Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MJAFT MË SE NA KENI SJELL SHPIRTIN NË MAJE TË HUNDËS!
Publikuar më 02 shkurt, 2015 në orën 22:37 ( ) Avdi Ibrahimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Çfarë çmendurie! Më ka rastisur të dëgjoj e lexoj gati çdo ditë disa njerëz që janë të apasionuar pas liderit të tyre partiak sa konfuzioni i tyre moral, sikur na kujton atë trajtimin e mendimit apsurd, ku dita nuk mund të jetë assesi më e ngrohtë se nata, ku drita për ta assesi nuk është më e ndritshme se errësira, ku toka assesi nuk është më e thatë se deti, atëherë është mbase e qartë se njerëzit e tillë e kanë humbur aftësin për të shquar dallimin.
Qysh nga kohëra të lashta njerëzit që bënin biznes e pastaj disa edhe bëheshin “udhëheqës” që nëpërmjet parasë e mashtrimit, të atij apo këtij populli, tani të këtij apo atij shteti, kanë keqpërdorur emrin e “Udhëheqësit” për qëllime personale, kështu ata të mëparshmit, po edhe këta të sotshmit për të justifikuar të pajustifikueshmen.

Mbase besimi tek lideri partiak i takon kohës së re. Njerëzit, duke qenë inferior dhe te varur drejtëpërdrejtë nga lideri i tyre partiak, e ngritin në kult atë, duke i dhënë atributin e të paprekshmit... Të besosh në një lider nuk dëmton askënd dhe është tejet personale, por të jeshë i vetëmashtruar, e pastaj t’i mashtrosh të tjerët, është spekulim, është pandershmëri, është apsurde, është mbase edhe çmenduri! Është e kuptueshme se ka njerëz që kanë nevojë për një kult frike apo adhurimi, ka njerëz që besimin në liderin e tyre e ndjejnë si shpresë dhe forcë për të përballuar dhe realizuar qëllimet e të jetuarit.

Po ju kujtojmë këtyre servilëve të vetëmashtruar se, të luftosh pushtuesin e kombit shqiptar me penë e pushkë nuk është diktaturë, por edhe të jeshë kundër keqeverisjes së pushtetarëve të tanishëm nuk është antiatdhetarizëm, por përkundrazi është të jeshë i ditur dhe i kulturuar njëkohësisht të jeshë me ndjenja të larta atdhetare. Këtë ndjenjë të lart kulture dhe atdhetarie e tregun me vepra heronjtë e heroinat e Kombit Shqiptar nëpër shekujt e përflakur. Këtë ndjenjë të lartë atdhetarie dhe kulture e pati edhe Komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari bashkë me luftëtarët e lirisë e natyrisht as kjo nuk quhet diktaturë.

Politika e rezistencës pasive nuk është asfarë shenje e qytetrimit evropian, nëse nuk e mbron dinjitetin kombëtar, por është dukuri e vetënënshtrimit dhe fyerje kombëtare. Por as politika e "nacionalizmit si kapital politik", nuk është asfarë shenje e atdhedashurisë, por dukuri e nënshtrimit politik. Politika e "integrimeve" e "hapsirave demokratike", e "kompromiseve", e "qarkullimit të lirë të njerëzve", nuk është asfarë premise politike, por mohim i dinjitetit kombëtar.

Jemi dëshmitar se sot, në Qeverinë e Kosovës të Isa Mustafës e Hashim Thaçit, ndodhet në bashkëqeverisje një Ministër për Kthim, nga Lista Sërbska, njëfar Aleksandri i quajti “egërsira” familjaret e të zhdukurve shqiptar nga Gjakova, që gjakuan për liri... që Shteti terrorist serb i Aleksandrit bëri gjenocit mbi popullin shqiptar, para disa viteve, ku ende kullojnë gjak plagët shqiptare.

Si qytetar shqiptar i Republikës Shqiptare të Kosovës, apeloj të reflektoj Qeveria e Kosovës, sa s’është bërë vonë, ti plotësoj këto tri kërkesa jetike të popullit:
1. Ta shkarkoj sa më parë Jabllanoviqin nga kabineti qeveritar i Isa Mustafës.
2. Trepça gjigandi ynë ekonomik të bëhet ndërmarrje publike.
3. Të ndaloj me të gjitha mjetet paqësore largimin e qytetarëve shqiptar nga Kosova.

Kjo është mbase detyrë mbi detyrat e Qeverisë së Ksovës, që kërkon situata aktuale, mos përfillja e këtyre kërkesave gjithpopullore na bënë të ju themi: Mjaftë më se na keni sjellë shpirtin në maje të hundës, nuk beson më asnjë qytetar i Kosovës në këta politikan idhuj pakrena, që vazhdimisht bënë kompromise politike në dëm të shqiptarëve të Kosovës, e durimit i ka ardhur fundi... Qeveria t’i kërkoj llogari Aleksandrit, e të bëjë largimin e menjëhershëm, nga pozitat e larta në Republikën Shqiptare të Kosovës, të këtij Aleksandri dhe gjith, aleksandrave që hanë bukën e Shtetit Shqiptar të Kosovës, por qe punojnë e veprojnë për Serbinë gjenocidiste!

Prizren, 2 shkurt 2015.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 653 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi