Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FARIDIN TAFALLARI: PËR KOHËN E ARTË... (XI)
Publikuar më 04 shkurt, 2015 në orën 20:14 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
PJESA E NJËMBËDHJETË)

FARIDIN TAFALLARI

KUJTIMET E VEPRIMTARISË SIME DHE SHOKËVE TË MI, QË NË MOSHËN E RINISË SË HERESHME, VEPRIMTARI ATDHETARE, E NISUR QË NGA VENDLINDJA DHE DUKE VAZHDUAR NË MËRGIM, KONTAKTET ME BASHKËVEPRIMTARE, KORRESPONDENCA IME ME RËNDËSI TË VEÇANTË, ME TË MADHIN JUSUF GËRVALLA DHETËTJERËT...

FJALA E GËZIM AJGERAJT…
(Recenzent i librit)

Ju përshëndes të gjithëve, njëherit edhe autorin z.Faridin Tafallarin. Unë pata nderin të jem recenzent i këtij libri, sepse është një libër, që mua më ka lënë mbresa të veçanta. Për këtë libër e kam bërë një recenzent të shkurtër, por tue marrë dimensonin e librit edhe madhështinë e tij e kam bërë një recension të shkurtër, ndaj edhe e kam quajtur kështu.
Një vështrim të shkurtër të këtij libri “Zot të Kësaj Toke Jemi Ne” të autorit Faridin Tafallari botuar në Prizren, në prill 2003. Një zë i çiltërt i vertikales së atdheut. Faridin Tafallari bashkëveprimtar i Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës e Remzi Ademajt, atdhetar i dëshmuar deri në vetë flijim pranë këtyre dëshmorëve bart me vete aktivitet të ngjeshur në shërbim të atdheut, me një seriziotet e vendosmëri të dëshmuar për çështjen kombëtare, të cilës nuk iu nda asnjëhere. Krahas aktivitetit ai me përkushtim i ka dokumentuar ngjarjet datat e i ka arkivuar. Ato tani po e gjejnë dritën. Një pjesë e bukur, e mirë, e aktivitetit të tij është prezantuar në librat e tij “Terror Dhimbje Qëndresë” dhe “Dhimbje Krenare”, ndërsa ky është libri i tretë i tij “Zot Të Kësaj Toke Jemi Ne”, kujtime dhe përjetime është dëshmija plotësuese e aktivitetit të gjerë, në shërbim të kombit dhe së fundi edhe të luftës së armatosur për liri. Libri i fundit është pasqyrë e angazhimit të përpjekjes për ta ndihmuar luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare, një pjesë bukur e mire kap zhvillimin e pasluftës ngjarjet e përceptuara nga bota e autorit atdhetar e jetuar në formën e kujtimeve dhe përjetimeve. Ideali të jesh në vertikalen e atdheut do të thotë të kesh vetëdije kombëtare, vijë të së cilës do t’i shërbesh me besnikëri pamvarësisht vuajtjeve dhe sakrificës që duhet të bëhen në këtë drejtim. Çështja e atdheut, në veçanti çështja shqiptare jashtë trojeve etnike të Shqipërisë lodineze, ka qenë gjithmonë edhe dikur një nga etjet e hegjemonizmit sllav, në veçanti në ato serbo-malazezo-maqedon. Të vësh veten në shërbim të kësaj çështje, duhet ta duash atdheun, kombin, lirinë dhe të gjitha këto virtyte e karakterizojnë personalitetin atdhetar të Faridin Tafallarit, i lindur dhe i rritur në një familje me ndjenja të zgjuara kombëtare, i edukuar në frymën e atdheut, i rritur brenda vuajtje të vetë popullit të tij, që ua sjellte okupatori serb. Ai u kalit në frymën më të shëndoshë kombëtare, me të cilën e ndërtoj idealin e tij dhe i qëndroj besnik gjithmonë. Këto virtyte të zgjuara kombëtare ai i vuri në shërbim të atdheut. I ri ishte, kur arriti ta kuptojë dhunën serbe mbi popullin e tij. Krajatat e liga, që i kishin përcjellë shqiptarët, kishin arritur deri në majat e Sharrit, atje ku Faridini i kishte vur hapat e para mbi tokën e Kosovës. Dhuna serbe e kishte bërë, që xhaxhai i tij të dergjej gjatë në lëkurën e bullit, siç i thotë populli…
Peticionet janë forma tjetër e aktivitetit. Do të jetë e pamundur të përmblidhen të gjitha format e aktivitetit për një pjesë, por një pjesë të tyre ai e ka prezantuar përpara lexuesit me tre librat voluminoz, që ai i ka botuar. Këtu dëshmohet puna dhe aktiviteti i tij. Atë e bëjnë edhe më të qëndrueshëm dokumentacioni dhe faktet, që i përcjellin ato. Pra si thamë më lart aktiviteti i tij është kapitulli i gjerë, që i mbërthen në vete tri dekada në shërbim të atdheut dhe që eshtë një kapitull i gjërë brenda kësaj kohe, gjithmonë tri dekada jashtë atdheut, por asnjëherë nuk u thye në idealin e vizionin e tij, gjithherë mbeti besnik në vertikalen kombëtare, deri në çlirimin e atdheut. Kësisoj duke pasur në detaje aktivitetin e tij, na del një aktivitet me figurat e dëshmorëve të kombit, pjesë e të cilës ishte edhe mbeti Faridin Tafallari. Aktiviteti i gjithanshëm aty ku e kërkoj nevoja dhe atdheu tregojë gadishmërinë e tij për të dhënë në shërbim sa herë ta kërkon nevoja për çështjen kombëtare, gjithmonë në vizion të çështjes kombëtare.
Duke qenë dëshmi e gjallë për brezat se. si duhet punuar në shërbim të atdheut dhe kombit dhe, duke qenë gati për tri dekada në shërbim të çështjes edhe në fillim të luftës së Kosovës, ai kthehet në atdheun amë dhe nga atje përpiqet ta ndihmoi luftën çlirimtare në Kosovë. Kjo më së miri shihet brenda kopertinave të librit, ku pasqyrohen ngjarjet me data, që trajtesë kanë në shërbim te atdheut. Do të duhej shumë kohë për trajtesë të gjërë, vetëm shfletimi me kujdes i librit do ta pasqyronte më të plotë këtë aktivitet. Ai edhe sot e kësaj dite angazhohet në shërbim të çështjes kombëtare, jashtë kyqit të rregulltë në politikë institucionale, por gjithmonë, duke qenë vizionar në mesin e popullit, sepse vetëm në mesin e tij e gjen fuqin e lirinë. Qëndresa dashuria për atdheun dhe kombit janë virtytet, që e kanë bërë të qëndroj i pathyeshëm në ideal Faridin Tafallarin! Janë këto virtyte të larta, që i qëndrojnë personalitetit të tij për kundër sfidave mbijetësore problemeve të jetës, problemeve dhe vuajtjeve, që i shkaktojnë okupatori në ndalesë të tri dekadave të shkele në atdhe. Vuajtjeve të të afërmëve të tij nga pushteti, ai i qendroj dhe nuk u thye kurrë. I qëndrojë besnik idealit të atdheut, për të cilin u angazhua me përkushtim prej patrioti, që sdin të ndalet në shërbim të kombit. Qëndresa na del si një mision i librit, nga i cili duhet të mësoj secili se, si duhet qëndruar ne vijën e idealit të atdheut. Ajo argumentohet përmes figurave kombëtare, që janë pjesë e historisë dhe e qëndresës sonë, brenda kesaj qëndrese është kryetrimi luftës çlirimtare Adem Jashari, ai që i ndërroi rrjedhat e historisë sonë kombëtare, dëshmia e qëndresës sonë kombëtare, kësaj vije rrodhën ideal të shumët të dëshmorëve të kombit, që flijuan në altarin e lirisë.
Brenda librit edhe pse janë të paraqitura pjesërisht, ato e ndërtojnë kalanë e qëndresës shqiptare, për të cilën punojë e veproi edhe vet Faridini. Edhe tani kur dihet botërisht se, në cilën pozitë ndodhet çështja shqiptare në ballkan, ai mbetet i përkushtuar vijës, të cilën e ndoqi gjithë jetës, gjithmonë në shërbim të atdheut dhe kombit! Pra ai ishte edhe në vijën e vertikalit të atdhetarëve, që atdheut dhe kombit i janë përkushtuar gjatë gjithë jetës. Këtyre rreshtave të qëndresës radhitet Faridin Tafallari, vertikali i atdheut. Mbijetesa në fund mbijetesa e shqiptarëve në trojet e veta stërgjyshore vije në saje të qëndresës që e bëri populli ynë në veçanti ai i Kosovës. A nuk është dëshmi se Zot të kësaj toke jemi ne, mbijetesa e Kosovës. Zotit Tafallari i uroj shëndet dhe suksese!

Abdyl Krasniqi, Faridin Tafallari, Gëzim Ajgeraj, 6 prill 2004 Prizren
















FJALA E ABDYL KRASNIQIT, NË PËRURIMIN
E LIBRIT “ZOT TË KËSAJ TOKE JEMI NE”
PRIZREN, 6 PRILL, 2004

Të nderuar veprimtarë, vëllezër e motra, ju përshëndes gjithë, që morën pjesë, Përshëndes zotin Tafallari, për veprat e tija madhore, që kanë vlera të larta të mëdha, po shumë me forca të larta morale, politike kombëtare, historike. Dhe si të tilla na japin një kapital, na japin materje të gjallë, në shërbim të lirisë të kombit tonë për çlirimin definitiv të trojeve tona, që akoma kullojnë lot e gjak. Kështu që forcat mendore letrare historike kombëtare politike të Tafallarit, mirë pasqyrohen dhe reflektohen shumë bukur në ecje drejt asaj madhoreje, kullore të shumë pritur të kombit tonë, ate kullore që vërtetë tani kemi bazat e forta për ndërtimin dhe renovimin të një kulmi të pastër të shëndetshm, të qëndrueshëm nga se edhe ne jemi njerëz, si popull që jemi.
Më vjen keq ngase e kanë obligim detyrë edhe për nder para vitit 1990, që të shprehin, që të shkruajn, nuk ka munguar pena, koka. Shqiptarët për ta shpreh vullnetin, aftësit e tij, dëshirën e tij në shërbim të çlirimit të trojeve, në shërbim të liris. Por ata për fat të keq kanë shkruar me mundime të larta nëpër burgje me pika gjaku kanë shkruar të urrejtur, të përndjekur të përsekutuar. Pra kanë shkruar, ishin të gjall ata, ndër ta ishte i gjallë edhe Tafallari në atë botë të vdekur, të gjithë shkruanin si të gjall për botën e vdekur, të gjall ishin për një botë të heshtur apo Tafallari me hixqindra e mijëra të tjer nuk pranuan të jenë të nënshtruar apo të poshtruar, por i tregojë botës se edhe ne jemi njerzë, ndaj aftësin e tyre e treguan fort mirë me kohë dhe hapën rrugë me opsione të shëndosha të fort të mençur dhe i treguan botës së vërtetë se jemi pasarrdhësit e Ilirëve.
Kurse pas `99 pas kësaj periudhe fillojë një botë e gjall. Ata që shkruan pas kësaj kohe shkruan në mesin e të gjallëve, për të gjallët shkruan për të vdekurit, pra dikur shkruan për të vdekurit në shërbim të të gjallëve. Zoti Tafallari, ishte në dy botët, në atë botë si personazh i gjallë por shkruante për atë botë të vdekur në robëri, por ai është që sot i gjallë shkruan për të gjallët, pra kjo është një arritje e madhe se kohët po ndryshojn nuk jemi në ato parametra si dikur por jemi në ato baza, të cilët lirshëm edhe i shprehim mendimet tona, aftesit tona ndjenjat tona në shërbim të shumë fushave të jetës. Nga këta si i gjallë ndër të gjallët, si personazh i njoftur me forca të larta mendore e patriotike Tafallari, kështu që e pershëndesim fortë e mirë, duke kërkuar nga Tafallari, që akoma kur jeton në mesin e të gjallëve që të jep rezultate akoma më të efekshme ma të frutshme në shërbim të ndërtimit të trojeve etnike shqiptare se, ka nevojë akoma e do të ket akoma nevojë t’i dilet zot kësaj toke, kështu që armiku vërtet ka thyer dhëmbët në Kosovë Serbija, ndaj Serbija nuk mund të ia thej ndaj edhe duhet të shkruhet nuk mund të ia thejë as Europa, as keshilli i sigurimit, askush tjetër, pra këta dhëmbë të thyar mund të ia thelloj vetëm bota jonë shqiptare, dhëmt e thyar serbija në Kosovë nuk mund t’i kthej tjetër këta dhëmb mund te ia kthejm vetëm ne, kurrë atëhere nëse nuk jemi unik, nuk kemi strategji të caktuar, nuk kemi një qëllim të caktuar, nuk kemi korrent në vazhdim të punëve bollshme të përbashkta, qe kemi përpara, duke mos kursyar asgjë si të parët tanë, ateherë pra Serbija nuk mund t’i rikthej shqiptarët. Ajo edhe pas njiqind vjetëve ta fitojnë pavarsin shqiptarët ajo nuk heq dorë, më djallzore apo shovene më mirë të thom ndaj popullit shqiptar nga se jo sot po gjithmon e ka munduar mundimi ndaj një populli tjetër. Serbija që kur arriti zvarraniti në ballkan gjithmon e ka munduar sindromi i popujve tjer, ndaj ky sindrom fashist, shoven, sllavo borgjezë e të gjitha këto forma më të ulta të format politike e veprimi në ballkan për t’i trazuar popujt tjer, për t’i robëruar, për të qenë parazit mbi popujt tjerë, pra nuk ka vend në trojet tona, pra ata dhëmb përnjëherë e përgjithmon ju kan vdek, por me kusht që ne të jemi samë të pregaditur, samë të lexuar, samë të edukuar, samë shumë pra ta ngjeshim punën tonë me punë politike e diplomatike pra si ivestim drejt fitores, drejt lirisë të plotë, gjë që akoma nuk e kemi, pra akoma duhet punë, pra gjith ato shkojn në shërbim veprat letrare Tafallarit e shumë të tjerëve bashkatdhetarëve tanë në Kosovë. Edhe jashtë, duhet të jenë pasionim apo afrim, që ta ndërtojm dhe t’i plotsojm gjitha ato shprasti nëse kemi, duke i paraqitur ne me mendimet tona, që janë të drejta dhe të bollshme për me i treguar botës se, vërtet jemi të Zot të kësaj toke vet! Kështu që sa jemi afër njëri tjetrit pasionet në shërbim çelikosur të lirisë sapo të jesim në vendosmërin si popull për sa investojm në politik do ta kemi pavarsin, pra besoj se deficit nuk do të ngelim, por do të ecim në sherbim të kesaj, që vërtet nuk ka zgjatë pak por shumë në shërbim të pavarsis, lirisë në shërbim të vendosjes, të vetëvendosjes për popullin tonë për liri e pavarsi.
Kështu që përshëndes Tafallarin, përshëndes gjithë pjesmarrësit. I uroj Tafallarit, shëndet suksese, edhe shumë botime tjera në shërbim dhe në kuadër të literaturës edhe rrethë edukimit të brezave edhe opsionet, që i kemi përpara që duhet zgjidhen pa tjetër për ate që kemi nevojë.

*Në të majtë Prof. Bajram Kurti, F. Tafallari, Avdi Ibrahimi
















FJALA E AVDI IBRAHIMIT…
VËSHTRIM LIBRI“ZOT TË KËSAJ TOKE JEMI NE”
Një libër i veshur me kujtime dhe përjetime,i autorit F. TAFALLARIT
Faridin Tafallari është autor i librave “Terror, Dhimbje, Qëndresë” dhe “Dhimbje Krenare”, që i takojnë gjinisë së letërsisë shqipe të dokumentuar. Veprave të këtij autori ju shtua dhe libri i tretë “Zot të Kësaj Toke Jemi Ne” ( kujtime dhe përjetime) i përbërë nga 10 kapituj, ku në 295 faqe është trajtuar me argumente bindëse dokumentimi i ngjarjeve historike, ku si pjesëmarrës i tyre është dhe vetë autori.
Libri i botuar në Prizren në vitin 2003, i është kushtuar veprimtarisë së gjallë, të autorit, i cili eci me vështirësi në rrugën e gjatë e të rrezikshme për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Libri me kujtime e përjetime, është i mbushur me të dhëna reale. Autori duke qenë pjesëmarrës aktiv i atyre ngjarjeve sjell në shkrimet e tij, dokumente historike të kohës, që lamë prapa dhe asaj që sjell e ardhmja. Ai duke qenë tepër realist përshkruan qartë e me vërtetësi ngjarje të mëdha të dramës shqiptare.
Që në kapitullin e parë “Takime në Shqipëri më 1997” autori përjeton atë, luftën çlirimtare, që kish shpërthyer në Kosovën e tij. “Më 29.11 isha në Shqipëri në Përfaqësinë e Kosovës në Tiranë, të Qeverisë së Rugovës në ekzil, për të biseduar me Bukoshin rreth ndihmës së luftës çlirimtare, që kishte shpërthyer në Kosovë… Bukoshi ishte shumë i rezervuar dhe nuk besonte se egzistonte Ushtria Çlirimtare…” Ai nuk ndalet në misionin e tij, për të gjetur mundësi të tjera, për t’i dalë zot tokës, që tashmë ishte përfshirë nga stuhitë e zjarrta të luftës çlirimtare.
Në kapitujt pasues, autori i librit në fjalë, do të veçojë edhe çështje organizative të “ilegales”, që nga vitet e 70-të. Ai vetë kishte ecur nëpër labirinthet e këtyre shtigjeve. Kështu, në kapitullin e tretë, shtjellohen ngjarje të rëndësishme, për fatin e atdheut nën ndikimin e faktorëve, brenda vendit e jashtë vendit. Ajo çfarë sillet përjetueshëm në këtë libër është vërtet një dokumentar i guximshëm, që tenton të zbulojë në thellësi krajatat e atdhetarëve në vija fronti, në një anë dhe në anën tjetër intrigat e pushtuesit sllavomadh, ligësinë qyqare të tradhëtarëve. Për këtë autori rrëfen: “Bajram Shala, i ashtuquajturi inxhinier , i diplomuar, që nuk dha asnjë fening, merr guximin të flasë e të marrë nëpër gojë emrin e poetit, bilbilit e atdhetarit të madh, Jusuf Gërvalla. Po ky njeri, filloi të organizojë tubime, kundër Ushtrisë Çlirimtare. Ai në një mbledhje të bashkatdhetarëve, në Nagold të Gjermanisë, pat deklaruar: Më mirë i dërgoj ndihmat në një fond të Serbisë, se sa në fondin “Vendlindja thërret” Kosova ishte arenë e betejave të përgjakshme në mes Ushtrisë Çlirimtare Shqiptare dhe pushtuesit serb. Pushtuesi vrastar serb i ndihmuar edhe nga pacifizmi mjeran; plumbat e armëve të zjarrta dhe granatat e artilerisë shtrinë përtokë, fëmijën, plakën, gruan shtatzënë dhe nuk kursyen askënd…
Ata menduan ta nënshtroshin shpejt Kosovën, ta fusin në një sundim edhe më të egër. Së bashku me tradhëtarët shqipfolës, të krijonin një qeveri kuislinge, me në krye Ibrahim Rugovën, që toka shqiptare të shfrytëzohej barbarisht, të shëndrohej ajo, pjesërisht në djepin serb. Për këtë, zgërdhihej në Beograd te Millosheviçi njëfarë, i ashtuquajturi “ kryetar i Kosovës”… ata donin t’i zhduknin Kosovës gjuhën shqipe, kulturën, artin, letërsinë, këngët, simbolin kombëtar dhe të harrohej përgjithmonë historia e Shqipërisë Etnike, që ne pastaj të quheshim një farë komuniteti i ri në Europë me një termë bastard “kosovari”. Por pushtuesit dhe kolaboracionistët shqipfolës harruan se, bij dhe bijat e Shqipërisë kanë ndjenjë të zjarrtë atdhetarie për lirinë dhe ribashkimin e Shqipërisë… Për këtë ideal, kombi shqiptar nxorri nga gjiri i tij shumë heronj dhe heroina. Për këtë ideal u flijua heroikisht familja Jashari, së bashku me legjendën e legjendave kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare Adem Jasharin; për këtë ideal ranë dhe djemtë tanë, dëshmorët e luftës çlirimtare: Shaban Polluzha, Tahir Meha, Rexhep Mala, Besim Ndreca, Zahir Pajazit, Luan Haradinaj, Ismet Jashari, Fehmi e Xheva Lladrovci, Mujë Krasniqi, Ilir Konushevci, Tahir Sinani, Islam Berisha e të tjerë… Autori ka sens politik dhe largpamës, ku mes të tjerash shprehet bindshëm, në kreun e tetë të këtij libri: “… Jemi në vazhdimësi të rrugës, deri në lirinë e plotë. Kemi thënë dhe do ta bëjmë, se pa lirinë e popullit shqiptar në Jugosllavi, s’ka për të patur Jugosllavi. Dhe kjo u arrit! Kurse, tani jemi në rrugën e bashkimit dhe pa bashkim kombëtar shqiptar s’ka për të pasur Ballkan në qetësi…” Kështu ky libër i Faridin Tafallarit le të jetë udhëzues për studjuesit e rinj të historiografisë së vërtetë!. Autori ka bërë një kronologji të mirëfilltë ngjarjesh, meqë siç e thash më lart ai shquhet edhe vetë si njohës i mirë i veprimtarisë ilegale.
Në prozën e Faridin Tafallarit ka të diferencuar vetënjohjen dhe mosnjohjen e ngjarjeve, sepse këto dy proçese lidhen midis tyre duke e zbuluar, herë subjektin, herë realitetin, meqë nuk kemi të bëjmë me apstrakcione, me koncepte filozofike, por më shumë me argumentimin e fakteve ku ngjarjet lidhen me njëra tjetrën në një hierarki vlerash të reja.
Prizren Avdi Ibrahimi, Shkrimtar zemër të madhe…

*Para mikrofonit Shaip Zeqiri, Nexhat Çoçaj, Abdyl Krasniqi, F. Tafallari
















FJALA E SHAIP ZEQIRIT…
(Para të pranishmeve, e lexoi vetë autori Shaip Zeqiri)

6 Prill 2004, Prizren

Vepra e Faridin Tafallarit. „Zot të Kësaj Toke Jemi Ne“ të kujton veprën e të famshit Sami Frashëri: „Shqipëria çka qenë, Ç’është dhe çdo të bëhet, por thellësisht në një realitet të ri, ku aroma e Lirisë është më e afërt, më e prekshme. Sepse, ndërgjegja kombëtare, troket fuqishëm në zemrat dhe mendjet e të gjithë shqiptarëve për të bashkuar njëherë e përgjithmon diturin dhe guximin rreth një qëllimi të përbashkët, këtë e gjejmë sheshazi në veprën e lartëpërmendur, faqe 44 „Veprim e jo fjalë Bashkim e jo përçarje“ në mesazhin e Hasan Prishtinës, që mbetet amanet i brezave dhe kërkon realizim, me çdo çmim.
Përsa i përket të vërtetës, autori i veprës i ngjan një Migjeni të ditëve tona, edhe pse ngjarjet i rrëfen në formë tregimesh, të kuptueshme për të gjithë ata, që duan t`i kuptojnë. Shpesh i kamgjikos ata, që kanë pasë mundësi të bëjnë më shumë për çështjen e shenjtë kombëtare, por kanë hezituar të ndihmojnë nga interesat e ngushta grupore, apo partiake. Faridini ka të drejtë për një gjë të tillë, sepse shpesh ka takuar luftëtarët e Lirisë të orëve të para, siq ishin Ilir Konushevci dhe Ardian Krasniqi me shokët e tyre, Ali Januzi e të tjerë, të cilët i ndihmonte jo vetëm moralisht, por edhe ekonomkisht, sepse shpesh kishin mungesë mjetesh. Këtë jam i sigurt, që e dëshmojnë edhe Ismet Abdullahu, Qerim Halilaj, Selim Haziri, Ramadan Manolli etj.
Pra Faridinin e bën madhështor përshkrimi i ngjarjeve nga fusha e veprimit, d.m.th. më konkret të drejtëpërdrejt me luftëtarët e Lirisë, dhe jo siq bëjnë disa autorë, që përshkruajnë gjërat nga sallonet e ndryshme, në bazë të gojdhënave, apo grupore. Këtu pra qëndron freskia dhe e vërteta e veprës „Zot të Kësaj Toke Jemi Ne“, që i ngjan një peme krejt natyrale, që ska se si të mos lulëzoj dhe të jap fruta të shëndetshme.
E përgëzoj autorin dhe i uroj suksese në veprat e tij të ardhshme, sepse çdo njëna sjell fakte më bindëse dhe më të dobishme se tjetëra, në shërbim të kombit dhe Lirisë! Shaip Zeqiri. F. Orllan-Besjanë. Kosovë e Shqipërisë

*Para mikrofonit Rizah Graiçevci, Nexhat Çoçaj, Abdyl Krasniqi















FJALA E RIZAH GRAIÇEVCIT…..

Jam i ndërgjegjshëm te ju them vellëzrisht se, jam i priviligjuar që sot gjendem mes jush dhe tu tregoj sinqerisht se, me këtë vello me kët pend shqiptare me Faredin Tafallarin, jam takuar qe njëzetvjet, por me sy e fizikisht jem përqafuar në ditën e sotme! Ju përshëndes në këte promovim të këtij libri historik, në emër lidhjes shkrimtarëve të Kosovës dhe në emër të familjes time të ngushtë, e cila kësaj lufte të fundit i dha njëmdhjet trima. A ta quaj (librin nuk e kam lexuar sot e kam marrë) Tafallarin bletë, që e grumbullon nëpër lule mjalt por nuk e han vetëm, a ta quaj Hasan Prishtina, që e shiti tërë pasurin, që e pat ai drenicar dhe në fund u vra pabesisht e këte nuk e pritja t’i ndodhte këtij, a ta quaj më mirë në emrin tuaj luftëtar me pend i luftës Çlirimtare të Kosovës, dhe ushtar i Adem Jasharit. Pasi nuk e kam lexuar librin, do tu lodhi me vargje të shkurtra nga libri im Oso Kuka i Prekazit, dhe vjersha mban titullin Kushtrimi. Lartso ballin, shtërngo pushkën, merr me vete zjarrin bukën, shpejto burrë me besa besë, për Shqipërin me dash me vdek. Kush s’të bashkon Kosovë ty, nënë tokë për varr ti mos me i dhan, atdhei të parëve dheu i Shqipes nder e djepë fushë e shqipes, pushkë e nder një Shqipëri, me tosk e gegë trung ilir me shumë deg. Kush nuk vdes për ty moj nën tokë për varr ti mos me i dhanë, larso ballin trim me flet, për bashkim eja me vdek, në se ti vet shqipëtari huaj zoti e fej ju kan lakmuar, kush se don shhqipëri dy fej ai se don fëmij e prind të vet. Para trima një gjak jemi, një Shqipëri atdhe e kemi, vllazër të arbrit gjithë na jemi, Shqipëri kishim Shqipëri kemi, kusht të bën hile Shqipëri, nën helm prej gjarprit ke me i dhanë, të bekoft zoti, udhë bashkimi në gryk të pushkës, matet trimi, nxito burrë me besa besë, për Shqipëri në daq me vdek, kush nuk vdes për ty moj, nën turpi botës ka me zënë, kush të ngjet Shqipëri pas shpine, ai tradhtar i kësaj Prishtine, bashkim bashkim u lartsove s’ka Shqipëri pa djem Kosove, s’ka Kosovë pa një Shqipëri, jemi motëra jem vllazni!Falemenderit.

FJALËN E KA NEXHAT ÇOÇAJ…

Në se më lejoni edhe mua si recenzent i librit, t’i them dy tre fjalë në se nuk bëhem i tepërt, po besoj se do ta shkurtoi. Libri i tretë, i Faridin Tafallarit „Zot të Kësaj Toke Jemi Ne“ që tashmë besoj se, secili nga ju, që jeni këtu e keni lexuar është në një vazhdimsi e udhëtimit nëpër rrugën më të ndritshme, që ka kaluar populli ynë në shekullin e njëzetë, në shekullin e përgjakur, kur çdo pëllëmbë e atdheut u la me gjak. Ky rrugëtim i prezantuar në këtë libër në fakt është i dekadës së fundit të shekullit, që e lamë pas, me pak fjalë mund te themi se, ndahet në dy pjesë, përkatësisht është i prezantuar në dy binar të rrugës, të cilët fatëkeqsisht ndoqën dy kahje krejtsisht tjera. Në pjesën e parë, në se kështu mund te themi edhe pse libri ndahet në dhjetë kapituj apo siq e quajtëm ne, në binarin e mashtrimit themeltarët shqiptar në mërgim nga ana e qeveris në ekzil dhe binari i dytë lindja dhe rritja e Ushtris Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë më të lavdishme në Europë dhe lufta e saj heroike për çlirimin e Kosovës. Ngjarjet e martirizimit të Kosovës njëmi e nënd qind e nënddhjet e shtatë njëmijë e nënd qind e nënddhjetenënd, për mes të këtij libri, këtë herë na vijn për mes kujtimeve dhe përjetimeve te vet autorit, të cilat siq e tham i ndan në dy binar, që ecin paralelisht njëri me tjetrin në të njëjtën kohë, mandej herë herë edhe në të njëjtën hapsirë, por që i kanë secili stacionet veq e veq dhe kur stacionoheshin veq e veq me ndihmat e këtyre binarëve. Autori këtij libri, jo vetëm se në fillim të kësaj rruge ishte shtegtar i binarit të parë, i mashtrimit, por se, ishte një ndër në thojza viktimat e këtij mashtrimi, i cili për disa vite me radhë u vu në mashtrim të këtij binari se, gjoja me të hollat, që do të mblidhen nga mërgimtarët shqiptarë do të shpenzohen në mbrojtje të atdheut, përkatsisht në blerjen e armatimit dhe në forcimin e ideve të bashkëluftëtarëve të autorit Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka e shumë bashkëveprimtarëve të tjerë në Perendim. E këto tema demagogjike ua forconte qeveria në ekzil bashkveprimtarëve, bashkqytetarëve shqiptarë, që punonin e vepronin në Perendim, duke i shterrur ata në ideologji, në xhepa, në mendje, mandej siq thot autori, duke ua thartuar trutë me fjalë të mëdhaja e me veprime tepër të vogëla.
Duke mos u ndalur shumë meq edhe parafolsit folën, unë do ta shkurtoi pak këtë recension. Autori i këtij libri „Zot të Kësaj Toke Jemi Ne“ përveq kujtimeve të tija, sikur nuk pajtohet me realitetin e hidhur, përkatsisht me qëndrimin e qeveris në ekzil dhe siq shihet, i bën edhe përpjekjet e fundit për t’i bindur krerët e kësaj qeverie inekzistente se, djersa e këtyre…(Takimi me gjeneral Ahmet Krasniqin për të kërkuar armë …por se si pas tij, nuk duhet ngutet UÇK-ja, para se të arrijn armët moderne nga vendet tjera të botës, sepse armët e Shqipëris nuk janë armë, me të cilat mund të luftohet....F.T.)
Autori në këto takime me krerët e qeveris së Kosovës, i fiton bindjet e reja dhe zgjedh rrugën tjetër për të ndihmuar Ushtrin Çlirimtare të Kosovës, dhe për tu ndarë përgjithënji shpirtrisht e fizikisht nga qeveria në ekzil. Prandaj fillon përpjekjet me Abdyl Krasniqin, për të themeluar një fondacion te ri në Tiranë. Fondacioni i quajtur „Jusuf Gërvalla“ vetëm e vetëm për t’i dalur në ndihmë Ushtris Çlirimtare të Kosovës, e cila ishte në vijat e frontit, ishte në zbatim të kërkesave dhe të ideleve të kombit shqiptar.
Kujtimet dhe përjetimet e autorit, që janë prezantuar në këtë libër janë më të ndryshmet dhe mund të them se të gjitha ngjarjet që autori i mbledh në këtë libër janë një konglomerat ngjarjesh, të cilat ngjarje e preokupojn autorin prandaj edhe merr mundimin që t’i shenojë, herë herë edhe atherë kur nuk ka marr pjesë vet autori në ato ngjarje, siq janë ngjarjet të rëndësishme të Rambuje ku u vulos fati i Kosovës, përkatsisht marrëveshja për ndërhyrjen e NATOS, dhe bashkpunimi i Natos me Ushtrin Çlirimtare të Kosovës, që autori në librin e tij këtë ndërhyrje e sheh si një ngadhnjim i Kosovës. Dhe në këtë ndërhyrje ai e sheh ardhmërin e sigurt të Kosovës, vetëm duke bashkëpunuar Nato me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Një specifik e veçant në kujtimet e përjetimet e autorit, që zen vend në këtë libër, janë takimet e tij me bashkëveprimtarët mërgimtarë në vijat e frontit, pastaj ardhja e tij në Kosovë pas gati tridhjetëvjetëve në mërgim, përshtypjet e tij për Kosovën gjysëm të çliruar dhe fakti se, edhe pas gjakosjes në Kosovë, pas rënjes e mijëra të dëshmorëve në altarin e lirisë, që i kushtohet para luftës dhe me ngjyrat e kuqe të gjakut periudhës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithate edhe ky libër për mos të thënë vetëm fjalë të mira ka mangsit dhe dobesit e veta, por shpresoj që në librin e tij të ardhshëm që presim që shumë shpejt përsëri të na afroi neve lexuesve një libër besojm se të gjitha ato lëshime do t’i përmirësoi në librin e tij të ardhshëm.
Ne i urojmë sukses dhe së shpejti ta kemi në dorë librin e tij të ardhshëm Falemenderit

Prezantimi i Nexhat Çoçajt si vijon:
Në vazhdim ftoj njërin nga veprimtarët e hershëm, bashkëveprimtarët e autorit në Gjermani, që hap pas hapi punuan për idealet e çështjes kombëtare, organizuan protesta, ishin në ballë të të gjitha organizimeve në Perendim që, për ndryshe ambasadori i parë i shqiptarëve në Perendim ishte Jusuf Gërvalla e këta pas tij e në mesin e tyre, që ishte në çdo veprim të ambasadorit të parë Jusuf Gërvalla ishte edhe Shaip Zeqiri, ishte dhe mbajti betimin para Jusuf Gërvallës se, do të ishte ushtar i Ushtris të Kosovës, erdhi në Kosovë me uniformën e Ushtris Çlirimtare të Kosoves, sot erdhi për ta përshendetur Faridin Tafallarin

Fotografuar pranë monumentit Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja
Nga e djathta Prof. Bajram Kurti dhe F. Tafallari

FJALA E PROFESOR BAJRAM KURTIT…

Me prof.Bajram Kurtin, jam njohur pas vitit 2000. U lidhëm shumë dhe në idealin e përbashkët, me profesorin kemi bërë disa takime, që nuk janë të pakëta. Kemi biseduar gjëregjatë për situatën në Kosovë dhe në mbarë trojet shqiptare, të uzurpuara dhe të okupuara nga shovenistët sllavë të jugut. Profesori i nderuar dhe i rrespektuar ishte një simpatizant dhe shumë i afërt në të madhin Jusuf Gërvalla!
Për profesor Kurtin është tepër pak të shkruhet, sepse i nderuari Bajram Kurti ka bërë shumë për çështjen Mbarëkombëtare…Ai vdiq në shtator të vitit 2009 para derës së shtëpisë,. Po Bajram Kurti nuk ka vdekje se, ai ka lënë vepër të shkëlqyer në të mirë të Shqiptarisë… Nga profesori i paharruar Bajram Kurti kam vetëm një letër të shkurtër, të shkruar nga dora e tij,e cila shkroi shumë vepra për shumë dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Preshevës Bujanovcit dhe Medvegjës, si dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ato pak rreshta për mua janë dhe do të mbeten një kujtim i paharruar.

Letra e profesorit:
I nderuar Faridin, erdha t`iu vizitoj, por nuk iu gjeta në shtëpi. Në telefon nuk kishte qasje! Lajmërohu! Të fala nga Bajram Kurti.
ora 13 e 35 - Prizren, 6.9.2009
Fjala e prof.Bajram Kurtit, në përurimin e librit
“Zot të Kësaj Toke Jemi Ne”
Të nderuar vëllezër e motra,
I nderuari Faridin Tafallari, autor i librit, i cili na i mbushi zemërat me shpresa të reja se, për sa kohë kemi ksi veprimtar, përsa kohë kemi ksi djem, që me penë ashtu si me pushkë Adem Jashari, edhe gjithë plejada e deshmorëve të kombit, penda e Faridin Tafallarit, na e kujtoj Shaip Kolonjën, na i kujtoj atje në Romani gjithë ata të plejadës së kohës, kur krijuan abetaret e para Naim Frashrit dhe na i plotsoi zemërat se, nga mërgimi nuk jenë ato degë të thata, si i quante Jusuf Gërvalla, por janë më të forta degë, ma të fortat lule, lulekuqet e Kosovës, të cilat nga stuhit dhe furtuna e barbarit serb vetëm për një çast u larguan dhe nga ato gaca e ato flakadana atje u kallë lufta në Kosovë, u frymzua lufta në Kosovë, u vazhdua lufta në Kosovë, dhe për sa kohë dhe për sa kohë Kosova do te jetë e kolonizuar do të vazhdoi dot dalin Jusufa Gërvalla të ri, dot dalin Kadri Zeka të ri, dot dalin Xheva Lladrovca e Fehmi Lladrovca të ri, dot dalin të gjithë heroit e kombit edhe do të thonë, ashtu siq e tha një fjalë Faridini i madh, drit e lavdi për së gjalli “Zot të Kësaj Toke jemi Ne”shumë thjesht shumë qart, prandaj ne të zgjatemi edhe të flasim e të flasim për librin mund të bëjmë edhe gabime. Nuk mund t’i thom edhe të gjitha, më la përshtypje Rizah Graiçevci, sot tha e njohfta, po e paske njoh shumë herët, janë rrënjët e Fazli Graiçevcit, jenë athtari dhe filizi aty, i cili ne poezin e tije e ka thene shumë bukur, ne secilën pikë të gjakut tim dhe trupit tim është e shkruar fjala qebe Fazli Graiçevci. Edhe kur e lexova librin gjatë tër kohës më bëhej se e shoh Fazli Graiqevcin, një pjesë e Fazli Graiqevcit, një pjese të të madhit Luigj Gurakuqit, po ashtu me fjalën qebe, kur thoshte Gurakuqi madh se, vetëm me qenë i lart me qendrua lart zemrën ma forconë, me kundërshtime kur vyan me u ligshtue një here trimi qëndron, prandaj nuk ishte vetëm njëra pati trima. Kur e pyesin kush të bëri ty kaq patriot e atdhetar, thot më bën deshmorët e kombit, më bëri takimi me Jusuf Gërvallën, më bëri takimi me Kadri Zekën, më bëri takimi me gjithë ate plejad e atyre djemëve, dhe ato fortuna e demonstrata, në gjithë ato perleshje, po ashtu me policin, po ashtu me ato banda atje ne Shtutgart e në ato ku mori pjesë e t’i meshoj atij sahanlepirsit, atij Bashkim Hisarit, udbashëve të konsullates atje në kokë deri sa kane ardhur edhe qent me i nxjerr nga kthetrat të policis gjermane, ju lutem, është një akuz për gjermant se, ai mban përgjegjesi, para atyre të konsullatat me të drejtë i formuan brigadat në Kroaci, dhe prej Kroacis parapregaditën, që kur të fillon lufta për betej të jenë të gatshëm, prandaj ju lutem kjo ishte një luftë e madhe në të gjitha fushat, në të gjitha dimensionet, në të gjitha horizontet. Nuk ishte vetëm një luftë, luftë me pend, luftë me politikë luftë me të gjithat kjo nga të gjitha luftat ishte me pa dituri, ishte lufta me racione brenda nesh me konzervatizimin brenda nesh, neufaudalizmi që është krye flaka ju lutem sot po na kryhet pseudonimi, ne ua kemi thënë aty në parlament ne ua kemi thënë tuten tri herë syt me dhimtë aty e shoh lotin e Faridinit kur del triherë aty në parlament kurrë nuk fiton vota e kontioneri i Kosovës edhe tash ju lutem me këto trillina deri kur kështu! Prandaj është ajo e keqja jonë, është fati ynë këtu është ajo e zeza brenda trupit tonë, kjo është investuar me shekuj të bëhet një investim do me thënë të ruhet kontionjer këtu, prandaj të bëhemi laborator këtu e të tjerët të luajn me ne. Noli nuk e thoshte kotë, do me thënë këtu kryhej një veprim tejet dimensional. Akti parë i çfarosjes ishte prej Grashaninit njëzetekatër programe ishte e akti parë ishte i kësaj drame ishte vrasja e tre fisht e atyre fëmijëve nga plumbat kforit edhe të atyre fashistve të unmikut edhe nga plumbat e atyre çakejve serb e të bandave të atyre, ju lutem natyrisht unë nuk e pata leht të flas, tash në Qabër isha edhe kur ai Fitimi vogël tha, o i lum profesori po unë shpëtova më mirë tash nga dy vdekjet dhëmbët e qenit thikat e çetnikëve, zgjodha tha lumin valët e lumit Ibër, shpetuam shpëtuam, mora tha Florencin tim në disa metër tha na kaploi valët menxi shpetova. Prandaj nuk e di deri kur ne do të mesohemi kur televizori Norvegjez vetëm për vrasjen e qenëve, Kfori Norvegjez vetëm për vrasjen e qenëve ka vra disa qenë të kontinierve dhe atje kann bo u alarmin si mundni ju të vritni ju. Kurse vriten tre fëmijë më barbare më mizore dhe më trishtushme dhe askush për me qenë edhe më e turpi edhe më i madh nuk reagon parlamenti me menjëherë e mbyllë atje do me thënë i kemi aty pa gojë, ne i kemi pa sy, ne i kemi pa vesh do me thënë kukulla e që do të thot kjo në Kosovë e shfrytzuat, e tradhtuat e shfrytzuat e turpruat e përdhunuat e ata të gjitha i ke në librin e Tafallarit. Pra ky e sfidoj edhe ata stop e atyre çaratajve stop atyre, që më kërcnojn se, e kanë kërcnuar me plumbë se i kanë thënë ti i thua të vërtetat, ti ke thën kështu po kuse ti ia ke bërë vetes pse mos ta thom edhe unë. Prandaj këtu kishte tre guxime në librin e Tafallarit. Ky nuk ka akademi në recet e kontrat ky kishte kryar privatisht shkollën e mesme qysh e ka krye i lumt por edhe si nën autodiak e kemi ni Maksim Gorkin, kurr ska qenë në universitet po ka bërë veprat më të mira ka shkruar univerzitetet e mia pra vet puna e tij, vet njersa e tij, vet përpjekjet e tij e kanë bërë këte në një akademi të lartë. Këtu ka tri guxime mirë guximi po qytetar, guximin e dytë po atdhetar, guximin e tretë intelektual e qekjo i mungon intelektualve tonë akademikëve tonë për turpin tonë akademija e shkencave, të lutem as kush nuk bëri zë as kush nuk reagoj këte na tregoj Agim Vinca, kur e bëm për atë magjistrin po të lutem e kam bërë një shkrim a mund të ma shkruni u vra gjeneral Ahmet Krasniqi…Po pa e marr na rrezatimin rreth jetës edhe rrugën dialektit , dikush e keq kupton dialektikën Në mesin e intelektualve nuk gjeta me shkrua çka do me thënë kjo… Këto të gjitha i ke në librin e Tafallarit “Zot të Kësaj Toke Jemi Ne”!

Fjala e Bislim Bislimajt…
Invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish i burgosur politik nga Vitia!

Përshëndes publikisht zotin Faridin për veprën, që ka dhënë e falenderojmë, çdo ushtar që ka qenë vullnetar i saj, ne kemi pasur ushtri të mirëfillt, kena qenë të obliguar, të mundshëm kush ka mujt, kush ka dasht edhe kemi pas vullnet, ata kanë shkuar. Ne kemi mendu se, do të kemi njerzë mbrapa, që do të na japin bukë edhe që do të shkruajn për ata njerzë, të cilët kanë punuar për çështjen kombëtare. Faridini hyn aty në mesin e atyre, që me lapsin e tij e ka përshkruar krejt rjedhën e historis, ashtu qysh ka ndodh edhe një pjesë të shkurt të historis si ka lind Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Prandaj si pjestar i luftës dhe veteran i luftës çlirimtare të lirisë, do të thot në emër të shoqatës çlirimtare të Kosovës, do ta falenderoj për punën, që e ka bërë. Nuk deshta më shumë të iu marr kohë, falemenderit shumë.

Prekaz në Odën e Nebi dhe Tahir Mehës, për vizitë me Avdi Ibrahimin në të djathtë dhe Prof. Bajram Kurtin, i 4 në këmbë F. Tafallari dhe të afërmit e Mehajve.

















KONTRIBUTI IM NË TË HOLLA, PËR FONDIN
KOMBËTAR SHQIPTAR (AKSH)

...Në Gjermani kontaktova me Idajet Beqirin,kryesues i FBKSH.U takuam disa herë, pa ndonjë veprim konkret!?... Në Tiranë u takuam edhe me kryetarin e FBKSH,z.Gafur Adili. Më pastaj, nëpërmes Sheremet Pantinës(vëllai i tij Rexha) më vuri në kontakt,pra më lidhi me Avdi Ibrahimin në Prizren. Në disa vende në Kosovë,u takuam me disa luftëtarë të AKSH-së,por që mbahej në konspiracion emri dhe mbiemri,prandaj edhe unë nuk po i jap me emra...!? Me anë të shokëve dhe me Avdi Ibrahimin kontaktova edhe me drejtuesit e AKSH-ARMATËS KOMBËTARE SHQIPTARE.Me dëshirë u inkuadrova në këtë organizatë, për të dhënë kontributin tim, sepse ishte për RIBASHKIMIN e të gjitha trojeve shqiptare,duke menduar e shpresuar që e gjeta vendin...U mbajtën disa takime me shokë në Gjermani, por edhe brenda shqiptarisë, por nuk di si të them më tutje... Kështuqë shpresova shumë dhe nuk kurseva asgjë, për të dhënë atë, që munda dhe ashtu edhe u bë!
Unë si individ, për shërbim shokëve brenda, iu solla një makinë VOlSWAGEN nga Gjermania, që e kam blerë vetë personalisht dhe ia (dhurova) dorëzova Profesorit A. I., meqenëse ai ishte përgjegjës për aktivitetet brenda në Kosovë. Kam dhënë të holla vetë unë, por edhe me shokë, kur bëmë disa aktivitete, ku edhe ndihmuam me mjete materiale aq sa u kërkuan. Prandaj vendosa t’i shënoj ato të holla, që i dhashë unë, si edhe ato, që dhanë shokët, për Fondin Kombëtar Shqiptar (AKSH), të cilat u grumbulluan në Prizren, më 15.08.2003:
1.Faridin N.Tafallari 500 euro……….5. Reiz Feta Pireci 100 euro
2. Bekim F.Tafallari 100 euro………..6. Dehar I. Haxhillari 100 euro
3. Xhafer A.Haxhillari 100 euro……..7. Dursim I. Haxhillari 50 euro
4. Enver I.Haxhillari 100 euro……...8. Muharrem F. Pireci 100 euro













*Gjithsej 1150 Euro

1150 Euro. I dorëzoi Faridin Tafallari, më 15.08.2003 në Prizren. Për Fondin Kombëtar Shqiptar(AKSH). I pranojë Sheremet Pantina në prezencën e Shpend Kabashit.
Nënshkrimi i pranuesit. P.S. Dhënësve të ndihmave në të holla, iu dha secilit nga një kopje nga origjinali i bllokut të ndihmave, Nr. 0341/? me nënshkrimin e Faridin Tafallarit.
1-Fondi Kombëtar Shqiptar 500 euro-Shuma me shkronja: Pesëqind euro
Pagoi: Faridin Tafallari për ndihma. Blloku Nr. 0341/01. VULA e F.K.SH. Data dhe vendi i pranimit të mjeteve: 15.08.2003 Prizren. Nënshkrimi F. Tafallari.
2-Fondi Kombëtar Shqiptar (Për shtypin) 10 euro
10 euro-Shuma me shkronja: Dhjetë euro.
Pagoi: Faridin Tafallari për gazetën. Blloku Nr.0134/01. Data dhe vendi i pranimit të mjeteve: 12.04.2003. VULA: Fondi Kombëtar Shqiptar.
Nënshkrimi: K. Veselaj
3. Fondi Kombëtar Shqiptar 100 Euro-Shuma me shkronja: Njeqind euro
Pagoi: Faridin Tafallari. Blloku Nr.0134/30. Data dhe vendi i pranimit të mjeteve: Bruchköbel. VULA e Fondit Kombëtar Shqiptar.
Nënshkrimi: K.Veselaj



































*6. Faturë - Hilfe Für Kosova Kathrin Asal 25-45475 Biel CH- Biel-Bienne 1000 DM, me VULËN e Rohrdorf b Nagold.

***

SHOQATA “MIQTË E TRUPAVE TË MBROJTJES SË KOSOVËS” NE GJERMANIDËSHMI
FALENDERIM
Z. Faridin dhe Zade Tafallari. Dëshmohet se, kontributi i juaj mujor prej Euro apo vjetor prej 100+100=200 Euro, kanë, hyrë në Fondin e MIQVE TË TMK-SË TMK-së sot më shumë se kurrë i duhet ndihma dhe mbështetja Juaj dhe ne besojmë se, JU nuk do ta kurseni atë. Duke ndihmuar TMK-në ndihmojmë të ardhmen e Kosovës, të ardhmen e fëmijëve tanë. Me Miqtë e TMK-së, TMK-ja është shumë më e fortë.Kurse TMK-ja e fortë është mbrojtja më e mirë e Kosovës.
Kontributin Tuaj mund t‘i derdhni: in Deutschland. Humaniter V. Freunde D.Kosovoschutzkorps TMK, Sparkasse Pforzheim Calw.Bankleitzahl: 66650085. Konto Numer: 739081. SPENDE.
Këshilli Qendror: MIQVE të TMK-së.
VULA E TMK-së.














...KËSHTU NDODH,“KUR TË HUMB
GOMARI NË OBORR”...!?

SHKRIMI I SKËNDER BLAKAJT NË WWW.KOHA.NET, I BOTUAR ME 16 GUSHT 2014,”JUSUF GËRVALLA KISHTE KËRKUAR STREHIM NË SHQIPËRI…” MË SHTYRI T’I THEM DISA FJALË ATIJ SE, SI DUKET E PASKA PAS ”...TË HUMBUR GOMARIN NË OBORR!...”
...Sepse, zotnia e tij Skënder Blakaj,titist i mykur, paska harruar se, JUSUF GËRVALLA ka pasur pranë,këtu në mërgim,shokë besnikë e të devotshëm, mbi të gjitha ka pas me vete popullin e tij liridashës e bashkimkombëdashës!!! Dhe nga ai gjiri i këtij lloj shqiptarësh kombëdashës e atdhedashës i ka edhe dy shokët e tij më të dashur edhe më të afërt,XHAFER DURMISHIN e FARIDIN TAFALLARIN, bashkëluftëtarët më besnikë,që e ngritën dhe po e ngrejnë zërin e tyre me të madhe, për figurën patriotike të luftëtarit të paepur, TË MADHIT JUSUFGËRVALLA, duke shkruar e publikuar në shkrimet e tyre, jetën dhe veprën e pavdekëshme të heroit!
SHKRIMET E JUSUF GËRVALLËS, FJALA E TIJ E THËNË DHE E SHKRUAR, E PATJETËRSUESHME, JANË THESARE TË PAÇMUAR PËR HISTORINË E KOMBIT SHQIPTAR, KOSOVËN, SHQIPËRINË DHE MBARË TROJET TONA SHQIPTARE, NË VEÇANTI PËR BREZAT E ARDHESHËM! JUSUFI ISHTE I MADH, I MADH DHE I PAZËVENDËSUESHËM DO TË MBETET NË HISTORINË E KOMBIT SHQIPTAR!
Prandaj këtij titisti e shumë të tjerëve të sojit të tij, nuk iu pëlqen. Me siguri, këtij shërbëtori të Tito shkjaut i ranë si bombë, shkrimet letrat dhe të gjitha ato dokumente, që dolën në dritë dhe u publikuan, të paprekëshme dhe aspak të ndryshuara nga duart e pastra të bashkëluftëtarëve të tij, Xhafer Durmishit dhe të mijat,Faridin Tafallarit! Po, ishte vërtet fat i madh, që ato dokumente nuk ranë në duar të pista, që t’i përlyenin e t’i bënin sipas qejfeve të tyre,sidomos të këtyre titistave, që po dalin tash ashiqare fare në mejdan e po kakarisin si po ju konvenon interesi i tyre!? Koha jonë ishte koha e JUSUF GËRVALLËS,një kohë e artë e bashkimit me njëri tjetrin,kohë e besës, e luftës për liri e pavarësi,një luftë për idealin e madh të BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR! Ndaj dokumentet e asaj kohe i ruajtëm si sytë e ballit,mefanatizmin më të madh,për të dëshmuar të vërtetën dhe për ta shkruar historinë e asaj kohe të artë,ashtu si duhet e si ka qenë realiteti!
Skënderi, mesa duket nuk e di se, Historia Kombëtare, është ajo histori e vertetë,e dokumentuar dhe e dëshmuar, e cila studion historinë e një kombi! Pra Historia e kombit tonë, quhet “Historia e popullit Shqiptar”...dhe HISTORINË e mësojmë që, ta kuptojmë më mirë kohën e tashme dhe të përgatitemi për të ardhmen.Pa histori nuk do t’i dinim veprat më të mëdha të të parëve tanë, as kush janë heronjtë e të kaluarës sonë dhe çfarë ka qenë më e rëndësishme në jetën e tyre…!
Jo, jo,as ti o Skënder Blakaj e askush tjetër, cilido qoftë, nuk mundet të dalë kundër këtyre shkrimeve faktike! Kur është fjala për JUSUF GËRVALLËN dhe ata të cilët dëshirojnë të shkruajnë për të, duhet të maten mirë dhe të dinë se, çfarë shkruajnë!?Sepse,për mua,dëshmitarin e gjallë të kohës së JUSUF GËRVALLËS,ky gazepi titist, Skënder Blakaj,ja ka kaluar edhe atyre të Beogradit, ku me gojën e tij, po jua bën qejfin udbashëve titistë,që e vranë JUSUFIN E MADH!
Tash,mbas luftës së UÇK-së,po del e po shihet mjaft qartë se,sa shumë “intelektualë” i paskan shërbyer me devotshmëri shkinës Serbi dhe shokut Tito!? Ndërsa “LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS” i solli fundin Jugosllavisë titiste...Dhe sipas Skënder Blakajt, kjo “Lëvizje” revolucionare ju paska prish”Bashkimvllaznimin” titistëve e udbashëve, dhe atyre që ju hyri në qejf kombi jugosllavë. Po vall mos të ishte ngritur rinia revolucionare e Kosovës dhe trojeve etnike shqiptare në demonstratat e pranveres së vitit 1981 me siguri se shumë prej tyre sot do të ishin bërë jugosllavë!!! Prandaj Jusufi dhe “Lëvizja” e tij padyshim jua paska prish këtë dëshirë atyre maskarenjëve. Po ju paska prishur rehatinë këtyre horrave tradhëtarë,pseudopatriotë,që pa pikë turpi e quajnë veten “shokë” të JUSUF GËRVALLËS! Sipas këtij pseudoshoku të JUSUFIT, heroi ynë na paska dashtë ENVER HOXHËN dhe na paska sulmuar Tito shkjaun…dhe është dashtë me i thurr lavde Titos,si shumë mjerana të tjerë...e me sulmu ENVERIN...pra JUSUFI e paska mbështetë e dashtë Enverin vetëm nga frika!?! Ky mjeran na akuzon edhe ne, shokët e bashkëluftëtarët më të ngushtë të JUSUF GËRVALLËS se,gjoja po ja “keqpërdorim”letrat dhe dokumentet e JUSUFIT...se, nuk e kemi kuptuar mirë JUSUFIN se..se...Dhe ky farë titisti e paska kuptuar!!!
E vërteta e patjetërsueshme për JUSUF GËRVALLËN,JETËN dhe VEPRËN e tij është e shkruar me vërtetësi reale në librat dhe shkrimet e Xhafer Durmishit,si dhe në librat dhe shkrimet e mija!

PO E PËRSËRIS EDHE NJË HERË ATE, QË E KAM DEKLARUAR ME FORCË, NË GJITHË SHKRIMET E MIA, SI DHE NË LIBRAT E MI TË BOTUAR TASHMË SE, JUSUF GËRVALLA ISHTE LUFTËTARI I PAEPUR I LUFTËS PËR LIRI E BASHKIM KOMËTAR! DHE AS DJE, AS SOT DHE ASKURRË NUK MUND TË TJETËRSOHET VEPRA DHE VEPRIMTARIA E TIJ ATDHETARE! ASKUSH NUK MUND TA ZËVENDËSOJË JUSUF GËRVALLËN!!!
PËR JU LEXUES TË NDERUAR TË “ALBANIAPRESSIT”,po i bashkangjis shkrimit tim edhe “Fjalën”e titistit Skënder Blakaj…

Fjala e Skënder Blakajt

Jusuf Gërvalla kishte kërkuar strehim në Shqipëri
-www.koha.net 16gusht 2014

Patrioti i shquar shqiptar, Jusuf Gërvalla, i vrarë në janar të vitit 1982, duket se kishte krijuar disa raporte me Shtetin Shqiptar të asaj kohe gjatë periudhës sa gjendej i strehuar në Gjermani. Gërvalla, ashtu sikurse patriotët tjerë shqiptarë, çmonte diktatorin Enver Hoxha. Këtë e bënte si duket për shkak të mungesës së informacioneve që kishin, për atë se çfarë shtypje po i bënte Hoxha popullit të tij.
“I dashur shoku Enver! Ne shqiptarët e shkëputur nga atdheu i lirë dhe të mbërthyer me dhunë brenda kufijve politikë të Jugosllavisë, ndjekim me krenari çdo hap të Shqipërisë mëmë me përforcimin dhe përparimit të atdheut”, shkruante Gërvalla.
E për çfarë tjetër do të mund ta çmonte Hoxhën, një njëri që tërë jetën e tij ia ka kushtuar lirisë nga shtypja.Një njohës i mirë i Gërvallës, mik i tij i afërt gjatë kohës që i ndjeri ka jetuar në Kosovë, Skënder Blakaj, thotë se kjo letër u shkrua për shkaqe krejt tjera, nga ato që ne mendojmë sot.
“Dikush po i keqpërdor këto letra të Jusuf Gërvallës. Por nuk po duan me kuptua në çfarë rrethana i ka shkruar ai ato”, deklaron Blakaj.
Gjatë përurimit të librit “Shtëpia në rrugë”, e autorit, vëllait më të vogël të Jusufit, Avdyl Gërvalla, Blakaj deklaron se i ndjeri ka kërkuar disa herë që ta vizitoj Shqipërinë, por një gjë e tillë nuk i është pranuar. E kur Gërvalla ka ikur në mërgim, nuk është pritur mirë nga shqiptarët, madje prej tyre ka pas edhe përfaqësues të Republikës Popullore të Shqipërisë që i kanë bërë presion të madh atij.
“Jusuf Gërvalla i shkroi Enver Hoxhës, sepse problemi kryesor ishte ndërmjet enveristëve të djegur në perëndim nga të cilët ishte i kërcënuar dhe në fund ne nuk e dimë sa është e madhe pjesëmarrja e Tiranës në likuidimin e atyre djemve. Ka sinjale për këtë. Prandaj e bëri që të mbrohej nga këta vërsulës. Unë njoh dy dëshmitar në një grindje të jashtëzakonshme, përfaqësuesi i Shqipërisë në ambasadën e Vjenës dhe një tjetër i njohur si patriot, me grindje të tillë e presion të jashtëzakonshëm ndaj Jusuf Gërvallës. E kush mund të ishte ai që do ta mbronte Jusufin nga këta, pos Enver Hoxhës. Ai nuk mund t’i thoshte Hoxhës se demokracia është sistemi më i mirë. Ai shkroi atë letër si kërkesë për strehimin e tij”, ka shtuar Blakaj.
Ai shton për Gërvallën se ka qenë njëri i kulturës e politikës, shkrimtar, publicist e kantautor. Blakaj rrëfen kohën kur me veturën e tij është nisur së bashku me Jusuf Gërvallën për të ikur në Gjermani.
“Jusufi kujtonte dialogjet e Platonit për Sokratin dhe tha: ‘Unë di shumë dhe nuk do ta që të zhburrnohem nga torturat në burg. Më mirë të më vrasin diku’. Kur Sokrati kishte ikur nga një betejë, ishte pyetur si mund të të ndodhë ty një gjë e tillë, vazhdon Blakaj, ‘Po largohem se do të bëjë ndonjë betejë tjetër për Greqinë’”, ishte përgjigjur Sokrati, citon Blakaj.
E fjalë të njëjta i kishte lënë edhe Gërvalla për Kosovën.(www.koha.ne)

(VIJON...)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 2,317 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi