Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DIALOG ME SHKRIM ”PREJ SË LARGU NGA AFËR” ME AMBASADOREN E GJERMANISË NË KOSOVË, Angelika Viets.
Publikuar më 02 janar, 2015 në orën 00:20 ( ) Fadil Shyti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
...Po, znj ambasadore, e Gjermanisë së ribashkuar!
PAJTOHEM PLOTËSISHT ME TY se, vërtet Kosova do të bëhet si Zvicra apo Singapori, PADYSHIM, nëse PARAPRAKISHT, URGJENTISHT, DOMOSDOSHMËRISHT, -SA VET LIRIA DHE ZHVILLIMI I SAJ EKONOMIK, SOCIAL, POLITIK, USHTARAK , KULTUROR, SHKENCOR e të tjera..., Kosova, URGJENTISHT e ritheksoj, t´ heq na skena politike-diplomatike, pra nga sundimi i saj , politikanët hajna dhe kriminelë, dhe politikanet hajnesha dhe kriminele të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët nga djersët, lotët dhe gjakderdhjet i popullit tonë, janë bërë milionerë e milionere.

Kosova, do të zhvillohet, fuqizohet dhe do të barazohet me vendet tjera fqinje, kur të vë në fuqi jo vetëm teorikisht, por praktikisht parimin e RECIPRIOCITETIT nga të gjitha fushat e jetës; me vendet sllavo-okupatore fqinje. Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe më gjer; -pa e radhitur këtu, Nënën Shqipëri" Londineze"; sepse, për asnjë sek, asnjë çast, Shqipërinë, nuk e konsideroj, as nuk duhet askush nga shqiptarët e shqiptaret që mbetëm jashtë nga trojet e saj etnike; as e kishim as e kemi vend fqinj! Kosova, dhe trojet tjera , ishin janë dhe do të jenë përjetësisht pjesë të saj. Këtë vetëm hajvanët dhe hajvanët me "fytyra njerëzore", s´kanë dashur, apo s´duan ta kuptojnë!!...

-Kosova, do të përparojë e lulëzojë kur në çdo pëllëmbë toke e pole të saj, do të zbatohet rendi dhe ligji për të gjithë njësoj, pa dallime kombi a kombësie, pa dallime fetare, krahinore, ideore e të tjera...!
-Kosova, nuk do të bëhet kurrë si Zvicra as si Singapori, pa ia kthyer asaj jetën e vrulleve ekonomike; të hapen fabrikat, kombinatet, uzinat, të fuqizohet klasa punëtore dhe t´i ketë të drejtat e veta të garantuara, qoftë nga sektorët shtetëror dhe ata privat!!!
Znj e nderuar, ambasadore e Gjermanisë së ribashkuar!
-Në Kosovë që prej viteve 90-ta, klasa punëtore në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, është goditur ashpërsisht nga regjimet e huaja dhe regjimet ”kosovare” dhe ”shqiptare” të borgjezisë reaksionare, ato nuk e deshën s e duan një klasë punëtore të fuqishme që t´i ketë nën kontroll interesat e veta; si vendet e punës, mbrojtjen e fabrikave, kombinateve, uzinave, ta ketë nën kontroll industrinë e lehtë dhe të rëndë , ta ketë dhe zhvillimin e vendit në bujqësi e blegtori; të gjitha këto leva dhe shtylla të forta që, shtetet i mbajnë në këmbë, krenare dhe sovrane, dje dhe sot nën maskën e ndryshmeve të sistemit; të gjitha këto janë nakatosur e dërrmuar, shkërmoqur e uzurpuar nga kjo borgjezi e brendshme dhe jashtme.
Nuk mbahet as nuk zhvillohet një familje, pa lëre më një shtet , me premtime, me fjalime, “për diell e stuhi”; të vjetra e të ´ra!!!
-Populli i Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi kanë rënë viktimë e sulmeve të tilla jo vetëm nga tri luftërat që u detyruan t´i bëjnë për çlirim, por kanë rënë viktimë edhe nga mashtrimet e matrapazëve të sistemit kapitalist i cili fillimisht popullit i thuhej se do të hante ”me lugë të arta”, sipas motos: o burrani ,ta heqim komunizmin ( që në fakt komunizëm kurrë s´ kishte në trojet tona shqiptare , por kishte socializëm , rrugë që shpinte në komunizëm);-pra, çirreshin gjer në qiell, -ta heqim komunizmin e pastaj bota demokratike o t´na hedhë ”sheqer nga qielli”!!! Do ta bëjë Shqipërinë Natyrale, të ribashkuar dhe ”kopsht me lule” e të tjera marrëzira e gënjeshtra qelbësira!...

Por, ja që nuk doli askund ashtu!
Sikur, klasa punëtore shqiptare ta dinte se do të prehej kështu në besë, –nga të pabesit e brendshëm dhe të jashtëm; kurrsesi, nuk do të hynte në lojëra të tilla të poshtra aq të rrezikshme për ardhmërinë tonë.
-E shini sot, kur pas 24 vite të "lulëzimit" të kapitalizmit në Shqipërinë Natyrale dhe pas 15 vitesh të çlirimi të PJESËRISHËM, të Kosovës, shqiptarët e pambrojtur nga qeveritë e tyre, të pambrojtur as nga miqtë e tyre euro-amerikanë, po e shohin bujqësinë, blegtorinë, e të mos flasim për industrinë e lehtë e të rëndë –pothuajse tërësisht të shkatërruar nga mashtruesit politikanë e biznesmenë të pacipë , përfitues të pangopur të pasurive të vendit tonë.
-Duke mos parë ardhmërinë të sigurt për familjet e tyre , të indinjuar edhe nga pabarazia e feudal-kapitalizmit,po ikin ”me kokat në trasta” kah sytë këmbët , të kërkojnë jashtë vendit, një jetë më të mirë; ata pop e dinë se, ”parajsa” e premtuar nuk ekziston as në vendet perëndimore kapitaliste, të cilat janë zhytur në kriza kronike , janë hedhur në luftërat e heshtura në gara për kapjen e tregjeve në rajone të ndryshme nëpër botë!...
Nëse e shohim nga ky këndvështrim edhe vendet e BE-së, janë nën këto ethe të përditshme!

-PASTAJ, MOS TË HARROJMË!...
Jo, gjithçka të shkëlqyer gjendet në vorbullat e kësaj bashkësie euro-ballkanike, këtë më së miri e dëshmojnë polemikat e udhëheqësve të Francës, Gjermanisë,apo Anglisë, rreth konkurrencës për dominime e për përfitime ekonomike; madje shihen dukshëm dhe ca frustrime të këtyre shteteve për ikjen nga BE-ja, duke i paraqitur ankesat e tyre për rënie e ekonomisë e të tjera…
-Pastaj, po nga ky prizëm shihen dhe mos pranimi i disa shteteve të bëhen pjesë e BE-së, në veçanti shtetet skandinave si Norvegjia , e cila e ka ekonominë më të zhvilluar në këtë rajon polar, në kufi me Rusinë. Suedia, fjala vjen me një referendum që e pat; populli i saj mezi i tha –po, hyrjes në BE e të tjera si këto hezitime ishin dhe janë të pranishme në kohën tonë, madje për goxha do vite më herët…
Zhurma që bëhet qe 24 vite PANDËRPRERË nga politikanët ”kosovarë” dhe ata ”shqiptarë”, në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup se, vetëm hyrja e Shqipërisë.-Kosovës, Maqedonisë në BE, do t´i zgjidhë problemet e rënda të shqiptarëve, është hiç më pak se, mashtrim si ato mashtrimet e viteve të tëra që i ceka më lart!...
-Shqiptarë dhe shqiptare, kudo që jetojnë një gjë duhet ta kemi të qartë: zhvillimi dhe përparimi ynë dhe i shtetit tonë shqiptar nuk vjen vetëm nga "guri magjik" , -nga hapja e kufijve tanë pa viza të dalim në Europë dhe në botë, as nga pranimi i shtetit tonë në BE, por vjen në radhë të parë nga hapja e fabrikave, kombinateve, uzinave, nga zhvillimi i industrive tona të lehtë e të rëndë, nga zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë, ku do të hapeshin vende pune, ku dora e shtetit të shihej e fuqishme në ndihmë popullit të tij.
Hyrja e vendit tonë në BE, mbase, nga ndonjë aspekt i zhvillimit ekonomik, politike e të tjera...,-mund të ishte si ndihmë e përkohshme, por jo KURRSESI VENDIMTARE!
-Shqipëri-Kosova, do të zhvillohet dhe prej saj nuk do të ikin shqiptarët as shqiptaret, (sepse, serbët dhe të tjera kombësi e pakica, po financohen nga qeveria e "saj" dhe "miqtë" ndërkombëtarë) ketë sovranitet të plotë, që askush të mos mundet ta kapë nga hundët bëje këtë apo atë punë, zgjidhe këtë apo atë kryetar shteti apo kuvendi, zgjidheni këtë apo atë kryeministër, kur Kosova do të ketë fjalën e vet për ardhmërinë e ndritur të saj, pra të ketë parimin e VETËVENDOSJES, përmes një REFERENDUMI, për RIBASHKIM me shtetin amë, SHQIPËRINË!

Znj, ambasadore, e Gjermanisë së ribashkuar!
-Është koha e fundit që populli i Kosovës dhe miqtë e tij në Europë të ndërgjegjësohen t´i bëjnë këto NDRYSHIME në favore të ardhmërisë sonë shqiptare; po e theksoj që, për t´u arritur këto suksese që shpijnë drejt FITOREVE TË MËDHA, për një shtet të RIBASHKUAR shqiptar ME IDENTITET TË VET PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTAR në Ballkan, duhet domosdoshmërisht, që me përpjekjet tona politike dhe diplomatike të kurorëzohet lufta jonë çlirimtare edhe në aspektin e BARAZISË ekonomike, sociale etj..., lufta jonë e pandërprerë çlirimtare; duhet edhe më tutje, -po, po edhe më tutje gjer në FITORE, -ndihma juaj, ndihma e miqve të vërtetë në Ballkan, në Europë, Amerikë dhe në botë, por jo me "ndërkëmbëza, politike, ekonomike e të tjera..., që, gjer më sot përpjekjet i shkuan dëm popullit tonë, si me UNM-ik, EULEX-etj, me DIALOGUN me Serbinë, me privatizimin e egër të ekonomisë shqiptare të Kosovës e më gjerë e të tjera bllokada!...
Ndihmat e vendeve mike tonat, jo vetëm në Europë e Amerikë, por edhe gjetiu kudo nëpër botë, duhet të dëshmohen me investime të pakursyera nga ato që i ceka më lart dhe shumë të tjera që, janë të pamundura të shkruhen në një shkrim i kësaj natyre!...
Gjaku i dëshmorëve na thërret!
O sot, o kurrë!
Brezat e së ardhmes, do të na gjykojnë ashpër nëse nuk e arrijmë këtë FITORE të domosdoshme sa vet ajri, uji, toka, dielli, deti dhe qielli!!!
Përpara drejt sukseseve për ndryshime të reja, o Shqipëria Jonë!

30. Dhjetor. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 862 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi