Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Edhe një bashkëmendimtar në klubin e Llatasit dhe Milenkos- reagim ndaj klisheve të Ljubço Zlatevit
Publikuar më 14 mars, 2015 në orën 20:21 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në klubin dhe në plejadën e gazetarëve në Maqedoni, nga radhët e komunitetit maqedonas ka normalisht gazetarë të çmuar dhe të vlefshëm, që shkruajnë dhe analizojnë pa anime. Ka edhe të atillë që ndonjëherë ia qëllojnë e ndonëherë jo. Por në mesin e tyre ka edhe të ashtuquajtur mercenarë dhe vrasës me pagesë në gazetari, të cilët janë shërbëtorë dhe poltronë të qeverisë dhe pushtetit. Ata në mes tjerësh janë edhe debilë dhe lexojnë natën e shkruajnë me porosi ditën, duke marrë instruksionet në mëngjes. Mercenarizmi në gazetari është i dënueshëm, ngase deprofesionalizon profesionine gazetarit dhe shndërron gazetarinë në karikaturë. Në mes tjerash ata kësisoj shndërrohen në karikatura të gazetarisë. Shndërrohen na halabakë dhe në debillë. Në mesin e tyre shquhen Milenko Nedelkovski, i cili në mënyrë cinike dhe permanente përdor klishetë nënçmuese « shiptar », pa mos iu dridhur qerpiku, mandej drejtuesi i emisionit « Jadi Burek » gazetari Janko Ilievski e kështu me radhë.

Duke qenë në një vijë me Dragan Pavlloviq Llatasin e TV Sitelit, ata shquhen për masturbime gojore duke vjell helm e vner kundër gjithçkaje që është shqiptare. Dhe çuditërisht të njëjtit janë në qendër të vëmendjes dhe të biznese me qeveritarët aktualë. Shpesh herë përcaktojnë edhe politikat qeveritare. Duke qenë zëdhënës të VMRO DPMNE-së, (pa mos llogaritur partinë shqiptare BDI-në, të cilën nuk e pyet askush ama për asgjë), shpesh herë këta mercenarë marrin qëndrime proserbe kundër shtetit të Kosovës. Mirëpo, këta njerëz kanë krijuar bashkëmendimtarë të tjerë, sozi e bile edhe binjakë siamezë. Fatkeqësia qëndron në atë se bëhet fjalë për njerëz të cilët nuk kanë as nivelin elementar të kulturës dhe debatit. Në mesin e kësaj plejade mercenarësh doli si këpurdha pas shiut edhe njëfarë Ljubço Zlatev (https://www.facebook.com/lzlatev/about).

Personin në fjalë pata rastin ta takoja në Akademinë e Gjashtë Politike të Institutit « Progres » dhe Fondacionit « Fridrih Ebert ». Në dukje nuk shpërfaqte ide urrejtëse ndaj shqiptarëve, ngase me shumë gjasa nuk do të kalonte lehtë, ai dukej tejet i lexueshëm dhe konstruktiv. I shoqërueshëm dhe loajal ndaj ideve socialdemokrate. Mirëpo, më rastisi që pas sesioneve të Akademisë Politike, të shihja një koment të tijin, që kishte të bënte me ekzaltimin e disa shqiptarëve nga Kosova, me fatkeqësitë natyrore, respektivisht vërshimet në Serbi. Unë personalisht nuk shfaqi gëzim kur i ndodhin fatkeqësi cilit do qoftë popull, po rama e pranoj se edhe në radhët e shqiptarëve mund të ketë individë që ndoshta kanë urrejtje ndaj çdo gjëje që është serbe, dhe i kuptoj ata. Duke hequr të zinjtë e ullirit nga pushtuesi serb, duke u shfarosur masivisht, e pranoj që shtrati për kultivim të urrejtjes mund të jetë i arsyeshëm, ngase janë bërë krime monstruoze dhe gjenocide ndaj shqiptarëve. Por, nuk i përkrah klishetë e tilla urrejtëse aspak. Ai kishte postuar një gjë në rrjetin social facebook, duke tentuar të paraqesë regimin e tillë të dënueshëm normal nga unë, të disa shqiptarëve, gjoja si mendim të tërë shqiptarëve. Dhe pas debateve dhe polemikave vendosa që ta fshija nga facebooku, i bindur se ai do të shfaqte fytyrën e tij të vërtetë. Dhe « mrekullia » ndodhi. Me rastin e ikjes masive të shqiptarëve të Kosovës nga Kosova, për shkak të sundimit të ligë të shpurës qeveritare në Kosovë, kleptomanisë, varfërise dhe vjedhjes masive, ky person merr guximin të thotë, e citoj në maqedonisht :
« Kosovskata dr`ava e izgradena vrz genocid i etni~ko ~istewe na hristijansko (dominantsko srpsko) naselenie. Pa normalno deka normalnite Kosovari denes }e sakaat da se selat. Zamisli da `ivee{ vo dom koj znae{ deka pred 15tina godini bil na drug, deka tamu rastele tu|i deca, deka toj dom go gradel nekoj drug koj tvoite go proterale i sega ti `ivee{ tamu. Epa, se sozdava ~uvstvo na krivica. .. Kolku i da si nevin ne mo`e{ da izdr`i{ i }e bega{. .. « .
Ai që lexon këto rreshta e sheh urrejtjen e fshehur dhe të kultivuar me kohë të këtij individi, i cili llogarit që Kosova na qenka ndërtuar me gjenocid. Se kush paska bërë gjenocid, Ljubçoja, mëton në shqiptarët. Ai « harron » gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, që nga 1878. « Harron » ekzodin masiv të shqiptarëve në 1998 kur Serbia e zbrazi Kosovë. Dhe i quan kosovarë normalë ata që braktisin tash Kosovë. Pra sipas tij normalë janë vetëm ata që ikin në Evropë, e jo ata që rrijnë në Kosovë. Pra kjo tezë maltuziane mbizotëron edhe në kokën e pamend të Ljubços. Dhe sipas tij Kosovën e paska ndërtuar një popull tjetër, pra serbët. Nuk dua të hyj më tutje, por vetëm dua të theksoj se kur një njeri i cili në dukje mban ide socialdemokrate, i tradhëton të njëjtat, dhe rreshtohet në mesin e gazetarëve të tipit jadiburek dhe llatas, e kupton se ke punë me një shoven dhe me një tip neveritës. Stendali, shkrimtari i madh francez thekson në librin e tij « La Bete d`aversion (Bisha neveritëse) që, ajo që neverit personin është e shtirura (affectee) dhe vulgarja (le vulgaire). Tek Ljubço Zlatevi, del në pah edhe e shtirura, (pra ai shtirrej në ligjëratat e Akademisë se është socialdemokrat, por iu bashkua Llatasit), si dhe vulgarja (shpërfaq ide vullgare).
Kur pashë këtë koment të tijin (ata që duan ta shohin ja ku e kanë mundësinë https://www.facebook.com/photo.php?fbid=921821077848991&set=gm.786743841373739&type=1&theater), nuk munda të mos reagoja dhe e quajta publikisht mendim si mendim shovinist duke u shprehur, (Ne znaev deka vo na{ite redovi, na Politi~kata Akademija, imal i istomislenik pa duri i sozija na Latas, ~ovekot {to masturbira samo omraza. E ova se vika socialdemokratija ili ...... {ovinizam).

Të them të drejtën, u gëzova nga përkrahja e të rinjve socialdemokratë maqedonas, të cilët pëlqyen këtë postim timin dhe kësisoj dënuan postimin e Ljubços.
Por fill pas kësaj Ljubçoja, nuk pushoi. Ai në vete duke përmbajtur farën e urrejtjes dhe duke e treguar veten, i përshkruar me një islamofobi, e këtë e pata rastin ta shoh në një debat me mikun tim, Veysel Sarac, shkruan se braktis Akademinë Politike, e arsyeja qenkam unë. Reagimi i tij :

« Поради шиканирање од страна на некои членови кон мене, ја напуштам групава. Не сакам да се расправам со некој со кого сум седел на иста маса. Некој кој глуми пријател а во суштина е обичен напален националист не заслужува да комуноцира со мене. Додатно, во тоа што беше споделено нема хејт спич по никоја дефиниција на истиот. Похледнете статисtи~ки колкаво население е иселено од Косово и што се случува со имотите на тоа население. Поздрав свима. »

Më quan nacionalist të regjur. Unë iu përgjigja si vijon :

« Nekoj ja napu{tal grupata? Vsu{nost toj nikoga{ ni ne bil del od grupata. Glumil i simuliral deka ima socialdemokratski vrednosti, no imal jadiburekovski i latasovski vrednosti. Bil istomislenik so tie {to sto osven omraza i gnev, ni{to drugo nemaat nudeno . Jas nacionalist? Hmm. A koj glumi ovdeka {ovinist? Jas ne {to ne sakam da komuniciram so takvi, nego bi rekol slobodno deka takvite nemaat mesto vo dostoinstveno dru{tvo. Za toa koj bil iselen, bi ve zamolil koj ima vreme da gi ~ita knigite na Dimitrie Tucovi}, Spomenite na Trocki, a istotaka neka gi zema faktite koi gi nudi Nata{a Kandi}. Vo drugata strana albancite koi begaat sega od Kosovo, begaat od kakistokratijata i oligarkijata, kako i od kleptomanite koi vladeat so Kosovo.
Za dobra komunikacija bazirana na fakti, spremen sum da debatiram sekoga{, no nema da dozvolam, i pri toa da mol~am koga se {iri omraza od tipot na Jadi Burek ili na Pavlovi~ova masturbacija. Best “.

Falenderoj përsëri publikisht shokët dhe shoqet e Akademisë, të cilët më pëlqyen postimin dhe kësisoj ndanë mendimin e njëjtë me mua.
Dua të theksoj se epoka e njerëzve që promovojnë ide maltusiane dhe shovene duhej të kishte përfunduar së paku në Maqedoni, e aq më pak tek të rinjtë. Por, nuk mund të mos shashtrisesh kur sheh se idetë e tilla janë të revivalizuara (ringjallura), e nxirren edhe postohen edhe publikisht.
Idetë socialdemokrate të Dimitrie Tucoviqit, janë ide të cilat janë shpëtimtare jo vetëm për serbët, por edhe për të gjitha. Ljubço Zlatevit i sugjeroj leximin e librit “Srbija i Albanija”, të po këtij autori, në mënyrë të kuptojë se tokë e kujt ishte Kosova, (me siguri jo djep serb, sepse foshnja është shqiptare), dhe kësisoj të bindet se si u shpopullua Kosova. I sugjeroj të lexoj referatet dhe botimet e Vasa Çubrilloviqit, nobelistit Ivo Andriç, Stefan Moleviqit, Ivan Vukotiçit, Dobrica Qosiçit dhe tërë akademikëve serb, e të kuptojë se kush nxit luftëra, gjenocide dhe dhunë. Në anën tjetër i sugjeroj të lexoj statistikat e dhënë nga serbë të ndershëm, si Natasha Kandiq, koordinatore e procesit KOMRA dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH). Ajo jep shifra alarmante dhe pranon krimet e bëra serbe në Kosovë, nga serbët, e cila me sa duket e ka kapur shumë mirë linjën e arsyeshme socialdemokrate të Tucoviqit. Fatkeqësi është që në mesin e serbëve sot nuk ka një Dimitrie Tucoviq.
Natasha Kandiq në librin e saj “ Libër Kujtimit të Kosovës”, dokumenton pothuajse të gjitha humbjet njerëzore gjatë luftës në Kosovë për periudhës 1998-2000. FDH në Serbi, sipas Kandiqit, në janar 2012 për herë të parë publikisht dha dëshmi se 36 njësi motorike të Armatës jugosllave kanë qenë prezente në regjionin e Gllogovcit dhe Skenderajt dhe për një periudhë të shkurtër kanë vrarë 600 njerëz, nga të cilët shumica kanë qenë civilë. Në bazë të 31.600 dokumenteve është dokumentuar vdekja ose zhdukja në lidhje me luftën e 13.535 njerëzve, nga data 1 janar e vitit 1998 deri në datën 31 dhjetor të vitit 2000, dhe atë 10.812 shqiptarë, 2.197 serb dhe 526 romë, boshnjak, malazez dhe joshqiptarë të tjerë. Shikuar sipas statusit të viktimave, jetën e kanë humbur ose janë zhdukur në lidhje me luftën 10.317 civilë, prej të cilëve 8.676 shqiptarë, 1.196 serb dhe 445 romë dhe të tjerë, si dhe 3.218 pjesëtarë të formacioneve të armatosura, prej të cilëve 2.131 pjesëtarë të UÇK-së dhe FARK-ut, 1.084 pjesëtarë të forcave serbe dhe tre pjesëtarë të KFOR-it. Listën komplete të 13 mijë e 535 emrave mund të gjendet në uebfaqen kosovomemorybook.org dhe mund t’i kontaktoni nëse vëreni se ndonjë emër e ndonjë viktime potenciale nuk gjendet në atë listë, ose në ndonjë mënyrë është lëshuar ndonjë gabim.
Ljubços i kisha sugjeruar të lexojë edhe kujtimet e Leon Trockit ( 1879–1940), teorik i marksizmit dhe revolucionar, që ka qenë i dërguar në Ballkan me qëllim për të raportuar për gazetën e majtë më të popullarizuar në Rusinë Jugore “Kijevskaja misla” ( Mendimi i Kijevës). Raportimet e tij nga vendi i luftimeve janë botuar në fletushkat e veprave të zgjedhura, të papërfunduara, në gjuhën ruse, mes viteve 1923–1927. Raportet e tij për Ballkanin dhe luftërat ballkanike janë përkthyer në gjuhen angleze në vitin 1980 dhe janë ribotuar mes viteve 1991–1993, në kohën e ripërsëritjes së luftërave ballkanike (në Kroaci e Bosnje). Teksti në vazhdim flet për veprimet e shteteve ballkanike kundër popullatës myslimane në vitet 1912-1913 dhe për heshtjen e shtypit rus lidhur me krimet të cilat i kanë kryer aleatët e tyre në Ballkan. Trocki raporton për dhunën, gjenocidin dhe barbarinë që ushtronin aleatët sllavë kundër shqiptarëve, turqve dhe hebrenjve. Ja edhe një fragment nga këto kujtime.

(Nga këto vise të çliruara, po vijnë lajme të këqija. Në fillim na kanë folur për brohoritjet e popullatës së çliruar, kanë mbajtur fjalime patriotike për administratorët e rinj. Por brohoritjet patriotike tashmë janë shuar. Prapa ka mbetur kaosi dhe e liga. Edhe para luftës, në Maqedoni ka pasur mjaftë elementë dezintegrues dhe anarki politike. Lufta kryengritëse dhe sulmet dinamike i kanë dhënë areal ushtarak këtyre elementeve dhe kanë fituar bindjen se gjithçka është e lejueshme. Përkohësisht lufta i ka dehur. Tash sërish kanë dalë në sipërfaqe krejtësisht të prishur nga përvoja e luftës. Më ka rënë në dorë një letër, të cilën e ka shkruar një zyrtar, i dërguar në Shtip, me qëllim për ta themeluar një filiale të Bankës Kombëtare. Letra është aq e qartë sa të tërën do ta jap në tërësi.
“Kam arritur para katër ditësh dhe tashmë jam penduar përse kam ardhur.

Këtu kam parë gjëra të tmerrshme. As që kam ëndërruar se gjëra të tilla janë mund të bëhen.

Në orën gjashtë të mbrëmjes qyteti vdes.)

Nw vazhdim shtoj edhe Protestwn e Leon Trockit kundër Qeverisës ruse, e cila ishte frymëzuese dhe bashkëfajtore e krimeve të kryera nga Aleanca e shteteve sllave të Ballkanit kundër shqiptarëve.

Një pyetje jashtëparlamentare z. N. Milukov *


Zotëri deputet! Ju jeni njëri nga inspiruesit e asaj që njihet si “Lëvizje pansllave”, e cila bazohet në principet e përgjithshme të qytetërimit, humanizmit dhe çlirimit kombëtar. Ju shumë shpesh si në shtyp ashtu edhe foltoren e Dumës, i keni bindur aleatët, dinastitë dhe klikat e tyre, të cilat e sundojnë Ballkanin, lidhur me simpatitë që ata kanë për shoqërinë ruse dhe për fushatën që ata kanë ndërmarrë për “çlirim”. Jo moti, pas ndërprerjes së zjarrit ju keni ndërmarrë një udhëtim politik nëpër Ballkan. Keni vajtur nëpër krahina, dhe çka është më e rëndësishme, keni vizituar krahinat, të cilat janë pushtuar nga aleatët. Gjatë udhëtimeve Tuaja a thua a nuk keni dëgjuar për këto akte të mizorisë dhe brutalitetit, të cilat i kanë kryer disa nga aleatët në zonat Tuaja të luftimeve, jo vetëm kundër ushtarëve të paarmatosur turq, kundër robërve dhe të plagosurve, mirëpo edhe kundër popullatës paqësore myslimane, kundër pleqve e plakave dhe kundër fëmijëve. Nëse keni dëgjuar, dhe nuk mund të mos keni dëgjuar, atëherë përse heshtni. Përse hesht fjala juaj? Faktet e pamohueshme a nuk ju kanë detyruar të kuptoni se bullgarët në Maqedoni dhe në Serbinë e Vjetër, në turrin e tyre kombëtar për të përmirësuar të dhënat për statistikat etnografike, të cilat nuk janë sipas shijes së tyre, ata thjesht po angazhohen për të shfarosur në mënyrë sistematike popullatën myslimane nëpër fshatra, në qytete dhe në rrethe. Çka keni për të thënë lidhur me këto metoda për të siguruar fitoren e elementit sllav? A nuk do të pajtoheni se heshtja nga i tërë shtypi juaj shtetëror, nga gjarpri i patriotizmit “Novoje Vremja” , pastaj “Ruskaja Molva”, “Ruskoje Slovo” dhe “Reç” të cilat gjithnjë vazhdojnë të tregohen më të përkushtuara, dhe kjo marrëveshje e brendshme e të gjithë juve për të heshtur, a nuk iu bën juve bashkëfajtorë për këto akte shtazarake, të cilat do të lënë damka të zeza për tërë epokën? Në rrethana të tilla, protestat tuaja kundër veprimeve të shëmtuara turke, të cilat nuk i mohoj, a nuk janë të njëjta me veprimet fariseje: që rrjedhin jo nga principet e përgjithshme të kulturës dhe humanizmit, por nga kalkulimet lakuriqe imperialiste?
A thua a nuk e keni të qartë se heshtja e tillë e “partive udhëheqëse të Rusisë” kundrejt veprimeve çmeritëse serbe e bullgare, tani kur aleatët ballkanikë kanë rifilluar operacionet ushtarake, i lehtëson këto të fundit që të angazhohen në veprat e tyre Kainiste, në masakra të tjera kundër popujve të “Gjysmëhënës” në interes të “kulturës” së Krishtit?
A mund të përgjigjeni në këto pyetje të qarta dhe të thjeshta, zotëri deputet?
Apo ndoshta ju jeni mësuar të llogaritni vetëm sa bëjnë dy e dy, dhe të konstatoni se prijësit janë fajtorë... Kjo letër proteste e Trockit është botuar në Gazetën “Luç” Nr. 34 (110) 30. Janar, 1913.

* Pavel Nikolajeviç Miljukov (1859-1943), ka qenë historian, i njohur për orientimin e tij sllavofil dhe figurë politike. Themelues dhe udhëheqës i Partisë kryesore Liberale Ruse, redaktor i gazetës “Reç” dhe udhëheqës i delegacionit të Kadetëve në Dumën e Katërt, në kohën kur Trocki i ka drejtuar këtë protestë.

Pra për tu mos zgjeruar, unë nuk dua të shtoj më tepër, vetëm i kisha kërkuar kolegut nga Akademia, i cili u vetlargua, e me gjasa nuk ka qenë kurrë pjesë e asaj Akademie, të lexoj më tepër, ka kohë të mësojë, të çlirohet nga urrejtja dhe ksenofobia, të shërohet nga ky virus i cili jo që ka shkatërruar njerëz, por edhe perandori më të mëdha. Shndërrimi i tij në avangardist të ideve shovene, përmbanë butafori e asgjë tjetër. Të mos shndërrohet në servil, ngase servili është kudhër për ata lartë, e çekan për ata poshtë, sipas Marksit.
Poashtu do ti sugjeroja që të shfletojë dhe hulumtojë emrin e Janja Bec Neumann, e cila i fton bashkëkombasit serb të pranojnë gjenocidin e bërë. Kërkoj nga Ljubçoja mos të postojë SHITSTORM-a (vala e bajgave me shkronja), mos të shndërrohet në vojvodë qeveritare.
Mundohu ta ruash veten, që edhe vetja të të ruajë ty. Sepse je bërë për gjynah me këto qëndrime. E për tu shëruar të kisha sugjeruar gnoseoterapinë, shërimin përmes dijes. Duke lexuar libra.

Mr. Ardian Ramadani - profesor, përkthyes, publicist dhe autor i katër librave

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 911 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi