Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Absurditeti i një kronike!
Publikuar më 13 mars, 2015 në orën 02:33 ( ) Mehmet Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me rastin e 34 vjetorit të demonstratave të 11 marsit të viti 1981, RTK, dha një kronikë të shkurtër, aq sa për të denigruar kujtimin për këto ngjarje të rëndësishme, madje duke e dezorientuar qëllimin e një ngjarje madhore siç ishte ajo e vitit 1981, deri në banalitet!
... Po, RTK-, aty kishte tubuar një duzinë pjesëmarrës-ish të atyre ngjarjeve, madje këta personazh të ripërsëritur që në ish Mezen e Studentëve atë botë, kishin filluar protestat e rinisë studentore të Kosovës. Kjo ngjarje ripërsëritet me po këta pjesëmarrës gërdallë me tregimin kaq banal, ku heroi i këtyre kthesave vendimtare na del përplasësi i një “pjate me fasule!”, madje as këtë nuk e thonë tamam shqip, por thonë se ishte përmbysur një Kalanicë me
Pasul!..., pra plasja për toke e kalanicës me pasul na del kryeorientimi i gjithë këtyre ngjarjeve, madje, autorët e thyerjes së Kalanicës, sa vie e ndërrohen, në rrahagjoksje për të marrë primatin mbi Kalanicën me pasul të nxehtë!!!

Këta zotërinj, mbetën kaq naiv dhe nuk e kaluan dot shkallën e adoleshencës; ishin torturat shekullore ato, burgosjet, përndjekjet, vrasjet pa gjyq, likuidimet dhe shpërnguljet masive kundër shqiptarëve, që ish pushteti shovinist jugosllav i kishte zbatuar për decenie me radhë si: pushkatimet e shqiptarëve në masë, pa gjyq në Tivar, Tetovë, Gjilan, Drenicë, Llap, shpërnguljet e mbi gjysmës së shqiptarëve nga trojet e veta, burgosjet e bijve tanë më të mirë në krye me Adem Demaqin, Ali Aliun e Preshevës, Zeqir Gërvallën e qindra tjerë, likuidimit të intelektualëve dhe atdhetarëve tanë si Fazli Grajqevci, vëllezërit Gërvalla e dhjetëra bijve tanë, demonstratat e viti 1968 e deri tek dita e organizimit të këtyre ngjarjeve madhore të vitit 1981 e tutje, të cilave fillimisht iu kanë paraprirë edhe kërkesat që kishin karakter social, që po i vuante populli ynë, duke kulmuar me kërkesa të hapura politike deri në përgjakjen e kësaj toke të zhuritur, ku edhe shënuan fundin e ish Jugosllavisë e cila me gjithë mundin e vet nuk arriti të ribëhet më kurrë. Demonstratat e viti 1968, 1981 dhe rezistenca shekullore e shqiptarëve ndër vite, bëri që ish Jugosllavia të mos ribëhet më kurrë, ndërkaq pushtuesin shovinist serb pushkët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e vranë përfundimisht!

Pra e gjithë kjo valë pakënaqësie dhe vendosmërie e shqiptarëve për të këputur prangat e robërisë shekullore, deri tek lufta e UÇK-ës, erdhi si rezultat i përpjekjeve tona shekullore për liri, madje sa më e madhe që ishte bërë shtypja mbi shqiptarët, aq më shumë është rritur rezistenca jonë për të shporrur pushtuesit tanë nga trojet tona. Shqiptarët edhe përkundër dhunë së pareshtur nga pushtuesi serbo-sllav, kurrë nuk jemi zmbrapsur nga kërkesat dhe qëllimet e veta legjitime për të cilat kanë dhënë jetën.

Pa të keqe; pavarësisht se fasulja është ushqim tradicional, madje ka kalori dhe energji të mjaftueshme overdoza e së cilës bënë alamet alarmi! Megjithatë, autorë e përplasjes së pjatës me fasules duhet të vetëdijesohen se në bazamentin e këtyre ngjarjeve madhore- siç ishin demonstratat e vitit 1981, nuk e kanë simbolikën e fasulës, por simbolikën e lëvizjes së shqiptarëve për liri dhe bashkim kombëtarë!, lëvizje këto që identifikohen nga heronjtë tanë të të gjitha kohërave të cilët me sublimimin e tyre për liri e atdhe dhanë edhe jetën, dhe jo Kalanicat e dalzotësit e Kalanicave me Pasul pa kripe!- luten, mos kaloni kufijtë e banalitetit, ngase tanimë nuk jeni aq axhami. Megjithatë rroftë fasulja!

Mars, 2015


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mehmet Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 839 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi