Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FARIDIN TAFALLARI: PËR KOHËN E ARTË... (VIII)
Publikuar më 30 janar, 2015 në orën 01:32 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
PJESA E TETË)

FARIDIN TAFALLARI

KUJTIMET E VEPRIMTARISË SIME DHE SHOKËVE TË MI, QË NË MOSHËN E RINISË SË HERESHME, VEPRIMTARI ATDHETARE, E NISUR QË NGA VENDLINDJA DHE DUKE VAZHDUAR NË MËRGIM, KONTAKTET ME BASHKËVEPRIMTARE, KORRESPONDENCA IME ME RËNDËSI TË VEÇANTË, ME TË MADHIN JUSUF GËRVALLA DHETËTJERËT...

*Ndihma në të holla, PËR MBROJTJEN E KOSOVËS.
Dy blloqe-dokument, ku janë regjistruar paguesit e ndihmave, PËR MBROJTJEN E KOSOVËS, nga data 27. 08. 1991 deri më 14.05.1999 me pranuesit: 1. Faridin Tafallari, 2. Ali Duraku, 3. Rrustem Bajraktaraj
Ky aksion ndihmash në të holla, u bë nga personat e lartshënuar, të cilët janë nënshkruesit e të gjitha këtyre pranimeve. Këto ndihma janë dhënë, duke i shkuar secilit tek dera e shtëpisë, (banesës).
*Pagues në Quittung Nr. 1- dhe Nr. 2-

*1. Faridin Tafallari,………...1.500 DMf. Struzhë-Prizren
2. Ali Duraku,………………2.000 DM f. Krushë e Madhe.
3. Isah Demi,………………….500 DMf. Koretin-Kamendicë(Dardanë)
4. Rrustem Bajraktaraj,……..500 DM f.Kashicë-Istog
5. Vezir Kelmendi,…………....500 DM f.? Pejë
6. Ahmet Zeqaj,……………....300DM f.Strellcë i Ulët-Deçan
7. Ali Nuhiu,………………...1.000 DMRr. R.Sadiku 14/15 Gjilan
8. Mejdi Duraku,…………...1.000 DMKrushë e Madhe
9. Qamil Duraku,…………..1.000 DMKrushë e Madhe
10. Begzat Duraku,…………..500 DM Krushë e Madhe
11. Azem Halili,…………….1.500 DM Gërdovcë-Podujevë
12. Hamdi Sabiti,…………….400 DM Mitrovicë e Kosovës
13. Fatmir Misini,…………….500 DM f.Shajnë-Dragash
14. Musa Zela,………………..600 DM Pejë
15. Bekim Dreshaj,…………...300 DM Pejë(Student)
16. Demë Demaj,……………1.000 DM f. Dubovë-Pejë
17. Vehbi Berisha,……………300 DM f. Dubpvikë-Deçan
18. Selim Neziri,…………….1.000 DM f. Metergovcë-Podujevë
19. Nexhmi Halimi,………...1.000 DM f. Dumnicë-Podujevë
20. Emini Isamidini,………..1.000 DM f. Zgatar-Prizren
21. Qemal Haxhillari,………...500 DM f.Struzhë-Prizren
22. Rizah Hoxha,……………..500 DM f. Pleshinë-Ferizaj
23. Kamber Baraliu,…………300 DM Ferizaj
24. Hamz Kurtaliqi,………….200 DM f. Pleshinë-Ferizaj
25. Isah Vllasa,……………….500 DM f. Leban-Prishtinë
26. Arie Morina,……………...800 DM f. Qeskovë-Pejë
27. Nezir Fejza,………………....500 DM f. Radavcë-Istog
28. Canë Krasniqi,………..........600 DM Pejë
29. Adem Duliqi,……………...1.600 DM f. Marajli-Malishevë
30. Avdullah H.Kryeziu,……….500 DM f. Bubavecë-Malishevë
31. Rexh Morina(K.Aachen),.....500 DM f.Qeskovë-Klinë
32. Zeqir Morina,……………….500 DM f. Qeskovë-Klinë
33. Avdi Morina,………………..500 DM f. Qeskovë-Klinë
34. Haki Shala,………………….500 DM f. Milovanë-Pejë
35. Sokol Dobraj,……………….500 DM f. Carabregë-Deçanë
36. Shukri Morina,……………..200 DM f. Ostrozub-Malishevë
37. Ferat Shabani,……………...400 DM f. Budrik-Viti
38. Nasip Zeqiri,………………1.000 DM f.Krushë e Madhe
39. Gani Gashi,…………………500 DM f.Përqevë-Malishevë
40. Muharrem Dallaveraj,……..500 DM f.Shtupec-Klinë
BLLOKU NR.2
1. Alush Ferati,………………….500 DM f.Radobravë-Prizren
2. Zebil Pireci,…………………...600 DM f.Struzhë-Prizren
3. Sefer Gashi,…………………..500 DM f.Përqevë-Klinë
4. Reshat Kurtaj,……………….500 DM f.Zhurë-Prizren
5. Beqir Ahmetaj,………………500 DM f. Korishë-Prizren
6. Ahmet Muharremi,………….500 DM f.Gjinocë-Suharekë
7. Ismet Ukaj,…………………...200 DM f.Dumnicë-Podujevë
8. Haxhi Seremi,………………..500 DM Gjakovë
9. Avdyl Kadriu,……………….200 DM f.Slivovë-Ferizaj
10. Shaban Hysenaj,…………..100 DM f.Petrovë-Ferizaj
11. Fahrije Fejza,………………200 DM f.Radavcë-Pejë
12. Emin Samidini,…………….500 DM f.Shajnë-Dragash
13. Asdren N.Fejza,……………100 DM f.Radafc-Pejë Kosovë
14. Ahmet Blakaj,……………..500 DM f.Jabllanicë e Vogël-Pejë
15. Selman Trinaku,………...1.000 DM Dragash
16. Ismet Ukaj,………………...300 DM f.Dumnicë-Podujevë
17. Muhamet Bajraktari,……..500 DM Pejë
18. Imer Bajraktarari,………...500 DM Pejë
19. Ibrahim Kryeziu,…………1.000 DM….?
20. Prek Prenaj,………………...400 DM f.Cerovik-Klinë
21. Ruzhdi Sejdiu,……………...300 DM f.Neredime P-Ferizaj
22. Pal Krasniqi,………………..500 DM f.Meqë-Gjakovë
23. Pjetër Krasniqi,……………..500 DM f.Nepole-Pejë
24. Martin Matiqi,………………400 DM f.Persink-Klinë
25. Nue Krasniqi,………………..500 DM f.Nepole-Pejë
26. Zenel Krasniqi -fundi i vitit 1991-………1.000 DM f.Drenovici M
27. Vesel Baraliu-viti 1997-për Çlirim……….100 DM Ferizaj
28. Elsadat Uka për Çlirimin e Kosovës,…….100 DM Nagold
29. Adi Ademi për Çlirimin e Kosovës,………100 DM Rotfelden-(Kërçovë)
30. Vesel Baraliu për Çlirimin e Kosovës,……100 DM Pf-weiler-(Ferizaj)
31. Elsadat Uka për Çlirimin e Kosovës,……..500 DM Nagold-(Podujevë)
32. Qazim Hoxha vullnetar për UÇK-në,……1.000 DM f.Vlashnë-Prizren
33. Jahir Tërmkolli për Çlirimin eKosovës,...1.000 DM Leotkirch
34. Sanije Tërmkolli për Çlirimin e Kosovës,..200 DM Leotkirch
35. Elsadat Uka për UÇK, dy herë nga 500=1.000 DM Nagold-Podujevë
36. Ndihma Fond J. Gërvalla “Alevit Turq”.….135 DM Nagold
37. Merkez Camil in Nagold (25.05.99),………275 DM Nagold
38. Cemyeti Osmanli Hilfe Kosova 3.6.1999,…140 DM Nagold
39. Aksemsedi Çami-i in Nagold-viti 14.05.99,..825 DM Nagold
40- Një Quittung Bosh, i pa përdorur.

*Dy blloqet e pagesave për Vetmbrojtje…




























***
*PROÇESVERBAL MBI DORËZIM-PRANIMIN
E NDIHMAVE PËR KOSOVËN.
Përpiluar me rastin e dorëzimit dhe pranimit të të hollave për ndihmë KOSOVËS, me moton “TE NDIHMOJMË KOSOVËN PËR VETËMROJTJE”, ndihma, të mbledhura në Nagold me rrethin.
DORËZUESIT E NIDHMAVE------PRANUESIT E NDIHMAVE!
1. Faridin Tafallari–Nënshkrimi.------------------1. Shaban Bobaj-Nëshkrimi
2. Rrustem Bajraktari-Nënshkrimi.---------------2. Nezir Fejza-Nënshkrimi
3. Ali Duraku---------Nënshkruasit dy palëve----3. Tefik Kallaba-Nënshkr
Deklarohemi që të dy palët se, dorëzimi dhe pranimi i ndihmave është bërë në mënyrë të rregullt nga dy palët…U dorëzuan këto të holla 30.000 DM, me shkronja, tridhjetëmijë Marka. Vendi, Shtutgart. Data, 22.09.1991.
VULA e LDK-Dega në Gjermani-Shtutgart. Nënshkrimi: Sh. Bobaj











Dy dëshmitë me shkrim me vulën zyrtare…











1-Quittung 8.700 DM
Tetëmijëeshtatëqind marka. Aktivi i Nagoldit.
Ndihma për Kosovën më 23.11.1991.
VULA LDK-së. Nënshkrimi H. Gagicës dhe Sh. Bobaj

*FONDI I SOLIDARITETIT PËR KOSOVËN NË ACHEN
(DER SOLIDARISCHE HILFSFOND FÜR KOSOVO IN ACHEN)

Hyrja në Fondin e Kosovës në 1991 nga Nagoldi-(Shtutgart)
1. Faridin Tafallari 1x200-DM. Dhe 1x300=500, DM
2. Muharrem Dallaveri 100-DM…..18. Selim Neziri DM-100
3. Mehdi Duraku DM-100………....19. Musa Zela DM-100
4. Fatmir Misini DM-100………… 20. Isuf Berisha DM-200
5. Qamil Duraku DM-100………….21. Faridin Tafallari 1x300
6. Gani Gashi DM-100………….22. Rizah Hoxha DM-500
7. Nasip Zeqiri DM-1x100………….23. Azem Halili 500
8. Sefer Gashi DM-100…… ……….24. Mustaf Avdullahu DM-500
9. Arif Morina DM-100 …………….25. Qemajl Haxhillari DM-100
10. Sahit Sahiti DM-100 ……………26. Nasip Zeqiri DM-1x 100
11. Canë Krasniqi DM-100 ………...27. Isamidin Emini DM-100
12. Nexhmi Halimi DM-100 Faqe 2
13. Ram Abdullahu DM-100………..28. Ali Duraku DM-1x 200
14. Haki ?……..29.Selam Trinjaku DM-400
15. Sokol Dobraj DM-100 30. Nasip Zeqiri DM-1x100
16. Rrustem Bajraktari DM- 100 ….31. Ahmet Blakaj DM-50
17. Ali Duraku DM1x100.1x200=300. 32. Nasip Zeqiri DM-1x100
33. Nebi Kryeziu DM-100 Gjithësej DM 5.350.
VULA Fondit të Ahenit. Nënshkrimi Marjan Tunajt Aachen; 27.6.91






















*Raporti gjatë periudhës, 8.09.91-29.10.1993
Hyrjet nga antarësia e aktivëve të nëndegës së LDK në Baden-Würtemberg
Faqe 1- Faqe 2-
1. Sindelfingen-----16.360 DM…….28. Tuttlingen---------2000 DM
2. Shtuttgart----------4.160 DM…….29. Singen---------------4.312 DM
3. Felbach--------------5.380 DM…….30. Isny------------------2.700 DM
4. Ludwigsburg--- --8.420 DM…….31. Loeitckirch-----------944 DM
5. Sielmingen---------8.583 DM…….32. Ravensburg------11.865 DM
6. Nagold--------------7.000 DM…….33. Tettnang------------1.985 DM
7. Metzingen----------8.000 DM…….34. Sigmaringen-------1.848 DM
8.Kirheim Teck----11.055 DM……35. Schweb Gmünd---3.849 DM
9. Göpingen-----------3.910 DM……36. Aalen-----------------1.850 DM
10. Ulm-----------------9.279 DM……37. Raihenbach-----------xxxxxxx
11. Albstadt-----------5.840 DM……38. Obendorf--------------530 DM
12. Bietinghen--------3.416 DM……39. Müssingen-----------1.270 DM
13. Heilbronn---------4.910 DM……40. Weildshut---------------xxxxxx
14. Manheim----------8.000 DM……41. Horb---------------------xxxxxx
15. Sinsheim-------------776 DM…….42. Heidelber---------------xxxxxx
16. Mergetheim-------1.990 DM……43. Ditzingen---------------xxxxxx
17. Waldürn----------1.308 DM……..44. Biberach-----------5.757 DM
18. Schwetzingen----2.170 DM……..45. Calw-------------------770 DM
19. Wisloch------------1.780 DM…….46. Schweb Hall----------xxxxxx
20. Mosbach-----------------------…….47. Waighoosel------------xxxxxx
21. Mülacker---------1.040 DM……..48. Wenhwim--------------xxxxxx
22. Karlsruhe-------11.914 DM……..49. Tiberg--------------1.220 DM
23. Baden Baden----3.000 DM……..50. Backnang-----------xxxxxxx
24. Ofenburg---------8.433 DM……..51. Hockenheim--------xxxxxxx
25. Lörrach-----------5.050 DM……..52. Bondorf--------------xxxxxxx
26. Freudenstadt----1.380 DM……...53. Eschteteengen—---xxxxxxx
27. Donauschingen---xxxxxxx……..54. Bad Canstadt-----1.000 DM
Një person, 120 DM, Januz Mulliqaj 240 DM
Gjithsej. 187.414 DM.
Komisioni: 1. Shabani (Bobaj) 2. Faridini (Tafallari) 3. Tefik (Kallaba)
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjermani,
Nëndega e LDK. Në B.W. (Baden-Würtenberg)
Shënimet nga Komisioni mbikqyrës për Arkën e Nëndegës së LDK.
Për Baden Würtemberg në Weissach.
1. Shaban Bobaj 2. Faridin Tafallari 3. Tefik Kallaba

*Raporti gjatë periudhës dyvjeçare, që nga data 08.09.91- 29.10.93

Hyrjet e anëtarësive të aktivave të LDK së nëndegës për Baden Würtenberg-Gjermani.
Hyrja e përgjithshme gjatë periudhës së lartshënuar është kjo: Gjithsej 187.414 DM, të cilat janë të dokumentuara në listën Një dhe Dy (1+2)të të gjithë aktivave të Baden Würtenbergut.
Nga të ardhurat e anëtarësisë janë shpenzuar për nevojat e aktivitetit të Nëndegës së BW:
1. Degës në Gjermani nga nëndega BW. Ju dorëzuan 143.961 DM
2. Nëndega, për aktivitetet e saj, nga shuma prej 43.453 DM Shpenzoj këto të holla:
1. Telefoni dhe faxi 2860 DM Faqe II
2. Postimet 1799 DM
3. Udhëtimet 2875
4. Sallat për manifestime dhe tubime informative 8034 DM
5. Ndihma Solidare 4089 DM
6. Pritjet nga përfaqësues të partive nga Kosova 1.049 DM
7. Për kufomat, dërguar në vendlindje 8.000 DM (kufomat?)
8. Kopje 349 DM
9. Shpenzimet (material harxhus) 621 DM
10. Vulat 1631 DM
11. Pronë për Nëndegën (kopjus) 1956 DM
12. Flamujt për Aktivat (30) dhe pllakatat 1350 DM
Nga të gjitha nga këto të llogaritura dhe në bazë të fakteve erdhëm në këtë përfundim:
Nëndega ka bërë gjithsej 34.588 DM Shpenzime
Komisioni së bashku me kryetarin e nëndegës së LDK, të Baden Wyrtembwrgu z. Shaban Bobaj, e sheh të arsyeshme këtë shumë në listën Një dhe Dy (1+2) shpenzimesh, në krahasim me nëndegët e tjera të LDK-së në Gjermani, pasi Qendra e LDK-ë, për Diasporë gjendet në Shtuttgart në bazë të aktivitetit që janë bërë edhe shpenzimet janë të mëdha.
Arka sot posedon 13.000 DM
VULA e nëndegës së LDK për Baden-Wyrtemberg
Komisioni kontrollues. Nënshkrimi i anëtarëve të komisionit. 1. Sh. Bobaj, 2. F. Tafallari, 3. Tefik Kallaba
***
FATURA Nr.1 – DËSHMI.
Fatura Nr.1-Dëshmi- dokumentojnë ndihmat e dhëna për Fondin e Republikës së Kosovës-Fonds der Republik von Kovova.
1. Për Minatorët e Kosovës. Pagoj: 500 DM Tafallari Faridin 72202 Nagold
2. Hilfe für Kosovo Konto Nr.201125005 Bankleizahl 6039130
Volksbank Sindelfingen eG Spende.-Pagoj: 100.00 DM Faridin Tafallari, Haiterbacherstr. 75,7270 Nagold 1143676-18.X.1990.
3. Fonds der Republik von Kosova.B.Deutsche Bank 16.02.1993-1500 DM.
Kont.Nr. 2380100200 Bankleizahl 630 204 50
Haiterbacherstr. 75, 7270 Nagold Faridin Tafallari 1143676 DM 1500-
4. Fonds der Republik von Kosova-për union të stud. Kn. 2380100200 Bankleizahl-630 204 50Haiterbach - 1 Dez 1997
Pagoj:100 DM Faridin Tafallari
5. Faturë: Ndihmë Drenicës, R.Kosovës
Fonds Republik von Kosova. Konn.2380100200 Bankleizahl 630 204 30 Pagoj: 5000 DM Faridin Tafallari. 72221 Haiterbach 17. MRZ 1998
***
FONDI I QEVERISË SË REPUBBLIKËS SË KOSOVËS.
FONDI I REPUBLIKËS SË KOSOVES.
Nr.4/96 Bonn, 24.08.1996-Postfach 200 636 53 136 Bonn Tel.0228/955850 Fax 0228/354536
Anëtarëve të Komisionit Qendror
I nderuar zotëri,po ua dërgojmë shkresën e Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe materialet e Këshillit Qendror për Financim të Kosovës, lidhur me aktivitetin, që duhet të zhvillohet në terren rreth nxitjes së grumbullimit të mjeteve.
Lidhur me çështjet konkrete kontaktoni kryetarin e komisionit Qendror në tel. 09306/2793. Me nderime
Pjetër Coli, d.v. Kryetar i Komisionit Qendror
***
KRAHINA E BADEN-WÜRTEMBERGUT.

Kjo krahinë është e dalluar në nivel të Gjermanisë,për suksesin në realizimin e obligimit financiar ndaj Qeverisë së Kosovës, si dhe në organizimin e ndihmave plotësuese. Çdo aksion që eshtë organizuar në Gjermani, për të ndihmuar Kosovën, është kryer me rezultate të mëdha në krahinën e Baden-Würtembergut, ku vlerësohet se, në rreth 22 mijë shqiptarë i përgjigjen 3% më mirë se, në pjesët e tjera të Gjermanisë.Për mbarëvajtjen e aksionit të 3%, në këtë krahinë gjermane flet Fahrudin (Faridin) Tafallari, kryetar i Komisionit krahinor të Baden-Würtembergut.
Megjithëse është vështirë të përcaktohet numri i përqindjes së atyre që, pozitivisht i përgjigjen 3% për arsye se, një pjesë e refugjatëve janë shpeshherë duke ndërruar vendbanimet, mund të themi se, mbi 60% e bashkatdhetarëve tanë e paguajnë 3%.
Bashkatdhetarët tanë, të cilët punojnë në krahinën e Baden-Würtembergut, sa herë që është shtruar nevoja për organizimin e ndihmave për Kosovën janë dalluar në nivel në tërë Gjermaninë. Kështu gjatë aksionit të ndihmojmë Kosovën u tubuan rreth 1.138.350 DM- marka gjermane(Njëmilion e njeqindetridhjetëetetë mijë e treqind e pesëdhjetë DM).Ndërkaq gjatë vitit të kaluar jashtë 3% e ka ndihmuar Fondin e Qeverisë edhe me 141 mijë marka.Aktualisht gjendja e pagesës së 3% është në rritje, por ka nevojë për organizim më të fuqishëm dhe më masiv.
Është e nevojshme zgjerimi i komisioneve lokale dhe rajonale me individ, të cilët vërtetë angazhohen dhe nuk vuajnë nga komplekset e ndasive partiake apo të tjera. Për shembull të mirë ka edhe shumë shqiptarë nga trojet etnike shqiptare,që rregullisht e paguajnë 3%.
Për rezultatet e periudhës një vjeçare do të njohftohemi në mbledhjen që do të mbahet më 19 shkurt, ku presim nga komisionet lokale dhe rajonale të sjellin raportet komplete.
F. Tafallari Weisloch 08.01.1994

REPUBLIKA E KOSOVËS
REPULIC OF KOSOVA
Ministria për ekonomi dhe Finansa
Ministry of Ekonomy und Finance
02 Nr..-No. 7/92 Gj
Prishtinë 17.10.1992
Në bazë të nenit 1.2 dhe 5 të Vendimit mbi formimin e Komisioneve, përkatësisht Këshillave për zbatimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi grumbullimin e mjeteve financiare për Republikën e Kosovës, Ministri Republikan për Ekonomi dhe Financa bjen këtë:












* A K T V E N D I M
1.Emrohet z. Faredin Tafallari për anëtar të Komisionit Qëndror për zbatimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi grumbullimin e mjeteve financiare për Republikën e Kosovës në teritorin e Gjermanisë.
2.Në kryerjen e të drejtave dhe obligimeve të tij, anëtari i Këshillit bënë organizimin e tubimeve instruktive lidhur me grumbullimin e mjetev me bashkëatdhetarët tanë që punojnë dhe jetojnë në Gjermani, organizon shpërndarjen e fletëdeklarimeve dhe të çeçeve, udhëheqë listat e obliguesve dhe të atyre që i kryajnë obligimet, kontrollon kryerjen e obligimeve nga obliguesit (punëtorët, ata që gëzojna ndihma të shtetit, pronarët e firmave private), sipas Vendimit të Qeverisë dhe informonë Komisionin dhe Ministrinë lidhur me gjendjen në kryerjen e këtyre obligimeve ndaj shtetit të Kosovës.
Për punën e tij si dhe të Komisionit,anëtari i Komisionit i përgjigjet kryetarit të Komisionit dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Republikës. Ministri i Ekonomisë dhe Financave mr. Isa Mustafa-nënshkr-Vula
***
Republika e Kosovës-Prishtinë
FONDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Komisioni Qendror për Gjermani-Bonn,10.01.1997
Z.Faridin Tafallari, anëtar i Komisionit Qendror, të Fondit të Rapublikës së Kosovës për Gjermani. Me qëllim të organizimit më funksional, të komisioneve të Fondit të Republikës së Kosovës, jemi përcaktuar që organizimi i komisioneve në rajon, në kuadër të landeve të bëhet sipas hartës zyrtare,të cilën po ua dërgojmë së bashku me këtë shkresë.
Detyrë e Komisionit të Landit të Baden-Würtembergut, të cilin ju e përfaqësoni eshtë të bëni organizimin e ri të komisioneve në këto rajone:

1.Shtutgart 2.Karlsruhe 3.Freiburg 4.Tübingen
Njëkohësisht nga veprimtarët e verifikuar, në aktivitetet e Fondit të Republikës së Kosovës, duhet të bëni propozimet për kryetarë të komisioneve rajonale. Propozimet ia dërgoni kryetarit të Komisionit Qendror të Fondit të Republikës së Kosovës, në Gjermani.Kjo punë duhet të kryhet deri në fund të muajit mars të vitit 1997. Për nevoja të komunikimit mekryetarin e Komisionit Qendror, kontaktoni përmes zyrës së Fondit në Bonn, tel.0228 955 850 ose përmes zyrës së Fondit në Wiessenhorn tel.07309 42231. Kryetari i Komisionit Qëndror
Pjetër Coli, Vula e Fondit
***
Të nderuar anëtarë të Komisionit të 3% për Baden-Würtemberg.
Ju përshëndes për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim dhe ju uroj sukses e punë të mbarë!
Në ftesat,që keni janë dhe pikat e rendit të ditës. Ju pyes a jeni dakord apo të hiqet, ose ndryshohet apo të shtohet ndonjë pike, që mund të propozohet nga ju.
Pika e parë është raporti për BW, për vitin 1997, por unë do t’i shtoja edhe për vitin `96, që duhet lidhur apo të bëjmë një krahasim nga viti në vit. Por as unë nuk kam diçka të veçantë, më të saktë e më aktuale për BW, nga Qendra e Fondit të Republikës së Kosovës në Bonn, pos nga raporti i mëhershëm. Ngase janë shpërnda fletudhëzimet, për plotsimin e marrjes së tatimit, besoj se, tani do të jetë më lehtë, për të dhënë numrin obliguesit çdo landi në Gjermani veç e veç, për informata më të sakta mbi kryerjen e obligimeve, si nëpër lande po ashtu edhe për Gjermaninë në tërësi.
Pika e dytë është Raporti i Komisioneve lokale për BW.Me siguri se, as nga ju nuk kemi raporte të sakta, pasi kohët e fundit është folur e po flitet për kthimin e strehim kërkuesëve, pra dëbimin e tyre për në Kosovë.Dhe kjo me siguri që ka ndikuar negativisht për mbledhjen e raporteve. Ne e dimë se, një pjesë e e mirë, e anëtarëve të komisioneve lokale, janë strehim kërkues dhe nga pritja e përditëshme se, kur po i kthejnë, ata nuk kanë bërë atë, që duhej bërë për Kosovën pra për 3%.Andaj pikërisht për këtë, ne na duhet që të ndërmarrim diçka që, punët të na shkojnë më mirë dhe të kemi sukses.
Pika e tretë,pra është për këtë se, si të organizohemi e si t’i koordinojmë punët më mirë dhe në këtë duhet të diskutojmë më gjërë e më gjatë.Duhet organizimi më i mirë me koordinator. Por jo vetëm me kordinator, po edhe me të gjithë ne anëtarët e komisionit rajonal të BW.Mendimi im është që, të organizojmë tubime nëpër qendra të ndryshme dhe ta praktikojmë në të gjitha qytetet, ku kemi bashkatdhetarët tanë.
Në mbledhjen e 22 marsit 1997,që u mbajt në Rotweil i emëruam edhe koordinatorët sipas ndarjes territoriale të BW.
Për Baden-Würtemberg, për Tübingen dhe Rotenburg u emërua Avdyl Muqiqi dhe si ndihmës do të jetë Hazir Beqaj.
Për Karlsruhe u emërua Tefik Ramadani.Por meqenëse Karlsruhe është si territor i hapur, mund t’i caktohet edhe një ndihmës.
Për Shtutgart u emërua Kemajl Çollaku.Shtutgarti është si kryeqendër e BW dhe që mos të ngelet mbrapa nga qytetet e tjera, na duhet me të vërtetë një angazhim më i madh.
Për Freiburg e Ofenburg u emërua Ekrem Lohaj.Edhe aty duhet të ndihmohet,sepse, sikurse në vende të tjera ashtu edhe në Freiburg e Ofenburg na ka mbetur i painformuar ai territor!?
Duhet të bëjnë çmos që të mbahen disa tubime nëpër ato qytete dhe duhet të gjejmë njerëz aktivistë, që do ta marrin detyrën me seriozitet.Ne formuam këshillin për informim dhe këshillin prej tre anëtarësh:1.Kemajl Çollaku, 2.Tefik Ramadani, dhe i treti jam unë, Faridin Tafallari.Edhe ky këshill duhet të kryej detyrën e vet.Në radhë të parë të bëjë informimin në shtyp.Sepse shtypi është informimi më i shpejtë dhe atje, ku arrin shtypi, ne nuk mund të shkojmë, dhe aq më tepër nuk mund të shkojmë përçdo ditë!? Nuk e di sa po e përcillni shtypin tonë, aty gjen shumë pak diçka të mirë ose për mirë. Mungojnë shumë gjëra, që na çojnë përpara dhe që i duhen sot Kosovës e mbarë kombit shqiptar. Në shtyp gjen tash me shumicë kundërshtime, sharje e fyerje ndër më të rëndat, duke ndikuar për keq në popull, duke krijuar ndasi në mesin e tij.Dua ta lidh me atë,që të bëhen edhe shkrime lidhur me kryerjen e obligimeve. Andaj në pikën e tretë të diskutojmë dhe t’i kushtojmë rëndësinë e duhur se, nuk mund të ecim përpara, poqese nuk angazhohemi tepër dhe me më shumë seriozitet me të gjitha mënyrat e gjetjen e koordinimit.Sot nga kjo mbledhje të dalim me konkluzione dhe ato t’i lexojë KQ, që do të mbahet më 14.06.97 në Frankfurt.Një kopje t’i dërgohet Qendrës në Bonn.
Pika e katërt,të ndryshme.Në këtë pikë do të ndalem te çështja e Kartave të Identitetit (Librezave) se, cilët i kanë marrë e cilët jo.Për ata,që i kanë marrë,kërkojë që t’i shënojnë emrat dhe atyre, që nuk u janë dhënë të më kthehen, që unë t’i kthej në Qendër të Fondit të Qeverisë, në Bonn.Duhen që të dihen të gjithë anëtarët, që posedojnë libreza dhe të evidencohen në librin e Regjistrës.Të gjithë duhet ta kemi të kjartë se, ato nuk duhet të ju lëshohen atyre, që nuk kanë dëshmuar me punë për këtë çështje shumë të rëndësishme.Ka pasur prej tyre që, vetë i kanë dërguar fletformularët,pa ju drejtuar kryetarit të komisionit rajonal për 3% në BW.Kurse ata, që e meritojnë ju isha lutur që, sa më parë të ju bëhet e ditur që, të paisen me libreza. Kjo detyrë ju takon anëtarëve rajonalë, që i njohin edhe si individ,por edhe si aktivista.
Tani është çështja e shpenzimeve, sidomos e udhëtimeve lidhur me këtë çështje,si nëpër takime,mbledhje etj. Në BW, që nga formimi i Komisionit e deri më sot, janë mbajtur 18 mbledhje (takime) dhe për këto askush nuk ka marrë asnjë lek për shpenzime e mos të flasim edhe për tubime të tjera, që ju janë kushtuar kësaj çështje. Prandaj edhe për këto të bisedohet dhe bashkarisht të merret vendimi se, si do të veprohet tani e tutje. Shpenzime kemi bërë të gjithë edhe do të bëjmë, prandaj të vendosim dhe t’i grahim punës edhe më tutje.Ju përshëndes të gjithëve duke iu uruar shëndet të mire, punë e suksese në aktivitetet tona të shenjta!Lumi ai,që po i kushtohet kësaj çështje mbarëkombëtare!
Me respekt Faridin Tafallari
Kryetar për 3% e Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Leonberg, 07.06.1997
***
FOND DER REPUBLIK VON KOSOVA
Buchweg 7. 89264 Weißenhorn, Tel/Fax: 07309/42231
(Letër në dorëshkrim)
Zotëri: Faridin,
Letrën tuaj, me kërkesën që, tu lëshohen vërtetimet personave, të cilët i keni shënuar e morra.
Ibush Bytyqi. Tek unë, në regjistër, e gjeta njëfarë I. Bytyqi, me ratën mujore 40 DM. Ndoshta është ky!? Nëse është lëshoja vërtetimin, nëse jo atëhere le t’i çojë fletëpagesat në adresën tonë.
Ajet Mehmeti. Kam disa persona me të njëtin emër e mbiemër në regjistër, të lutem dërgoma ratën mujore (sa paguan në muaj) në mënyrë që ta dallojm nga të tjerët.
Kemajl Çollaku. Këtë emër nuk e gjeta në regjistër, ndoshta banka e ka të regjistruar ndryshe, i thuaj të lutem, të na paraqitet me telefon, që ta sqarojmë këtë problem.
Me respekt Beqir Menzelxhiu: fax+tel: 0730942231HXPOBANK WEIßENHORN BLZ 630 204 50, KTO 2 380 100 200 Amsgericht Neu-Ulm, VR 753.
Sqarim:Kjo përgjigje nuk përputhet me kërkesat e parashtruara në letrën time?!?(të F. Tafallarit)

***
KOMISIONI PËR FONDIN E 3% NË BW.

Ju lutem më dërgoni fletdëshmitë e anëtarëve të Komisionit, për zbatimin e grumbullimit të mjeteve financiare, për territorin e Baden-Würtembergut, për të vërtetuar se, sa janë korrekt këta persona ndaj obligimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
1.Faridin Tafallari, kryetar, Haiterbacherstr.75,72202 Nagold DM 2460
2.Muharrem Mëziu anëtar, Feldbergstr.33,7700 Singen-kordin. DM-- 3.Tefik Kallaba anëtar, Eisenbahnstr.14,7433 Detingen-Metzng DM.1200
4.Avdyl Muqiqi anëtar, Rosenstr.8, 7464 Schemberg DM 1960
5.Murat Kryeziu anëtarë, Rossenstr.105, 7024 Bernhausenn DM 2200
6.Kolë Paloka anëtar,Karlsruherstr.15,7022 Ehterdingen DM ---
7.Ruzhdi Veseli anëtar, Grafberhardstr.4, 7992 Tetnang(ka shumë me te -njëtimer e mbiemër…?
8.Lekë Preçi anëtar, Paul Gerhardstr.27, 7470 Albstadt DM 360
9.Dan Gashi anëtar, ---- Baden Baden DM 2200
10.Rasim Krasniqi anëtar, Breisawerstr.39, 7800 Freiburg DM 1530
11.Imer Idrizi anëtar, Kaiserstr.23, --- Tuttlingen DM 720
12.Fran Krasniqi anëtar,? DM 340
13.Isa Shala anëtar i Beslidhjes - Baden Baden DM 600
Kërkesa tjetër është ndoshta më e madhe, por duke u nisur nga detyra e pergjegjesisë ju kisha lutur që listën e atyre, që i përgjigjen obligimeve nga krahina (Landi) i Baden-Würtembergut të ma dërgoni, dhe mundësisht numrat e postave të qyteteve, kështuqë do të na mundësohet më mirë për t’i gjetur ata, që po mshifen pas perdes.
Me shumë respekt, i juaji Faridin Tafallari, Kryetar i Komisionit për 3% të Krahinës së Baden-Würtembergut dhe njëherit dhe anëtar i Komisionit Qendror për Gjermani.
Nagold, 27.12.1993 Adresa:Faridin Tafallari.
Haiterbacherstr. 75,72202 Nagold
(Nënshkrimi)
***
*LISTA E OBLIGUESVE, DËRGUAR NGA
FAHREDIN TAFALLARI
1.Adem Dedolli--------DM 236 …….. 16.Mejdi Lajqi------------DM 1270
2.Ajet Mehmeti--------DM 780 …….. 17.Mithat Bylykbashi---DM 2425
3.Adyl Muqiqi---------DM 600 …….. 18.Murat Kryeziu--------DM 1200
4.Bajram Kosumi-----DM 600 …….. 19.Naim Istrefi------------DM 210
5.Dan Gashi------------DM 1200 ……. 20.Nami Ramadani-------DM 1200
6.Ekrem Lohaj--------DM 720 ……. 21.Nezir Fejza--------------DM 740
7.Enver Camaj------- DM 160 …….22.Ramë Dreshaj----------DM 540
8.Enver Ismajli--------DM 1200 …….23.Rasim Krasniqi--------DM 1680
9.Faridin Tafallari---DM 1340 .…….24.Ruzhdi Veseli-----------DM 960
10.Gani Mehmeti-----DM 415 …….. 25.Selim Koci----------------DM 1080
11.Hazir Beqaj--------DM 300 ……..26.Shaban Bobaj-----------DM 900
12.Imer Idrizi----------DM 720 ……..27.Tefik Kallaba------------DM 1200
13.Ismet Rugova------DM 720 ……..28.Tefik Ramadani--------DM 760
14.Kemajl Çollaku---DM 480 ……..29.Zenun Gashi-------------DM 250
15.Lekë Preçi-----------DM 360 ……..30.Hafiz Gagica-------------DM -----
31.Nebi Hoxha---------------DM ?
Vula e Fondit të Qeverisë së Kosovës -Nënshkrimi-

***
Anëtarët e Komisionit Qendror të Fondit, të Republikës së Kosovës në Gjermani, të cilët marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit në Bonn më 18.11.1995
-Pjetër Coli,(kryetarGjermani) Dorbuschweg39,8702Eisingentel.0930 62793
-Faridin Tafallari, (B.W) Haiterbaherstr,75,7270Nagold.tel 07452 66108
-Nami Ramadani, (B.W)Karlsbaderstr.12, 7300 Esslingen 0711 3160277
-Shaban Bobaj, (BW) Mittlerestr.16,72511 Weissach tel. 07044 33631
-Nebi Hoxha, (BW) Mittlerestr.16, 72511Weissach tel. 07044..33
-Fazli Mema, Barth str.42, 4830 Güterrsloh tel. 05241340669
-Sebastian Nuiçi, Berlinerstr.9-06196 43436 Eschborn Ts
-Hasan Kurtaj, Van-Den-Berphstr.1, 4190 Kleve tel.02821..0109
-Demë Çeta, Hasan Kurtaj, Man
-Isa Podrimaj, Jones-Koresak Allee 15, 5000 Hanover
-Xhelil Musa, Ehestorferweg 161 A 21H.H.90 tel. o4o 7922318
-Lutfi Demiri Otto str.60 41 Diesburg 17 tel. 02066 36724
-Martin Çuni, Atelsdorf. 4, 8602 Schlüsselfeld tel.095521582
-Rashit Nikçi, Xhemajl Krasniqi, Idriz Dakaj, Osman Ferizi,
-Gani Blakaj, Hysen Grulaj
***
F T E S A P Ë R K.R. TË 3% NË BW
KOMISIONI PËR ZBATIMIN E VENDIMIT TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS MBI GRUMBULLIMIN E MJETEVE PËR FINANCIMIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË BADEN-WYRTEMBERG TË GJERMANI
F T E S Ë
Ftohen antarët e Kryesisë të Komisionit Rajonal për B.W. në mbledhjen e parapërgatitjes, që do të mbahet më 05.02.1994 të shtunën, në ora 15.00 në klubin “Fazli Graiçevci” në Sielmingen.
Propozohet që mbledhja të mbahet me këtë rend dite:
1.Situata aktuale në Republikën e Kosovës.
2.Raport i anëtarëve të kryesisë, për punën dhe aktivitetin e dermëtanishëm, si dhe materialet e tubuara të komisioneve lokale, në mjediset ku veprojnë.
3.Diskutime rreth zgjerimit të komisionit rajonal dhe atyre lokale, si të gjejmë mënyrat më të frytëshme,për të vizituar bashkatdhetaret tanë, që mos të mbetet asnjë bashkëkombas pa informim.
4.Propozimi i rendit të ditës, për mbledhjen e dt.19.02.1994
5.Të ndryshme dhe ndonjë pikë e propozuar,gjatë mbledhjes.
Të nderuar anëtarë të komisionit, ju lutem që, para se të vini në këtë mbledhje, e para, t’i keni mbajtur mbledhjet me komisionet lokale.E dyta, të përgatiteni dhe të sillni dhe materialet për një raport të përgjithshëm.Raportet dhe përgatitja do të bëhen me dt. 05.02.1994!
Me nderime e shumë respekt,
Faridin Tafallari, Haiterbacherstr.75,72202 Nagold.
Emri mbiemri. Nënshkrimi.16.01.1994
***
F T E S A P Ë R KOMISONIN RAJONAL TË 3% NË BW.
KOMISIONI PËR ZBATIMIN E VENDIMIT TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS MBI GRUMBULLIMIN E MJETEVE PËR FINANCIMIN E REPUBLIKËS NË BADEN-WYRTEMBERG TË GJERMANISË.
F T O N Ë
Të gjithë anëtarët e komisionit të trepërqindshit(3%), në Baden-Würtemberg. Mbledhja do të mbahet me datën 23.09.1995, të shtunën ora 16.00, në sallën e klubit “Kadri Zeka”, në Nürtingen (për ballë stacionit të trenit).Plohingenstr.14
Të nderuar zotërinjë,
Kemi marrë përsipër detyrë shumë të rëndësishme dhe na duhet ta kryejmë me nder. Mos të na gjykoj e ardhmja, mos të turpërohena para pasardhësve tanë!
Jemi dëshmitarë të kohës dhe të situatës shumë të rëndë e tepër provokuese,që po mban mbi supe populli ynë, duke u përballuar me vështirësi të madhe.Në mbledhjet,takimet, që janë mbajtur nga komisioni i 3% në B.W.ka shumë mungesa nga anëtarët sepse, akoma nuk janë përgjigjur e nuk kanë ardhur në këto mbledhje të gjithë anëtarët!Pjesëmarrja ka qenë e përgjysmuar!? Nuk ka kohë për lutje!Këtu ka “PO” mundem të veproj,tëpunoj ose “Jo” nuk mundem dhe liroi rrugën tjetrit.
Për rend dite:
1.Situata në Republikën e Kosovës, si dhe në trojet etnike shqiptare
2.Situata në territorin e krahinës së B-Würtembergut,për kryerjen e obligimeve të 3%
3.Për një organizim më të mirë dhe më të efekshëm në përgjithësi.
4.Të ndryshme.
Me përshëndetje vëllazërore,
Faridin Tafallari, kryetar për komisionin e trepërqindëshit(3%), në Baden-Würtemberg-Gjermani. Nënshkrimi i F.T. Nagold,11.09.1995

KOMISIONI PËR ZBATIMIN E VENDIMIT TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS MBI GRUMBULLIMIN E MJETEVE PËR FINANCIMIN E REPUBLIKËS NË BADEN-WYRTEMBERG TË GJERMANISË.
F T O N Ë
Anëtarët e komisionit rajonal, të trepërqindshit (3%) në Baden-Würtemberg. Mbledhja do të mbahet në klubin shqiptar “Fazli Graiçevci” në Sieelmingen seestr.48, më 9.3.1996, të shtunën, në ora 16.00.
Rend dite:
1.Situata aktuale në Republikën e Kosovës.
2.Gjendja aktuale në kryerjen e obligimeve, ndaj Qeverisë së Kosovës.
3.Dorëzimi i Raporteve me shkrim nga terreni.
4.Të ndryshme.
Zotërinj të nderuar,
Duke u nisur nga situata shumë e rëndë në mbarë trojet shqiptare, e pamë të arsyeshme që, të takohemi dhe t’i analizojmë punët e aktivitetin, për atë detyrë, që jemi caktuar. Andaj na duhet edhe shumë punë për të bërë, që të arrijmë suksese.Raportet, që posedojmë, janë punë konkrete, që është bërë nga anëtarët e komisioneve në këtë krahinë gjermane.
Pra do të duhet të kompletojmë këto, që i kemi dhe ato që mungojnë, edhe nga shumë qytete, nga të cilat nuk kemi asnjë raport!? Ju lutemi që, të gjitha ato, që janë bërë t’i kemi si dëshmi e fakte dhe të dalim para atyre, që i kryejnë obligimet dhe tu tregojmë se, të regjistruar janë edhe ata, që akoma po presin se, çfarë po ndodh me Kosovën!Po çlirohet apo?!
Në mbledhjen e ardhëshme, që do të mbahet me të gjitha komisionet lokale do japim raportin para tyre.
Me nderime Faridin Tafallari, (Nënshkrimi i F.T.) 7.2.1996

***
F T E S Ë
MBLEDHJE INFORMATIVE

Të dashur bashkatdhetarë, vëllezër e motra,
Duke u nisur nga situata që po mbretëron në vendlindjen tone, në Kosovën e dashur, na obligon të gjithëve që, në këto momente të nevojshme, më shumë se kurrë, t’i gjindemi sa më afër Kosovës!Ani edhe pse larg fizikisht, por me mendje e zemër të jemi pranë vëllezërve e motrave tona, që po i reziston armikut, okupatorit serbo-çetnik,asaj ushtrie barbare e kriminele që është lëshuar si bishë e egër mbi popullin tonë të pafajshëm e të pambrojtur, në trojet e veta shqiptare. Koha na detyron që, të jemi sa më pranë, të lidhur me njëri tjetrin, si mishi me thoin, Nuk është koha për t’i qëndisur fjalët, as për të treguar filozofi, as për t’ju bindur e për t’ju lutur se, të gjithë jemi vëllezër,të gjithë jemi shqiptarë, të gjithë flasim një gjuhë, gjuhën shqipe të shqiptarëve,të gjithëve na dhemb VENDI YNË!Kosova është e të gjithëve, edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e të gjithëve, eshtë e popullit shqiptar, që po lufton për çlirimin e mbarë Kosovës! Po vriten e po e japin jetën për një qëllim, për LIRI!UÇK është betuar se, do të luftojë dhe do ta çlirojë Kosovën njëherë e përgjithmonë nga hordhitë serbo-çetnike, nga çizmja e egër serbe.Prandaj edhe ne t’i kryejmë detyrimet që, si bijë e bija të asaj Kosove, të asaj toke të larë në shekuj me gjakun e pastër shqiptar, të mblidhemi dhe t’i qajmë hallet si vëllau me vëllanë, të bisedojmë se, ç’të bëjmë, si ta ndihmojmëmë së miri, së bashku t’i japim mendimet e së bashku t’i marrim vendimet, dhe ashtu të bashkuar,krah njëri tjetrit të veprojmë, të veprojm pa humbur kohë, pa u ndalur kurrë, se kemi mjaft për të bërë sepse jemi të coptuar nga të katër anët, dhe çdo gjë pritet nga ne, nga bijtë e bijat e tokës mëmë, pritet nga ne SHQIPTARËT!!!
Me anë të kësaj Ftese, ftojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë në mbledhjen, që do të mbahet më 9 janar’99, në ora 15.00, në “Jungen Zentrum” në Nagold. Në këtë mbledhje informative kemi nderin që si mysafirë do të jenë të pranishëm edhe dy anëtarë të këshillit të Fondit “Vendlindja Thërret”, për Baden-Würtemberg.
Luten të gjithë bashkatdhetarët që, t’i përgjigjen ftesës me pjesmarrjen e tyre në mbledhje.Sot Kosova është në rrezik dhe ne t’i ikim takimeve, mbledhjeve dhe çdo thirrjeje të atdheut, nuk do t’i falet askujt! E ardhmja do të na gjykojë, e ardhmja nuk do të na falë,Kosova nuk do të na njohë si bijtë e saj!
Me nderime dhe shumë respekt, bashkëvendasi dhe bashkatdhetarii të gjithë shqiptarëve.
I Juaji Faridin Tafallari. (Nënshkrimi i F.T.)4.9.1999 Haiterbach-Gjermani

***
KOMISIONI I FONDIT TË 3% PËR B.W.

Anëtarët e Komisionit Rajonal për Baden-Wurtemberg,janë këta:
Faridin Tafallari kryetar, Nagold, Calw, Freudenstat, Horb, Herrenberg, njëherit edhe përfaqësues nga Komisioni Rajonal në Baden-Wurtemberg në Komisionin Qendror për Gjermani.
Anëtarë:-Shaban Bobaj, Böblingen, Sindelfingen, Weil der Stadt, Mülaker.-Nami Ramadani, Esslingen, Shtutgart.-Murat Kryeziu, Emin Ilazi Fidelstadt, Gerlingen, Degendorf, Shtutgart.-Kolë Paloka, Waidlingen.-Tefik Kallaba,Isuf Aliu, Metzingen, Reutlinge, Bad Urach. Ismer Ibrahimi, Müsingen, Tübingen.
-Avdyl Muçiqi, Lekë Preçi, Balingen, Albstadt, Sigmaringen,
Vilingen Shweningen,Donauschingen, Schremberg Helingen, Oberndorf.
-Zenel Krasniqi, Reihenbach, Esslingen, Shtutgart.
-Nebih Hoxha, Leonberg, Feurbach, Pforzheim, Degendorf.
-Selim Koca, Böblingen, Sindelfingen.
-Tefik Ramadani, Haidelberg, Manheim, Mosbach.
-Ajet Mehmeti, Ulm.-Ruzhdi Veseli dhe Mithat Bylykbashi, Ravensburg, Biberach, Vangen, Isny, Laitkirch, Tetnang, Fridrischafen.
-Dan Gashi dhe Isa Shala, Baden Baden, Karlsruhe.
-Kemajl Çollaku, Heilbronn, Ludwigsburg, Bitikheim.
-Gani Mehmeti, Bad-Canstadt, Shtutgart.
-Rasim Krasniqi, dhe Sokol Bozhdaraj, Ofenburg, Freiburg, Rastat, Büchl, Brenzgau, Lahr, Emendingen, Mülheim, Titise, Kallnau, Breisach, Lörach.
-Hasan Hajdaraj, Singen, Konstanz, Tutlingen, Waldsuht, Tingen, Berlingen, Meersburg.
1.Hazir Beqaj…….5.Ekrem Lohaj ……… 10.Ismet Rugova
2.Sefer Çoçaj……..6.Halil Çoçaj………….11.Sokol Bozhdaraj
3.Ismet Rugova…..7.Muharrem Mëziu……12.Xheladin Visoça
4.Mentor Thaçi…..8.Fran Krasniqi………13. Isa Shala
9.Kolë Paloka…………14.Emin Ilazi













*Nga e majta Gani Mehmeti, tre të tjerët me pamje të pakt…i pesti në mes Faridin Tafallari, Pjetër Coli, shoku në radhë nuk më kujtohet emri. Vazhdon me Lekë Preçi, dhe i pari nga e djathta Bedriu Fazliu, të tjerët nuk kanë pamje të plotë, ndaj nuk po ua them emrat.

*Letra e Gani Mehmetit, kryetar i komisionit,aktivist i dalluar i Bad Canstadt, e shkruar me dorëshkrim.Badcanstadt,24.05.94

Mirëdita zotri Faridin, me anë të kesaj letre, së pari ju pyes se, si jeni me shëndet dhe si kaloni? Këtë raport po ju dërgoj aq sa kam pasur mundësi me një afat të shkurtër, por edhe tani ne gjendemi në aksionë në disa haime (shtëpi azilkërkuesave), por mbetemi me shpresë se mbrenda një afati të shkurtër do të jau dërgoj edhe raportet e tjera hajmeve, të cilat jemi të obliguar.Këto raporte janë prej 4 hajmeve të cilat janë të shënuara edhe adresat në krye të raportit.
Në aksione kemi pasur polemika prej disa individëve, por kuptohet dihet prej atyre që nuk i kryejnë obligimet ndaj Qeverisë, por nuk është me rëndësi për ata.Kemi disa pyetje prej disa individëve të cilët nuk jua kam kthyer përgjegjen pa u konsultuar me juve, duhet ju të m’i ktheni përgjigjet e unë atyre:
1. Ajemi të obliguar t’i verifikojmë nacionalitetin rom dhe a janë tëobliguar.
2. A ka mundësi të na sillni një urdhëresë që, pa marrë parasysh se sa fëmijë i ka një familje, nga të ardhurat mujore ta paguan 3%? Sepse kemi raste nëdisa familje që, i ka 4-5-6-7-8 fëmijë, kurse ai paguan vetëm 30 DM, unë ju kam spjeguar se pagesa nuk eshtë në rregull, ata më kanë thënë se ne e paguajmë vetëm për vete edhe bashkëshorten, sepse tjerat të holla janë shtesa fëminore.Përkundrazi këto familje, me 7-8 fëmijë, të ardhurat mujore i marrin deri në 3000-3500 DM në muaj
Unë jua kam lexuar edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës,i cili është shtypur më 26.04.92, nga Ministri i Financave Mr. Isa Mustafa dhe kryetari i Qeverisë Dr. Bujar Bukoshi edhe atë e nënshkruar nën numrin rendor nën 3.Por disa individë thojnë se, aty nuk po përmenden fëmija. Mu kanë lutë që, mbrenda mundësive të keni një urdheresë nga ana e komisionit Qendror, ma të kjartë për pagimin e 3% për një familje me fëmijë.Një autorizim e kam marrë nga ju por disa individë kërkojnë që, të jetë i vulosur, meqenëse autorizimi im nuk ka vulë dhe te disa persona ky autorizim është i dyshimtë pa vulë.Kështu që po i nxisin të tjerët se, gjoja komisioni punon me autorizime të falsifikuara. Kështu që edhe anëtarët e tjerë janë të interesuar për një autorizim, por mundësisht të vulosen për shkak që, mos të kemi polemika me njerëz.
Këta janë anëtarët e komisionit:
1. Agim Jashari-Degerloch….4. Shefqet Ramadani-Vahingen
2. Sokol Morina-Pleningen….5. Salih Gashi-Feuerbach
3. Gani Makiçi-Feuerbach…..6. Sokol Ramadani-Bad-Canstadt
7. Gani Mehmeti-Kryetar për Bad-Canstadt
Pra në se ka mundësi nga një autorizim mundësisht të vulosun më keni premtuar se do t’i sillni, por kur t`ju dërgojë raportet ndoshta të kujtohet, kemi biseduar me anë të telefonit.
Zotri Faridin, me kaq edhe përfundoj përgjigjet i priti edhe autorizimet e komisionit me adresë time dhe jau shpërndaj. Pra në fund ju përshëndes zemrishtë dhe uroj punë të mbarë!
Të fala nga Gani Mehmeti












*Kartindentiteti për anëtarët e K-Lokal për 3% në B.W.-Gjermanisë
Sqarim: Pas kërkesave të anëtarëve të komisioneve Lokale për Baden-Würtemberg që tu lëshohen (jepen) Kartidentiteti i antarit. U lëshuan dhe iu shpërndanë ashtu sipas meritave (ka pasur edhe të tillë që nuk e kanë merituar, por iu është dhënë) nëpër anëtarët e komisioneve nga data 27.12.1996, me afat për dy vite. Shënimi i F. T.

...Shoku im, aktivisti i devotshëm dhe patrioti i ndershëm, Gani Mehmeti, më shkruan përsëri një letër, në të cilën më shpreh shqetësimet e tij të drejta, për detyrën që i është ngarkuar dhe ku proklamatat e H.Gagicës e detyrojnë të kërkojë dorëheqjen…

I Nderuar z. Faridin,

Së pari ju përshëndes, unë jam mirë, dëshiroj që edhe ju të jeni mirë.Sa i përket videokasetës, atë e kam përgaditur. Formularët i kam kryer dhe plotësuar, përveç një hajmi në Feurbach, aty kemi pasur disa polemika me disa individë, deri sa në këtë e kam autorizuar antarin e komisionit z.Gani Makiçin. Por, për disa individë i përmenduri është i papërshtatshëm për ata njerëz.Unë i kam edhe emrat e tyre, të cilët pengojnë në këtë aksion.Këtapersona e kanëkërkuar sqarime më të hollësishme nga anëtari i komisionit dhe kryetarja e aktivit, meqenëse nuk kanë arritë në mirëkuptim dhe e ka ndërpre këtë aksion, deri sa të mos shkoj unë vet aty, në atë hajm për sqarim më të kjartë. Pastaj më ka ftuar kryetarja e aktivit që, të shkoj aty tek ata persona në bisedë.Janë tubuar të gjithë dhe kam biseduar, kemi dhënë skjarime dhe qëllimi i formularëve,pastaj pas kësaj bisede aksionin e kemi aktivizuar në këtë hajm.Por edhe një autorizim për anëtarin e komisionit në atë hajm, edhe atë detyrë e kam kryer me autorizimin tuaj, për lëshuarjen e autorizimit,por gjerë më tani kemi arrit një suksesë në atë hajm, përveç njerit, që e kërkon edhe vulën në autorizim. Por tek ai nuk është me rëndësi, sepse atë e njohim dhe e dimë kështuqë edhe formularin e ka shkye dhe e ka gju pas dere. Sa i përket ketij aksioni më duket se, kemi punuar mjaft, por me diskutimin e z.Gagica jam ftofë në punën time dhe jam demoralizuar, pasi që ka proklamuar se nuk ka nevojë te ketë komisione në aktive të LDK-së, më ka ardhur keq të jap dorëheqje pa i krye plotësimin e këtyre formularëve. Por pasi që do ta kryej këtë aksion, prap ju them më vjen keq personalisht nga ana juaj, përkundërazi më vjen mirë që kam pasur rast, që të punojë me një veprimtar dhe një njeri që ka mirëkuptim, por për shkaqe objektive në mbledhjen e parë që i kryej aksionin e formularëve do të afroj dorëheqje.Vendimin për anëtarë të komisionit për Baden-Würtemberg, që e kam marrë nga ju do të jua kthejë këtë edhe atë të mëparshmin.
Mund të ju falenderojë personalisht juve z. Faridin, që keni shpreh dëshirë dhe kemi hasur mirëkuptim dhe keni shprehë dëshirë që të jem bashkëpunetor i juaj, prap ju them vetëm mund të ju falenderojë në emër tim personal. Më vjen shumë keq ndoshta ju kam shqetsuar pak, por deri sa z. Gagica del me këso proklamata nuk mund të punojë më gjatë. Ju përshëndesë familiarisht, Të fala Gani Mehmeti

(VIJON...)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 55 vizitorë
Lexuar: 5,203 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi