Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ISEN DHE HASHIMIN E DUAN VETËM ATA, QË NUK E DUAN KOSOVËN DHE SHQIPTARËT E KOSOVËS!!!
Publikuar më 04 shkurt, 2015 në orën 18:18 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Isa e Hashimi po vazhdojnë ta kryejnë amanetin e ish shefit të tyre, kasapit të Ballkanit Millosheviçit, duke i zbatuar urdhërat e atij qenit serb pikë për pikë, nëpërmes xhandarmërisë së tyre, këlyshëve të Serbisë fashiste, për të mbrojtur një minuk serb, siç është ai ministri i atyre Jabllanoviçi!?

Isahashimi, të bërë një, janë në gjendje të vrasin shqiptarë, vetëm për të ruajtur në mesin e tyre Jabllanoviçin vocrrak, që jua shanë nënat shqiptarëve….!?! A ka vallë gjë më të shëmtuar që, me urdhërin e këtyre kriminelëve të Isahashimit policia jonë arreston Shpend Ahmetin, kryetarin e Prishtinës…dhe e lidhin para publikut pa bërë asgjë!!! Ja pra kjo polici a nuk është shkja e shkuar shkjaut?! Unë them se po, por me përjashtim se janë policë, bashkatdhetarë tanë…flasin shqip!?,…A ka më poshtërsi, kur i afrohen dhjetëra policë dhe njëri nga ata i mëshon shup…yllit të gjallë të Kosovës dhe mbarë shqiptarisë Albin Kurtit?! Dhe ky majmun polic është shqiptar!?! JO kurrë JO!!! Ky polic, për mendimin tim, nuk duhet të jetoj më në Kosovë…!!!???

E këto veprime të ulta i kanë bërë vetëm në kohën e Millosheviçit! Ata, që vrasin shqiptarë, sot në këtë kohë, nuk janë shqiptarë, por janë shërbëtorë e sahanlëpirës të Isahashimit… i përkasin atij gjaku të shprishur, të përzier me gjak gjakatari e krimineli.

Isaçiç fodulli, duke i prangosur bijtë tanë, që e kanë mbrojtur e po e mbrojnë dinjitetin e tyre dhe popullin e vet, po ju përgjigjet kërkesave të këtij populli të stërvuajtur në dekada, me të njëtën gjuhë, që dikur i përgjigjej Millosheviçi, ai qen serb popullit shqiptar, i cili jetonë denbabaden në vendin dhe tokën e tij! Po ai Millosheviqi, ju bënte thirrje serbëve të vet që, mos të tremben se, nuk guxon as kush t’i ngucë dhe se nuk guxon t’i mungojë as edhe një qime e flokut!? Ndërsa Isahashimi i urdhëron policët e tij që, t’i përdorin të gjitha mjetet për t’i shpërndarë demonstruesit, duke e akuzuar dhe duke e urryer Lëvizjen “VV” asgjë më pak se sa na akuzonte dikur neve, demonstruesve atdhetarë, Serbija fashiste…duke na vënë lloj lloj epitetesh!?

Kështu u pa më së miri qëndrimi antipopull e antishqiptar i Isahashimit në protestën e 27 janarit në Prishtinë…Kërkesat ishin shumë paqësore dhe çdo gjë shkonte në rregull… Por këlyshët e Isahashimit, për t’i dhënë një kahje tjetër protestës, u lëshuan pas xhamave dhe gurëve e sendeve të tjera. Demonstruesit kërkonin largimin e ministrit Jabllanoviç dhe që marrëveshja për Trepçën, të kthehej në parlamentin e Republikës së Kosovës për tu riparë e diskutuar!!! Atëhere ç’të keqe ka këtu!!!???



Por Isaçiçi dhe Hashimiçi dinë t’i përgjigjen kërkesave të popullit të vetë vetëm me gjuhën e hekurt të Millosheviçit!!!Të dy janë shërbëtorë dhe zbatues të besuar të qëllimeve djallëzore të Serbisë shovenistofashiste. Pra akoma edhe më e keqja është se, këta kanë rreth vetes edhe ministra e zv.ministra, që janë nënshtruesit e tyre dhe janë në shërbim të armikut, argatë të Serbisë me në krye Isahashimin!!!

Tashmë këta dy “burra” nuk e bëjnë asnjë hap pa e marrë aprovimin edhe nga “vëllezërit” e tyre serbe në Beograd!? Dhe këtë, me mburrje, e quajnë mirëkuptim dhe lidhje urash…e midis kujt se, mes vrastarëve serbofashistë dhe popullit shqiptar, viktimë nën sundimin e këtyre çetnikofashistëve përmbi një shekull! Kjo veç po dihet se, Isahashimi, që të dy janë shumë të dëgjueshëm edhe për “miqtë” tanë ndërkombëtarë, të rehatuar që prej vitit 1999-tës, në Kosovën tonë, të nënshtruar po nga këta “miq”…!?!

Ne e dimë fort mirë se, këta “miqtë” tanë, para një dekade e gjysëm, ishin më shumë miq me armiqtë tanë se me ne! Prandaj ne shqiptarët, këtu në Kosovën tonë shqipëtare dhe në trojet tona etnike shqiptare, që akoma janë të ndara nëpër republikat sllavo-fashiste të ish-Jugosllavisë titiste, mos të harrojmë kaq shpejt atë,që këta të huajt drejtëpërdrejtë kanë gisht në krerët e qeverisë së Isahashimit në Republikën e Kosovës, ku po duken mirë e bindshëm se, janë shërbëtorët e Serbisë në Republikën e Kosovës!? Armiqtë tanë, të cilët nuk na duan të mirën, mendojnë parreshtur çfarosjen e shqiptarëve në trojet e veta etnike shqiptare. Dhe këta armiq, me gjak majmunësh, mund t’i përshëndes vetëm me këto vargje: “O shqiponja me dy krena fluturo me krah hapur mbi trojet tona Shqiptare e kush mos dasht zemëra iu plast…!!!”

Nuk besoj se populli t’i tolerojë të gjitha këto padrejtësi, që po i bëhen mbi kurrizin e tij. Sepse këto nuk janë pak, por kanë kaluar shekuj…dhe me shekuj na kanë sunduar e shtypur të huajt pamshirshëm…

Po sot??? Edhe tash e 15 vite në të ashtuquajturën liri, që na kushtoi shumë shtrenjtë!!! Akoma edhe më shumë dhe më brutalisht po na shkelin shqipfolësat gjë, që kurrë, kurrë nuk e kemi menduar dhe as e kemi pritur…se do të na shkelin e do të mundohen të na „mposhtin“ shqipfolësit Isahashimat, sa që do të lejojnë ata armiqtë, që na vranë, na mbytën e na groposën në varre masive e gropa ende të pazbuluara, duke i shtyrë e shkelur me bagerë. Po nëpër ato gropa të panjohura, nënat tona shqiptare i kërkojnë eshtrat e bijve të tyre, që së paku t’i gjejnë sa për të pasur mundësinë e vetme, t’i vizitojnë dhe t’i lenë lule zemre e shpirti!!!…

Vërtetë është e çuditëshme, se si po veprojnë këta të tanët.Armiku dihet se kur vjen për të të pushtuar, nuk të sjell karamele e bonbona por plumb e hekur!? E këta të tanët po bëjnë si të duan e si të ua do qejfi me fatin e një populli fisnik, me traditë të lashtë njerëzore, por të stërmundur e të vuajtur në fatin e vet!!!

Habi e madhe është se, si e vlerësojnë disa të ashtuquajtur analistë që, fjala e Jabllanoviçit nuk na qenka fyese dhe e rëndë, përderisa nuk na qenka shkaku i organizimit të demonstratave për largimin e tij si ministër i Kosovës, apo siç po e quan edhe vetë ai fytyrë majmuni, që i përngjan Isamutafit!!! Fjalori i tij, të shaj nënat shqiptare dhe të tanët t’i mbyllin sytë e veshët para realitetit e t’i ndërrohet kahja e qëllimi demonstratave të organizuara me shumë të drejtë nga “VV”, se nuk na qenkan për shkarkimin e Jabllanoviçit, për atë qenë serb, se nuk na qenkan për ndryshimin e Gjigandit të Trepçës, që edhe unë ende bërtas në ëndërr “Jetën e japim, Trepçën se japim”! Po kështu kemi thirrë në demonstratat tona të organizuara ndër vite e dekada nëpër metropolet e qyteteve të kësaj Europe kurvë. Akoma më rri në mendje zëri i fuqishëm i bashkatdhetarëve mërgimtarë, kur të gjithë njëzëri brohorisnim “Trepça punon, Beogradi ndërton” etj.!...

Por sipas Isahashimit për Trepçën nuk po duheka me u brengos se, ajo na qenka në duar të sigurta!? E unë po them” Po”,Trepça është në duart e HAJDUTËVE TË ISAHASHIMIT, E PSE JO EDHE NË DUART E TRADHETARËVE!!!

Prandaj Isahashimët nuk mund ta venë në gjumë popullin tim fisnik, mund të flenë në dafina, ata ministrat e tyre, ata servilë, që i kanë rreth e rrotull, por popullin kurrë! Dhe jam mëse i bindur se, populli e di rrugën drejt asaj që quhet pavarësi dhe mirëqënie e vërtetë!!!
BESOJ TEK TI O POPULLI IM…TEK TI I KAM RRËNJËT!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 1,128 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi