serbisė qė drejtoheshin nga Sllobodan Millosheviqi u angazhuan maksimalisht qė pėrmes kėtij "kėshilli pėr kuadro", pėr funksionet mė tė larta politike nė Kosovė tė zgjidhen ata komunistė qė pėr tetė vjet e gjysmė pas demonstratave tė pranverės 1981, ishin dėshmuar nė realizimin e platformave tė KQ tė LKJ’sė pėr Kosovėn, nė ndaljen e shpėrnguljes sė serbėve e tė malazezve nga Kosova, nė luftimin e "nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptarė" dhe si tė tillė ishin bėrė farkues tė "vėllazėrim - bashkimit"!!!

Pas zgjedhjeve tė mbajtuar nė vjeshtėn e vitit 1989 nė Kosovė, mė 4 dhjetor u konstituua Kuvendit i ri i Kosovės ku u zgjodhėn organet drejtuese nė tė gjitha nivelet e pushtetit. Nė kėtė mbledhje shoku ISA MUSTAFA u zgjodh "sekretar krahinor pėr Zhvillim, Shkencė, Informatikė dhe Bashkėpunim Shkencor - teknik me botėn" nė qeverinė e re qė quhej "Kėshilli Ekzekutiv i Kuvendit tė KSA tė Kosovės".
Kėtė ngjarje e ka pasqyruar gjithanshėm gazeta "Rilindja", ditė e martė - 5 dhjetor 1989, nė artikullin me titull: “Demokratizimi i madh i politikės sė kuadrove”.

Rilindja nė kėtė artikull, shkruan:

"Nė mbledhjen e pėrbashkėt tė tri dhomave tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės, tė mbajtur me datė 4 dhjetor 1989 (e hėnė) u bė konstituimi i pėrbėrjes sė re tė Kuvendit tė Kosovės dhe zgjedhja e kandidatėve pėr funksionet mė me pėrgjegjėsi - tė kryetarit tė Kryesisė dhe tė anėtarėve tė Kryesisė sė KSA tė Kosovės, tė Kryetarit tė Kuvendit, tė nėnkryetarėve tė Kuvendit dhe tė kryetarėve tė dhomave tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės si dhe tė delegacionit tė KSA tė Kosovės nė Dhomėn e Republikave dhe tė Krahinave tė Kuvendit tė RSFJ’sė”.

Daut Jashanica, Kryetar i Konfrencės Krahinore tė LSPP (dhe i avansuar nė postin e delegatit tė Kuvendit Federativ tė Jugosllavisė), nė mbledhjen e 4 dhjetorit 1989, tha: „duke u pėrcaktuar struktura nacionale, nė bazė tė propozimit inicial tė Kryesisė sė KSA tė Kosovės dhe Kuvendit tė KSA tė Kosovės si dhe nė bazė tė qėndrimeve tė Kėshillit Koordinues pėr politikėn e kuadrove tė Konferencės Krahinore tė LSPP tė Kosovės, Kryesia e Konferencės Krahinore tė LSPP tė Kosovės si bartėse e konsultimeve, ka inicuar procedurėn e propozimit dhe tė evidencimit tė kuadrove tė mundshme pėr zgjedhjen e kryetarit dhe tė anėtarėve tė Kryesisė sė KSA tė Kosovės, tė kryetarit tė dy nėnkryetarėve dhe tė kryetarėve tė dhomave tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės.“ (Rilindja, 5 dhjetor 1989)

Me rastin e propozimit tė kandidatėve tė mundshėm pėr funksionet e pėrmendura dhe me rastin e zgjedhjes sė tyre, LSPP e Kosovės si dhe subjektet e tjera shoqėrore nė Krahinė, kanė bėrė pėrpjekje qė nė tė gjitha fazat tė propozohen mė shumė kandidatė pėr funksionet mė me pėrgjegjėsi qė pėr to tė propozohen kuadrot, tė cilat nė periudhėn e deritashme janė dėshmuar luftėtarė tė denjė pėr realizimin e politikės sė LK tė Kosovės, tė LK tė Serbisė dhe tė LKJ, kuadrot qė gėzojnė besimin e pjesėtarėve tė tė gjitha kombeve dhe kombėsive, individėt qė nė aktivitetet e deritashme kanė luftuar me vendosmėri kundėr tė gjitha dukurive tė nacionalizmit, e nė radhė tė parė kundėr nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar, pėr ndaljen e shpėrnguljes sė serbėve e tė malazezve nga Kosova dhe ardhjen e tė gjithė atyre qė dėshirojnė tė jetojnė e tė punojnė nė Kosovė, kuadrot tė cilat me cilėsitė e veta personale garantojnė se do tė jenė tė suksesshme nė kryerjen e funksioneve qė u besohen.“ (Po aty)

Duke u nisura nga kėto premisa, nė mbledhjen e Kuvendit tė KSA tė Kosovės, Kryetar i Kryesisė sė KSA tė Kosovės u zgjodh Isen Kajdomēaj, Kryetar i Kuvendit tė KSA tė Kosovės, Gjorgje Bozhoviq, ndėrsa Kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės u zgjodh Jusuf Zejnullahu. Sekretar krahinor i Punėve tė Brendshme u emrua pėrsėri Jusuf Karakushi, mr.Rifat Zulfiu u emrua sekretar krahinor i Judikaturės, Shefqet Cana sekretar krahinor i Financave, Radman Milosavleviqi sekretar krahinor pėr Ekonomi, Lekė Berisha sekretar krahinor pėr Bujqėsi dhe Pylltari, Selajdin Skeja, sekretar krahinor pėr Komunikacion dhe lidhje, dr.Muhamet Bicaj u emrua sekretar krahinor pėr Arsim dhe Kulurė, Lekė Vuksani sekretar krahinor pėr Punė, Shėndetėsi dhe Politikė Sociale, dhe pėr ēėshtjet e luftėtarėve e tė invalidėve, Radovan Vujoviqi, sekretar krahinor pėr Urbanizėm dhe Ēėshtje Komunale-Banesore dhe mr.ISA MUSTAFA, sekretar krahinor pėr Zhvillim, Shkencė, Informatikė dhe Bashkėpunim Shkencor - teknik me botėn. (Rilindja, e martė 05. XII. 1989).

BETIMI I ISA MUSTAFĖS PARA RRAHMAN MORINĖS (MĖ 8 DHJETOR 1989)!!!

Pas konstituimit tė Kėshillit Ekzekutiv tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės, mė 8 dhjetor (1989) Isa Mustafa dhe anėtarėt tjerė tė Kėshillit Ekzekutiv tė Kosovės (KEK), dhanė betimin solemn. Pėr ceremonin e betimit nga Isa Mustafa me shokė, ka shkruar edhe gazeta “Rilindja”, nė artikullin me titull: "DJE DHANĖ DEKLARATĖN SOLEMNE ANĖTARĖT E RINJ TĖ KEK. KĖSHILLI EKZEKUTIV - ME PROGRAM TĖ DALJES NGA KRIZA".

Akti i betimit u bė para Kryetarit tė Kuvendit tė KSA tė Kosovės Gjorgje Bozhoviq, Kryetarit tė Komitetit Krahinor tė LK tė Kosovės Rrahman Morina, Kryetarit tė Kryesisė sė KSA tė Kosovės Isen Kaldomēaj, Kryetarit tė Odės Ekonomike tė Kosovės Hysamedin Azemi dhe Kryetarit tė KK LSPPK Daut Jashanica. Isa Mustafa dhe tė tjerėt me kėtė rast u betuan se do tė angazhohen nė luftimin e "nacinalizmit dhe seperatizmit shqiptar dhe kthimin e serbomalazezėve tė shpėrngulur nga Kosova" si dhe nė zbatimin e Kushtetutės sė re tė Republikės sė Serbisė, qė u finalizua mė 28 mars 1989 nė Beograd nga nomenklatura politike serbe nė krye me Sllobodan Millosheviqin.

Nė dhjetor 1989, derisa Isa Mustafa ishte pjesė e regjimit komunist tė Millosheviqit, nė Prishtinė ishin bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, tė asaj LDK’je ku Isa Mustafa sot ėshtė Kryetar dhe Kryeministėr i Republikės sė Kosovės, nė koalicion me PDK'nė! Dihet mirėfilli se LDK’ja u themelua me 23 dhjetor 1989 (vetėm 14 ditė pas dhėnjes sė betimit tė Isa Mustafės pėrpara Kryetarit tė KK tė LK tė Kosovės - Rrahman Morina!). Themeluese e LDK’sė, ishe 'elita intelektuale' shqiptare qė deri dje ishin anėtarė tė LKJ’sė dhe njerėz me pozita tė ndryshme pushtetore. Pra, ishte pikėrisht ajo elitė intelektuale e cila gjatė viteve tė 70’ta e 80’ta, duke qenė pjesė e sistemit politik-institucional, kishte vėnė nėn kontroll tė plotė edhe institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., nė Kosovė!

Edhe pse Isa Mustafa me Ibrahim Rugovėn nė kėtė periudhė (dhjetor 1989) i pėrkisnin "dy taborreve tė kundėrta", angazhimet e tyre politike pothuajse ishin tė njejta, si Kėshilli Ekzekutiv i Kosovės (ministėr i sė cilės ishte Isa Mustafa) ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovės - LDK’ja (kryetar i sė cilės ishte Ibrahim Rugova) ishin kundėr protestave tė shqiptarėve dhe angazhoheshin me pėrkushtim tė madh pėr stabilizimin e situatės, edhe pse Kosova dhe populli Shqiptarė ato ditė jetonte nė gjendje tė jashtėzakonshme dhe hiqte tė zitė e ullirit nga ēizmja ushtarke - policore e Sllobodan Millosheviqit!

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 53 vizitorë
Lexuar: 1,450 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Ali Meta – mėsues dhe patriot i madh (1925-2...
E merkurė, 13 dhjetor 2017 - 21:39
Mėsuesi dhe patrioti Ali Meta i pėrket familjes sė madhe fisnike shqiptare tė Alimetėve tė Gjurgjevikut nė Kosovė e fisit Berisha, me tradita e kontribu...
SI MĖ MORI NĖ PYETJE UDB-a NĖ TIRANĖ?
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:23
ME SHKAS Ishte dhjetori i ftohtė i vitit 1998. Dhjetori me borė, ngrica dhe acar. Dhjetori mė i rėndė i UĒK-sė. Nė Tiranė mbahej Panairi i Librit, ku, do ...
Marie Shllaku- intelektualja shkodrane qė jet...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 23:20
(Marie Shllaku: Nuk do t’i mungojnė kurrė lulet Kosovės t’i sjellė mbi vorrin tim) Heroina Marie Shllaku la gjurmė tė pashlyeshme nė jetėn dhe mendjen e p...
28 NĖNTORI – DITA E FLAMURIT
E martė, 28 nėntor 2017 - 07:30
Fjala e rastit nė shėnimin e Ditės sė Flamurit dhe 105 vjetorit tė Pavarėsisė se Shqipėr¬isė, mbajtur mė 26 nėntor 2017, nė Qendrėn Kulturore tė Republi...
SI U SHPĖRNDA NĖ BOTĖ, “ZĖRI I KOSOVĖS”, ORGA...
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:51
ADRESAT DHE POSTIMI I ‘‘Z. K.“ NĖ VITET 1982-84 KY SHKRIM RIBOTOHET PAS 6 VITEVE, ME NJE SHTOJCĖ (HYRJE)!?..SEPSE, ĖSHTĖ E NJĖJTA SITUATĖ NĖ KOSOVĖ...PRA,...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi