Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
URIM ME SHUMË KUPTIME
Publikuar më 05 shkurt, 2015 në orën 19:09 ( ) Beqir Elshani | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kështu po e nisi tregimin për urimin e festave me shumë kuptime: “Gëzuar festat e fundvitit”, ose “Organizata Punuese… Ju uron Festat e Fundvitit!”, në vend se të thuhet konkretisht “Urime Krishtlindjet! dhe Gëzuar Vitin e Ri!”, urime që zakonisht shkruhen anglisht dhe në gjuhët e ndryshme në Europë. Në anën tjetër “Urime festat e fundvitit”, sipas ndërtimit sintaksor është fjali mungesore dhe e paqartë për qytetarët, sepse mungojnë dy urime: e para fetare dhe e dyta tradicionale. Festa tradicionale e Vitit të Ri është festë ndërkombëtare që pa dallime fetare e besimi festohet në mbarë botën, po bie viktimë për shkak të festës fetare të krishtlindjeve që festohet më 24 dhe 25 dhjetor.

Pikërisht në televizionin suedez nuk figuron togfjalëshi me shumë kuptime “Festat e Fundvitit“, qysh në fillim të dhjetorit urojnë dy festat edhe Krishtlindjet, edhe Vitin e Ri, mirëpo fill pas përfundimit të kërshëndellave urojnë vetëm Vitin e Ri. Mua aspak nuk do të më vinte mirë po të më uronte ndonjë mik “Gëzuar Festat e Fundvitit!”, në vend se të urohet “Gëzuar Vitin e Ri!”, sidomos pas kalimit të kremtes së kërshëndellave. Kjo do të ishte sikur qytetarit t'i urohen rrobat e reja, duke përfshirë setrën, pantallonat dhe këmishën, gjë që nuk është aspak etike. Sido që të jetë, festa e krishtlindjeve është festë krishtere në fund të vitit, por edhe e vetmja festë fetare në muajin dhjetor, kurse festa ndërkombëtare e Vitit të Ri gjendet në fillim të vitit pasues, apo ditën e parë e të dytë dth. më 1 e 2 janar, jo më 31 dhjetor, ashtu siç është 1 e 2 maj Dita e Klasës Punëtore, për të cilën nuk thuhet Festa Punëtore në fund të muajit prill, por në fillim të muajit maj. Prandaj për nga ditët e festimit aspak nuk kanë ndryshim Festa e Vitit të Ri dhe Festa e Një Majit. Tekembramja, më 31 dhjetor në mbarë botën është ditë pune, të gjithë qytetarët vlojnë për furnizim shtëpiak, kurse të nesërmen dhe të pasnesërmen (më 1 e 2 janar) është ditë feste, prandaj të gjitha institucionet, fabrikat dhe shitoret mbyllen, kurse numri i autobusëve për bartjen e udhëtarëve zvogëlohet. Përveç kësaj, fishekzaret e shumëngjyrta festive shpërthejnë pikërisht kur akrepat e orës përputhen në mesnatë. Prandaj, atë çka nuk e kanë bërë popujt tjerë të kulturuar në Europë e në botë, të mos e bëjnë as shtypi e televizioni shqiptar, sepse edhe ashtu shqiptarët janë në tri konfeksione fetare myslimane, katolike dhe ortodokse.
Në anën tjetër, urime për festat e nëntorit e ka arsyen, sepse ditët e çlirimit të trojeve shqiptare gjenden pikërisht në muajin nëntor dhe përfundojnë më 28 e 29 nëntor, që është Dita e Flamurit Kombëtar dhe Dita e Çlirimit të Shqipërisë. Megjithatë edhe në këtë rast, sipas traditës dhe kulturës së gjuhës letrare, parapëlqehet të pëmenden festat kombëtare, edhe Dita e Flamurit Kombëtar edhe Dita e Çlirimit të Shqipërisë, sepse për të dyja rastet është derdhur gjak: e para për Pavarësine Kombëtare të Shqipërisë nga pushtuesi turk, dhe e dyta nga fashizmi gjerman e italian. Pikërisht sot mbarë populli shqiptar po e feston Ditën e Flamurit Kombëtar të ngritur në Vlorë më 28 Nëntor 1912, megjithatë shqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë administrative ende vazhdojnë të luftojnë për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në Shqipërinë Natyrale. Dihet, Flamuri Kombëtar Shqiptar me shqiponjën dykrenore nuk është flamur i pushtimit të tokave të huaja, por është flamur i çlirimit dhe bashkimit të tokave shqiptare të pushtuar nga fqinjët tanë sllavë e grek.

Suedi, Janar 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 2,363 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi