Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shkolla shqipe në mërgim “Çerdhe e Diturisë” për brezat e rinj!
Publikuar më 19 mars, 2015 në orën 01:50 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reportazh nga Shtutgardi:

U festua në mënyrë madhështore 7-Vjetori i Pavarësisë së Rep. së Kosovës, në Stuttgart, nga Shkollat shqipe:”Migjeni” Shtutgard, “Shpresa”Ruit-Ostfildern dhe “Shqiponja”Wernau të arsimtarëve: Zejnije & Zeqir Asllanit.

Me 28.02.2015, në Shtutgard të Gjermanisë, nxënësit e këtyre shkollave Shqipe, me paraqitjen e tyre para publikut e madhështuan mbrëmjen festive-kulturore dhe familjare me rastin e 7-Vjetorit të Pavarësisë së Rep. së Kosovës,
5,6 dhe 7-Marsi, Epopeja e Lavdishme e UÇK-së
7- Marsi, Dita e Mësuesit, si dhe
8-Marsi, Festa ndërkombëtare e Gruas.

Mbrëmja festive-kulturore dhe familjare u organizua, falë bashkëpunimit të ngushtë që kanë prindërit e nxënësve të shkollave shqipe me arsimtarët çiftin bashkëshortor, Zejnije & Zeqir Asllani, të cilët po lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, që kanë lindur dhe po edukohen këtu në mërgim. Këta mësues, pedagog, intelektual të zellshëm, që nxënësit e tyre po i edukojnë në frymën e patriotizmit të Rilindësve tanë, që me punën e tyre të suksesshme po tregohen, Rilindës të vërtet të shkollave shqipe këtu në mërgim, për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj. Në programet festive çdo herë janë të mrekullueshëm të pazëvendësueshëm, sepse janë të përkushtuar në punën e tyre, që nxënësit të paraqiten sa më mirë,që është e mundshme para publikut të mrekullueshëm,që tani e sa vite radhazi janë mishëruar me skenën e këtyre aktorëve të vegjël të Stuttgartit me rrethinë. Gjithë çka ishte përgatitur në mënyrë profesionale, me hapjen e perdeve në skenë, buzëqeshnin fytyrat e nxënësve të cilët me veshjet e tyre Kombëtare reflektuan si rrezet e diellit në sallën e cila ishte e stërmbushur me prindërit e tyre, të afërmit, fare fisi, por kishte të atillë që kishin ardhur edhe nga Kosova, Zvicrra, Karlshrue, Spajeri, Bruchsalci, Weingarten,Freiburgu,Esslingeni, Muchingeni, Winindeni, Weiblingeni, Wendlingeni, Fellbachu, Ludwigsburgu, Boblingeni si dhe nga të gjitha qytetet përreth Stuttgartit.

Nxënësit e shkollës shqipe, Valdrin Asllani dhe Saranda Elezaj, ftuan të pranishmit, që të nderojnë Flamurin Kombëtar dhe atë të Rep. së Kosovës, ku më pastaj, u nderuan “Dëshmorët e Lirisë” me një minutë heshtje. Këta dy nxënës të shkëlqyeshëm në cilësinë e moderatorit i përshëndeten të pranishmit dhe ju dëshiruan të gjithëve mirëseardhje në mbrëmjen Festive-Kulturore dhe familjare me rastin e 7-Vjetorit të Pavarësisë së Rep. së Kosovës. Ku ndër të tjera shtuan për : Rolin dhe rëndësinë e shkollës shqipe këtu në mërgim i cili është i pazëvendësueshëm për brezat e rinj, sepse ajo po bënë një punë Kolosale për t´a gjallëruar, gjuhën e ëmbël shqipe të Rilindësve tanë! Shkolla shqipe është i vetmi mjet kundër asimilimit në, “Detin e Kulturës” ku ne po jetojmë sot, është mësimi i gjuhës shqipe nëpër shkollat shqipe.

Një rolë të veçantë për vijimin e fëmijëve Shqiptar në shkollën shqipe e luajnë: Prindërit, Mësuesit dhe Institucionet tona! Vetëm kështu të bashkuar rreth Flamurit Kombëtar dhe shkollës shqipe mund t´a ruajmë Identitetin tonë Kombëtar! Këto ishin thirrjet e nxënësve të shkollës shqipe për bashkëmoshatarët e tyre, që ende nuk vijojnë mësimin në gjuhën shqipe, në Stuttgart me rrethinë.

Falënderuan përzemërsisht arsimtarët e tyre: Zejnije dhe Zeqir Asllanin, për punën e tyre të palodhshme të cilët nuk kursejnë mundin dhe dijen e tyre që kanë, për të mësuar gjuhën shqipe, ne nxënësit e shkollës shqipe këtu në mërgim!

Ftuan Arsimtarët e tyre të nderuar dhe shumë të respektuar: Zejnije & Zeqir Asllanin, që të bëjnë hapjen e kësaj mbrëmje festive!

zot.Asllani, ju drejtua të pranishmëve me këto fjalë:

Të nderuar bashkatdhetar,zonja dhe zotërinj, fëmijë të dashur, si dhe ju të gjithë të pranishëm. Mirë se keni ardhur në këtë Mbrëmje Festive- Kulturore dhe Familjare me rastin e

-7-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës!

Një përshëndetje e veçantë i´u bë për Konsullatën e Rep. së Kosovës në Stuttgart. Shefin e Konsullatës zot. Faket Kajtazin, si dhe stafin Konsullor. Vitor Spaqin, Kryetar i Qendrës Kulturore në Stuttgart , së bashku me stafin e Shoqatës. zot. Rexhep Shala, Specialist i Urologjisë në Goppingen si dhe zot. Arsim Matoshin, Kirurg. Ramiz Dermaku, Gazetar dhe veprimtar. Neki Lulaj, nënkryetar i LKSH- në Gjermani. Zef Prenka, nga portali i Rrezores, Muhamet Hoxhaj, nga portali KosovariMedia, Qani Rexhepi,nga Radio Kosova, Hazir Beqaj, nga Shoqata Malësia, Avdullah Pireva,Veterani i arsimit nga Gjilani. Mësuesit në Landin e BW: Lekë Preqi, Sabit Muli, Vjollca Islami-Koliqi, Sabrije Shaqiri dhe Lule Krasniqi, të cilët ishin të shoqëruar me nxënësit dhe prindërit e shkollave shqipe. Përshëndeti edhe këngëtarin tonë të muzikës së mirëfilltë Shqiptare, zot. Sabri Fejzullahun, Benita Pula dhe Vëllezërit Gjocaj me sint.

zot. Asllani, pasi që i përshëndeti të pranishmit në sallë i´u drejtua me këto fjalë: Më lejoni të shpallim këtë Mbrëmje Festive-Kulturore dhe Familjare të hapur!

Për këtë Mbrëmje Festive janë përkujdesur prindërit e shkollave shqipe “Migjeni”,”Shpresa” dhe “Shqiponja” s´bashku me ne arsimtarët: Zejnije & Zeqir Asllani. Rruga të cilën e kaloi Populli i Kosovës, deri te Dita e Pavarësisë, ishte e mundimshme dhe shumë e gjatë, por duke i´u falënderuar të gjithë Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, ne sot po gëzojmë Lirinë e Kosovës! Ai përshkroi rrugën që nga, 28. Nëntori i vitit 1443, ku Heroi ynë Kombëtar,Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngriti Flamurin në Krujë, dhe solli porosi të qarta se Shqipëria duhet të jetë një dhe e bashkuar! Lidhja Shqiptare e Prizrenit e cila u formua në vitin 1878, u hodh në mbrojtje të Aspiratave të Popullit Shqiptar, për Liri dhe Arsim Kombëtar! 7-Marsin e vitit 1887, në Korçë hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe, me mësuesin Pandeli Sotirin. 28. Nëntorin në Vlorë, të vitit 1912, ku diplomati i shquar Shqiptar, Ismail Qemaili,e ngriti Flamurin e Skënderbeut dhe njoftuan botën se Shqipëria dhe Shqiptarët u bënë të lirë dhe të Pavarur. Demonstratat e popullit të Kosovës të vitit 1968 , 11. Marsin i vitit 1981, që shënuan epokën e rikthimit të Shqiptarëve në identitet të mirëfilltë Kombëtar! Greva e minatorëve e vitit 1989, Nëntori i vitit 1998 i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Marsi Epopeja e lavdishme e UÇK-së, Marsi që njihet si muaj i ringjalljes, muaji i luleve dhe i shpresës, muaji i qëndresës dhe sakrificës, muaji i dhembjes dhe krenarisë, muaji i Lavdisë së Adem Jasharit, muaji i së parës shkollë shqipe, e cila skaliti fytyrën e kombit, muaji i ngjarjeve Kombëtare, të cilat bashkëjetojnë brenda nesh! Si rezultat i të gjitha këtyre me 17,shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës, në mënyrë Solemne,shpalli shtet të Pavarur dhe Sovran, Republikën e Kosovës ! Tani kjo datë historike,festohet në mënyrë madhështore në tërë botën aty ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.

Roli dhe rëndësia e Shkollës shqipe këtu në mërgim: E cila është një vatër e diturisë ,ka për qëllim ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave tona Kombëtare, të cilën e trashëguam nëpër shekuj, brez pas brezi gjerë në ditët e sotme. Mësimi i gjuhës gjermane për fëmijët tanë: është i domosdoshëm për të ardhmen e tyre, por krahas gj. gjermane duhet t´a mësojnë edhe gjuhën e origjinës së prindërve të tyre: Gjuhën shqipe. Për këtë një rolë të veçantë luajnë Prindërit,Mësuesit dhe Institucionet! Ne kemi obligim moral dhe Kombëtar, të përmbushim amanetin e dëshmorëve tanë e kjo arrihet vetëm me punë dhe përkushtim ndaj Atdheut! Në fund më lejoni, që në emër të këshillit organizativ të kësaj Mbrëmje Festive-Kulturore dhe Familjare të shkollave shqipe “Migjeni”, “Shpresa” dhe “Shqiponja” dhe ne arsimtarëve: Zejnije & Zeqir Asllanit, t´iu urojmë përzemërsisht: Ditën e Pavarësisë së Kosovës! Gëzuar Pavarësinë Kosovës!

Më pastaj, të pranishmëve ju drejtua Konsulli zot. Faket Kajtazi, i cili përshkoi rrugën të cilën kaloi populli i Kosovës deri te Dita e Pavarësisë. Luftën e lavdishme të UÇK-së me Komandantin Adem Jasharin, si dhe ndihmën e miqve ndërkombëtar. Zoti Kajtazi, i falënderoi çiftin bashkëshortor Zejnije & Zeqir Asllanin, për përkushtimin e tyre ndaj shkollës shqipe, dhe i përgëzoi për punën shumë me vlerë, që janë duke bërë me nxënësit e shkollës shqipe. Vitor Spaqi, shtoi se parafolësit e mi e shprehen atë që kisha ndërmend t´iu them edhe unë, por ai vazhdoi në përkrahje të vlerave të mirëfillta të çiftit bashkëshortor Zejnije &Zeqir Asllanit me nxënësit e tyre të cilët me prezantimet e tyre janë në vijën Kombëtare, po ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat tona Kombëtare. Ne çdo herë do të jemi në përkrahjen tuaj, ju përgëzojmë për sukseset tuaja.

Neki Lulaj, përshëndeti të pranishmit me rastin e Pavarësisë së Kosovës, ku u paraqit me një poezi. Moderatorët ftuan “Ansamblin e valleve të shkollës shqipe” të paraqitet me Vallen e Pavarësisë, ku të gjithë të pranishmit i duartrokiten gjatë për paraqitjen e mrekullueshme të tyre, që çdo herë janë të përkryer në festat tona Kombëtare dhe shtetërore. Vallja e Pavarësisë ishte çelësi i hapjes së programit të përgatitur nga nxënësit e shkollës shqipe, të cilët begatuan mbrëmjen festive-kulturore dhe familjare me rastin e Pavarësisë së Kosovës! Skena ishte e zbukuruar me Flamuj Kombëtar dhe shtetëror, Figurën e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, Ismail Qemailit dhe mbi të gjitha Harta e Trojeve Etnike duke përfshirë të gjitha qytetet e banuara me Shqiptarë. Veshjet Kombëtare të nxënësve me Plisin e Bardhë mbi kokë, na rikujtonin festat tona Kombëtare në vendlindje! Më pastaj u ftuan të gjithë nxënësit e shkollave shqipe të paraqiteshin në skenë sipas skenarit të para përgatitur ku i kënduan, recituan: Atdheut, Flamurit Kombëtar, Gjuhës së ëmbël Shqipe, Rilindësve tanë, Dëshmorëve të Lirisë, Lidhjes së Prizrenit, Korçës Legjendare me Mësuesin e parë të shkollës shqipe Pandeli Sotirin, Dheut të Kosovës, Nënës Shqiptare, Krujës së Skënderbeut, Ushtrisë Çlirimtare, Vlorës së Ismail Qemailit, Prekazit të Adem Jasharit, Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Preshevës, Prizrenit, Plavës e Gucisë, Çamërisë, Janinës, Kaçanikut të Idriz Seferit, Isa Boletinit, Bajram Currit, Sali Çekajt, Agim Ramadanit, Zahir Pajazitit, Afrim Zhitisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit Shqiptar! Kulminacioni i kësaj mbrëmje festive ishte me paraqitjen e nxënësve të shkollës shqipe, me Dramën:

“Sofra Shqiptare”

Një Komb, Një Gjuhë, Një Atdhe në një Sofër rreth Flamurit Kuq e Zi të Bashkuar! “Sofra Shqiptare” me bukë e krip e zemër bujare, ku arsimtarja e shkollës shqipe, Zejnije Asllani edhe përkundër angazhimit që kishte me nxënësit e saj në shkollë, ajo prapë se prapë kishte gjetur kohë të lirë, që të sjellë me vete edhe një Bakllavë dhe ushqimet tona tradicionale, që në fund u shërbyen të gjithë të ftuarit e kësaj mbrëmje. Kjo mbrëmje ishte e veçantë dhe publiku i përcolli me një vëmendje të posaçme, gjithçka ishte e përkryer nga nxënësit e shkollave shqipe të cilët dita-ditës po shkëlqejnë në Festat tona Kombëtare dhe shtetërore! Në përmbyllje të programit Kulturo-Artistikë të përgatitur nga nxënësit e shkollave Shqipe ” Migjeni” ,”Shpresa” dhe “Shqiponja” u ftua“ Ansambli i Valleve shqipe “,të paraqitën me vallen: “Kam qëndisur një Shami”

Pas programit të nxënësve u paraqit me një këngë folklorike, Rapsodi ynë nga Stuttgarti zot. Shaban Qelaj i shoqëruar nga nipërit dhe mbesat e tij. Programi në vazhdim ishte i rezervuar për Këngëtarin e muzikës Shqiptare zot. Sabri Fejzullahun dhe Benita Pulen të shoqëruar nga Vëllezërit Gjocaj me sint. Të pranishmit patën rastin të argëtoheshin deri në orët e vona. Për këtë mbrëmje festive një kontribut të madh e dhanë sidomos prindërit e shkollës shqipe, të cilët shërbyen me gjithë zemër të pranishmit me pije dhe ushqimet tona të kuzhinës shqiptare, të cilat u sollën nga Mishtorja e Gëzim Gashit. I falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan shkollat shqipe, për realizimin e kësaj mbrëmje festive-kulturore dhe familjare me rastin e 7-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës!

Mbrojtja e shkollës shqipe dhe përkrahja e saj, nga asimilimi i fëmijëve tanë këtu në mërgim, është obligim moral dhe Kombëtar, për çdo Shqiptar, që në trupin e tij ka Gjak Shqiptari!
Lumturia më e madhe është ? Të jesh i dobishëm për të tjerët!

Përgatiti: Ramiz Dermaku

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 1,468 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi