Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Një tablo e shëmtuar
Publikuar më 16 mars, 2015 në orën 01:51 ( ) Mehmet Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në shumësinë e përpjekjeve të mia për t’i dhënë një shpjegim të mirëfilltë prostituimit gjysmë-kolektiv të kohëve të fundit, më shumë për ta thënë të vërtetën e madhe, shumë kujt sikur nuk po i bëhet vonë se çka po ndodhë rreth e përreth nesh. Anashkalimi i njëmendësisë prej kryeneçëve dhe plëngprishësve, padiskutueshëm kërkon më shumë se qartësinë e një fundi të paevitueshëm të një zhbërje fatale e denigruese, fund ky që po vjen pa fajin dhe vullnetin tonë. Rrëshqitje kjo drejt humnerës së madhe të cilën me kohë e kanë gërmuar akterët politik të të gjitha ngjyrave regresive- dashakeqës të kësaj pëllëmbe tokë që i thonë Kosovë e shumëvuajtur.

S’do mend, do korrim atë që mbollët ju në kohë të pa-ajuam, fatkeqësisht lamën do lajmë të gjithë, edhe ata që më së paku janë përgjegjës për këtë katrahurë!, respektivisht cilat janë larushitë që do ushqeni admiruesit e sinqertë por edhe ata naivë. Sinqerisht, do përpiqem të kujtoj diçka qoftë edhe shumë të thjeshtë nga opusi i dikurshëm futur në rrënjën katrore, që kurrë nuk u shumëzua me vet-vetën, për pasojë polli produktin e mbarsjes së shëmtuar që nuk mundëson për të thënë qoftë edhe një fjalë mbi rrugën tuaj të rrëpirë në koketi me të pa burrat, mbase edhe për shkaqe etike, nuk do të pranoja të zbres në grykën tuaj të zdralë deri në banalitet. Atje ku ju premtoni çiltërsi, atje ku kotësia është aq bosh, aq e ftohtë, aq e thatë, aq absurde, aq e gjatë. Në fakt, tani më kujt i hynë në punë zhgënjimi që sollën ndër vite bartësit e këtij diskursi politik të të gjitha ngjyrave në Kosovë!...

Zoti i madhe e di, po kush do ta besonte se do të vjen një ditë, që ju vet, pa dhunë e shtytje nga jashtë, të dëshmonit se vërtetë jeni këta që hiqeni sot! Madje dyshimi rritet arsyeshëm; ju qenkeni hequr, pa qenë të bindur se jeni këta që jeni e nuk bëheni dot atë që hiqeni!
Jo, pa dashur që meditim im i të shkruarit të marrë formën e një analogjie mbi qenësinë tuaj të kaluar e të tanishme, jo, larg qoftë, nuk do t’i vrasim së koti ngjyrat e zërit tonë që dikur u ngritë për mbrojtjen tuaj deri në kupën e qiellit, më shumë për mbrojtjen e të vërtetës së madhe të cilën ju e keni vrarë me dorën tuaj kaq pamëshirshëm- uroj të jetë ky gjest naiv dhe i padjallëzuar, por njëkohësisht e vështirë për ta besuar! Meditim imi ky, mbase më shumë për të vrarë kohën e heshtur që po na pjellë kaq zhgënjim e monotoni tek porta jonë, rrapëllimave të së cilës pak kush po i përgjigjet. Dhe krejt kjo teoremë për fatin tonë të lig- e saktë:
Në një vend ku ikin qytetarët dhe bëjnë sehir pushtetarët, katërçipërisht ndryshon nga vendi tjetër ku nga qytetarët ndiqen dhe ikin pushtetarët, jo, duhet të mendojmë shumë thellësisht, kush është ndjekësi e kush ikanaku, kush miku e kush armiku ynë që jeton mes nesh e ne nuk e kapim dot, Posi!...

Për më shumë, shqetëson kureshtja; nëse beson dikush ende në atë që thuhet e shkruhet, sa keq jam ndier kur kam parë e lexuar qëndrimet e paemër prej burracakësh të vegjël në shpirt, që ishin të gatshëm për ta shkelur njëri-tjetrin deri në gropë të fytit, duke menduar së kështu do të ngritën mbi ndërgjegjen e vrarë të njëri-tjetrit!, jo, gjithë ajo e thënë dikur në emrin tuaj, në emër të ndërtimit të ardhmërisë, në emër të zhvillimit të shoqërisë, në emër të vajzës e djalit, madje edhe në emër të vrasësve të idealit, në emër të lulëzimit e përparimit, në emër të ngazëllyerve dhe të zhgënjyerve!... Nuk janë të largëta kohët kur ju kemi parë si vinit vërdallë e hapareshur, të përndezur e eksituar si asnjëherë më parë- ju “unik”, ju forca dhe shpëtimi i kombit, ju kundërshtarë të përbetuar deri në vdekja – bashkohuni në shërbim të atdheut!, a thua i beson kush më kësaj batute të pakripë- po aq sa asaj të dikurshmes: “Proletarë të të gjitha kohëve bashkohuni!”
Të jetë e saktë vallë; ata kërkonin dikur, me aq zhurmë e vendosmëri të godisnin të gjithë ata që këtij vendi në kohët më të vështira ju përgjigjen me sa zë e takat që kishin, si masë kundërpeshe, tani prurjet e turbullta erdhën enkas për t’i ngritur ata, që në kohët më të vështira atdheut ia gërryen mëlçinë!... ju, që kanakarin tuaj dikur e shanit, sot i këndoni, pa dyshim nesër e mbroni, po aq e saktë; pasnesër do ta shani prapë, dhe kështu sipas motit edhe gëzofi, tani nuk di kush kujt t’i beson, natyrisht më i madh është zhgënjimi për atë që ofroni, dhe nuk i dihet kur do na shani e kur do na lavdëroni, kur do na qeshni e kur do na qani, kur do na shpifni e lakoni, tanimë pak rëndësi ka kjo në këtë kakofoni zërash që na zverdhë e nuk na bënë nder! Me gjysmë fryme po gërmoj për të nxjerrë nga gjoksi i dheut të vërtetën e madhe, koha më iku në gërmime arkeologjike të kohës së pabesive moderne, mbi atë rrugë që kam njohur e prekur dikur, dhe mbi këtë rrugë me gropa që sot nuk po kam dëshirë ta shoh e aq më pak ta pranoj e njoh!... eh, duart po më dridhen, si nuk i paskam pikasur e vënë re, në mos nga naiviteti apo besimi i verbët që sot e nesër do paguajmë tagrin e lartë. Më duhet të pranoj se çiltërsia e pa vend, na u keqpërdor e hakmor tejskajshëm pa fajin tonë. Si gjithmonë të parët digjen të sinqertët, dhe nëse kështu është, fajtoret duhet të jemi ne, ne që nuk arritëm t’ua çjerrim maskën e artit të shtirjes së përsosur dhelparake me kohë!

Jam kundër idesë që njeriu të përbaltet njëanshëm, pa dyshim këtë mendim e ndajë për njeriun, pra për njerëzit në përgjithësi- por për të panjeriun dhe të panjerëzitë; ç’thua ti, nuk e di nëse më besoni, sa rëndë më vjen kur ju shoh; nëse e dini sa poshtë keni rënë, dhe këtë tablo të trishtueshme më së paku do të dëshiroja ta shihja në jetën time!..., megjithatë, në mosdashje për t’ju besuar mëdyshjeve, koha u dogj në hellin e besimit të vet, dhe nuk u dogjët vetëm ju, por përnjëherësh gati një brez i tërë, meqë ju besuam aq shumë, ju besuam pa hezitim dhe ishte pikërisht ky besim mbi të cilin u ngritën antivlerat që po përdhunojnë interesat jetike të atdheut, që po prodhojnë përditë e më shumë injorant e mbytës të ardhmërisë së vendit tonë. Kjo, do të duhej të ishte e dënueshme për të gjithë ne, madje, janë parimet etike më elementare këto që nuk tjetërsohen me as një çmim: e liga të dënohet, të goditët që në zanafillën e vet, ndryshe do merr rrugë e liga që do vret e po vret për ditë e nga pak e nga pak.

Uroj të mos më ketë braktisur kujtesa kaq thellë, për të mos e harruar të kaluarën e një portreti të vrarë brenda kornizave të dala boje, o zot si nuk ju vret loja me fjalë, ngrënia e gënjeshtrave valë, fytyrë nxirë, fytyrë nxënë, fytyrë vrarë, kush do të besonte se ju ishte hajdutë, gënjeshtarë, mashtrues, ju lozonjarë, të gjithëditur- njëkohësisht tmerrësisht të marrë!
Tani që gjërat dolën sheshit, jam shumë më i qetë, ndihem shumë më i lehtësuar; ju njoha e nuk dua t’ju njoh më, o nuk e besoni sa i lehtësuar që ndihem, me të panjerëzitë nuk do të takohem më, nuk do të lakohem më, nuk do të fërkohem më, me ta, nuk do të betohem më, me ta nuk do të pajtohem më- kurrë!

Është puna e sinqertë ajo që të bën nder, është mundi dhe sakrifica, përkushtimi dhe burrëria, kur njerëzit japin dhe jetën, por të vërtetën nuk e shtrembërojnë, dhe bukën nuk e hanë të lyer me turp, nga ana tjetër, po aq e saktë; turpi deri sot nuk mbyti as kë!
- Thënia se, përditë e më shumë po i njoh njerëzit e ligj, dhe duke i njohur njerëzit e ligj, pa dyshim; përditë e më shumë po ndihem më i lehtësuar- më doli e saktë!...

Mars, 2015


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mehmet Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 820 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi