Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Festat dhe kujtesa historike
Publikuar më 10 mars, 2015 në orën 17:08 ( ) Agim Vuniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në momentin kur filloi të politizohet UÇK-ja për interesa të xhepit, pastaj këur u përvehtësua terminologjia politike, parti të dala nga lufta dhe shoqata të dala nga lufta u deformua vet lufta çlirimtare, ata që duhet të mbronin frytet e luftës i degraduan. Duhet të këtë koncezus të përgjithshëm për luftën, të përcaktohen rregulla gjatë manifestimeve... Sa janë të përgjegjshëm keta deputetë shihet tash, vendimet e pakicës serbe janë përcaktues sesa është i "fuqishëm" shteti, shumëçka që deri me tash do t'ishte dashur të kryhej është zvarritur, nuk u tha asnje fjale asnjeherë ku mbetën ndihmat që i kishte dekretuar ish presidenti amerikan George W. Bush, dhe votuar Kongresi i SHBA menjeherë pas shpalljes së pavarësisë...

Sjellja andaollake e deputetëve i kushtoi shumë vendit, sidomos numratorja, kush sa i ka numrat, edhepse në përbërje të vendit ishin deputetët serbë lojal të shtetit të Kosoves... Keta deputetë gjumash dhe vet kuvendi se bashku me qeveritë partiake e dobesuan vendin skajshmërisht...

Familje, Ushtri, UÇK-Jasharajt

Familja Jasharaj e cila luftoi kundër një ushtrie, është familja që ia shtoi nderin kombit, dhanë çdo gjë për të jetuar të tjerët. Gjeneratë pas gjenerate do të kuptojnë këtë sacrificë sublime, të panjohur në historiografinë shqiptare. Nuk jemi të vetëdijshëm akoma për mesazhin e tyre historik, per t'u liruar nga frika e vdekjes, kur është në pyetje liria. Çdo i ri duhet të kuptojë drejt mesazhin e kësaj familjeje-ushtri-shtet, por të kenë edhe guximin, kurajon dhe trimërinë e tyre, jo të përzihen në luftërat politike të të tjerëve në Siri, në Irak, e kudo tjetër duke harruar amanetin e Jasharajve, misioni i të cilëve ishte fisnik, çdo gjë që patën, edhe jetërat e tyre dhe të fëmijëve të tyre ia dhuruan Kosovës. Lavdi luftës së tyre per liri!

Ajo me çka mund të krenohet UÇK-ja dhe shqiptarët kurdoherë është kjo familje-ushtri. Kombi jeton aq sa jeton kujtimi për ta, është fotografi e gjallë e memorizuar, ashtu si vetë jeta, çfarëdo që shkruani ju mbani të freskët pamjen për ta kur i keni parë herën e fundit në fotografi, në video, në TV, apo përceptoni ngjarjen faktografike tash, syri është kamerë, ndërsa truri është softëare, RAM-depo e kompjuterit, dhe sapo përmendet ata të cilët i njeh, reagon truri dhe shfleton shpejt fotografinë pas informatës së marrë, pra ata i njohin fëmijtë, i kemi njohur ne, sepse ata kanë jetuar kur kemi jetuar edhe ne, kemi qenë në afërsi me ta, por ata bënë luftën vetëm, i kemi pasur afër, ne i humbëm, por ata dolën fitues, lufta për ne i bëri madhështorë për të mos humbur as ne, as ata, i kujtojmë të mirat e tyre, pra kujtesa është e magjikshme, pa të humasin fytyrat tash dhe dje, humbë kujtesa e përditshme dhe ajo historike. Sa mirë kur i kujtojmë dhe skruajmë për ta, dmth. ata janë gjalle aq sa i mbajmë ne në mend...

7 Marsi-Dita e Mësuesit

Fillimi i dashurisë sime gjatë gjithë jetës për mësimdashje ishte fillimi i çdo gjëje, i kyçur heret në procesin eedukimit, si i ri, akoma pa i kryerë studimet, vazhdoja traditën familiare të babait professor. Dhe tani më në moshë dhe më me eksperiencë përcjell festat që vijne e shkojnë, por të urosh festën e mësuesit, është të rikujtosh një ngjarje të vitit 1887. Përhapja që mori në vendin tonë, mësimi i gjuhës amtare pas çeljes së Mësonjtores shqipe të Korçës, bëri që shkolla të hynte në histori si pionierja e arsimit tonë kombëtar dhe dita e çeljes së saj të bëhet festë kombëtare. Tekstet e përdorura në shkollë si; abetarja e gramatika e Sami Frashërit, aritmetika e Jani Vretos, historia e Naim Frashërit etj. si vepra të rilindasve të shquar, dalloheshin për frymën e shëndoshë dhe përmbajtjen patriotike.

Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.
Çdo vit 7 Marsi festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri. Gëzuar mësuese e mësues festën tuaj 7 marsin!

Atdhetarët dhe "Sundimi i hajdutëve"

Atdhetarë tamam janë ata që sakrifikuan për atdheun, që u burgosën dhe luftuan për te, ndërsa ata që luftuan, u burgosën dhe zhvatën paranë publike nuk janë gje tjetër veqse mercenarë, të tillet nuk kanë vend në histori, sepse ata me shëmbullin e tyre demtuan dyfish atdheun, besimin që krijuan me sakrificën e tyre dhe plaçkitjen e kapitalit të popullit...

"Sundimi i hajdutëve" është një formë e pushtetit politik dhe qeveritar ku qeveria ekziston për rritjen e pasurisë personale dhe të fuqisë politike të zyrtarëve të saj dhe të klasës në pushtet në kurriz të popullatës më të gjerë, shpesh me konvertimin e një shërbimi të drejtë.
Ky lloj i pushtetit në përgjithësi konsiderohet si i korruptuar, dhe mekanizmi i veprimit shpesh ka për qëllim përvetësimin e fondeve shtetërore, ashtu siç ndodhë në shumcën e vendeve të Amerikës Latine.

Ndërsa termi "sundimi i hajdutëve" mund të përdoret në kuptimin e fjalëpërfjalshëm si zëvendësim i demo-kracisë kosovarë, më tepër i ngjason atij të kleptokracisë, pse jo edhe i votë-kracisë do të thotë një shoqëri e bazuar mbi vjedhjen, ajo duhet përdorur më shpesh për t'iu referuar qeverisë së korruptuar apo të klasës sunduese

Organizata Shoqërore “Trepça” vs. Ekonomia e tregut

Sa janë jo serioz një grumbull ministrash kur flasin për Trepçen, gjënë e parë që përmendin për ristrukturimin organzizativ të saj marrin si shëmbull stadionin "Adem Jashari", aq flasin aq kuptojnë. Pse relativizojnë problemin, ç'është sipas tyre organizata shoqërore, ngase ajo përcakton karakterin e pronës shoqërore nga ekonomia e socializmit vetëqeverisës pa adresë. Prandaj koncepti ekonomik-ideologjik që mbeshtetej në menagjimin e saj nga punëtorët përmes keshillit të punëtorëve, tubimit të punëtorëve dhe vet organit inkokos, që zgjedhej nga keshilli i punëtorëve, është proces tashmë i tejkaluar; dhe bie ndesh me konceptin e ekonomisë kapitaliste të ekonomisë së tregut. Sa është i ligjshëm dhe valid ky koncept tash, i bazuar në ekonominë socialiste dhe në LPB? Nuk është mjaft të thuhet së partitë politike në qeverisje janë të djathta dhe pastaj të adresojnë floskula feudaliste. 15 vite të qeverisjes dhe akoma ka mbetur i paqartë statusi organizativ i Trepçes, i atyre të cilet kanë gojen plotë ekonomi tregu...

Kush do të përgjigjet për dëmin që iu shkatua ekonomisë së Kosovës dhe a do të dalin para gjyqit keqbërsit e qeverisë. Kontratat nënshkruara deri më tash janë vërtetë të dëmshme, të gjitha janë të kontraktuara mbi kurrizin e qytetarëve... A ka gje me armiqësore se t'i lejosh blerësit me paramendim përfitimi për të vënë në hipoteke pasurinë e krijuar nga punëtorët. Është ky degradimi me i pistë dhe krim i qeverisë Thaçi 2 që lejoi humbjen e pasurisë, për të futur ca euro në xhepin e tyre. Skandalet ekonomike janë të parreshtura, gati të gjitha kontratat e lidhura janë të demshme dhe në kurrizin e qytetarëve... U lejua që AKP-ja të jetë vet shteti

Si mund të flitet në Kosove për ekonominë e tregut, kur AKP është vet shteti. E kujt është pra Trepça? Të thuhet është e popullit e rrokopendla të tjera, po mashtrohet populli, çfarë është populli në relacion me Trepçen sipas mujsharëve politike, a është Trepça shoqëri akcionare, Jo! Është organizatë shoqërore, Jo! Sepse Kushtetuta republikanë nuk njeh forma të tilla organizimi, derisa ajo e KSAK po, në ato ligje është bazuar administrimi i UNMIK-ut. Nuk është as Ndermarrje Publike në pronësi të shtetit; pse atëherë përmendet stadioni i futbollit, meqë krijon dilema dhe hamendje organizative OPPB, OP, OTHPB, përderisa bordet janë të ndikuara politikisht nga pozita, të shkon mendja se janë aktive politike, apo kuvend i BVI-ve dhe çeshtja kthehet në fillim, atëherë kur Kosova ishte pjesë e federalizmit Jugosllav, prandaj nëse Trepçes nuk i kthehet statusi i Ndermarrjes Publike që pastaj ta këtë të drejtën e negocimit dhe të privatizimit nuk do të këtë gje as nga Trepça, as nga shteti.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 1,061 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi