Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FARIDIN TAFALLARI: PËR KOHËN E ARTË... (XII)
Publikuar më 06 shkurt, 2015 në orën 01:28 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
PJESA E DYMBËDHJETË)

FARIDIN TAFALLARI

KUJTIMET E VEPRIMTARISË SIME DHE SHOKËVE TË MI, QË NË MOSHËN E RINISË SË HERESHME, VEPRIMTARI ATDHETARE, E NISUR QË NGA VENDLINDJA DHE DUKE VAZHDUAR NË MËRGIM, KONTAKTET ME BASHKËVEPRIMTARE, KORRESPONDENCA IME ME RËNDËSI TË VEÇANTË, ME TË MADHIN JUSUF GËRVALLA DHETËTJERËT...

…E PO DHE ANA E ARTË E KA EDHE ANËN E ERRËT!? DHE AS KËSAJ NUK DO T’I SHMANGEM PA E THËNË TË VËRTETËN, EDHE PSE E VËRTETA QENKA GJËJA MË E HIDHURË SE ÇDO GJË TJETËR, POR ËSHTË E VËRTETË DHE DO TA THEM, ASHTU SIÇ KA QENË!!!
…JETA VAZHDON E BOTA NUK KA FUND…!? NDAJ E MIRA DHE E KEQJA ËSHTË NJË DOMOSDOSHMËRI, E CILA KËRKON TË THUHET E TË PARAQITET E VËRTETË DHE VETËM E VËRTETË, REALE, QË T’JU SHERBEJË BREZAVE TË ARDHSHËM! SEPSE, PO E THEM ME KEQARDHJE TË MADHE, MADJE ME DHËMBJE NË SHPIRT QË, GJATË LUFTËS SË UÇK-SË, ISHIM TË BASHKUAR, TË LIDHUR FORT ME NJËRI TJETRIN, PËR LIRINË E PAVARËSINË E DËSHIRUAR…POR PAS LUFTËS Ç’NDODHI??! PËRSËRI U PËRÇAMË! DHE ÇDO DITË PO BËHEMI “KASHTË E KOQE”, SI E THOTË POPULLI FJALËN E URTË…KJO U BË E PO BËHET SIDOMOS NGA INDIVIDËT ME PUSHTET DHE RRETHIN E TYRE TË NGUSHTË E FAREFISNOR, PËR INTERESA VETJAKE NË KURRIZ TË POPULLIT!?
NDAJ SOT NË KOSOVË, DIKUSH HA ME LUGË TË ARTË E DIKUSH TJETËR PRANË TIJ, JETON I ZHYTUR NË VARFËRI TË TEJSKAJSHME, AQ SA I MUNGON BUKA…BUKA E GOJËS…!!!
”BUKËN E PËRDITSHME FALNA O ZOT”SHKRUANTE I MADHI MIGJEN…VALLË KOSOVA IME PO PËRJETON KOHËN E MIGJENIT??!

“LIBRAT JANË PASURI, TRASHEGIMI DINJITOZE
PËR BREZAT” (Volter)

Edhe në mesin tonë ka pasur xhelozira dhe inate, që dukeshin në sjelljet e shokëve, të cilat nuk ishin në realitet ashtu si dukeshin në sipërfaqe…!? Por mua kjo nuk më pengonte, sepse unë kisha idealin tim, pikëpamjet dhe mendimet e mia, ndaj vazhdoja t’i qëndroja besnik punës dhe veprimtarisë sime, duke e ditur fort mirë se, e kisha dhe e kam për obligim të veproja për çështjen madhore të popullit dhe kombit tim, i cili ishte i okupuar dhe vuante nën thundrën e egër serbosllavo-fashiste. A kishte vallë gjë më të rëndë se kjo, që të bëheshe skllav i sllavit serbo-jugosllavë.!!! Prandaj, për shokët e mi, shumë herë bëja sikur nuk kuptoja asgjë nga ato, që dukeshin. Vazhdoja më tutje, i përkushtuar në rrugën e qëllimit tim, për ku isha nisur…
Ato dukuri filluan të dukeshin që kur u formua dega e Lidhjes Demokratike në Gjermani-Shtutgart, sidomos që kur lindi LDK-ja, dhe partia për “Prosperitet Demokratik” për Baden-Wyrtemberg. Në degën e LDK-së u zgjodh kryetar Hafiz Gagica, kurse në degën e partisë për “Prosperitet Demokratik” u emërua Nami Ramadani, që të dy ish-bashkëveprimtarë të Jusuf Gërvallës.
Por sikur këto dy parti vërtet të ishin demokratike dhe mos të ishin të brumosura në kuzhinat e Beogradit, por ja që rrënjët e LDK-së, ishin në Beograd dhe degët sundonin mbi Kosovë dhe trojet etnike shqiptare në atë të quajturën Jugosllavi dhe ai qëllim ishte dhe akoma po vazhdon të jetë me këtë projekt, i cili ishte studiuar me shumë interes me mjeshtrit më antishqiptare në Beograd…Në kohën e Millosheviçit u ngrit populli për të kërkuar më shumë të drejta nga ato pak që i kishin nën thundrën serbosllave…Po kur kjo shkoj aq larg, sidomos pas pranverës së vitit 1981, ku edhe pse këto demonstrata u pritën me plumba dhe tanke ato nuk u trembën,nuk u ndalën por vazhduan. Kjo fuqi u pa mirë se nuk do të ndalej, por do të vazhdonte se, kishte vetëm dy rrugë, të cilat ishin ose dorëzim e mjerim, ose “O liri, O vdekje”, dhe kjo qe rruga më e ndershme për atdhetarët patriotë dhe për mbarë popullin shqiptar liridashës!…Por edhe armiku kishte planifikuar mirë e me shumë dhelpëri, duke bërë planet e tij të mbrapshta që, edhe neve të na gënjente për të satën here!?
Kështu që i gjeti njerëzit, të cilët ishin shërbëtorë besnikë të tij, si Ibrahim Rugova, Jusuf Buxhovi, Mehmet Kraja e të tjerë, që ishin në atë kohë nëpër institucionet kyçe të Kosovës dhe i lejoi që, ata të formonin këtë LDK-kakën, me të cilën do t’i çorientonin shqiptarët që, ta harronin “Republikën e Kosovës”, duke i kënaqur me një demokraci “rugoviane”!?!…Dhe kjo LDKaka e Rugovës, sikur shumë “patriotë”, që ishin të luhatur, iu pëlqeu se, ishte shumë më e kollajshme…dhe e përqafuan me kënaqësi!? Madje pati edhe nga ata, që dikur ishin me Jusuf Gërvallën dhe tash u bënë me Rugovën dhe LDKakën e tij…!!!
Po është shumë vërtetë dhe e faktuar se, kryesisht ata, që në kohën e Jusuf Gërvallës, ishin aktivistë të dalluar dhe guximtarë dhe po këta i dolën në ballë edhe LDK-ës…Por ama edhe pse ndodhi kështu, asesi nuk duhej të harrohej e kaluara!!!…Sepse ato, që i kishin bërë gjatë aktiviteteve, në organizatën ilegale të LNÇKVSHJ, në të cilën kishim vepruar së toku, nuk duheshin nënçmuar në asnjë mënyrë!!! Ato, që i bëre deri dje me shumë vetmohim e tash të kthehesh kundër tyre, do të thotë të kthehesh kundër vetvetes, kundër idealit tënd!!!
Dhe në këto veprime tek Hafiz Gagica, Nami Ramadani, Mejdi Rexha, Shaban Bobaj, që ishin shokët e afërt të Jusuf Gërvallës, filluan të dukeshin që, ata e kishin përqafuar që në fillim “Lidhjen Demokratike të Kosovës”, pra LDK-në, duke e harruar dhe përbuzur të kaluarën!? Që këtu filloi të tregohej hapur, sepse këta e panë që, LDK i mblodhi të gjithë ata, që deri dje, por dhe sot ende janë me shokun Tito dhe në “Lidhjen Demokratike të Kosovës”, e cila i futi që të gjithë në një thes bash ashtu, siç e thonë në një humor Leci, Cima dhe Qumili, humoristët tanë të talentuar se, LDK i mblodhi si Kombai të gjithë ata, çka i kishte përpara…!?.
...Një ditë nëntori të vitit 2003, po udhëtoja për në Heilbronn me shokët e mi, Nami Ramadani dhe Murat Kryeziu.Që të tre ishim shokë mërgimi, aktivistë, shokë e bashkëveprimtarë të Jusuf Gërvallës, të pandarë kurrë nga njëri tjetri, duke e vazhduar aktivitetin për një kohë edhe gjatë ndryshimive politike, siç u bë reformimi nga ish-organizatat ilegale dhe që jemi edhe sot…por sot e dimë mirë se cilët jemi e ku jemi…
LDK, kjo pjellë e lindur në kuzhinat e Beogradit, me njerëz që dihen mirë se, cilët ishin ata, bile ai kryesori, siç e thash më lart ishte “historiani” shkrimtari Jusuf Buxhovi, dhe disa “pejgamberë” të tjerë!? Pra kjo pjellë shumë shpejt u përhap në mbarë Kosovën.
Ne, si shokë që kishim qenë, vazhdonim të merrnim pjesë në tubime, aktivitete, demonstrata, aksione si atëhere, kur ishim anëtarë të “Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në ish-Jugosllavi”, e udhëhequr nga Jusuf Gërvalla. Pra edhe tash ne ishim përsëri në krye të aktiviteteve. Ndaj para se të niseshim për në Heilbronn, i telefonova edhe Tefik Kallabës, një shok i yni, aktivist, bashkëveprimtar i hershëm me ne, edhe ai që në kohën e Jusuf Gërvallës...Ne kishim biseduar në telefon më parë me Namiun dhe Muratin të shkonim së bashku tek Sadik Ukë Zeneli për ngushëllim. I thashë Tefikut se, unë Namiu dhe Murati, do të shkojmë tek familja e Sadik Ukë Zenelit në Heilbronn për ngushëllim, a po vjen edhe ti të shkojmë bashkë...Tefiku mu përgjigj në telefon se, nuk mund të vinte...ishte i sëmurë mbasi kishte lënduar këmbën në punë...!?
Sadik Ukë Zeneli i ndjerë, ishte një patriot atdhedashës i ndershëm, që kishte kontribuar gjatë kohë këtu në mërgim për çlirimin e Kosovës. Mbas luftës, Sadiku kthehet për pushime në vendlindje dhe për fatin e tij të keq, një ditë prej ditësh debaton me një të afërmin e tij polic. Por debati u kthye në një zënkë aq të ashpër, saqë polici nxjerrë revolen dhe e vret Sadikun!?! Unë nuk e dija në detaje dhe as me saktësi se, çfarë i kishte ndodhur në të vërtetë Sadikut, por më vinte shumë keq për vdekjen e tij tragjike dhe ndjeja një detyrim moral, një obligim njerëzor, për bashkëkombasin tim, për një atdhetar të përkushtuar, i cili i hapi zemrën dhe derën gjithë atyre mërgimtarëve, që kontribuan për çështjen kombëtare.
...Por Tefik Kallaba, si u pa, mezi kishte pritur ta merrja në telefon!? Sapo dëgjoi zërin tim, papritur, duke e ndryshuar temën e bisedës…filloi të flasë rreth librit tim, ku pak kohë më parë ishte botuar libri im i tretë “Zot të Kësaj Toke Jemi Ne”...duke më thënë se, e ka lexuar, por jo në tërësi...ashtu, shkarazi!?...Dhe kishte renditur në mëndjen e tij, disa “vërejtje”, të “meta” e “gabime”…që unë i paskam bërë ato gabime...E ja nisi me diktime se, unë nuk kisha shkruar për të ndjerin Fehmi Aganin, i cili paska qenë në Rambuje gjatë marrëveshjes për Kosovën... e të tjera “akuza” fare pa baza!?! Unë, me shumë kujdes, u mundova ta bindja Tefikun, sepse e kisha shok dhe jo shaka dhe kurrësesi nuk doja të hidhërohem me të, e qoftë larg të shkëputem, se me Tefikun si dhe shumë shokë të tjerë kisha bërë sa e sa kilometra rrugë, sa e sa vizita e ishim angazhuar në organizimin e demonstratave, që nga pranvera e kuqe e vitit 1981, në Kosovë e viset e tjera të okupuara nën ish-Jugosllavinë fashiste. Të dy së bashku nuk kishim lënë vend pa iu shkuar bashkatdhetarëve te dera për çdo gjë, që kërkohej nga atdheu ynë. Kështu që me Tefikun më duhej të tregohesha i durueshëm dhe i qetë në ato “kritikat” e tij të kota...Po ai vazhdonte me “akuza”, që nuk qëndronin aspak ashtu, por po habitesha përse ai këmbëngulte në të tijën...duke vazhduar se, unë nuk kisha shkruar për rivarrosjen e Vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës...Po i them, o Tefik, ti nuk e paske lexuar librin, ku në faqen...në mënyrë të qartë e të saktë, kam shkruar për rivarrimin e shokëve dhe bartjen e eshtrave për në vendlindje!?... O do të shkruaja unë për TË MADHIN JUSUF dhe për çdo çështje, që kishte dhe ka lidhje me VËLLEZËRIT GËRVALLA e KADRI ZEKËN, si shoku e bashkëveprimtari më i ngushtë i tyre, o askushi!!!...Po i them o shok, ti nuk e paske lexuar librin... paske rendit vetëm të “meta” pa asnjë vlerë!?! Por Tefiku vazhdonte në të tijën, duke thënë, pse e ke nxjerrë emblemën e AKSH, “Armata Kombëtare Shqiptare” po kjo, po ajo...?! Po i them miqësisht, o ti shok, e nxorra dhe bëra mirë se, qoftë sot apo më vonë, Bashkimi do të ndodhë! Me këtë emblemë apo me një tjetër formë nuk ka rëndësi, por rëndësi ka se, një ditë nuk ka çare pa shkuar drejt Bashkimit Mbarëkombëtar!!! Dhe këtë do ta bëjë vetë populli, ndaj emërtimet nuk kanë rëndësi...
Për mua Tefiku ishte një shok i mirë dhe një aktivist i dalluar i orëve të para, të cilin e doja dhe e vlerësoja, prandaj i përgjigjesha i matur dhe i qetë se, nuk doja të hidhërohesha me këto çka mi thoshte vend e pa vend. Por, dikur fillova të ndjeja në shpirt një dhëmbje!?... Eh them, të tolerosh kur vërtet je në gabim s’ka asgjë të keqe, që t’i kërkosh tjetrit falje...por kjo hëëë!? I kthehesha fjalës së popullit që, “shok të vërtet e ke atë, që të ruan edhe kur je në gabime...” ndaj unë nuk u nguta për asnjë fjalë timen, sepse e doja dhe e ruaja Tefikun…
Eh thashë me vete, shokët e mi, me të cilët kisha udhëtuar me mijëra km, nëpërmes vështirësive e rreziqeve të kohës, për çështjen e madhe kombëtare, për Kosovën e dashur, bashkimin e të gjitha trojeve stërgjyshore shqiptare me Shqipërinë mëmë?! Pse o shokët e mi bashkëveprimtarë, ç’po ndodh me ju, cila është arsyeja?! Në tërë veprimtarinë time, kisha punuar me ndershmëri dhe korrektesën më të madhe. Së bashku me familjen time edhe me Tefikun, kemi marrë pjesë në të gjitha aktivitetet, si në protestat, demonstratat, tubimet, kudo si në Gjermani, Belgjikë, Francë, Hollandë, Austri, Zvicër, madje duke dhënë kontribut të çmuar edhe në të holla!? Duke qenë si përgjegjës e organizator, punova me përkushtim e përgjegjësi të madhe, as për emër e as për dekorata, as për para e as për pasuri, por vetëm për popull e për liri, pra gjithandej nëpër organizime e protesta nëpër qytetet e shteteve perëndimore, që nga marrja e lejeve në polici e deri tek mbarëvajtja e tyre, deri tek arritja e qëllimit, përse bëheshin këto protesta. Nuk i kisha kërkuar askujt asnjë pfening apo cent, për librat e mi! I kisha paguar personalisht vetë, të gjitha shpenzimet, sepse nuk doja t’i ngushtoja shokët për librat e mi, kisha kursyer nga djersa ime, për të shkruar e për t’i botuar librat e mi! Detyrën fisnike, që i vura vetes, për shkrimin dhe botimin e librave të mi, që për mua është detyrë patriotike, në shërbim të kombit e atdheut, e arrita me shumë mund e sakrifica. Kisha shkrirë mbi 40 vjet të jetës sime! Kurrë nuk kisha menduar se, këto libra, që janë JETA DHE VEPRIMTARIA IME ATDHETARE, ku kishim vepruar së toku, tek disa “shokë” do të shiheshin me xhelozi!?...
...Është e vërtetë, siç e thashë edhe më lart që, edhe ne nuk ishim pa xhelozi për njëri tjetrin, po po ka pasur edhe inat edhe xhelozi!? Ato dukeshin në sjelljet e shokëve se, diçka po i nxiste për të menduar ndryshe dhe jo ashtu si dukej në sipërfaqe, jo ashtu si dukej në pamje. Edhe pse nuk besohet aq lehtë, por kishte edhe mes nesh inate dhe çfarë inate!? Nuk e kam menduar më parë se, që është xhelozia por me kohën edhe ato i pashë dhe i pashë te shokët më të mirë, kështu i vlerësoja por edhe vazhdoj t’i vlerësojë deri sa nuk besojë se ka të bëjë me ndonjë tradhëti, por është në pyetje xhelozia…!? Po bënim gabime se siç thotë një fjalë e popullit, aty ku punohet edhe xhelozohet... e kur xhelozohet për të mirë është pozitive sepse, herë herë edhe shkon në favor të mirë, por në këtë rast nuk do ta quaja të mirë. Edhe xhelozia ka brenda saj një lloj kritike, por kur është në të mirë të shokut të shokut të vërtetë e në veçanti, kur jemi për një çështje madhore, që nuk mund të tolerohet, apo kur i kalon kufijtë e normales atëhere bënë edhe kritikë ama të drejtë e me vend e jo nga inati!!! Kritikën, kur shoku e ka nga inati apo xhelozia, kuptohet se, nuk mund ta pranosh për të mirë…Pra aq edhe më e rëndë është, kur nuk e pret nga shoku yt i afërt, nga shoku yt i mirë. Pra nuk e kam menduar se, të tilla “kritika” xhelozie e cmire, do të kisha nga shokët, bashkëveprimtarë të mi e të pandarë...
...Më kishin thënë disa syresh që, edhe ata do të shkruanin e do të botonin libër!? E nga ata kanë qenë Tefiku, Murati dhe të tjerë, kam pritur se një ditë do të kem fatin që librin e tyre ta marrë nga vetë dora e tyre, por ja që fatkeqësisht deri më sot nuk ka…!? E kur i dëgjoja shokët për këtë, me thënë të vërtetën gëzohesha shumë dhe ua miratoja me shumë dashamirësi! Ndaj këto, që po i dëgjoja, më befasonin...Dhe po pyesja veten, vallë a jam në mes të shokëve, apo ...?!?
…Jemi në makinë, unë, Nami Ramadani dhe Murat Kryeziu, edhe me këta të dy ishim shokë të pandarë, të palodhur, pa u shkëputur për asnjë moment nga aktivitetet, si nëpër demonstrata, tubime, diskutime, si në marrjen e vendimeve, që duhej të bënim ne me shokë të tjerë më të afërt, pas rënies së Jusufit të Madh…Pra çdo gjë e bënim me marrëveshje dhe me mirë kuptim për të mirë të çështjes mbarëkombëtare, dhe për të vazhduar amanetin e shokëve! Ishte vërtet kënaqësi të veproje me kësi shokësh që, kurrë nuk ditën të lodhen apo të mërziten nga gjithë ato aktivitete e tubime, rrugëtime të gjata e besa ndonjëherë i ngrinim edhe zërat e “ziheshim” mes vete...”ziheshim” se, si ta bëjmë më mirë e të arrinim sukses në veprimtarinë tonë, por çdo gjë bëhej për të mirë dhe me shumë qëllime të mira...Kështu inatet tek ne nuk zgjateshin fare, sepse na prisnin shumë punë të tjera tepër më të rëndësishme në rrugën tonë të lirisë së atdheut...Ne ishim shokë të fjalës, të punës dhe të besës... ishim ata që nuk bënim gabime të këtij lloji sepse, ishim BETUAR për IDEALIN E SHENJTË! Kurse sot ka ndryshuar, nuk është ashtu si dikur?! Eh them vall a ndoshta kështu e paska demokracia, ani edhe se e rëndon shokun, ani se e ofendon rëndë!?! E hall e hall po them me vete, këta shokët siç po shihet, ende nuk i kanë lexuar librat e mi dhe vetëm po xhelezojnë...!?Për një moment mu bë sikur më nuk isha më me ata shokë, që ishim kohë më parë...Njëri rrinte në heshtje e here herë mundohej të thoshte diçka, si t’i leverdiste atij!? E kuptoja dhe e dija, se atij më shumë i konvenonte të heshte për debatet, që po bënim në makinë…!? Dhe kjo shihej fare qartë, sepse, ai po i aprovonte fjalët, që i thoshte tjetri...
Eh si vinë punët e kohët, unë nuk e kisha besuar dikur, kur Y.K. më tha që, ruhu Faridin nga filani, duke ma thënë me emër e mbiemër,...ti e din si shok të mirë tëndin, por ai ka ardhur në konsullatë dhe të ka spiunuar...!? Po edhe sot e kësaj dite se di pse nuk e besoj atë që ai ma tha!? Po si ta besoj, kur me këta kishim bërë gjithë ato aktivitete, duke shkuar derë më derë, nga njëri tek tjetri bashkatdhetar, për t’i kërkuar ndihma, ndihma për çështjen e madhe mbarëkombëtare. Por mund ta them fuqishëm se, asqë kisha dëgjuar ndonjëherë për këtë lloj spiunazhi nga këta shokë...Madje akoma habitem, sesi pati guxim të ma thoshte këtë ai Y.K.?!? Eee po ku dyshohej te këta shokë…, me të cilët na lidhi ideali i shenjtë...ne na afroi rreth tij Jusuf Gërvalla! U bëmë anëtarë të Lëvizjes së tij dhe u betuam se, do te jemi besnikë të idealit dhe ashtu do te mbetemi deri në vdekje!!!
…Pas ardhjes së “demokracisë”, para luftës së UÇK-së, ky shoku shkonte në vendlindje nëpërmes Serbisë, sikur të mos kishte pasë asgjë me ne shokët e Jusuf Gërvallës, me shokët e aktiviteteve për një dekadë!? Nuk i kërkonte llogari askush se, ku je, nga vjen e ku shkon!? Shkonte lirshëm, pa i hyrë asnjë therrë në këmbë!...Tani gjithnjë e më shumë po më afroheshin dhe po i kujtoja fjalët e JUSUF GËRVALLËS, kur më këshillonte që, të kisha kujdes se, UDB-a titiste ka arritur deri aty, sa të verë në dyshim edhe gruan me burrin, pra të fusë spiunazhin në mes bashkëshortëve!? Po edhe ky shoku im, që m’i thoshte tani, nuk ka qenë më parë kështu, por ka ndryshuar që nga ajo ditë, kur shkeli në dyert e UDB-së!!! Dhe dikur po ky edhe mua më thoshte që, të ndalesha së vepruari, se kisha bërë boll për Kosovën...dhe tani duhet të ”pushoja”!?...Eh sa herë këto porosi “këshilla”, m’i kishin dhënë kryeudbashët Vesel Krasniqi, Asllan Skenderi e të tjerë derra udbashë, të cilët m’i kanë dërguar këto porosi merre me mend edhe nëpërmes vëllezërve të mi, Sefidinit dhe Xheladinit, që të hiqja dorë nga këto aktivitete, se për ndryshe vëllain tuaj do ta vrasim aty, në Gjermani, ose do ta sjellim këtu, në Kosovë! Sepse, ne në Gjermani i kemi njerëzit tanë, që i kryejnë këto punë...!?!
…Ky më tregonte, çfarë i kishin thënë në SUP-in e…përçka e kishin pyetur disa herë, pikërisht për mua...e kishin pyetur se, a ka shokë, që mendojnë për vrasjen e ndonjë nënpunësi të konsullatës… se, së shpejti do t’i hapim edhe ne konsullatat tona, dhe i kishin kërkuar, që t’i sigurojë ata, duke qenë garanti i tyre…!? Ndonjëherë më thoshte për aktivitetet tona se, po bëjmë punë kot se, këto punë i kanë të tjerët dhe ne sillemi e mundohemi kot e aq më keq i kishin folur shumë keq edhe për tre shokët tanë që ata i vranë në Untergruppenbach në janarin e vitit 1982…!
...Ai vazhdonte me të tijën, gjë që të linte të dyshoje me disa fjalë jo të kjarta… O shok, i them po unë isha shok i afërt i Jusufit, ti nuk e di se, sa afër kam qenë unë, me Xhafer Durmishin, Remzi Ademin, Murat Kryeziun, Nami Ramadani etj! A nuk i qëndruam besnikë JUSUFIT deri sa ishte gjallë, por edhe pas rënjes së tij. E kush i rrinte pranë familjes së Gërvallajve?! As ti nuk ishe aty çdo ditë, kurse unë Faridini isha për çdo ditë aty te varret… Unë isha bashkë me familjen time që, për 20 vite u interesova për mirëmbajtjen e varreve, që i vura detyrë se, për çdo stinë të vitit duheshin pastruar e ndërruar lulet sipas stinës së vitit dhe duhej t’i mbillnim e t’i ujisnim karafilat e varreve të shokëve Jusuf, Kadri dhe Bardhosh dhe kjo bëhej për çdo vit. E për të mos iu mbetur në hak atyre, që më ndihmuan dhe më shoqëruan ishin të vetmit Vedat e Sadrije Saliu, bashkëshortët nga qyteti i bukur i Strugës, me banim afër Shtutgartit-Walimdorf, dhe unë isha ai, që për çdo përvjetor e merrja lejen për demonstratë dhe për marshim te varrezat e Bad-Canstadit, në organet përkatëse të Shtutgartit, për demonstrim për të shprehur indinjatën e thellë, që kishim në shpirt, të cilat i shpërndanim nëpër rrugët kryesore të Shtutgartit, për vrasjen e tre TRIMAVE tanë nga dora gjakatare e udb-së së Jugosllavisë titiste. I pari me fëmijët e mi isha në vendin Schlös-Platz të Shtutgartit, ku fillonte demonstrata e ju vinit aty dhe më gjenit bashkë me familjen time në acarin e ftohtë të janarit dhe shumë janarëve, edhe pse ju ishit shumë më afër se unë…

*Formula për dhënien e lejes për demonstratën e janarit në Shtutgart














*Një nga faturat për pagesën e lejes së demonstratës në Shtutgart













*Një nga faturat për rregullimin e varreve të shokëve, aty ku i blenim gjërat për pagesë, te varret në Bad-Canstadt-Shtutgart














I bënim edhe homazhet tek varret e shokëve, në varrezat e Bad-Canstadit, duke lexuar nga shumë referatet unë Faridin Tafallari, pa u maskuar asnjëherë, por me fytyrë e ballëhapur dhe poezi nga shokë të tjerë. Aty e bënim njëzëri edhe Betimin se, kurrë nuk do të largohemi nga ideali ynë!!! Do të ndjekim rrugën Tuaj O TRIMA deri në arritjen e çlirimit dhe të Bashkimit Mbarëkombëtar! Do të vazhdojmë deri në çuarjen e amanetit Tuaj në vend dhe juve o shokë do tua marrim hakun…!!!
Po cili ore i barte disa herë valixhet e bagazhet, që nga Untergruppenbachi e në Nagold e nga Nagoldi në Vienë, në Ambasadën e Shqipërisë në Austri, duke udhëtuar me makinë me mijëra km!?

*Faturat e mirëmbajtjeve të varreve të shokëve, dy nga janarët e viteve 1989/91
















*Prane varreve të bashkshortërve nga e majtë Suzana me të bijën Donikën, (në mes) dhe me kunatën Tushë Gërvalla, verë 1982, në Bad-Canstadt















*Varret e shokëve tanë, të po sa ndërtuara të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka



























...A isha unë, që e prita me kënaqësi nënën Ajshe dhe Tushën, gruan e Bardhoshit, si dhe Suzanën, unë e bëra autorizimin dhe çfarë duhej, për bashkëshorten e Bardhoshit për çështjen e pensionit. Unë shkoja nga Nagoldi herë në Shtutgart e herë në Heilbronn, dhe anasjelltas, kur ti dhe të tjerët punonit në firmat tuaja e ruanit vendet e punës, dhe pushimin që ta merrnit, kur të donit, dhe kur ju konvenonte juve, ndërsa unë e ruaja pushimin, kur i duhej Suzanës e…?! Po pas vrasjes çfarë u bë me Nuhi Sylejmanin, që iku dhe e la familjen e Jusufit dhe shokët e Jusufit!?! Ku rrinte ai, ku u fsheh ai dhe çfarë bëri e çfarë bënë të tjerët që, sot pikërisht rrahin gjoksin se, na paskan qenë shokë të Jusufit!!! E çfarë bëre ti dhe shokët e tjerë, këto i di fort mirë, por nuk i thua sepse mungon korrektësia, mungon respekti...dhe ja këtu është xhelozia, inati! Po po këto janë inatet dhe xhelozitë se, edhe nuk i bënit por edhe kur i bën Faridini atëhere xhelozoni!?!…Po po xhelozoni se nuk i mendoni aspak këto, që të gjitha janë bërë nga Faridini. Prandaj të them ty e edhe te tjerëve mi rrofsh…bl…edhe të gjithë ata, që janë dhe mendojnë si ti!!! A mos vallë tu dukën pak këto e edhe shumë të tjera që nuk i thashë a…??! Ndaj të kam thënë lereni ato prroçka dhe mos iu bashkangjit atyre gënjeshtrave e mos folë me inate karshi meje se, nuk e kam bërë as për qejfin dhe as inatin tënd apo edhe të dikujt e as për inat të askujt!? Por ka qenë e domosdoshme për t’u bërë nga dikushi dhe ai dikushi isha unë, shoku i ngushtë i Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, por isha edhe shoku juaj, Faridin Tafallari, i prita e i përcolli disa here jo vetëm nënën Ajshe e bashkëshorten e Bardhoshit, Tushën, si dhe bashkëshorten e Jusufit Suzanën, por edhe Hysenin e Abdyl Gërvallën, të cilët papritmas më erdhën në shkurtin e vitit 1985 dhe një natë, pasi kishin pushuar aq sa ju desh qejfi në banesën time, kërkuan nga unë që t’i afroja deri në kufi (jo më shumë se 300 km. anasjelltas) dhe pas kalimit t’i dërgoja me makinë deri atje ku ata deshironin, duke mos i harruar kurrë ato rrugë mjaft të rrezikshme si nga kthesat e mëdha e si nga dëbora në acarin e ftohtë…t’i kaloja nga Gjermania në Zvicër.Atje, në kufi ku e kishim lënë takimin, ata shokët e Lëvizjes u vonuan për shkak të dëborës që binte dhe rojeve kufitare për kalimin e kufijëve Zvicër-Gjermani-dhe anasjelltas, pra për t’i kaluar në këmbë mallet…Hysen “burri”, më thotë mua, athua se unë i kisha marrë me garanci për t’i kaluar, “eee baco po qe se na gjen mua dhe Avdylin diçka ti mban përgjegjësi”… dhe akoma pa e përfunduar fjalën shokët ia behën dhe ai mbeti si shura në shi...Ndaj Hyseni edhe Suzana u kthyen me gur kundër meje, ashtu si e thotë ajo fjala e madhe dhe shumë e vërtetë e popullit se, unë i prita me bukë e kryp dhe me zemër të bardhë, kurse ata mua ma shpërblyen me gur, duke i harruar të gjitha ato që ua bëra me shumë mundim e sakrifica...u kthyen në mosmirënjohës e servilë, vetëm e vetëm të bëjnë karrierë e të zenë ndonjë karrige me servilizmin e tyre. Ai, së bashku me Suzanën, si njerëzisht e moralisht janë tepër borxhlinj ndaj meje dhe familjes sime, veçanërisht për respektin dashurinë dhe kujdesin e madh të treguar ndaj tyre dhe familjes së tyre…Prandaj kurrë nuk kam për tua fal shpirtërisht këtë, që i prita me bukë e zemër, dhe ma kthyen me gur!!!
Këto janë vetëm pas vrasjes të Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut! Por unë jam krenar e ballëhapur dhe shumë i lumtur se, isha shok e mik i ngushtë i Jusufit të Madh dhe i Bardhit e për këta të tjerët s’dua t’ja di fare me këto sjellje kaq shumë të panjerëzishme dhe aspak miqësore!!!
...Eh, o shok! A nuk i di ti shumë prej këtyre gjërave dhe unë po të përgjigjem edhe ty por edhe atyre, që nuk i kanë ditur se janë bërë për të vetmin qëllim...sepse e kam ndjerë si detyrë e obligim dhe seriozisht për të gjitha këto jam shumë i LUMTUR?! Por ti shkon deri atje sa më akuzon se, i kam dhënë krahun PDK e jam kundër LDKakës!? Po është shumë e vërtetë se, ajo LDKaka e rugovititistëve, ka lindur në Beograd...dhe njerëzit e Beogradit janë ata, të cilët janë vetëm shqipfolësa se, me gjak janë serb e shkuar shkjaut! Po po LDK-në e kanë gatuar ata në Beograd dhe për këtë nuk ka dyshim…!
Ta kam thënë dhe po ta them se, nuk jam në krahun e LDKakës!!! Por jam edhe kundër liderëve të të gjitha partive se, kanë harruar popullin dhe janë lëshuar pas pasurive, si ai i LDK, i PDK e ai AAK-së!!!

***
I NDERUAR ZOTI FARIDIN !

Jemi në prag të ndrrimit të motmoteve, prandaj këtë shkresë e filloj me urimet e mija më të përzemërta, GËZUAR PËR SHUMË VITE, shëndet të plotë dhe realizim të dëshirave Juve dhe familjes suaj!
Librin tuaj “Zot të Kësaj Toke jemi Ne”, e kam lexuar me shumë vëmendje, përveç kënaqsisë shpirtrore, që kam ndjer, duke u rikthyer në vendlindjen time dhe Tuajën, vend me plotë begati natyrore dhe me një komunitet të shumë sakrificave, punëtor, dhe human, por dhe xheloz në ruajtjen e riteve, tregimeve, veshjeve tipike struzhjane etj; kam zbuluar edhe shume risi. Shkrimet Tuaja kanë nxjerr në dritë shumë të pa thëna deri tani, si për veprimtaritë individuale, shoqata, fonde, për ishqeverinë; ashtu edhe për aktivitetin Tuaj të gjërë, para gjatë dhe pas lufës së UÇK-së, luftë e popullit të Kosovës.
Dy librat e mëhershëm, dikush i ka quajtur Bibla dhe Kur`an i Diasporës, (krahasim i qëlluar, ndërsa propozimi im personal është se këto tre titujt, celulat e para, veprimtaria dhe herojt e Kosovës në Diasporë, të futen si lëndë e veçantë mësimi në shkollat e trojeve shqiptare.
Fal aktiviteteve dhe përkushtimit tuaj kombëtar, duke rrezikuar bile edhe jetën. Unë por edhe tërë struzhjanët dhe kosovarët, jemi krenarë që të kemi, JE HERO I GJALLË në zemrat e të gjithëve!
“Fondi i Struzhës” themeluar në vitet e hershme nga mërgata struzhjane, me në krye Ju i Nderuar dhe disa kontribute, sigurisht duke falenderuar edhe gyrbetlitë tanë, sidomos në vënjen e Bustit të heroit të Kombit Anif Muji, ngritjen e Lapidarit gjë që ishte edhe obligim moral edhe pse fatkeqsisht, jo i të gjithë bashkëvendasëve.
I ceku këto bëmza lokale, jo për të lokalizuar punën tuaj, që për ato flasin tri libra me plot dëshmi, por më ka goditur sinqeriteti, realiteti dhe guximi juaj për t’I nxjerrë në dritë emrat e zotrinjëve zemërligë, që në të shkuarën po nga ata merrje komplimente dhe lavdrime.
Do të ndalem pak në poezinë “Erdha”, ku është përdor një ritmë përplot nostalgji, po citoj: “Erdha, erdha o vendi im i dashur, Ooo sa më ka marrë malli për ty o vend i bukur”.
Frazat e sipërpërmendura, lën të kuptohet se, sa ju mungonte vendlindja dhe Kosova, gjatë atyre viteve të mërgimit.
Përmes kësaj shkrese gjeje dhe mundësin që të ju falenderoj për publikimin e artikullit tim të prillit `99, në faqen 234 të librit tuaj”.
“I dëbuan nga Struzha dhe ua vunë zjarrin shtëpive”, si dhe fotografitë e bëra me anëtarët e Këshillit Organizativ dhe ato të ahengut tuaj të rikthimit në vendlindje pas njëzet viteve, më 2 gusht 2002
Duke ju përgëzuar për tre titujt e së kaluerës dhe duke dëshiruar që të gjeni energji, kohë dhe mundësi me vazhdimin e titujve të ri, Ju uroj shëndet të mira, harmoni në familje, shëndrrim të ëndrrave në realitet, si dhe pension të rehatshëm.
Ju kërkoj mirëkuptim për ndonjë gabim eventual të lëshuar padashur…
Me nderime dhe respekt -YsmenPireci-Itali…
E mërkurë, 28 dhjetor 2005 Ora 21.40
***
BASHKESIA SHQIPTARE NË BADEN-WYRTEMBERG TË GJERMANISË I BËNË KËRKESË RADIO TELEVIZIONIT TË KOSOVËS, PËR LAJMERIM SE:
ME 19.11.2000, (e diel) duke filluar në ora 13.00, do të organizohet DEMONSTRATE me moton. lirimin e të gjithë të burgosurve shqiptarë, që po mbahen nëpër burgjet famëkeqe të Serbisë, si dhe për informimin e të zhdukurve. Pra të informojë se, a janë gjallë dhe ku janë. Andaj Bashkësia Shqiptare, u bënë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve dhe të gjitha klubeve,shoqatave dhe subjekteve politike, që veprojnë në Gjermani dhe Europë, që t’i bashkohen zërit të të gjithë atyre nënave e motrave nëpër qytetet e Kosovës,që janë duke protestuar dhe duke kërkuar që bijtë e tyre sa më parë të lirohen. Andaj ata janë edhe bijtë tanë dhe mos të kursehemi në këto ditë shumë të rënda për ne shqiptarët dhe mërgimtarët.
U lutemi atyre, që kanë vendosur të marrin pjesë në demonstratë, mos të harrojnë që, me vete të marrin edhe flamuj kombëtarë dhe fotografitë e të burgosurve.
Me shumë respekt Faridin Tafallari, kryetar për Bashkësinë Shqiptare, në landin e Baden-Wyrtembergut- Vula e Bashksisë Shqiptare dhe Nënshkrimi. Haiterbach, Datë 16.11.2000

P.S. GFAXT 17.11.2000. Unë bisedova në tel, dhe ia dërgova tekstin me fax.
RTK Prishtinë, pasi i morra edhe në telefon 0038138-549073 dhe fax.9075, dhe ua lexova tekstin, ata as nuk e lajmëruan dhe as që treguan interesim fare…as që u sollën mirë…! U treguan shumë arrogantë

“Bota sot” e botuan shumë me rregull dhe as nuk kërkuan ndonjë pagesë.

“Koha ditore” Tel. 00416-283-2015-fax….2019. Bisedova me Arbenin, ai tha se nuk ka tjetër arsye, vetëm çështja e shpërnguljes nga zyra. Arbeni kërkoj falje.

Ju lutem lajmrone dhe botojeni nesër e shtunë, me 18.11.2000.
Për këto shpenzime pagova 20 euro, me faturë.

***
Pas luftës së përgjakur, e përjetuan tmerrësisht nga serbo-çetniko-fashist shqiptarët pësuan edhe luftën psiqike, pas qershorit të vitit 1999...













*Tanket e ish-jugosllavisë sllavo-fashiste! Me këtë shenjën çfarosëse të JNA-së, shumë mjerana shqipfolësa pa ndjenja kombëtare dikur mburreshin, disa pa e kuptuar fare e disa edhe me qëllim se, e donin Jugosllavinë e shokut Tito. Këto tri shkronja të JNA-së, që i tetovirnin në krahët e tyre he iu thafshin atyre, që e kanë pasur me qëllim…!JNA!!!
Lufta çlirimtare e UÇK-së ju kushtoi shtrenjtë shqiptarëve të Kosovës.Në atë kohë, nuk mund të kuptohej se, ç’lojë do të bëhej pas kësaj lufte të përgjakur në Kosovë!? Ata spiun e ata Udbash që i shërbyan pushtuesit serbosllav po ata do ti shërbenin edhe Unmikut! Tash më Unmiku po e maltretonte këtë popull të shumëvuajtur hiq më pak se sa vet që ua bëri serbosllavizmi çetniko-shovenist…!!!Pas çlirimit të Kosovës, ushtarët u pritën me buqeta me lule nga populli i rraskapitur, i shpërndarë ku mundi, i ndarë familjarisht nga dhuna dhe marrja peng e njerëzve të një familje, nga forcat më gjakpirëse e më fashiste, të paramilitarëve serbe e ruse. Ç’nuk kishte në atë ushtri të çmendurisë njerëzore, në Ballkanin e viteve 1998/1999!!! Populli pasi u dëbua me dhunë, me masakrime e vrasje të shumta, përjetoi në mënyrën më trishtuese, pamje e skena makabre, duke parë njerëzit e tij, që ja merrnin dhe ja vrisnin paramilitarët serbë e rusë përpara syve, duke garuar me njëritjetrin, për tëvrarë sa më shumë shqiptarë se,për këtë makabritet të pashëmbullt shpërbleheshin nga gjeneralët serbë!?
Hyrja e trupave të NATO-s u mirëprit nga populli i Kosovës, sepse, në momentet më të rënda dhe më të vështira, NATO ju gjend pranë popullit të Kosovës, duke e shpëtuar nga shfarosja përfundimtare e ushtrisë dhe e paramilitarëve serborusë!? NATO i erdhi në ndihmë popullit dhe UÇK-së! Edhe sot NATO dërgon kryeadministratorët...Dhe ata vinë...e kalojnë afatin... Zëvendësohen...Ikën njëri e vjen tjetri...edhe ai që vjen rishtas ashtu do të vazhdojë, të gënjejë popullin se, “do të zgjidhet çështja e statusit!?”...E as njeri e as tjetri...ik e eja dhe Kosova vazhdon të jetë në varfërinë e saj!? Papunësi e madhe! Korrupsioni ka arritur kulmin! Mesa shihet, të gjithëve tani po u ”pëlqen” (atyre që çdo gjë e kanë në duart e tyre) të korruptohen dhe pak, më mirë me thënë, aspak më nuk po ju intereson pavarësimi i plotë i Kosovës, e cila deri më sot, është vetëm një protektorat ndërkombëtar e asgjë më tepër!? Prandaj shumica e popullit sot e ka humbur besimin! Nuk besojnë më se, kjo lojë zgjati shumë!!! U ndanë të gjitha republikat e tjera sllave dhe ne ende na mban Evropa me Brukselin dhe Serbinë!?
Ka shumë probleme kyç, për të cilat duhet t’i vemë gishtin kokës, për t’i menduar thellë se, ç’ndodh sot realisht në Kosovë dhe me shqiptarët e ndarë në republikat sllave të ish-Jugosllavisë apo me rininë, ku të rinjtë në Kosovë mendojnë për të ikur nga vendi i tyre! Kjo është dukuria më e dëmshme dhe më e rrezikshme për popullin tonë dhe Kosovën!!! Ikja e të rinjve jashtë dhe martesa e tyre me femra të huaja ka bërë që, vajzat shqiptare të mbeten pa martuar, beqare të lashta dhe kjo nuk është pak, nëse duam të ruajmë identitetin!!!
Po parlamentarët e Kosovës? Kuvendarët tanë janë bërë si kllounë cirku!? Fjalë e vetëm fjalë, po të njëjtat fjalë!? Ligjërata pa mbarim, a thua se, kanë shirit manjetofoni në gojët e tyre...përsërisin po të njëjtat gjëra, pa nxjerrë në krye asgjë reale për popull e Kosovë!? Vetë flasin e vetë dëgjojnë se, askush nuk i dëgjon më... Edhe këta fjalëbosha, tok me krerët e shtetit janë bërë kukulla të ndërkombëtarëve!!! Ashtu si të mjerë e servilë, pa pikë personaliteti,rrinë urtë e butë e janë bërë urë e ndërkombëtarëve, të këtyre“miqve” tanë, që pa pikën e dyshimit, po veprojnë me Kosovë e shqiptari, sipas “direktivave” të Serbisë!!!
...Duke parë se, ku është katandis populli dhe Kosova, gjendjen e vështirë sociale dhe ekonomike të bashkëkombasve të mi,në Kosovën e “çliruar”, mjeranët e politikës,që po e udhëheqin sipas direktivave mafioze “xhvat sa më shumë për vete”,s’ka si mos të më bien ndërmend thëniet e goditura, tepër tepër aktuale të Faik Konicës:
"Ç'besë munt të ketë Shqipëria prej atdhetarësh nga interesi, atdhetarë sot, armiq e tradhëtorë e gjakspirës nesër? Ç'fitim do të ketë Kombi prej njerëzsh të blerë, e gati kurdoherë të shiten, te kush do u japë më tepër?"
Para viteve të 90, e gjithë Jugosllavia e atëhershme ishte kundër çdo gjëje shqiptare në Kosovë dhe në mbarë trojet etnike si kundër të thënit “jam shqiptar”, kundër flamurit kuq e zi, gjuhës shqipe, Shqipërisë,shtetit shqiptar! Mbi të gjitha kundër ENVER HOXHES!!! Titistët udbashë, shqipfpolës, vigjilentë në kulm të UDB-së ishin kudo, vrojtonin e gjurmonin, spiunonin rininë shkollore e studentore, shpifnin për këdo, qytetar, fshatar, intelektual a punëtor, burrë apo grua, vetëm për një fjalë, për një frazë, more për një gërmë të një parrulle të shkruar diku! Sa shqiptarë të pafajshëm fare janë burgos e torturuar, për një këngë popullore atdhetare, për një të shkruar SHQIP!
Mbas viteve të 90, pasi ra sistemi komunist, udbashët e zellshëm, ish-komunistët e devotshëm të LKJ së dikurshme, me vrap kaluan në LDK!!!Dhe ky gjak i zi, gjak i shprishur shqiptari, e nuhati situatën! Udbashët titistë e panë mirë e mirë se, ç’po ndodhte rreth e rrotull dhe të bindur se, nuk do tu hynte gjemb në këmbë, për bëmat e tyre të kahershme, tepër të sigurtë në vetvete, u vërsulën si qentë për zorrë, kundër rinisë atdhetare, të burgosurve politikë, figurave e emrave më të pastër të LPRK-së dhe Lëvizjes ilegale,kundër atdhedashësve e patriotëve të vërtetë, kundër luftëtarëve të UÇK-së e atyre të Bashkimit Kombëtar!!!
Në vend që të kërkonin dhe të kërkojnë falje, për bashkëpunimin e tyre “besnik” me UDB-në, ata tani e kthyen “gunën nga fryn era” dhe na u bënë demokratë, burra të urtë e të mirë, paqedashës me serbët e pinjollët e tyre!?
Për fat këta zagarë, përfituan edhe nga trazirat, që ndodhën në Shqipëri, në fillimvitet 90! Dhe të kënaqur nga kjo situatë kaotike në Shqipërinë amë, u vërsulën si ujq të uritur, duke sharë regjimin e Enver Hoxhës, Enver Hoxhën dhe Shqipërinë, sepse në këtë mënyrë, fshihnin edhe krimet e tyre, që kishin bërë në Kosovë dhe viset shqiptare nën ish-Jugosllavi, vite e vite me radhë!? Kriminelët titistë propogandonin nëpër tubime të ndryshme se, Enver Hoxha ishte diktator i egër dhe ka bërë krime të mëdha, mbi popullin shqiptar, prandaj ne titistët udbashë nuk e kemi dashur!? Pikërisht për këtë nuk e kemi dëshiruar dhe nuk e duam Bashkimin Kombëtar!?!EUREKA! E gjetën “psehin” këta njerëz plehra e llum, që kundërmojnë veç era tradhëti!!!
Në këtë mënyrë dhe me këtë gjuhë, udbashët e titistët, i bënin qejfin shkinës Serbi, që e ka pas “halë në sy” Shqipërinë dhe sidomos Enver Hoxhën! Propagandonin me të madhe në popull se, të burgosurit politikë në Kosovë dhe LPRK, janë Enveristë! Prandaj janë kriminelë, banditë, sigurimsa, separatista, irredentista, marksistë-leninista,stalinista,ista...ista... “të shitur” te “nana”Rusi! Mirëpo antarësimi dhe futja e një pjese të të burgosurve politikë në LDK e bashkëpunimi i tyre me ish-titistët, shërbëtorët e dikurshëm të UDB-së, u dha krahë këtyre zagarëve që, edhe më fuqishëm të mrizojnë rreth LDK-së, pjellës së Beogradit!!!
...Dhe LDKakistët, me ishët e burgosur politikë, me këta dritëshkurtër, na sulmonin e na luftonin neve, atdhetarëve e idealistëve të ndershëm e besnikë, që kishim mbetur në LPK, PA U TUNDUR E PA E TRADHETUAR IDEALIN, PËR ÇLIRIM E BASHKIM KOMBËTAR!!! Bile nga këta ishët u kundërshtua e u dëmtua edhe krijimi i UÇK-së!Ishin këta servilë-kameleonë, që deri në përfundim të luftës, i thurrnin lavde e i përuleshin me temena titoistit Ibrahim Rugova!?
Pas luftës LPK-ja lindi PDK! Gëzimmmmmmmm në muajt e parë...pa mbushur mirë vitin,PDK filloi të gjuajë me shqelma e të godasë...E mira LPK lindi PDK-në, e financoi,e rriti,e krijoi UÇK-në, i gradoi, gjeneralë ekomandantë...Eh moj LPK sa idealistë të rremë,paske pas në gjirin tënd, sa këlyshë të bindur të ish-Jugosllavisë, që ju qan ende zemra e shpirti për Titon dhe Jugosllavinë e Titos!
Sot, i bindur nga ç’po shoh e ç’po dëgjoj dhe me plot gojën e them se, edhe PDK-ja është një LKJ e re, e bindura e Serbisë, më keq se LDKaka, ku edhe aty janë futur e mbledhur gjithë llumi i shqiptarëve shqipfolës, vetëm me disa përjashtime fare të vogla. Dhe këta pushta, idealistë mafia, tani kanë pushtet absolut, me privilegje të padiskutueshme, me xhipa të zinj, me dy a tri gra, vila e banesa si po m’i do...janë bërë të fuqishëm dhe nga leckamanë e të varfër, janë pasuruar bollshëm...brenda natës janë bërë milionerë!!!E kanë harruar fjalën patriotizëm, luftë, atdhe, komb, shqiptari, Shqipëri, Kosovë...Për këta horra këto fjalë janë të dala mode!?!
Dhe sot nga ky soji i lig, je i nderuar dhe i lavdëruar, vetëm në se je hajdut, vjedhës, në se e vjedh popullin e vendin tënd, në se je kurvar, nëse gënjen, në se je kriminel, i pa moralshëm, në se je kundër atdheut tënd, në se je tradhëtar e spiun i të huajit, atëhere je “burrë”!?…Ooo sot këtë lloj njeriu, sojin e majmunit e duan edhe të huajt se, iu bëhet shtrues i tyre. Vetëm të huajit i përkulen deri në gjunj, e nderojnë...e respektojnë vetëm në se kanë interes...dhe...e quajnë të mençur, të zgjuar, të aftë e të zot!?!...
Atë, që duhet nderuar në të vërtetë, patriotin, atdhedashësin, njeriun me karakter e moral të lartë, të ndershmin e quajnë të pavlerë...budallë, të pamend...o lere atë se, nuk merrë vesh fare, nuk di asgjë!...E emëra të tillë i vishen atdhetarëve patriotë, që me shumë përpjekje sakrifica e luftë të armatosur e çliruan vendin! Po po, ata i quajnë të paaftë, sepse të ndershmit nuk dinë të vjedhin, të gënjejnë, nuk kanë ditur të spiunojnë te shkjau i zi e tek shumë armiq të llojllojshëm!...E sot për fat të keq është mbushur vendi im me njerëz të tillë llumhane…që mburren për bëmat e tyre siç mburreshin, kur i shërbenin serbo sllavizmit fashist…
Sot një anëtar i PDK-së, edhe pse ka qenë udbash, me rrënjë e degë, apo ka qenë kundër LPK-së e UÇK-së, duke qenë servilë e sahanlëpirës, shërbëtor i bindur i çdo regjimi, ka më shumë autoritet se, një invalid a veteran i luftës, e lere më nga një atdhetar e patriot i ndershëm, që gjithë jetën e ka shkrirë për atdhe, komb e shqiptari!!!
Ç’po ndodh sot në Kosovë, 15 vjet pas luftës së UÇK-së?! Së pari dhe më e paturpshmja nga qenveritarët tanë, nga PDKakistët, që kanë në dorë frenat e këtij palaço shteti, një fyerje e madhe sa s’ka ku shkon më, që iu bëhet idealistëve atdhetarë, të cilët punuan, vepruan, u aktivizuan dhe luftuan pa hile, sakrifikuan, pa ju dhimsur asgjë, pa kursyer as jetën për Kosovë e popull! A ka gjë më të rëndë se, të shkelësh mbi gjakun e dëshmorëve, mbi gjakun e bijëve e bijave të kësaj toke, që u vranë e u torturuan në burgjet e Jugosllavisë titiste, e atyre, që humbën pa nam e nishan e u tretën diku, nëpër varreza masive?..
...E udbashët titistë janë më të kënaqur, se kushdo tjetër...jetojnë bukur e të qetë, shëtisin për qejfi, si triumfatorë, krah për krah me “idealistët e rrejshëm” e me turli malukati, që mbiu mbas lufte, në këtë tokë të zhuritur nga luftërat për liri e pavarësi!?
...Po vallë kjo është ajo që dëshiruam, ajo për të cilën luftuam?! Kjo është Kosova jonë, jeta, liria, pavarësia, që i ëndërruam??!...Mirë e ke thënë o KONICA YNË, po kujt ja ke thënë o burrë?!
"Ajo që na shquan neve, shqiptarëve, është se pësimet nuk na bëhen mësime. E harrojmë të shkuarën me një frazë të ndyrë “ç’i gris t’ëmën”, dhe biem prapë në grackat e para. Me këtë mentalitet nuk do mundim kurrë të bëjmë një shtet serioz.Sa kohë që ne besojmë edhe kur na thonë se, fluturon gomari, le të mos presim ngritjen tonë sociale dhe politike."

FUND

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 1,683 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi