Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Politika e njollosur duhet të pastrohet - lufta e UÇK-së ishte e pastër
Publikuar më 17 mars, 2015 në orën 17:47 ( ) Mehmet Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
”Gjykata Speciale është një sfidë, por do ta pastrojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”!,- kështu tha kryeministri, Isa Mustafa!
Sipas tij krijimi i kësaj gjykate qenka domosdoshmëri për të pastruar luftën tonë çlirimtare!, a thua vallë kush qenkan ata që e paskan përlyer këtë luftë deri në këtë shkallë, në mënyrë që të kërkohet një gjykatë “speciale” madje ndërkombëtare për të na pastruar!?

Po, e saktë, pa dyshim se lufta jonë çlirimtare kishte shumë pengesa, dhe atë nga vet një segment politik i faktorit shqiptar! Që në zanafillën e krijimit të celulave të saja të para, ishin po këta, pengesa si zoti Mustafa me bashkë- partiakët e vet të cilët në emër të luftës e rezistencës po zhvatnin para të majme nga mërgimtarët tanë gjithë andej Evropës e Amerikës, gjoja në emër të mbajtjes së shëndetësisë dhe arsimit në bodrumet e Kosovës (!)
- Janë po këta, që akuzonin pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i etiketuar ata si grupe terroriste, madje iu kërkonin edhe shërbimeve të UDB-së, si dhe shërbimeve të tjera ndërkombëtare që të zbulonin se kush po vret policinë zaptuese serbe në Kosovë!
- Janë po këta, të cilët hidhnin gurë e dru mbi çlirimtarët, madje edhe vet Adem Jasharin atë kohë e akuzonin për terrorizëm!
- Janë po këta, të cilët me çdo mjet pengoni luftën tonë çlirimtare, atë botë, këta po kriheshin nëpër dyert strehuese të Evropës, kur Kosova po digjej në flakët e luftës për liri!
- Janë po këta, të cilët mohuan Ushtrinë Çlirimtare dhe lirinë e vendit të vet, duke i paraqitur para bote pjesëtarët UÇK-ës, si grupe të frustruara, madje nuk kursyen mund dhe mjete për të komprometuar djelmoshat e çlirimtares, duke sajuar edhe ushtri paralele e dezertuese!
- Janë po këta, të cilët rrënuan dhunshëm edhe QPK-në, dhe përpjekjet tona të para për të vënë në rrugë të mbarë çështjen e atdheut, s’pari herë përmes jetës së organizuar dhe legale,
institucionale!
- Janë po këta, të cilët për as një çast nuk i ndalën koketimet me pushtuesin serbë, madje deponuan mbi 5000 faqe dosje e dokumente të sajuara e komprometuese kundër UÇK-ës, duke i dorëzuar ato tek administrata e përkohshme e UNMIK-ut, atë botë e më pastaj te Tribunali i Hagës, më vonë tek administrata e EULEX-it!
- Janë po këta, që sot këmbëngulin në mënyrë që kjo gjykatë të krijohet sa më shpejt për të ndjekur dhe vrarë përfundimisht imazhin e luftës sonë çlirimtare!

Këta zëra kukuvajkash, po kërkojnë pastrimin e luftës, me karremin se: kjo gjykatë, do të dënojë shumë, shumë nja 50-100 pjesëtarë të luftës, dhe kaq! Pastaj gjërat do të ecin mirë, lufta do të pastrohet, “njollat” do të hiqen, Qeveria do të funksionojë lirshëm e pa brenga, më nuk do të akuzohen nga pushteti i Serbisë për krime lufte!, kështu që kushtet për përafrim me
Serbin do të krijohen, dhe miqësia do të trashet me pushtuesin, madje për këtë ditë është punuar bukur moti dhe si duket; kjo po arrihet ngadalë, por sigurt, pa dyshim edhe me ndihmën e ish pozitës- me apo pa vetëdijen e saj, kjo ka pak rëndësi tani!...

Shtrohet pyetja: kush e njollosi luftën çlirimtare të Kosovë zoti Mustafa, veç atyre që sajuan dosje, atyre që bënë denoncim të shpifur kundër bijve tanë me të devotshëm, atyre që gërmuan nën dhe për ta njollosur luftën tonë çlirimtare. Atyre, më kënaqësi iu ofruan edhe të dhëna të shpifura si Del Pontes e Dik Martit etj... e kështu me radhë, deri tek Këshilli i Evropës e Gjykata Speciale, pasi që ajo e Hagës nuk qenka e zonja të ngopi apetite e pushtuesit Serb dhe bashkëpunëtorëve të tij të të gjitha ngjyrave dhe kohëve- klasë politike e Kosovës, më shumë se mjerim!

Shtrohet pyetja: Kush e njollosi luftën tonë çlirimtare në Kosovë, më shumë se vet shqiptarët!, për çdo ditë të bardhë, shtypi ynë në ballinat e tij kishte Shik-un, kishte shpifje, sajime të Bllacave 1,2,3!!!, kishte akuza kuturu me emër e mbiemër në drejtim të Hashim
Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haredinajt, Fatmir Limajt, Xhavit Halitit, Azem Sylajt e të tjerëve, që publikisht akuzoheshin por edhe aktualisht paragjykohen për vrasje, madje edhe Hagës i doli punë të merret me ta dhe nuk gjeti argumente, prandaj edhe i liroi! Mirëpo, akuzat kundër luftëtarëve të lirisë, nuk i pushoj shtypi ynë, as sot!, nuk i pushuan as politikanët tanë, nuk i pushuan as një dyzinë e caktuar deputetësh të Kosovës. Me këtë qëndrim, para opinionit publik, ata kanë krijuar përshtypjen se më shumë do të kënaqën ta zëmë po të dënoheshin, Thaçi, Veseli, Haradinja, Limaj, Haliti, Sylaj., se sa vet Mladiqi, Karagjiqi e Shesheli! Zoti i madh, deri në këtë derexhe keni shkuar!? Këtë nuk mund ta mohoni, kjo gjykatë ka ardhur pikërisht si rezultat i këtyre shkresave dhe kërkesave të
përditshme të disa segmenteve të caktuara të politikanëve shqiptarë!!! Shtypi ditor i vënë në garë me shpifje si: Bota sot, Koha ditore, Zëri ditor, Express etj.

Me qartë, për çdo ditë, ju me gojën tuaj keni përsëritur: duam një gjykatë speciale, duke dashur të thoni haptas: ata i duam në burg dhe pikë!...
Edhe ju vet zoti Mustafa, dhe shumë si ju, madje fatkeqësisht, me apo pa vetëdije edhe disa nga krahu i vet luftës, me hapareshjet dhe zhvatjet e tyre, duke e keqpërdorur skajshmërish edhe vet emrin e luftës për liri, duke përfituar më shumë se ç’meritonin nga ajo që kishin bërë dikur në shërbim të atdheut, e sollën gjendjen deri këtu ku duhet të kërkohet një dalje!

Po, jam dakord, duhet pastrim i madh në Kosovë, një pastrim të tillë mund ta bëj vetëm sovrani popull me zgjedhje e lira, me votën e vet “speciale”, që do të duhej ta pastronte Kosovën nga shumë ndyrësira që sot e kanë kapluar më keq se ushejzat!..., Kosova duhet të pastrohet nga grykësit, nga keqbërësit, nga hajnat e zhvatësit nga spiunët e dhunuesit, nga keqpërdoruesit dhe dhunuesit e po kësaj vote!, duhet pastruar nga të papërgjegjshmit, nga të ligjtë që përditë e më shumë po na largojnë nga bota, po na largojnë nga miqtë!

Po, një pastrim të madh e do Kosova, por nuk po ndodhë. Ky pastrim, duhet filluar nga ju zoti Mustafa, për t’u ndalur tek i fundit, një pastrim special, moral, kombëtar e njerëzor, por tash për tash kjo nuk po ndodhë, dhe nuk po ka se nuk po ka kush e bëj!.

Mars, 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mehmet Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 885 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi