Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SI T’I PËRJASHTOJMË SHQIPTARO-TITISTËT NGA POLITIKBËRIA?
Publikuar më 08 mars, 2015 në orën 19:46 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Bazuar në gjendjen reale që na imponohet dukshëm për të keq, duke i parë zhvillimet negative dhe antishqiptare të shqiptaro-titistëve&Co, tash e shtatëmbëdhjetë vjetë të pasluftës së lavdishme shqiptare për bashkim kombëtar, doemos, duhet ta shtrojmë një pyetje themeltare dhe ajo është: Si t’i përjashtojmë shqiptaro-titistët&Co nga politikbëria? Kjo pyetje kërkon edhe përgjigje dhe veprime konkrete, bile, kërkon një përgjigje e veprim të fortë shqiptar, pa të cilën përgjigje e veprim vendimtar, do të pësojmë ne, shqiptarët, dhe Shqipëria shqiptare.

Sot, më shumë se kurrë, para shqiptarëve, shtrohet domosdoja e përjashtimit të shqiptaro-titistëve nga politikbëria shqiptare. Pse e themi këtë? E themi për shumë arsye. E para, shqiptaro-titistët dhe një kategori e tyre e të “burgosurve politikë shqiptarë”, sa qenë në pushtetin kuisling të Beogradit, bënë më zi sesa pushtuesit në kurriz të shqiptarëve, siç po bëjnë edhe sot e gjithë ditën, bile, pa pardon fare. Zibëria e tyre në kurriz të shqiptarëve më të dëshmuar po shihet qartë, edhe nga qielli.

Ta marrim dhe ta analizojmë vetëm veprimin e djeshëm (5 mars 2015) antishqiptar të kryemini(t)strit Isa Mustafa, gjatë mbajtjes së ceremonisë për shënimin e Epopesë së UÇK-së, në kazermën e Legjendarit Adem Jashari, në Prishtinë, ku, besojmë fort, duke i njohur ata e këta (shqiptaro-titistët), se veprimi i moslejimnit të intonimit të himnit kombëtar (dhe vendosjes së flamurit, njëkohësisht), ishte jo vetëm fyerje, por, edhe një skandal i paparë, në përmasa kombëtare. Ajo që e veçoi atë shëmti qe reagimi burrëror (edhe pse shumë i vonuar i Familjes Jashari) i Bekim Hamëz Jasharit, i cili, mjaftoi sa e tha e si e tha. Por, a kishte kujt t’ia thoshte? Ne shkruajmë me shekuj kundër shqiptaro-titistëve dhe nuk marrin vesh apo nuk duan të marrin vesh, është çështje e tyre, e “përgjegjësisë” së tyre ‘kombëtare e shqiptare’.

A nuk qenë veprimet e derisotme të LDK-së shqiptaro-titiste, ato që na mësuan shumëçka për të keqen shqiptaro-titiste që i kanoset në vazhdimësi çështjes dhe qenies sonë kombëtare. Apo, nuk qe dje, më 5 mars 2015, kulmi i një veprimi të tillë, të koordinuar, antishqiptar e shqiptaro-titist i LDK-së&Co, kulmi dhe shkaku i fundmë për t’i përjashtuar njëherë e mirë, përgjithmonë, shqiptaro-titistët (dhe katerogitë e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë”) nga politikbëria shqiptare?...

Gjatë luftës, lëdëkëistët shqiptaro-titistë dërdëllitnin: ”Drenicë, jemi me ty!” dhe Drenicës ia futën thikën pas supeve, shqiptaro-titistçe e ibrahimrugovçe. Pas luftës, kur Bacin e rrejshin për qielli, bërtitën në kupë të qiellit, e thanë: “Bac, u kry!”, në vend që t’i thoshin: BAC, S’U KRY – PO DOJMË ME T’RREJTË E ME T’MASHTUE NDËR SY!… Gënjeshtra e partisë më të madhe jugosllave të shqiptaro-titistëve LDK-istë&Co, vazhdoi pa pushim, sidomos, me keqpërdorimin e fotografisë së Komandanit Legjendar, Adem Jashari. Mediat shqiptaro-titiste të të gjitha llojeve, spektrit dhe kohëve, promovojnë veten e tyre “patriotike” e “kombëtare”, si mos më keq. “Analistë” të ftuar në tryezat e tyre të “debatit” po e tregojnë fytyrën e vërtetë dhe më të shëmtuar se kurrë më parë, të shqiptaro-titistëve “kosovaristë”, sepse, projekti “Kosova Republikë”, në fakt,nga vetë LDK-ja&Co, u kthye dhe u bë projekt antishqiptar, sipas ideatorit serbo-jugosllav dhe “prijësit shpirtëror”, Dr. Ibrahim Rugova, të cilin po e lëvdojnë vetëm pasardhësit e tij në Prishtinë, në Shkup, në Podgoricë e Ulqin, në Tiranë e Preshevë(Sic!)…

U shantazhua dhe tradhëtua lufta e lavdishme e popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar. U shkel Betimi i veteranëve të UÇK-së, u ndryshua himni dhe flamuri dhe gjithçka shqiptare ka marrë teposhtën theqafëse, falë politikave antishqiptare të LDK-së serbo-jugosllave&Co të Ibrahim Rugovës dhe të kategorive të tij të të “burgosurve politikë shqiptarë”, petullave me ujë titistë të Ibrahim Rugovës!…

Janë shqiptaro-tititët LDK-istë me kompani ata që shkatërruan arsimin shqiptar, policinë, gjyqësinë. Janë vetë ata që shkatërruan arsimin (parashkollor, fillor, të mesëm, të lartë dhe superior), shëndetësinë, ekonominë dhe të gjitha fushat e një rëndësie shqiptare. Janë LDK-istët shqiptaro-titistë ata që kanë vënë në lajthitje edhe Tiranën shqiptare, të cilën po e shkatërrojnë me PD-në e Sali e Lulzim Berishës.

Janë shqiptaro-titistët LDK-istë të Ibrahim Rugovës ata që vunë bazat e tyre të UDB-së edhe në Tiranën shqiptare. Dhe, Tirana, bën sehir ende! A mund të tolerohet më sehirbëria shqiptare e Tiranës, karshi skandaloziteteve “patriotike” e “kombëtare” të LDK-së antishqiptare, pikërisht, për gjendjen skandaloze që ka krijuar në vazhdimësi, tash e njëzetekatër vjetë, LDK-ja antishqiptare e Ibrahim Rugovës, të cilën politikë antiUÇK dhe antishqiptare po e vazhdon edhe Isa Mustafa!...

Prandaj, është tepër e çuditshme pse askush nuk po e sheh (apo, nuk don ta shohë) shkatërrimin përfundimtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë shqiptare, që po ndodhë para syve tanë. U shkatërrua, tash e njëzetekatër vjetë, Ushtria Shqiptare, ekonomia, turizmi, drejtësia nga këlyshi i Ibrahim Rugovës, Sali Berisha&Co… Ky i djeshmi është kulmi i faqeve të zeza antishqiptare dhe antiuçkiste i LDK-së antishqiptare të Ibrahim Rugovës&Co. Dhe, thirrja ime është ajo e përhershmja: Mos u bashkoni me ata që na mashtruan dhe po na mashtrojnë se na bashkojnë!... Bashkimi me ta është baras me tradhëti kombëtare.

Pyetjes, si t’i përjashtojmë shqiptaro-titistët LDK-istë&Co e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë” nga politikbëria shqiptare, i ka ardhur fundi. Duhet t’i përgjigjemi rreptë, dhe të themi se ka ardhur koha që t’i përjashtojmë nga politikbëria e tyre shekullore antishqiptare, për faktin se për një shekull e tepër i kanë bërë keq, dhe vetëm keq, popullit shqiptar në trojet e veta etnike dhe kupa e të keqes së tyre ka zënë të derdhet hovshëm, he, thejua zot qafën! E, zotit, duhet t’i ndihmojmë edhe ne (të gjithë shqiptarët), shumë biles! Me çdo kusht, duhet të përjashtohen shqiptaro-titistët LDK-istë dhe kompanitë e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë” nga politikbëria shqiptare, në mënyrë që ne si komb të ecim vertikalisht, ballëlartë e ballëndritur, drejt cakut tonë shqiptar, për ta çuar në vend amanetin e shumë brezave për Shqipërinë tonë të përbashkët, ku tradhtarët nuk kanë vend(strehim).

Burojë, më 7 mars 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 72 vizitorë
Lexuar: 912 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi