Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“FLAS ME HESHTJEN...”
Publikuar më 25 mars, 2015 në orën 22:00 ( ) Mustafë Krasniqi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Libri i autorit, Hasan Qyqalla, në vete ngërthen një përmbledhje të gjerë poetike të poetëve më të ndryshëm të të gjitha viseve shqiptare të migruar në kontinentet e gjithë globit. Duke vështruar me një kritikë realiste në thelb poezinë e autorëve, që e përmblidhen në vëllimin poetik “Promenadë Mërgimtare” përfshihen jo më pak se 92 autor me vargjet e tyre.

E tërë kjo galeri e poezive rrodhi thjesht nëpër damarët e mallit të mërgimtarit, në këtë verë në trojet e shqipes, aty ku qëndron forca shpirtërore e poetit, qoftë te balta, te kulla, apo edhe te djepi i heroit, mbase edhe atje ku u lind shpresa e u fikën dritat..., agoi dielli dhe shpërfaqja e rrezeve kishte shpërthyer thellë te ndjenja e poetit, aq sa ishte e largët ”tingulli i zemrës.... Dashuri, ... tingull i bekuar shqip”..., etj.
Në këtë përmbledhje poetike, frymëzimet e poetëve, përpos ndjenjës, dashurisë, mallit, lotit që është njëra ndër figurat më të shpeshta që hasim, thua te të gjithë poetët e mërgatës, siç është edhe figura tjetër mallëngjimi, vendlindja, kulla, dhe krejt ajo që e identifikon poetin është fuçia e gjuhës, sidomos te disa poet shkon përtej kësaj fuçie dhe e gjen te figura e etnisë dhe sikur pas saj e shkrinë vargun duke thirrur me gjuhën e dëshmisë së dëshmorit, pra bashkimin e kombit, se: ... Ky djalë Llapi , bir Shqipërie, ...sa mirë i rri hasmit përballë!.
Edhe pse disa poezi kanë një ritëm të këndshëm dhe ikë nga këngë popullore, në brendësinë e saj është e veshur me figuracione poetike, aq sa ka një pëlcitje të krehur mirë si në pentagram.
Që nga poezia e parë e librit e deri te poezia e fundit shohim se sa me përkushtim kanë përçuar porosinë e tyre për mëmëdheun, dashurinë dhe gjakimin e mishërimin për heroin, etj. Ndërkaq përmes këtij vëllimi poetik “Promenadë Mërgimtare”, autor i librit kanë sjellë nga një copë ndjenje poetike të autorëve, të cilët ishin frymëzuar me etjen për atdheun lart baltës së fëmijërisë së tyre. Mbase po edhe deshëm nuk mund t’i ikim këtyre vargjeve:

Oh...sa lot unë derdh për ty
O vendi im.
Nuk dua të më vajtoni
Unë kam shumë mall
Në dhe të huaj nuk mund më t'ia dal.

Kur flasim për poezinë e autorëve, që janë të pranishëm në këtë libër, shohim se kemi të bëjmë me poezi të larmishme, që nga poezia figurative, metaforike, deri e ato të pikturimit, muzikalitetit me një stil të të shkruarit në frymën poetike të një poezie të moderuar që hasim në brendësin e saj. Meqë kjo përmbledhje përbën një gërshetim poetik nga më të ndryshmet nxjerrë prej poetëve i të të gjitha trevave. Ky volum poezish, me motive të ndryshme, përbën një koloritet për lexuesin. Pra nuk do të ndihet i lodhur, edhe pse do ta prekë në shpirt pesha e madhe emocionale që përcjellin autorët pra poetët, siç është malli për atdheun, dashuria për “bregoret e Naimit” dhe këngëtimi për heroin, ku dhe thotë:

Ti o hero, rreze e kombit
Rrugës së lirisë i pandalur
Me pushkë mbi supe brohorit:
Liria nuk vjen, thyer e përkulur!.

Ky univers thjesht zbërthehej te gurra e poetëve, qofshin ata të mërgatës, apo brenda gjeografisë etnike, Shqipërisë natyrale; që kalon nga një poezi në tjetrën me ide dhe emocione të ndryshme. Megjithatë kryemotivi i tyre poetik, spikat thjesht tek ndjenja e atdhedashurisë, ku i përulet me dhimbje shpirti atdheut, dhe i thotë:-
“Dua te jem valë e lumenjve të tu, përplasmë shkëmbinjve po deshe”. Nga kjo madhështi poetike, që edhe rezulton si gurrë e pashterur, lexuesi i mirëfilltë do të hasë edhe me vargun dialektor e popullor, që shpesh në këtë rrugëtim vargu ngatërrohet me vlerën esenciale, pa e përjashtuar rregullën e saj ashtu çfarë duhet të jetë. Duke hasur edhe te disa poezi të cilat janë në mes poezisë dhe prozës poetike, mbase ka edhe poezi që lexuesi do t’i vëren në shikim të parë se ju mungon estetika, muzikaliteti, ndonëse edhe figuracioni, metafora shpesh kalon në padukshmërinë, apo zë një vend që e rëndon vargun, pa e përjashtuar edhe formën, krahasimin, ... etj.
Megjithatë vlera e këtij librit qëndron në nivel, për lexuesin, ku edhe kritika do ta pranon si një libër me vlerë, nga fakti se këtu zbërthehet me bukurinë e vargjeve, motivin e atdhedashurisë, mozaikun e gjerë me koncepte ndër më të ndryshmet të vargëzimit që e fusin lexuesin shpirtërisht në vargun e tyre.
Për fund do t’i përgëzoja autorin për këtë përmbledhje, pa harruar që një meritë të madhe e ka edhe Ministria e Diasporës për sponzorimin dhe koordinimin e mrekullueshëm organizativ me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, e para e këtij lloji.
Vëllimi poetik, “Promenadë Mërgimtare” i autorit Hasan Qyqalla, del në dritë dhe pasqyron rrugëtimin e përbashkët të të gjithë poetëve shqiptar, qofshin ata nga Australia e largët, apo nga trojet tona etnike.
Libri “Promenadë Mërgimtare” përkon edhe për nder të ditës së mërgimtarëve që ndryshe njihen si “Ditët e Diasporës dhe Mërgatës”, që nga ky vit shpallen Takime tradicionale të krijuesve nga Diaspora dhe Mërgata nën ombrellën e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, e sponzoruar nga Ministria e Diasporës dhe Mërgatës të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 797 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi