Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gëzuar Pavarësia Besim Hasani, Majlinda Kelmendi dhe ju sportistë të Kosovës!
Publikuar më 21 shkurt, 2015 në orën 10:16 ( ) Agim Vuniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kam shpresuar që në këtë përvjetor, por edhe të tjerët që do të vijnë pas do të shkonin në drejtim të shembjes së murit, kufi, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, se do të ketë investime të përbashkëta reciproke, se do te ketë konsulta dhe projekte konkrete në mes të dy vendeve, se politikat doganore do t'i përshtaten njëra tjetrës, se do të ketë burzë te perbashkët punësimi, se do të formohet Liga e përbashkët në sport..., se do të formohet Univerziteti i përbashkët i sporteve sipas standardeve evropiane, për të gjithë shqiptarët, por nuk kam pritur të ndodhë kjo që ndodhi më 2015, se do të shembet muri me Serbinë, askush nuk ka pritur, edhe po ta kete qëllim final Gjermaninë dhe shtetet perreth... Historikisht ky eshte dështimi me i madhë qeveritarë dhe qytetarë, në njërën anë qytetarët e shihin si pengesë-armik i realizimit të interesave të tyre, ndersa qeveria i shikon ata si shkelës të ligjit, të cilët po kaluakan kufinjtë ilegalisht, asnjëra palë nuk pranon gabimet, edhepse ky migrim i përmasave të tashme është shumë më i rëndë se ai i largimit-dëbimit në stepet e Anadollit, produkt i Marrëveshjes xhentëlmene Stojadinoviq-Ataturk, apo ai i mëvonshemi Rankoviqian, i viteve të 50-ta, të 60-ta.., i shpërmguljes së dhunëshme, me fluks herë të shtuar herë në renie, ai i viteve te 70-ta dhe te 80-ta ne SHBA, derisa ai tjetri në Evropë ishte me i organizuar, me viza pune, duke vazhduar ai i viteve te 90-ta, pastaj ai i pasluftes etj. Por si ndodhi ky fluks i projektuar dhe kontrolluar nëpërmes Serbisë nuk ka ndonjë spjegim nga Qeveria e Kosovës, e cila nuk pati guximin shtetëror të ndali largimin, athua pse? Kështu dështoi shteti dhe institucionet e tij, sepse nuk kishin autoritet në popull, e lane vendin 7 muaj në lojë "tërhiq e mos këput" me parlament të boshatisur, me 'loken' e Kuvendit e cila stoikisht degjonte urdhërat e liderit të saj, e opozitës e cila nuk kuvendonte me qytetarët në vende të mëdha publike, por ne mes vete, e Gjykates Kushtetuese e cila zvarriste krizën konstitucionale në vend, e presidentes e cila priste lajmet nga kryeministri në largim 7 mujor. Pyetja është kush kujt duhet t'i urohej pavarësia. Të vetmit ata që e kanë merituar kanë qenë sportistët e Kosovës KON-i i kryesuar nga Besim Hasanai së bashku me ministrin e sportit Memli Krasniqin dhe Majlinda Kelmendit, ata ishin te vetmit qe merituan urimin.

Gëzuar sportistë dhe punetorë sportiv të Kosoves Pavaresia! Gezuar Pavaresia 2015, ju jeni krenaria e Kosoves!

Letra e presidentit amerikan, Barack Obama

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadori i SHBA pranë OKB përmend pranimin e KOK në KON si të arritur të Kosovës. Në urimin e Obamës dhe zonjes së parë drejtuar Presidentes Jahjaga, thuhet: "Mirëpresim konkurimin, krah per krah, me atletët e Kosovës në Lojërat e ardhshme Olimpike"...

E udhëheqësitë e Kosovës harrojnë të permendin këtë të arritur!A thua pse? Jane këshilltarët pa pervojë!? Apo, ata që kryen punë dhe dhanë çdo gjë nga vetja duhet të nëpërkëmben, çfarë logjike provinciale është kjo, kur do të vlerësohen njerëzit sipas meritave të tyre!? Për mua më meritorët në këtë 7 vjetor të pavarësisë janë sportistët, KOK-u dhe kryetari i KOK-ut Besim Hasani, keta janë heronjtë e vërtetë të Kosoves, këtë e thonë presidentët e vendeve më të fuqishme në botë, por këtë nuk e thonë liderët e Kosovës, duke përfshirë presidenten e vendit, kryeministrin, kryekuvendarin...athua PSE!?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama e ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në urimin e Presidentit Obama thuhet:

E nderuara zonja Presidente,

Me rastin e shtatë vjetorit të Pavarësisë, më 17 Shkurt, ju shpreh urimet e mia juve dhe qytetarëve të Kosovës. Çdo vit, vazhdoj të impresionohem me përparimin e Kosovës si një demokraci sovrane dhe shumetnike. Zgjedhjet historike parlamentare në qershor ia kanë dëshmuar botës përkushtimin e Kosovës për proceset demokratike në të gjithë vendin. Ju përgëzoj për lidershipin dhe këmbëngulësinë në punën tuaj me udhëheqësit partiakë gjatë procesit të zgjatur të krijimit të qeverisë. Mirëpresim dhe plotësisht mbështesim integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. Ne mirëpresim konkurrimin, krah për krah, me atletët e Kosovës në Lojërat e ardhshme Olimpike. Ne gjithashtu e vlerësojmë mbështetjen e vendit tuaj për koalicionin ndërkombëtar kundër ISIL dhe përkushtimin tuaj të fuqishëm për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, një nga prioritetet kryesore të administratës sime. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e saj.

Sinqerisht,
Barack Obama

Dita e sportistit, dita e olimpizmit

Dita e njohjes së KOK--ut nga ana e KON-it duhet të futet në kalendarin e festive më të rëndësishme të karakterit kombëtarë, ngase data e pranimit të KOK-ut është shënuar ndërkombëtarisht edhe në kalendarin historik të KON-it. Dita e olimpizmit shqiptaro-kosovare ka marrë formën zyrtare dhe do të ndihmojë dukshëm procesin e njohjes dhe pranimit ndërkombëtarë të Kosovës, kjo ngajarje është shumë më domethënëse se 7 milionshi i harghuar nga Qeveria e Kosovës për Saatchi@Saatchi, që kishte për qëllim ngritjen e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe tërhjekjen e investimeve të huaja. A ka investim më të mirë dhe më profitabil se ndërtimi i fushave sportive dhe investimi në sport, si lëmi e perspektivës së re të të rinjëve dhe hapjen e shumë vendeve të reja të punës. Sa bukur, në sportin ndërkombëtarë do të masin fuqinë dhe do të garojnë dy shtete vëllazërore Shqipëria dhe Kosova, pse pra spoërtistët mos ta kenë ditën e tyre në kalendarin e festive kombëtare, Dita e sportistit, njëjtë si dita e mësuesit duhet të shndërrohet në festë të përbashkët nacionale, çfarë rëndesie ka “Darka e Lamës’, në krahasim me "Ditën e sportistit", kurrëfare! Prandaj sportistët duhet të luftojnë të realizojnë atë të drejtë, duke e sponzoruar në dy Kuvendet, në atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës, atë nuk ua fal kush pa ngulmuar ata. Padyshim merita më e madhe per pranimin e Komitetit Olimpik te Kosoves ne Komitetin Olimpik Nderkombetar i takon Besimi Hasanit. Gëzuar pavarësia Besim Hasani, presidentit e Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe Majlinda Kelmendi sportistja numër një në xhudon botërore, Gëzuar!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 806 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi