Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËRPJEKJET HERË TË HAPURA, HERË TË MASKUARA NGA QARQE TË CAKTUARA REAKSIONARE TË BRENDSHME DHE TË JASHTME PËR TË ZVETËNUAR E PASTAJ, ELIMINUAR IDENTITETIN SHQIPTAR NË KOSOVË!
Publikuar më 28 dhjetor, 2014 në orën 00:13 ( ) Fadil Shyti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
...Sot, kjo është përpjekja më rëndësishme e "miqve" tanë ballkaniko-europianë, për të pranuar shqiptarët, një gjuhë tjetër me dialektin, kinse, dikur të mohuar,-gegërishten në raportet me dialektin tjetër të shqipes sonë, toskërishten,-pra të përçajnë shqiptarët në gjuhën e tyre Shqipe të lashtë e të re,-e cila me aq mundime i njësua për më tepër se 50 vite e kurorëzuar si e NJËSUAR në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë, 1972,-madje, këta politikanë dhe diplomatë dinakë, nën maskën e njerëzve të paqes, të kulturës, të pajtimit të shteteve e popujve sllavë të Ballkanit me Shqipërinë dhe shqiptarët, po duan që, me çdo kusht dhe ta konfirmojnë e cimentojnë, me Kushtetutë të Kosovës, me ligjet e saj, në mënyrë institucionale, që, Kosovën me 98% me shqiptarë ta paraqesin para botës se, kinse qenka multietnike!!!

-Po, me këto prapësi qëllim-këqija politike-diplomatike, me strategji afatgjata; Kosovës ia hoqën Flamurin Kuqezi duke e zëvendësuar me një "flamur" ahti-sarian-allë serbian.
-Pastaj, që prej viteve të pasluftës në Kosovë, janë të njohura për opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar përpjekjet e një grupi "shkencëtarësh të hollë" publicistë reaksionarë që hiqen si gjuhëtarë: Nexhmedin, Spahiu, Migjen Kelmendi, Halil Matoshi e të tjerë kokëshkretë, kinse, "intelektualë të pavarur kosovarë", të cilëve qarqet ballkanike dhe europiane, që aspak nuk ia duan të mirën Kosovës as shqiptarëve si komb,-po u japin kurajë dhe infuzione moderne, (tituj, ndere dhe para etj), të mbarësohen thellësisht me politikat e huaja shoviniste sllavo-okupatorë me idetë reaksionare që më vonë, "lindin" nga epruvetat e tyre "moderne",-kinse, "kombin e ri kosovar".

-Duke bërë këtë, nesër apo në rastin më të keq të pamundësive së tyre, në një të ardhme ca më të largët, të krijojnë ç´orientime, hutime e të tjera bllokada shpirtërore dhe mendore tek breznitë tona të reja, për të vënë në pikëpyetje;
IDENTITETIN TONË PELLAZGO-ILIRIANË- SHQIPTAR, TË KOSOVËS SONË SHQIPTARE!

-Mendoj, këto të këqija të mëdha duhet t´i shohim si rrezik serioz jo aq shumë për të sotmen, sa për të ardhmen tonë, në përpjekjet tona për të bërë Shqipërinë-Shqipëri; sipas parimit: një komb, një gjuhë, një shtet, një flamur!...
-Për të bërë Shqipërinë tonë, të barabartë me vendet fqinje të Ballkanit, për të ecur e fortë e sigurtë dhe krenare në familjen e madhe euro-atlantike dhe më gjerë.
-Prandaj, me kohë duhet domsodoshmërisht t´i luftojmë me varg-male, argumentesh shkencore këta puthadorë e puthadore të huaja që, idetë e tyre të dështojë me turpe, pa neglizhuar aspak rrezikun e tyre; t´i luftojmë pa lëshime,-siç do të thoshte heroi ynë kombëtar, Avni Rustemi:
"Pa u lënë shtigje askund ".

...Është për të theksuar këtu faktin që; klasa politike e sotme "shqiptare" në Tiranë, Prishtinë, në Shkup e gjetiu kudo në trojet shqiptare, po tregohet e verbër dhe e shurdhër ndaj këtyre fenomeneve prapakthyeke në historinë tonë të re, mendoj si pasojë e paaftësisë së saj për të mbrojtur me çdo kusht dhe me çdo çmim drejtësinë tonë gjithëkombëtare, e bëjnë këtë edhe si pasojë e komplekseve të tyre janë tepër inferioriorë në raportet me "miqtë" euro-amerikanë që, kinse, "në emër të lirive e të drejtave të njeriut", "në emër të lirisë së shprehjes"; pa qoftë kjo edhe ndonjë shprehje -kërkesë anti-shqiptare, -lejuan dhe po lejojnë, po iu japin hapësira në media e tv etj, elementëve të tillë bukëshkalë, të gjenden kudo dhe të shtrijnë kudo këto ide reaksionare dhe kundër-kombëtare.

Sot, këtë e kam vërejtur më shumë se kurrë, pse ta fshehë; -sot, jam revoltuar më shumë se kurrë; -derisa, po e përcillja në RTSH, takimin e Kryeministrit, Edi Rama në Prishtinë, të organizuar nga shoqëria civile, lëvizja " FOL".
Aty, pas fjalimit të Edi Ramës, pjesëmarrësit kishin të drejtën të bëjnë pyetje.
-Midis tyre u paraqit i mjeri, Halil Matoshi, me pyetjen për "kombin kosovar",-për kinse "opsionin e tij & CO largpamës", -për kinse si opsion i tretë-siç iu tha aty nga vet Kryeministri Edi Ramë; -po citoj disi sa më besnikërisht aq sa më kujtohet:

1. Opsioni ahti-sarian, të cilin e mbron klasa e sotme politike në pushtet , (dhe një pjesë e "opozitarëve", për të marrë vota,citimi im. F.SH)
2. Opsioni i VV , për ribashkim kombëtar me shtetin amë, Shqipërinë, për të marrë vota!!!
3. Opsioni "i ri" i "kombit kosovar", nga shkencëtarët, për të marrë vota-përsëriti, ai.
-Çfarë më bëri të ndihem keq, nuk qe pyetja e Lilës, prej mendje -kopili-e budallai politik, që me bandën e tij kanë marrë turr siç thuhet "si derrat në misër"..., por më indinjoi përgjigjja e Kryeministrit, Edi Rama, sipas tij: "të tria opsionet janë njësoj, ato janë tonat, janë të shqiptarëve”!!!

-Apo, thënë pa dorashka, krejt naivisht apo dinakërisht (sikur indirekt -shkaku i votave në Europë e Amerikë....pra, të merrte pikë si politikan ” i ruajtjes së paqes në rajon”,-pohonte se, janë të drejta!!!

-Mirëpo, këtë ide të tij, "dualiste" që, sipas mendimit tim, nuk do të duhej të ishte e tillë; me kohë e demantoi deputeti i VV, Visar Imeri, i cili me të drejtë tha:
"Jo, këto nuk janë njësoj, këto tri opsione nuk na bashkojnë, por po e pengojnë njëra-.tjetrën".
-Ay, pastaj u ndalë posaçërisht në opsionin famëkeq të Ahti -Sarit i cili po e pengoi dhe po e pengon shumë procesin e Kosovës sovrane; (mirëpo, -kujtoj për shkaqe të kohës); ai nuk u ndalë ta demantonte edhe opsionin ”e famshëm” Lilës e të HILES, për të ashtuquajturin, "komb i ri kosovar"; -pa harruar këtu të theksoj që, vet sovraniteti i Kosovës , që e kërkonte atdhetari, Visar Imeri , edhe si veprimtar i devotshëm i ribashkimit kombëtar, e rrëzonte automatikisht idenë e errët të matufit, Lilë Matoshi!

-Për më tepër kujtoj që, Visari aspak nuk e ka për dëshirë të humbë bile as edhe një min kohë, lidhur me ato "ëndrra" që shihen syhapur nga grupi reaksionar të cekur më lart!
I lumtë VV!
I lumtë Visarit!

-Kurdoherë, ishin dhe janë të shquar, të vendosur për qëndrimet e tyre të vërteta shqiptare, që kjo rini heroike shqiptare me një bagazh të lakmueshëm veprimtarie kombëtare 10 vjeçare, po ecin vertikalisht në rrugën e lirisë, drejt ribashkimit kombëtar,-pa rënë kurrë, pre e mashtrimeve apo frikësimeve (të humbjes së votave); pra, nuk e kanë bërë kurrë politikën as diplomacinë si tregtarë të flamujve dhe të ideve, -përballë politikave as diplomacive reaksionare të brendshme dhe të jashtme qofshin ato!!!

26. Dhjetor. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 1,098 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi