Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mendja e madhe është e zeza e të zot
Publikuar më 30 mars, 2015 në orën 02:00 ( ) Avdi Ibrahimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kam pare e takuar në jetën e përditshme njerëz me karaktere të ndryshme, por shpesh më ka rastisur të takoj njerëz me mendje të madhe. Sipas pikpamjës time mendjemadhësia është një fenomen që mund të dallohet fare qartë në gjeste të një mendjemadhi apo mendjemadhe, në të folur, dhe në mënyrën se si qëndron pranë një shoqërie. Kam lexuar shkrime të ndryshme nga e kaluara është mbase interesante se në kohërta e mëhershme sikur mendjemadhesi kane shfaqur vetëm të pasurit, se ata gjithnji e kanë ndier vetën se janë një shoqëri më e lartë nga të varfërit, por sot kjo shfaqje është shumë e rrezikshme, sepse kjo sëmundje shpirtërore njeriun mendjemadh e bënë t’i duket vetja se është më i dalluar se të tjerët në atë mes njerëzish ku ai jeton e punon, kujton pse ka më shumë para, pse ka pozit shtetërore, mendon se është më i ditur, e ka më shumë force mbi të tjerët.

Janë këto mbase arsyet, që ai kurrsesi nuk pranon të jetë i thjesht e të ndjejë keqardhje për të tjerët, për këtë ai nuk brengoset që më sjelljen e tij lëndon të tjerët.

Ky fenomen ligësie nuk duhej të ndodhte në asnjë rast nga raca njerëzore, sado e vogël të jetë ajo mendjemadhësi kujtoj se është një sëmundje patologjike e rrezikshme shoqërore dhe shkatërruese e shpirtit, ku nga një grimcë, sado e vogël të jetë, mjafton që dale nga dale të gjejë terren të përshtatshëm për të livadhisur në shpirt, i cili mëpastaj mbizotërohet nga dëshirat shfrenuese të egoizmit e injorancës. Kjo dukuri negative mendjemadhësie pastaj kalon në vesin e njeriut, si dukuri e shëmtuar që përdorët si armë e të ligut e injorantit, e disa nga këta njerëz injorant mundohen ta paraqesin veten me një madheshti qënuk e kanë, kjo tregon se ky tip njeriu është pa pike civilizimi e kulture, nuk e kanë vetëdijen e duhur, nuk kanë asfarë vizioni, njëkohësisht nuk është ashtu si paraqitet. Kjo formë aktruese është një lloj maskarade e paraqitjes së jashtme, për tu dukur se është i ngritur, edhe pse nuk posedon asfarë vlere, është tërësisht i papaërgaditur profesionalisht dhe nuk qonë asfarë peshe në shoqëri, por me anën e mendjemadhësisë mundohet të shfaqët kinse është dikushi, kinse është njëfarë faktori edhe ay.

Kështu më është krijuar përshtypja se mendjemadhi e ka të humbur aftësinë e të menduarit, e ka humbur aftësinë njohjës për të pasqyruar botën e realës, për të arsyetuar e gjykuar drejtë, ay ashtu siç njifet në shoqëri ashtu edhe mbetët, atij edhe kur ti vie pleqëria, plaket me një pale mend, mendjemadhi gjithnji mendon sit ë përfitoj nga të tjerët për vetën e tij. Kështu atij i është bërë mendja veri, thotë urtia jonë popullore, është trullosur fare, s’është fare në vete, i është rritur mendja, i duket vetja se ay është njëshi e s’ka më të tjerë?! Ay del mendje mbi mendje, po del mbi të gjithë, urdhëron gjitha ata që ka nën vete, po e bënë vetën sikur është më i zgjuari, por ata të gjorët që I servilosën këtij mendjemadhi të pamend, ndryshe u thuhet në zhargonin popullor, gjeti mendja mendjen, mendojnë se janë dikushi, si njëri si tjetri, mendojnë të përfitojnë, të zhvatin sa ma shumë për vetën e tyre aty ku gjejnë terren për të livadhisur, kështu atij mendjemadhit i ka hipur mendja në qiell, i është rritur aq shumë mendja si i duket vetja se është i pazëvënsueshëm, ay është aq shumë mendjemadh sa i duket vetja si narcisoid se vetëm ay është mbi këtë tokë e s’ka tjetër. Por unë i them këtij mendjemadhi e llaskucave të tij mendjemdhenjë, mbani mendjen, mos e humbasni! Ejani në vete! Ecni për toke, se mendja e madhe është e zeza e të zot, more mendjeveri.

Përvoja jetësore na tregon se njeriu i thjesht, njeriu modest, në dukje e në praktik, ka më shumë vlera, se sa një mendjemadh, kjo është e dëshmuar në praktikën njerëzore.

Më 24.03.2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 701 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi