Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Harresa Kolektive
Publikuar më 01 shkurt, 2015 në orën 15:39 ( ) Agim Vuniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shajkaqë-republika, apo tamam Republika?
Kasapi i Ballkanit në Fushë Kosovë iu pat drejtuar sërbëvë protestues me fjalët "Në sme niko da vas bije!", duke filluar nga aty fushatën e paparë të tërrorizmit shtëtërore kundër shqiptarëvë...


Sinqerisht shprehi keqardhje për të lënduarit që pësuan në dy demonstratat e fundit, të cilat ishin planifikuar nga organizatorët të jenë paqësore, por që më vonë dolën nga kontrolli; e para ishte bërë në përkrahje të nënave gjakovare, të cilat realizuan të drejtën demokratike të protestimit në Gjakovë kundër kriminelëve sërb, të cilët akoma mbajnë të paketuar më të dashurit e tyre, varret e të cilëve kanë mbetur të hapura. Reagimi i tyre shumë prindor për femijtë e tyre, ishte përqafuar nga një shumicë e të rinjëve gjakovarë, por ishte përshendetur dhe inkurajuar nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, brenda dhe jashtë vendit. të cilët inkurajoheshin vazhdimisht në përpjekjet e tyre titanike 15 vjeçare, por kërkesa e tyre legjitime hasi në vesh të shurdhër. Kjo bashkëndjenjë e shumicës së qytetareve të të gjitha etniteteve ishtë shtrirë në tëre Kosovën, por edhe jasht saj në diasporë, përveq Listës Sërpska, e cila eshtë partner kyç i dyshes qeverisëse PDK-LDK, e cila angazhimin e saj e ka përqëndruar në ndarjen etnike të Kosovës dhe mospranimin e kufijëve të jashtëm. Lista sëreë asnjëherë nuk e pranoi pavarësinë e Kosovës, përkundrazi ajo betononte qëndrimin kinsë “neutral” ndaj Kosovës, duke valvitur flamujt sërb, dhe duke thyer sistemin fiskal të Kosovës, duke pranuar si monedhë pagese dinarin. Qeveritë e instaluara komunale sipas modelit Daçiq Thaçi, vendosin barrkiadat kudo ku jeton komuniteti sërb, i cili gëzon të gjitha benefitet shtëtërore të Kosovës, dhe duke realizuar pagesën e 4.000 pensionistëve nga Fondi pensional i Kosovës, të cilët kanë punuar edhe në administratën famëkeqe të Millosheviqit, duke privuar nga marrja e rregulltë e pensioneve shumë pensionistë shqiptare, të cilët me punën e tyre ishin kontribuesit më të medhenje të Kosovës (në mesin e ndalesave, pa asnjë arsye, ishin prindërit e mi, 87 vjeçar, për të cilët kam bëre ankesë pranë Gjykatës Kushtëtuesë për shkelje drastike të të drejtave dhe lirive të njeriut konform Kartës Univërzale e të Drejtavë dhe Lirive të Njeriut të OKB-së, dhe akoma ka mbetur e pa shqyrtuar, merrnie me mend se çka do të ndodhëte po t’u ndodhëte e njëjta gjë ndonjë serbi). Mospajtimi me kursin qeveritar u zgjërua edhe pas vendimit të përshpejtuar të qeverisë, për të evituar falimentimin e Korporatës “TREPÇA”, e cila sipas strukturës organizative po thuhet së është shoqërore, edhepsë konecpti shoqëror, pa pronar, eshtë abstract-I tejkaluar dhe eshtë konform Ligjit të Punës së Bashkuar të sistemit të vetëqevërisjes.

TREPÇA

Pyetja që shtrohet këto ditë për pronën shoqërore (LPB) OPPB, OP, OTHPB), sipas konceptit të organizimit vetëqeverisës të Kushtëtutës së RSFJ dhe të KSAK, kalimi në ndermarrje publike nën menaxhimin e UNMIK-ut, shtylla IV, sipas rezolutës 1244 ishte shkoqitur nga ndikimi kolonial sërb, pra Kosova ishte nën administrimin e OKB-së; UNMIK-u themelojë AKM-në për të mënjanuar ndikimin sërb dhe juridiksionin sërb mbi ndërmarrjet publike dhe pasurinë e Kosovës. Por politika dështake që thurri rrjetin korruptiv përmes bordeve partiake pretendonte të udhëhiqet nga politika ditore partiake, që ato ta mbikëqyrin dhe qeverisin atë, ishte jo vetëm dashakeqe por edhe shkatrrimitare për ekonominë e Kosovës. Meqë çdo gjë në Kosovë tash për tash është në etër, nuk pranohet assesi që me pronën e Kosovës të menaxhojnë subjektet politike, apo thënë me drejt një grup njerëzish, ngase bëhet fjale për pasuri enorme, mund të shkaktojë konflikte të mëdha interesi... Fatkeqësisht shumëçka është fshehur nga opinioni për të mbuluar keqpërdorimet me asetin kryesor të Kosovës Trepçën. Edhepse TREPÇA ka qenë nën administrimin e AKP, ajo ka funksionuar si ndermarrje publike dhe të gjitha obligimet e saj janë garantuar nga Qeveria e Kosovës, duke dëmtuar këtë subjekt ekonomik për interesa të grupit me qëllim përfitimi... ja psh një kontratë e lidhur me nje kompani jashtë vëndit ku shihet ashiqare kush eshtë garantues i Trepçës, edhepsë kjo formë e kontraktimit ka qenë e dëmshme për interesin e vendit

GUARANTOR
The obligations undertaken by TREPÇA under this Contract are subject to the guarantee of the Government of Kosovo and Government of Kosovo shall act as the “Guarantor” of TREPÇA hereunder this Contract. Government of Kosovo irrevocably agrees to guarantee the përformance of TREPÇA of all its liabilities and obligations under the said Contract and upon the first demand of ..... to pay .... claims and lossës arising from the failure of TREPÇA in discharging any and all of its liabilities and obligations under this Contract.

Nëni ... - garanti
Detyrimet e marra përsipër nga TREPÇA nën këtë Kontratë janë subjekt i garances se Qeverisë së Kosovës dhe Qeveria e Kosovës do të veprojë si "garant" i TREPÇes, ketu nën këtë Kontratë. Qeveria e Kosovës parevokueshem bie dakord për të garantuar kryerjen e të gjitha detyrimevë dhe obligimet e Trepcës ashtu si u tha ne kontratë dhe sipas kërkeses se parë.... për të paguar, i paguhet ...... dhe humbjet që rrjedhin nga dështimi i TREPÇA-s në kryerjen e çdo/dhe të gjitha detyrimet dhe obligimet e saj në këtë Kontratë... Meqë kontrata e lidhur ka të bëje me fshehtësitë e saj afariste qëllimisht nuk kam vu emrin e pales kontraktuese, por sugjeron së shumë cështje që kanë të bëjnë me Trepcën janë të fshehura nga publiku, dhe tregojnë qartë për demet që ia ka sjellur vëndit menaxhimi banditësk i saj.

AKM, AKP, Shpronësimi banditesk

E pranuar kështu do të thotë se Sistemi ekonomik I Kosovës akoma nuk është i pavarur, ngaqë koncepti i ekonomisë socialiste-vëtëqeverisëse eshtë tejkaluar me instalimin e shtyllës së IV të UNMIK-ut duke formuar AKM, duke ndarë nga pronësia qeverinë e Kosovës, si pronare legjitime e pasurisë toksore dhe nëntoksore, mendohej që pas reformimit të saj nga AKM në AKP do të revidohet kursi i shkatërrimit të pronës, por nuk ndodhi ashtu, ndodhi e kundërta, ata të cilët do të duhej të ishin të do të duhej të ishin garant të pronës u bënë garant të shpronësimit “banditesk” të saj, iu vërsulen valës së privatizimit dhe të devijimeve të mëdha pronësore, duke u përpjekur jo te valorizojnë drejt pronën, apo në ngritjen e cmimit të saj në tregun e paluajtshmërive, por përkundrazi ata për hir të interesave të ngushta, partiake, por edhe individuale, zhvlerësonin pronën, për t’u bërë aksionarë të mëvonshëm të pasurive të saj, sic ka ndodhur me shumë kompani të tilla, duke vëndosur nëpër borde njerez jo professional dhe “llaskuc”. Ky veprim i gabuar i qeverisë Mustafa para aktit të kryer; u përpoqë të shpëtoi atë që mund të shpëtohej për momentin, por duket së ligji për rikthimin e pronës shoqërore në atë publike, si “government property”, jo shtëtëzim të pronës, meqënësë një model i tille pronësorë eshtë edhe në SHBA, dhe në të gjitha shtetet e BE-së, pra i takon modelit të kombinuar të ekonomisë social-kapitaliste, cfare e ka edhe Gjermania. Ky propozim ligj doli te jetë ide e gabuar dhe e pamenduar mirë nga qeveria, e cila solli vëndin në lajthitje, së pari me devijimin e ligjit të sponsoruar me qëllim të mbrojtjes legjislative të korporatës"TREPÇA" duke e shnderruar atë nga Ndermarrja Shoqërore në Ndermarrje Publike, duke e proceduar po atë ligj në parlament, të cilin edhe e miratoi komisioni përkatës i të gjitha subjekteve parlamentare pa asnje kundërshtim, duke u përkrahur edhe nga ministri për zhvillim ekonomik, Blerand Stavileci, përveq Listës Sërpska, gje që me vonë nxiti kryeministrin sërb Vuciq te reagoi vrullshëm, duke kërcnuar palën shqiptare me ndërprerjen e njëanshme të bisedimeve të filluara pa i realizuar obligimet e marra të pales sërbe, në Bruxelles, nga e cila marrevëshje pala sërbe ishte përfituesja me e madhe, ndersa Kosova mbeti mbrapa në të gjitha procest e proklamuara integruese nga qeveria, nuk u bë e ditur deri më tash së cka fitoi Kosova nga keto bisedime, sikurse procesi shumë i përfolur dhe I premtuar i liberalizimit të vizave..., gjë që ishte vetëm spëkulim me ndjejnjat e qytetarëve të zakonshem, që nuk kanë të drejtë të bëjnë levizje normale drejt Evropës, derisa qeveria e tyre dhe shumë të tjerë afër saj nuk ndihen të hendikepuar... Po të realizohej premtimi i dëenë, sot nuk do të lëviznin njerëzit ilegalisht në Evropë, duke shitur shtëpitë e tyre, por do të shfrytzonin si mundësi punësimin sezonal dhe krijimin e disa parakushteve për jetë të dinjitetshme në vend.

Sharja kolektive “kryelajm”

Nëse thuhet së Jabllanoviqi nuk ishtë shkaku i protestës, atëhere pse qeveria nuk ka vendosur kodin e miresjelljes dhe nje rregullore ku parashihen ndëshkimet e ministrave përkatës, të cilët fyejnë jo vëtëm bashkeqytëtaret, por edhe kolegët qeveritarë shqiptarë, duke paraparë edhe të drejtën e shkarkimit të gjithë atyre ministrave të cilët fyejnë qytetarët në baza kombëtare, që në publik sharja u lansua si "kryelajm" nga ministri i Kosovës Jabllanoviq, ishtë kjo nje gjuhë e urrejtjes pa presedan, e cila nuk tolerohet në asnjë vënd të botës me demokraci efikase...

“Ne sme niko da vas bije”- Nuk guxon kërrkush t’ju rrahë!

Fatkeqësisht qytetarët e Kosovës janë të diskriminuar nga qeveria e tyre e shumicës parlamentare dhe ata vuajnë të zinjtë e ullirit për të realizuar kërkesat e tyre në rrugë institucionale, ngase këtë të drejtë e shfrytëzojnë vëtëm pakicat jo-shqiptare, konkretisht sërbët, përfaqësuesit e të cilëve në Qeverinë e Kosovës gëzojnë edhe të drejtën e ofendimit public pa reperkusione në baza kombëtare dhe për ketë nuk u kritikua fare nga qeveria..., sa keq po ndihem kur kujtesa po më rikthen në Fushe Kosovë dhe ku kasapi i Ballkanit i drejtohej serbëve protestues, "NË SME NIKO DA VAS BIJE"/Nuk guxon kërrkush t’ju rrahë, athua cfare thonë sot qeveritaret shqiptarë, të cilët qytetareve kosovare ia premtuan Evropën, edhepse Evropa perms EULEX-it eshtë moti në Kosovë dhe fituan vetem Gjykatën Spëciale.
Shqiptaret rrahen e poshtërohen nga qevritaret, derisa shkaktari i vërtëtë kesaj gjendje të krijuar Jabllanoviq defrehet me parat e taksapaguesëve shqiptare, ai merr pagë misnistrore për fyerje kolektive, ja kjo eshtë demokracia që proklamon qeveria, e cila me qyqarllekun e demonstruar konfronton qytetaret me policinë, ndersa kursen Jabllanoviqin edhe nga nje kritike te vetme te ekzekutivit... demokraci se jo mahi, pse athua i rrahë qytetaret e vet qeveria, meqe votuesit e tyre i ulen në fotële, jo Jabllanoviqi...
“NË SME NIKO DA VAS BIJE”, vlente atëhere edhe tash vëtëm për sërbët, për shqiptaret menyja ekskluzive qeveritare demokracia e stupcit... Millosheviqi i inkurajonte serbet ne protesta në Fushe Kosovë me fjaline "Në sme niko da vas bije", duke shfuqizuar pastaj Kushtetutën e Kosovës, athua tash cili eshtë vërzioni i ri i këtyre pamjeve, te cilat i inskenoi qeveria me gabimet fatale të ndëshkimit të ministrit të saj dhe të përmirësimit të ligjit brenda natës ëer Trepcën, edhepse kishte arritur pajtueshmëri të lartë në mes të pozitës e opozitës..

Standardi qeveritar

Athua si e keni Jabllanoviqin? Ai flet sërbisht, në Kosovë të gjithe ata që flasin sërbisht janë të privilegjuar, ndersa ata që bëzajnë shqip janë të diskriminuar, përfundimisht qeveria e Kosovës vendosi standardin e stupcit për shqiptaret si zgjidhje të problemeve jetike në Kosovë... eshtë vëtëm një e mire nga e gjithë kjo, ai që përdorë stupcin dhe e hanë stupcin janë shqiptaret...Millosheviqi iu thonte sërbëvë në Fushe Kosovë: Në sme niko da vas bije.
Policia ishtë në nivël të detyres, e shkundi dajak shqiptarin sepse kerkonte drejtësi, ai kerkonte shkarkim të ministrit që ia kishtë fy nanën atij dhe ketyre policëve, nuk kishtë tëjkalim të forcës, ata ledhatonin, ky do t'ishtë deklarimi zyrtar i qeverisë-policore. Kurti në nje takim me media deklaroi se derisa nuk shkarkohet Jabllanoviq dhe të rikthet ligji i Trepcës në Kuvend në vërsionin e parë nuk nderprehen protestat.

Majori verus çetnikut

Protesta është e drejtë e patjetërsueshme, por jo atëhere kur ato i përkrahë “majori” i Prishtinës Shpend Ahmeti (ishtë kjo njëmendesi e totalitarizmit), i cili arrestohet sepse i mbikeqyrte protestat nga afërsia, është kjo nderhyrje e drejtpërdrejt nga qeveria qendrore duke ndërsyerë policinë në institucionin më të rëndesishem të kryeqytetit të Kosovës, majorin e zgjedhur në mënyrë demokratike me votat e qytetarëve, njërin ndër majorët më të sukseshëm ndërkombëtarë. Qeveria arriti që me qyqarllëkun e saj dha urdhër të përdoret dhunë kundër shqiptarëve, duke përkrahur çetnikun e vogël Jablanoviq, ata nuk kanë guxim politik as ta kritikojnë... Aq largë ka shkuar puna saqë një Jabllanoviq ka sjellur vëndin para kaosit, duke u përdorur në protestë edhe plumba gome.... Falë politikës inerte aspak, shtërore të Qeverisë republikane u faktorizua si protagonist kryesor i politikës zyrtare të Kosovës Lista Sërpska dhe Vuçiqi, po t'mos distancohet qeveria e Kosovës nga kjo politikë disfatistë do të pësojë republika.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 670 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi