Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Inovatorët e parazitizmit
Publikuar më 06 shkurt, 2015 në orën 19:24 ( ) Agim Vuniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Azilantët e deridjeshëm qeveritarë kritikojnë qytetarët azilkërkues të sotëm

Skenat e përditshme të lëshuarjes së vendit nuk jane vetëm ikje, largim për një jetë më të mirë, janë zë proteste, zë mallkimi kundër elitës së politikuc..kuc...kuc...kucëve, të cilët ua zaptuan vendin, politika zyrtare ka degraduar natyrën, pasurinë dhe nga qytëtaret ka krijuar skllavë të dëgjueshëm, të varur, me grada ushtarake e shkencore, pa profesion, ka instaluar gjysëe analfabetët në administratën shtëtërore, të cilet dijnë të pijnë kafe dhe të dëgjojnë eprorët e paaftë, ka krjuar policët partiakë të cilët kethejne kokën në anën e kundert të vendkrimit, apo alarmojnë shkelësit e ligjit para ndonjë akcioni të paraprë, të cilët gostiten ditën dhe natën nga duart e pista të kriminelëve...

Largimi nga Kosova nuk është nënshtrim, por protestë e hapur kundër politikës së ngadalshme, të shfarosjes masive të shqiptareve, atyre nuk u intëreson sistemi efikas shendetësor i popullatës, sepse përmes tij plackisin popullin, ndërsa familiaret e tyre i ëergojnë jasht vendit për sherim, nuk iu intëreson as arsimimi i mirë, ngaqë janë vet të pa arsimuar, janë vetëm përfitues "patriotizmi" të gradave të meritokracisë shkencore, ndërsa fëmijtë i dergojnë jasht vendit, duke iu dhënë jo vetëm bursa studentore...,por ata kaëe blerë edhe pasuri të paluajtshme jasht vendit, edhe në SHBA. Të larguarit janë zë proteste kunder kolerës së bardhë të nenshtrimit dhe të pamundesisë per të reaguar ndryshe

“Filozofët” e brengosur…

1). Një pjesë e "filozofëve" kosovarë kanë shpikur formulën e spjegimit të ekzodit masiv të shqiptaro-kosovarëve, se ky është test për liberalizimin e vizave, kinse ata të cilët janë shpërngulur tash do të privohen nga ajo e drejtë, harrohet se shumica e garniturës udhëheqëse në Kuvend, por edhe në qeveri kanë qenë azilant, kryeministri aktual në Gjermani, ndërsa zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtën në Zvicër, ata kanë dosjet e tyre të gjata intërvistuese para organeve të shteteve që u përmendën, edhepse policia zvicerane veçohet nga shtetet tjera, jo vetëm që nuk është anëtare e BE-së, por në përbërje të Policisë së rregulltë ka edhe Policinë për të huaj. çështja është që të shperngulurit nuk kanë shkelur ligjin, ngaqë ata janë paraqitur si azilant, ligji do të shkilej poqëse ata nuk do t’ishin lajmëruar në zyret e shtetit,ku ata janë shpërngulur, apo eventualisht do të tëjkalonin kohen e qendrimit të paraparë, nëse kanë qenë të paisur me vize adekuate... Ndërsa cështja e liberalizimit të vizave është plotësim i standardeve nga qeveria e vendit, të cilat i ka përcaktuar BE-ja, njëra ndër problemet që ndërlikon situatën është. 5-ja në kuadër të BE-së, e cila nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës...

2). Problemi i ekzodit masiv, apo shpërnguljes së shqiptareve në BE, është problem më i rëndë sesa paramendohet, nuk eshtë vetëm ikje. Të gjithe këta të larguar në intërvista do të deshmojnë drejtperdrejtë për krimin e organizuar në Kosove, vjedhjet e shumta, procesin banditesk të privatizimit, procesin zgjedhor, votat e vjedhura, ngase BE-ja ka investuar shumë në Kosove, kanë shpenzuar taksat e qytëtareve të vet dhe si kundershperblim kanë pranuar raporte të shtrembëruara dhe të fabrikuara nga qeveria e Kosoves dhe ajo e EULEX-it.

3). Një shumicë dominate ka humbur edhe ashtu pasurinë, para shpërnguljes, ka hyrë në obligime bankare, me intëres të lart komercial, kanë qenë të implikuar në mashtrimin masiv të lojërave të kurdisura të fatit, të pa kontrolluara, nën hije të cilave ëendrojnë njerezit e fuqishem të lidhur me politikën, avokat të njohur dhe policë...

4). Gjendja e vështirë ekonomike ka detyruar njerëzit dhe bizneset të kapen nga sistemi i fajdeve, që ka implikuar njerëz nga politika, avoketër, referent gjykatash, policë..., janë të njohura rastet që familje të medha udhëheqin krimin, në mesin e tyre ka njerëz me ndikim të punësuar në polici, anëtare të të cileve kontrollojnë krimin, njëri vella pronar bordeli, tjetri polic, i treti politikan, e kështu me radhë, por ata janë edhe donatorë nëper parti politike.

5). Nëse në Kosovë nuk aprovohet ligji për preardhjen e pasurisë, së pari të klasës politike, atyre në Univerzitet, në Gjykata etj., atëhere shteti i Kosovës do të falimentoj...

6). Realisht e tërë shoqëria kosovare është e implikuar në krim të organizuar, elita e fajdexhinjve dhe shumica e popullatës "skllav" të varur nga ata... Sistemi i krijuar është feudalist, dhe vendin e kanë udhehequr feudët primitiv, të paedukuar, të cilëve iu vie era spermë dhe djersë, të cilet ndërtuan sistemin e bordeleve dhe klubeve të natës, si dhe shitjen e mishit të gjalle të rejave shqiptare, vizitoni vetëm një mbrëmje lokalet ku dëgjohet muzika shqiptare dhe do të bindeni, kush janë pronaret e lokaleve dhe skllaveve të lakuriquara që punojnë ne to.

Mos puno dhe paguaju!

Vendi i punës së parlamentarëve per 7 muaj nuk ishte Kuvendi, por rruga dhe kafenetë, ata për të fituar pagat nuk ishin të detyruar të paraqiteshin në vendin e punës, 40 orë në javë, për të arsyetuar të ardhurat personale të paguara për mosparaqitje, realisht edhe nëse kanë pasur të drejtën ligjore të pagave-të paguhen, ata nuk kanë pasur të drejtën morale, për parazitizëm janë paguar, edhepse ata nuk dukeshin fizikisht, ata as që nënshkruheshin në vendin e punës për ardhje shkuarje, që mund të konsiderohen dëshmi për perfitim 70% i të ardhurave, po jo ata të përfitonin si realizues të planit 100 përqind..., ngase këta kështu bllokuan vendin dhe angazhimet tjera në Kuvend, të stafit civil dhe parkut të veturave zyrtare…

Parazitizmi i instaluar në kuvend…

Me çfarë të drejte moralizojnë se tash vendi i zgjidhjes së problemeve eshtë kuvendi jo rruga, por të njejtit ishin “rrugaqë” 7 muaj dhe për “rrugaqërinë’ e tyre në rrugë dhe paguheshin cdo muaj nga taksapaguesit shqiptarë..
Qytetarët e Kosovës gati patën humbur të drejtën të ankohen, ata me votën e falur kanë instaluar parazitët në krye të vendit, nuk është vetëm përgjegjësi e tyre falja e votës, çelësi është që ata nuk thirreshin në përgjegjësi para elektoratit, ishtë e pakuptueshme të paguhen parazitët pa u paraqitur në vendin e punës, bile së paku ata do të duhej të detyroheshin të paraqitën në vendin e punës, të bëjnë “check in” dhe “check out”, jo kështu të paguhen inovatorët e parazitizmit…

Zëri i munguar opozitar i popullit

Më në fund foli zëri opozitar i popullit në protesta, dhe ai zë dridhi të gjithe, u fitua betëja me vetvetën se pa bërë zhurme të madhe nuk të kupton askush, as vendorët, as ndërkombetarët, e drejta per t'u dëgjuar zëshem fitoi.. qytetarët janë ata që marrin vendime të rëndësishme si gjithëherë, jo dështakët e heshtur qe merrinn rroga, pa punuar gjë, vetëm duke ngritur gishtët dhe këmbët e leshura tatpjetë.. Vendi ka nevojë për zërin e fuqishëm të populllit, të minatoreve, të nënave qe na rikujtuan se femijtë e tyre nuk lindën per t'u masakruar dhe lëne pa u varrosur denjësisht, ato bëne këthesën, jeta vazhdon per t'u mos rikthyer aty ku ishim dje...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 715 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi