Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
RRETH SHKRIMIT,- KU ISHE TI, ADAM? NGA MEHMET KRAJA
Publikuar më 16 shkurt, 2015 në orën 01:00 ( ) Fadil Shyti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
("Mbi protestat, mbi migrimin, mbi zhgënjimin, mbi përgjegjësitë...").

Botuar: http://www.gazetaexpress.com/oped/ku-ishe-ti-adam-79276

REAGIM
Shkrimin e z, Mehmet Krajës e lexova me vëmendje. Ky shkrim qenka thikë me më shumë se dy tehe.
-Këtu, dua të bëjë ca përsiatje, reagimi lidhur me këtë shkrim të cilin veprimtari i orëve të para të ilegales shqiptare të Kosovës, Ibrahim Kelmendi me të drejtë e quajti, “bombardues dhe nihilist”...
”Për Shqipërinë, ditë të mira do të vinë,
lumë kush të rrojë e ta shohë zonjë”!
(Naim Frashëri).
-Mirëpo, gjatë leximit , në veçanti ,për lexuesit që e njohin autorin , nuk është zor të kuptohet ky zell i madh i Krajës, pse i hedhë këto “bomba molotovi” në shtypin e kohës.

Fillimisht, autori përpiqet të godas hapur çlirimtarët e UÇK.së, madje të gjithë dhe nga të gjitha krahët, gjegjësisht partitë ku janë të shpërndarë ata që, dikur ishin si SHQIPOT E SHQIPONJAT, ndërsa tani në demokraci të shpërndarë si qyqarët dhe qyqet e rremave;-prandaj, sot iu dha mundësia që, bukëshkalëve dhe bukëshkalave të atdheut shqiptar, të hedhin baltë mbi ´ta.
-Këtë e bëjnë pikërisht për faktin, sepse këtyre udhëheqësve mungoi vigjilenca, dituria dhe gatishmëria, për të vepruar të bashkuar; në mos në një parti të vetme, në aleanca apo koalicione partish edhe pas luftës, ashtu siç vepruan të bashkuar gjatë kohës nën robërinë sllavo-okupatore dhe gjatë luftës.
-Kështu, të ndarë, “pikë e pesë” në parti e partiza tashmë, jo të gjithë janë në pushtet, jo të gjithë janë devijatorë, jo të gjithë janë hajna, jo të janë kriminelë, jo të gjithë janë arrivistë, jo të gjithë janë anarkistë në veprimtari politike dhe jo vetëm politike, për më tepër dihet botërisht që, jo të gjithë janë renegatë dhe si për pasojë jo të gjithë j janë puthadorë të pacifizmit , konkretisht të pjellës së keqe të LKJ.-së që nga i pari i tyre “presidenti historik”, Ibrahim Rugova për të vijuar më tutje gjer te besniku i denjë i Rr. Morinës, Isëhashimi.
-Mehmet Kraja, kur e paska shkruar këtë shkrim, paska qenë i dehur nga “shlivovica” ,i ndier ashtu keq pas disfatave si duket e paska humbë durimin dhe ndaj “kryezotit e kryezonjës”, prandaj me një stil thellësisht dinak që e karakterizon “ashtu nëpër tesha” e godet edhe ideatorin e tij të rinisë, LKJ-n, -alias LDK-n, duke i radhitur , theksuar e vajtuar të gjitha prapakthimet kombëtare shqiptare, që kaloi dhe po kalon në situata të ndryshme shoqërore historike, Kosova jonë, të cilave fatkeqësisht që, prej fillim viteve 90-ta, iu ka prirë kjo pasardhëse e denjë e një partie titiste e regjistruar në Beograd, së ciklës ky z, Kraja i ka shërbyer me aq devotshmëri.

-Unë, z, Mehmet Krajën e kam takuar vetëm njëherë, ishte viti 1990-të, kur ai erdhi në Mitrovicë, në cilësinë e anëtarit të Kryesisë së LDK-së, bashkë me profesorin tim të letërsisë për fëmijë në UP, Ali Aliun; në një mbledhje të LDK-së.
Atëbotë, mbase dhe ndodhi “gabimi fatal”, kur Lëvizja Popullore e Kosovës, ( LPK-ja), vendosi të qëndronte më tej në ilegalitet e tëra,-e, jo t´i nxirrte hapur letrat nga sirtarët e saj, të organizonte popullin, të dilte hapur në skenën e pluralizmit të vepronte me dy taktika:
a. të kishte krahun “pacifist” të saj, ta merrte situatën politike në dorë, si udhëheqëse e masave të gjëra popullore, për të ecur më tej në hapat drejt çlirimit.
b. u tregua “dorëlirë”, udhëheqjen dhe anëtarësinë e saj e angazhoi në terren, jo si parti më vete,–por vullnetarisht “u shkri” dhe udhëheqjen e masave të gjëra popullore hapur e mori LDK-ja.
Ashtu u vendos, ashtu u tha, ashtu u bë!
Shumë veprimtarë të devotshëm të saj pasi kishin dalë nga burgjet e morën punën në terren goxha me zell të anëtarësuar në LDK, siç dihen nga populli, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Jakup Krasniqi e shumë veprimtarë të tjerë, duke u përpjekur t´i shërbejnë lirisë së Kosovës i bëmë goxha ca shërbime djallit të LDK-së, Ibrahim Rugovës, derisa ai më në fund i ndoqi si plangprishës “të shtëpisë” !!!....
Pra, duke u bazuar nga kjo ndihmë e madhe , LDK-ja u fuqizua, bëhej sikur, po i digjej “xhani” për lirinë e Kosovës, por në fakt i digjej shpirti për përfitimet milionëshe prej popullit të saj, -kujtoj këtu 3% prej të cilit fitoi më shumë se askush tjetër personalisht, Ibrahim Rugova dhe vartësit e tij të devotshëm, duke përrallosur “rezistencën gandiane” ; por në fakt shkuan gjer në shkretërim-dorëzim, kur ranë në prehrin e Sllobodan Millosheviçit.
-Tash, po i rikthehem takimit aty, me z, e pispillosur, M.- Krajën; aty ishim rreth 20 veta, filluan diskutimet, dikush “thumbit dikush patkoit”, –u bënë ato vajtimet tona pacifiste të asaj kohe, të politikës ditore, allë rugoviane; kur papritur u dëgjua një zë burrëror, që fliste me një maturi prej punëtori të devotshëm, proletari –që, “larg qoftë”, Mehmet Krajës, ai njeri tash mos iu kujtoftë në ëndërr,-apo së paku “uroj” që M. Kraja të mos e lexoj shkrimin tim; sepse fort po druaj do të më mallkojë” me epitetin,
“ intelektual proletar”, për vete, mbase s´e kam hallin shumë, sa për faktin që, mallkimi i tij e “ dëmton”, VV, -pra organizatën, së cilës i takoj si veprimtar që prej kohës kur doli hapur kundër bisedimeve me Serbinë dhe miqtë e saj ndërkombëtarë, me parullën e njohur : Jo negociata-Vetëvendosje!
-Mursel Haziri, e kërkoi fjalën, organizatorët e mbledhjes ia dhanë.
Minatori atdhetar i devotshëm, i njohur, në tërë Kosovën dhe më gjerë,–i cili në vitin 1989 u dëshmua guximtar dhe i zgjuar në grevën e minatorëve të Trepçës, me maturi e dituri në debat thellë atje në horizontet e Trepçës, me kroatin, Stipe Shuvarin njërin nga udhëheqësit e ish-Jugosllavisë, të cilit ia tha të gjitha arsyet e plota –pse Ay me shokë ishin hedhur në grevë. Mursel Haziri, pasi i përshëndeti pjesëmarrësit dhe mysafirët e LDK-së, që kishin ardhur nga Prishtina; midis tjerash tha: “Ju mor z, të LDK-së, po na flisni se, Serbia po na rrahë, po na i ndalon shkollat të mësojnë me programe të gjuhës shqipe, na i mbylli fabrikat, kombinatet, uzinat, e ndoqi madje edhe policinë e Kosovës nga vendet e tyre të punës – të gjithë që nuk iu bindëm regjimit të saj fashist; po na e sulmon e ndalon, Flamurin Kuqezi ,–jo vetëm në institucionet tona fiktive; por edhe në dasma; po, ne a ishim në dy greva dhe u pa se u mashtruam, a pak ka bërë ky popull demonstrata?! -Pra, të gjitha këto i bëmë me rezistencë paqësore, por siç po shihet, Serbia s´po donë me ndie- prandaj, leni ju llafet e këto tepihë ku po shëtisni, brenda e jashtë Kosovës, ku po kërkoni kancelarive të huaja liri!!! – dijeni mirë se, shkaju për hatër të askujt, -lirinë s´na e falë me lutje,-por, të bashkohemi e të përgatiteni popullin si duhet me armë që, Serbia mos t´na zë në befasi,-se qe besa, atëherë do t´na masakron,-sa s´ka, zi e më zi”!
-Pas fjalës së tij díkush nga organizatorët e mbledhjes pyeti: hë, si mendoni, a jeni dikush përkrahës të Murselit, për këto çështje që i shtroi, si ca më ndryshe....?!
-E kam kërkuar fjalën, -pasi ma dhanë;- pas përshëndetjes, pa u zgjatur shumë, -por me ca argumente bindëse konstatova se; liria nuk falet, por fitohet me gjak; duke theksuar qartës se, - i përkrahi mendimet e minatorit largpamës, si ide shumë të qëlluara..., -pas meje e morën fjalë dhe dy veta (mjerisht, s´më kujtohet, sepse nuk i njihja kush ishin; -por edhe ata u solidarizuan bashkë me ne.
-Pastaj, e morën fjalën, folën, Ali Aliu dhe Mehmet Kraja, duke rrëfyer për “sukseset” e LDK-së, nga shëtitjet e Kryesisë së saj nëpër botë!!! Ata, theksuan se:”Europa është shumë e preokupuar për gjendjen në Kosovë, Europa dhe bota, do t´ na shpërblejnë për këtë durim e të tjera gjepura,-lutjeje, “dovë” të stilit, të papëve të Vatikanit, apo të hoxhëve nga Stambolla: “Zoti ju ndihmoftë”! Ne, thoshin ata –po përpiqemi për mirë, por LDK-ja, nuk merr përgjegjësi, për ato çfarë mund t´i ngjajnë popullit tonë”.
- Ja, shiheni sa “besnikë” ndaj popullit dhe sa “armiq”, - tregoheshin nismëtarët e durim-turpit, përballë Serbisë armike, Ibrahim Rugova-Ali Aliu, Mehmet Kraja & CO.
-Tash më tej do të përpiqem të japë mendimin tim rreth këtij shkrimi të ndarë në katër pjesë ; shkrim helmues, shkrim me shumë pompozitet prej një të “dështruari” të “viteve të humbura”, që e sheh Kosovën tonë vetëm në një optikë tejet mjegulluese, bardhë- si vet flamuri i tij i bardhë!
Në pjesën e parë dhe të dytë të shkrimit, autori me të drejtë i nxjerrë në pah shumë paudhësi dhe prapakthime të popullit tonë, kryesisht të partive simotra të LDK-se¨, PDK-së, AAK-s, dhe të UNMIK-ut, EULEX-it dhe të OJQ-ve, si mashtruese të denja të interesave të Kosovës.-
Po, duke u thëlluar më tej -në përroskën e turbullt të ideve neo-pacifiste të kamufluara titiste, për faktin që "përroska" e cekët e tij, e tradhton sekretin e tij, autorit ia zbulon jo vetëm gishtin e madh; (dinakërisht sipas tij krejt është në rregull), pra, sikur autorit fanatik , në stilin e shkrimtarit, Faik Konica , ish–ministrit të Ahmet Zogut; i cili “ka lënë nam” me pesimizmin e tij ndaj popullit tonë, kur shkruane:
“O zot, shpëtoje Shqipërinë nga shqiptarët”!!!-Duke u lutur për këtë, i harronte të gjithë armiqtë e saj,-po, sipas kutit të tij,-sikur e keqja më e madhe Shqipërisë i vjen nga shqiptarët!!! -E të tjera broçkulla disfatiste; pra, edhe Mehmetit , sikur i pëlqen kjo lloj ideje për këtë gjendje dhe konstaton sipas kutit të huazuar prej tij, anipse titullin e paska huazuar gjetkë, -pra del me konstatimin e mjerë se: në Kosovë, nuk paska idealistë!!!
Z, Mehmeti “harron” dhe nuk e pranon me sinqeritet ,–mua kjo aspak s´më habitë, sepse ky derëzi nuk i takon sojit të njerëzve të sinqertë; këtij ia them troç se, për të gjitha çështjet e parapakthimeve tona, në historinë e re, nga të gjitha aspektet, fajtorë ishit dhe jeni ju në radhë të parë; duke thekuar faktin që, kurdoherë kishte, ka dhe do të ketë idealistë dhe idealiste, atdhetarë dhe atdhetare, çlirimtarë dhe çlirimtare,–të mendimeve dhe të veprimeve të guximshme, të ditura, të lira; njerëz të ndershëm, intelektualë të pavarur gjer në fitoren e plotë të ribashkimit të Shqipërisë, e të bërjes së saj, shtet me sovranitet dhe të përparuar.
Në pjesën e tretë të shkrimit, autori deklarohet hapur se ku e paska hallin e sëmurjes së tij borgjeze reaksionare, e tregon panikun, ku e paska frikën e madhe, pra, del te “demaskimi” i VV, që sipas tij qenka, Lëvizje Revolucionare!!!
Aspak, nuk pretendoj të ta heqë këtë drojë, mor z i mjerë!
-Ti, si letrar, “ i moderuar”, që vjen nga shkollat e Kumrovcit, druaj, e paske harruar,- çka do të thotë fjala e bukur shqipe, revolucionar/e, -prandaj, duke përdorë Fjalorin e Gjuhë Shqipe, është mirë të ta kujtoj:
REVOLUCIONAR m.
1. Ai që merr pjesë gjallërisht në një lëvizje ose luftë revolucionare; ai që i kushtohet tërësisht çështjes së revolucionit. Revolucionar i madh (i vërtetë, i shquar, i vendosur). Revolucionar profesionist. Revolucionar proletar. Çerdhe revolucionarësh.
2. Luftëtar i paepur dhe i vendosur për ta çuar deri në fund çështjen e klasës punëtore dhe të partisë së saj në çdo fushë të jetës. Revolucionar i vendosur (i paepur, i vërtetë). Shpirt revolucionari. Të mendojmë, të jetojmë dhe të punojmë si revolucionarë!
3. Ai që bën një kthesë rrënjësore në një fushë të dijes, të prodhimit, të teknikës, të artit etj.
REVOLUCIONAR mb.
1. Që ka për qëllim kryerjen e revolucionit, që çon në revolucion; që bëhet sipas parimeve dhe kërkesave të revolucionit; i revolucionit. Lufta revolucionare. Lëvizje revolucionare. Forcat revolucionare. Situatë (gjendje) revolucionare. Rrugë (zgjidhje) revolucionare. Shndërrim revolucionar.
2. Që mbështet e përkrah revolucionin; që ka ose që shpreh idetë e revolucionit, që përshkohet nga fryma e revolucionit; që është për revolucionin. Klasë (parti, organizatë) revolucionare. Popull (brez) revolucionar. Çerdhe (vatër) revolucionare. Demokrat revolucionar. Teori (praktikë) revolucionare. Letërsi (këngë, muzikë) revolucionare. Art (shtyp) revolucionar. Botëkuptim (mendim) revolucionar. Edukim revolucionar. Përmbajtje revolucionare.
3. Që është vendosur nga revolucioni, që ka dalë nga revolucioni, që i shërben revolucionit. Pushtet revolucionar. Qeveri revolucionare. Këshill (komitet) revolucionar. Diktaturë revolucionare. Ligje revolucionare. Gjykatë revolucionare.
4. Që është veçori dalluese për revolucionarët; që është i paepur dhe i vendosur deri në fund. Qëndrim (shpirt) revolucionar. Ndërgjegje (frymë, vendosmëri, sjellje) revolucionare. Kritikë (autokritikë) revolucionare. Hov revolucionar. Vetëmohim revolucionar. Stil revolucionar. Metodë revolucionare. Përshëndetje revolucionare.
5. Që sjell ndryshime rrënjësore në një fushë të caktuar, që ndryshon rrënjësisht diçka duke e shpënë shumë më përpara; i guximshëm. Kthesë revolucionare.
-Pra, shikuar sipas këtyre ideve dhe veprimtarive; VV- me në krye Albin Kurtin, gjatë këtij dhjetëvjeçari të zbatimit të teorisë dhe veprimtarisë së saj të pandërprerë heroike në Kosovë, qenka me të vërtetë Organizatë Demokratike Revolucionare.
-Po, nëse qenka e tillë, vallë kë e paska penguar dhe kë po e pengon kjo?!
Natyrisht, i ka penguar dhe po i pengon fort,- të gjithë kundërrevolucionarët, anti-demokratë, të brendshëm dhe të jashtëm.
-Nëse e shohim teorinë e saj revolucionare demokratike, të gërshetuar e të zbatuar me besnikëri, veprimtarinë e saj në terren, që prej fillimit të betejave politike, VV ishte dhe mbeti luftëtare e denjë, e pa lëshime (kompromise) përballë kësaj klase politike dhe asaj ndërkombëtare në mbrojtje të çështjes së Kosovës në veçanti dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi e si tërësi.
-Pra, po e theksoj që VV, më së miri i qëndroi dhe po i qëndron besnike pikës 5 që thotë: Organizatë ( nënvizmi im): 5. - Që sjell ndryshime rrënjësore në një fushë të caktuar, që ndryshon rrënjësisht diçka duke e shpënë shumë më përpara; i guximshëm. Kthesë revolucionare.
-Nëse populli i Kosovës, do të kishte në ballë të udhëheqjes së shtetit të Kosovës, flakadenen VV, pa as më të voglin dyshim konstatoj që; Kosova, do të kishte siguruar me kohë sovranitetin, zhvillimin ekonomik, ushtrinë, drejtësinë që do ta kishte respektuar me ligje nga të gjithë dhe në shërbim të të gjithëve; barazinë , Flamurin Kuqezi, Kushtetutën e saj që, nuk do ta pengonte t´i ribashkohej shteti amë-Shqipërisë; nuk do ta kishte mbi kokë si shpatën e Demokleut, Rezolutën 1244, nuk do ta kishte këtë papunësi të madhe, nuk do të ikte populli i saj nga kjo varfëri e tejskajshme; VV, me kohë e ka paraqitur para popullit programin e saj të zhvillimit për të gjitha aspektet e bërjes shtet të përparuar; por injorantëve të tipit M. Kraja as u shkon mendja ta njohin, as ta shohin të vërtetën në sy; prandaj krejt mendje lehtësisht thonë: VV-ja, s´ka program!!!
-E them gjithashtu me bindje të plotë, i bazuar në fakte që tashmë pothuajse të gjithë të interesuarit i dinë që, sikur VV të ishte në ballë të shtetit të Kosovës;
Serbia, nuk do të kishte gëzuar asnjëherë dhe kurrë privilegje të tilla–si këto dialogjet maratonike, stihike, disfatiste për ne shqiptarët nëpër Europë nga kjo klasë politike dhe qeveria e Isëhashimit që me papërgjegjësitë e tyre me servilizmat e tyre,–me rrugë diplomacinë e tyre të pakrye;
-VV, nuk do t´i lejonte këto krime turpe,!
VV popullit, nuk do ia jepte kurrë këto udhët e tmerrshme të mërgimit.

Z, Mehmet Kraja dhe të gjithë ata që po mendojnë se LDK-ja e Isës paska përparuar Prishtinën, ndërsa VV-ja me Shpendin e paskan lënë prapa- shiheni veten në pasqyrë, mos po përçudnoheni nga urrejtja që, kjo VV me Shpendin, ”Ua hoqi tortat nga goja”, pas ikjes nga pasqyra, shiheni , dramën ”Dy krisma në Paris” aty, ju e gjeni veten më së miri; se, kush jeni ju lëpirësit e tortës...
-Ndërsa, sa i përket pjesës së pikës 4,-pjesërisht ju z, Kraja keni drejt-kur i demaskon gjithë ato abuzime dhe pabarazi shoqërore; por jo-nuk ke drejt kur askund nuk e sheh shtegdaljen, prej ku e ka futur kjo klasë politike dhe ”akademike kosovare”, Kosovën dhe popullin e sajt ë shumëvuajtur.
Jo, mor z, njohës i “thellë” i luftës speciale, sipas motos, “kundër të gjithëve- për t´i fundosur të gjithë!...
Mos harroni!
-Kosova, dhe viset shqiptare, kanë përjetuar gjatë shekujve tragjedi nga më të tmerrshmet,-pra edhe plagën e rëndë të HEMORRAGJISË,-siç kjo e “SHPËRNGULJEVE BIBLIKE”, por Kosova dhe viset tjera shqiptare,-nga dallgët detare të historisë së vjetër e të re, megjithatë kurdoherë kanë dalë ngadhënjimtare; ne, nuk ishim as jemi jetimët e Ballkanit.
Shqipëria jonë, ishte dhe do të jetë fanari ynë i ndritur, si PANTEONI,-kurdoherë andej do ta kemi busullën drejt ardhmërisë sonë të ndritur si komb dhe si shtet i ribashkuar në Ballkanin e trazuar, jo për fajet tona, por për fajet e imperialistëve të vjetër e të rinj dhe të sahanlëpirësve të tyre shqipfolës.

13. Shkurt. 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 1,416 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi