Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Sa peshon Jabllanoviqi?
Publikuar më 04 shkurt, 2015 në orën 18:07 ( ) Agim Vuniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Protestat evropianizojnë Kosovën

Opozita vazhdimisht, për 6-7 muaj, rresht kërkonte të debatohet në Kuvend për krijimin e institucioneve qeveritare, por kot, PDK-ja përmes kuvendares më të vjetërz. Flora Brovina futi vendin ne krizë-ngërq politik dhe institucional,duke rrezikuar subjektivitetin juridik të Trepçës, fare nuk u interesonte Trepça, por xhepat e tyre të thellë..., dhe “komandanjtja” e parlamentit nuk pranonte as të hapen dyert, tash kur u kurdisë koalicionii ashtu si deshën, tash flasin për debatin e munguar në parlament, ashtu si duan, jo të debatohet për probleme konkrete të grumbulluara, dy pika Jabllanoviqi dhe Trepça, pse nuk u konvokua seanca e jashtëzakonshme për t’u paraqitur deri më tash në rend dite fjalori fyes i ministrit per minoritete???

Më mire do t'ishte për vendin të rrëzohen liderët e numrave, në Kuvend, refren i PDK-së ishte "i kemi numrat" dhe përgjigjuni tash çka paraqisnin ata numrat tuaj, ju shtruat asfaltin por kështu krijuat kushtet për ikje massive të qytetarëve, duke ua grabitur edhe shpresën.

Protestat e drejtë demokratike

Demokracia në Amerikë është zhvilluar përmes protestave, Bill of Rights, pastaj e drejta qytetare e zezakëve per te votuar, pastaj reatë drejtave të barabarta të femrës me mashkullin, barazia gjinore, keni harruar demonstrimin dinjitoz kundër segregacionit i Rosa Parks, Malkolm X, Martin Luter Kingun dhe thënien e tij profetike “I have a dream”; protestat e mëdha anti qeveritare kundër luftës në Vietnam, ato gjatë krizës financiare te paluajtshmërive para Ëall Street, e shume e shume protesta të përditshme.., keni harruar si erdhën shqiptaret deri këtu, përmes protestave, protesta të vazhdueshme në SHBA, para OKB-së, në Ëashington DC, e kudo gjetkë nëpër Amerikë, si u ndërrua pushteti pro-putinist në Ukrainë, pastaj protestat në Greqi, kudo në Evropë... kështu po evropianizohet Kosova, jo përmes qyqarllëkut dhe makinerisë votuese, shpeshherë e perfolur për vjedhje votash... detyrë e qeverisë para se gjithash është konkretizoni premtimeve të dhëna elektoratit, më pak politikë, më shumë punë dhe rezulatate konkrete... Nuk realizohen detyrat qeveritare keshtu.

Saatchi & Saatch, para të humbura…

Saatchi & Saatchi është kompani globale e komunikimit dhe reklamave, deri më 2005 ishte Ndermarrje publike pastaj kaloi në atë private, është e njohur për 7 million euro, të cilat u paguan me kërkesen e Thaçit, që kishte si qëllim ngritjen e imazhit të Kosovës në botë...
Pagesa milionëshe për Saatchi & Saatchi nuk kishte ndonjë efekt, e cila perveq fytyrave të qeshura të të rinjëve dhe shiqimit drejt lartësive nuk tërhoqi interesimin e të huajve për të investuar në Kosovë... Kosova njihet më tepër përmes xhudistes Majlinda Kelmendi, e cila u laurua me dy medalie të arta nga Kampionati Botërorë dhe u zgjodhë xhudistja më e mirë në botë për vitin 2014. Majlinda dhe të rinjt tjerë të sukseshëm në botë po bëjnë shumë më tepër në ngritjen e imazhit të Kosovës, sesa që bëri Thaçi dhe 7 milionë të hedhura kot së koti. Athua ku do t'ishin rezultatet e të rinjëve kosovarë po të ndaheshin 7 milion euro në fushën e sportit dhe në lëmine e patenteve dhe novatorëve të rinj qe do te shquheshin me teknologjinë “know-how”.

Sa peshon Jabllanoviqi?

Lista Sërbe po e lufton Republikën me të gjitha mjetet dhe gjithandej. Fatkeqësisht deri më tani KQZ-ja në shumë raste e ka toleruar një sjellje të tillë të Listës Sërbe e cila edhe komunat e Kosovës po i trajton si komuna të Sërbisë në Kosovë
Kush do t'i mbroj policët, sigurisht jo Vulin, dhe a do të bie në zgrace gjyqi me shpifjet e çetnikeve sërb, të cilët Kosovën e konsiderojnë "Hashim begova slama-Kashta e Hashim begut"...
Sa peshon Jabllanoviqi? Janë nëpërkemburi zerat e rreth 40.000 protestuesve, dhe tëra nënave shqiptare, i kujt je ti biri i nënës? Apo nuk ke nënë fare! Aq lehtë duhet të tejkalohet ky skandal përmasash globale-shqiptare, qeveria as nuk guxoi t’i bëjë nje kritikë verbale në qeveri fjalorit fyes të tij... të past nëna, quni im, ndihej gjëma e nënave shqiptare në protestë.

Zbrazja e Kosovës dhe “marksitët”

Kosova po zbrazet, autobusët drejt Beogradit janë plotë! Biletat në drejtim të Beogradit po shiten si hallva, është kohë e përfitimit të agjensioneve tallava Kosova shqiptare-serbe-hungareze, biletat janë të rezervuara.Thaçi akuzon marksistët..., ideolog i fortë, nuk i sheh çetniket që i ka në koalicion, asnje fjale te vetme per ta, por akuzon shqiptaret për marksizem, ky njeri eshtë i “sëmurë”, duhet domosdo të kontrollohet të mjeku, ka zjarmi të përhershme elektorale, mund ta ket kapur gripi i derrit

Deputetet “sahanlëpirëse”

Derisa përfaqësuesit e Vetëvëndosjes i treguan Përfaqësuesit të BE-së për qëndrimin tashmë të njohur publik të Vetëvëndosjes karshi këtyre dy çështjeve: që Aleksandër Jabllanoviq duhet shkarkuar për shkak të sulmeve të tij ndaj historisë së Kosovës, përmes mohimit të krimeve të kryera nga forcat e armatosura të Sërbisë në Kosovë, për këto devijime shoqërore nuk u dëgjua zëri nga deputetet sahanlepirese. Disa deputete shqiptare shanin femrat shqiptare që me veshje tregonin përkatësinë fetare, tash heshtin kur Jabllanoviqi i quante egërisira (fatkeqësisht) femrat shqiptare, nënat gjakovare, lere që tash nuk flasin por bashkeqëvërisin me të, a keshtu duhet mbyllur gojen atyre...

Kundërshtoj dhe protestoj çdo fyerje të femrave, sidomos ndaj atyre shqiptare qëpësuan me së shumti, gjate luftes dhe pas luftes, pse nuk distancohen ato dhe nuk kerkojnë doreheqjen e tij, ku eshtë Flora Brovina, psë nuk adreson mocionin kundër fjalorit fyes të bashke-puntorit në koalicion Jabllanoviqit, në anën tjetër ajo me fanatizem mbajti vëndin 6 muaj në ngërq...
Tash u hapë letrat dhe secili po deshmon sinqeritetin e vet, athua aq lehtë u shitën për nje pagë deputeti, të tillat nuk duhet ta përfaqësojnë vendin, janë të deshtuara…

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 641 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi