Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Eksodi një tragjikomedi në kërkim të shpresës
Publikuar më 21 shkurt, 2015 në orën 10:32 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Eksodi i kosovarëve mori përmasa shqetësuese e cila preku imazhin e Kosovës si shtet, miqve të Kosovës dhe shqiptarët kudo që gjenden. E quajtën eksod, tragjikomedi, emigrim, ikje masive, lojë e fshehur etj. Vetëm dy muajt e fundit u larguan mbi 60 mijë njerëz. Austria është njëra nder vendet ku kosovarët tani zënë vendin e dytë si azilkërkues pas sirianve. Rreth kësaj morëm disa opinione

Abdullah Abdullahu, ekonomist dhe veprimtar
Shkaku i migrimit
Tani kur Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur i njohur nga më shumë se 100 vende të botës. Është absurd i llojit të vet një migrim i përmasave të tilla. Trajtuar nga prizmi i gjendjes ekonomike në të cilën po kalon vendi ynë si dhe angazhimi apo mos angazhimi i atyre që janë zgjedhur (votuar) të drejtojnë këtë vend ! Paaftësia, mospasje dije për funksionimin e shtetit dhe ndërtimit të një sistemi adekuat ekonomik i cili i përshtatet mentalitetit dhe bazës materiale të vendit, popullit të saj, është zanafilla e këtij problemi. Burimi i këtij migrimi në këto përmasa është domosdoshmërisht, mosekzistimi i një sistemi te qëndrueshëm ekonomik që garanton barazi sociale. Qeveria e shkuar dhe kjo e tanishmja erdhën ne pushtet pa një program adekuat që garanton një zhvillim të duhur ekonomik ku njerëzit mund të ndërtojnë perspektiven e tyre për të jetuar në këtë shtet, këto qeveri erdhën në pushtet për të siguruar interesat e tyre grupore por jo edhe ato nacionale. Premtimet megalomane dhe jo reale përfundimisht varrosen shpresën, se Kosova mund të jetë një shtet normal ku mund te ndërtohet e ardhmja. Qasja e gabuar ndaj buxhetit shtetëror dhe investimet kryesisht apo vetëm në infrastrukturën rrugore (rreth 2 miliard Euro) ASFALT !! përfundimisht e ngulfatën për të mos thënë e varrosen shpresën, se paraja e këtij populli do të përdoret për investime në hapjen e vendeve të reja të punës. Dhe krejt në fund ky migrim mund të jetë edhe një skenar i padukshëm ogurzi (me fajin e vete udhëheqjes sonë- bisedimet në Bruksel) për të bërë një balancim nacional dhe për të parandaluar eksplodimin social.

Abdullah Abdullahu

Parandalimi

Migrimi mund të ndalet, por për këtë duhet një strukture adekuate e njerëzve që merren me shërimin e kesaj dukurie. Duhet, patjetër të reformohet rrënjësisht sistemi social, sistemi i punësimit (vetëm një vend pune, vetëm një rrogë nga buxheti i shtetit) duhet të ri definohet, të caktohet ligjërish kufiri i ekzistencës, sistemi pensional, të rishikohet dhe ri definohet, krijimi i ndërmarrjeve publike bashkë me qeverisjen e tyre, hapja e vendeve të reja të punës përmes lehtësirave fiskale, reduktimet e shpenzimeve në nivel qendror dhe atë lokal të pushtetit (zvogëlimi i rrogave dhe i funksioneve të panevojshme), krijimi i stafeve profesionale që përkujdesen për hapjen e konkurrencës së mirëfilltë dhe në fund krijimi i një SENATI Kombëtarë për drejtimin e potencialit financiar dhe investues të vendit.

Fatmir Berisha, sociolog në Vjenë
Qe nga mbarimi i luftës qytetarët e Kosovës kishin shpresë që në shtetin e tyre do të kenë një zhvillim të mirë industrial, ku do të hapeshin vendet e reja të pune, shkollim kualitative, një jetë më kualitative. Mirëpo, në vend të kësaj, ata çdo ditë dëgjojnë për afera korruptuese në secilin institucion të rëndësishëm, përfshire edhe gjykatat, policinë, institucionet edukative arsimor etj.

Fatmir Berisha

Ky vullnet i madh që do ketë ndryshime pozitive, që Kosova do jetë një vend më mirëqenie, është shndërruar në një gjendje pashpresë për qytetarët e saj. Nga njohësit e mirë të situatës ka qenë e pritur që më krijimin e mundësisë së parë, njerëzit do të ikin nga Kosova. Politika kosovare nuk i ka adresuar problemet e shoqërisë seriozisht përfshirë këtu varfërinë, papunësinë e madhe, këto probleme nga ana e tyre kanë mbetur vetëm premtime të fushatave zgjedhore. Është e mjerueshme që në shekullin në të cilin jetojmë, politikanët tanë fitojnë vota duke premtuar që qytetarët do të kenë ujë 24 orë në ditë. Gjithnjë të vetëdijshëm se në çfarë gjendje i kanë sjell qytetarët e tyre.

Pse po lejohet emigrimi masiv i kosovarëve?
Ekziston një arsye pse po lejohet ky emigrim masiv i kosovarëve. Mirëpo, derisa nuk kemi asgjë zyrtare, atëherë vetëm supozojmë. Në njërën anë lejohet që të ikin njerëzit, dhe në anën tjetër deklarojnë shtetet evropiane që nuk pranojmë Azil. Pse me kaq lehtësi po kalohet kufiri hungarez? Kjo ikje kaq masive, e ka një koordinim dhe miratim në heshtje nga bashkësia ndërkombëtare. Bashkësia evropian është e vetëdijshme që kjo pakënaqësi sociale tek qytetarët e Kosovës, do të shpërthej brenda në Kosovë, dhe kjo pakënaqësi mund të destabilizon Kosovën, sepse nuk është e mundur me kaq lehtësi të kalohet kufiri hungarez, duke e ditur se sa rregulla të ashpra kanë hungarezet në kufi. Një shpjegim dhe përgjigjke duhet kërkuar tek Bashkësia evropiane gjegjësisht Gjermania.

Si duhet vepruar për ndalimin e tij të menjëhershëm?
Rasti i fundit i takimit të dy ministrave homolog, të Kosovës dhe Austrisë, tregon se politikanët kosovarë kanë filluar që të kenë qasje më serioze. Po ashtu shtimi i forcave gjermane në kufirin hungarez, është një mobilizim më serioz në parandalimin e emigrimit. Mirëpo, prapë është absurde pse me kaq vonës është bërë reagimi, duke ditur se mbi 50 mije njerëz kanë ikur nga Kosova para syve te tyre.Shqetësimi më i madh është, si të krijohen kushte për jetë të e qytetarëve të Kosovës në kthimin e besimit. Politika të jetë më e vendosur në bërjen e shtetit të zhvilluar dhe në bashkëpunonim ndërkombëtarët të joshin investitorët e huaj. Kjo eshët shume e arritshme, sepse Kosova është një vend i vogël, dhe me krijimin e kushteve për investitorët e huaj, do arrihet që të ketë një mirëqenie për qytetaret e Kosovës.
Bashkësia evropiane ka një përvojë të hidhur me Poloninë, Bullgarinë, Rumaninë nga të cilat emigruan një numër i mash i qytetarëve të tyre në BE për shkak të varfërisë. Si pasojë e kësaj, sot Kosova duhet t’i plotëson standarde të dyfishta për liberalizimin e vizave. Është e padrejtë që 2 milion banorë të Kosovës mos të lejohen të lëvizin të lirë. Me viza qytetarët e Kosovë mund të udhëtonin të lirë Evropë dhe nuk do e kishim këtë Tragjikomedi.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 699 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi