Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mbrëmje letrare e prezantuese e romanit “217” i Driton Smakajt
Publikuar më 30 mars, 2015 në orën 02:20 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
UN-ELTE i Budapestit një dritare shprese për ringjalljen e aktiviteteve ndërkulturore mes dy popujve. Dr. Etleva Lala: “Krijimet letrare në mërgatë janë perla të jetës sonë këtu”. Dr. Musa Ahmeti:. “Autori i romanit na e tregon të vërtetën përmes asaj që ai ka parë dhe nuk i shmanget përgjegjësisë”. Autori:”..unë vetëm kam dhënë pikëpamjen time...”

Pas Vjenës z.Driton Smakaj romanin e tij “217” e promovoi të mërkurën e kaluar në Budapest. Katedra e Albanologjisë në Universitetin ELTE të Budapestit ishte organizatore e këtij aktiviteti kulturor letrar për të parën herë siç u tha nga organizatorët. Mysafir ishin poet e krijues nga Austria pjesëtar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Aleksander Moisiu” me seli në Vjenë, anëtar të së cilës janë edhe krijues nga Hungaria e cila është edhe botuesi i romanit. Mbrëmjen promovuese letrare e pasuruan gjithashtu prezenca e profesorëve e studiuesve të albanologjisë nga kombe të ndryshme pranë katedres. Fjalën përshëndetëse në emër të nikoqirit e mbajti Dr.Etleva Lala, drejtuese e Katedrës. “Jemi të nderuar ta prezantojmë romanin e z.Dritan Smakaj i cili jeton dhe vepron në Hungari me titullin sa intrigues, aq edhe domethënës “217”. Z.Smakaj nuk është i panjohur në fushën e krijimtarisë letrare. Ka botuar poezi, roman, tregime, novela. Krijimet letrare në mërgatë janë perla të jetës sonë këtu” Pjesëmarrësit dhe autorin e romanit i përshëndeti z.Fatmir Zajmi, konsull i ambasadës së Kosovës në Hungari. Fjalë rasti mbajti dhe z.Avni Hafuzi, konsull nderi i Ambasadës së Shqipërisë në Hungari në temën: ”Shqiptarët në Hungari si krijues” Z.Hafuzi në temën e tij mes tjerash tha: “Është hera e parë në Hungari që prezantohet një roman i një shqiptari nga Kosova që jeton e punon këtu në Hungari dhe që shkruan në gjuhën shqipe. Është kjo diçka e bukur dhe me rëndësi, sepse tregohemi se ne jemi të gjithanshëm, jemi punëtorë të ndershëm, krijojmë vepra letrare e artistike që kanë vlera dhe na lartësojnë në mesin e krijuesve kombesh të ndryshme. Nuk kam hezituar të jem edhe unë si pjesë e donacionit për botimin e këtij romani për të cilin do flasin njohësit nga fusha përkatëse”. Në hungarisht lexoi poezi Nemet Nyiba Sandor, kushtuar veprimtarit tonë në Hungari z.Avni Hafuzi i cili e quan shpëtimtar të madh duke sponsorizuar 860 raste humane dhe kulturore. “Strehë dhe e ardhme për vlerat”- shkruan në një nga vargjet e tij. Në emër të LSHKSH “Aleksander Moisiu” Besim Xhelili, kryetar, dha një vështrim lidhur me veprimtarinë kulturore -letrare të vjetëve që nga themelimi i Lidhjes deri me tani. Studenti pranë Katedrës së Albanologjisë, z.Robert Markus, dha vështrimin e tij rreth romanit “217” në gjuhën hungareze dhe shqipe. ”Romani i z.Driton Smakaj, është, për mendimin tim, një roman shumë cilësor, i bukur dhe i dobishëm për studentët që studiojnë e mësojnë gjuhën shqipe këtu në UN-ELTE. Unë kam bërë një krahasim me romanet e këtij zhanri në hungarisht, dhe mund të them se ky roman nëse nuk është më i mirë se ata, është në nivel me ta. Dr.Musa Ahmeti, profesor në Albanian Studies Program, mbajti vështrimin kryesor rreth romanit. “Romani i z.Smakaj në vete ngërthen gjëra të bukura, gjëra reale nga përditshmëria, nga jeta, nga personazhet të cilat na rrethojnë e me të cilët jetojmë. Është paraqitur bukur shtrirja horizontale e romanit, përkatësisht fushë veprimtaria të cilën e ka ndërtuar autori. Ai shtrihet në tre kontinente dhe nuk është pak që ngjarja të ndërlidhet dhe bartët nga njëri në tjetrin kontinent, nga Europa në Amerikën Latine dhe nga atje në Azi. Vladivostoku nuk është zgjedhur si qytet i rastësishëm, por si qendër e asaj që po krijohet një e keqe me kodin 217-të. Në Europë, me mjeshtri autori e ndërlidhë atë që është mes Kosovës dhe arbëreshëve të Italisë, një “degë e këputur e një lisi të tharë” do thoshte De Rada. Autori duke e ndërlidhur traditën, ruajtjen e gjuhës dhe nxjerrjen e gjithë atyre personaliteteve të trashëgimisë sonë kulturore, të fjalës së shkruar të arbëreshëve që kurrë nuk u larguan nga përcaktimi i tyre kombëtar fillimisht e pastaj fetar, janë shembull për bashkëjetesë dhe për luftën e mbijetesës së kombit shqiptar. Ndërlidhjet mes personazheve nga vende të ndryshme është bërë me mjeshtri në rrethanat që zhvillohen në Europë, Amerikë e Rusi. Ndërlidhën e përditshmërisë z. Smakaj e bënë me mjeshtri, bie fjala takimi me personazhin kryesor të veprës, Luli, i cili tani është figurë e njohur politike në Kosovë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në momentin kryesor në shpëtimin nga një katastrofë. Kurse Toni është vet Dritoni, autori i romanit i cili na e tregon të vërtetën përmes asaj që ka parë dhe nuk i shmanget përgjegjësisë dhe reales”. Poeti dhe aktori shkodran Ragip Dragusha e freskoi mbrëmjen me recitimin e vjershës së tij “Breshka”. Një vështrim rreth romanit në kontestin historik e mbajti z.Anton Markut, kurse autori i romanit z.Driton Smakaj, pasi falënderoj organizatorët, sponsorët, botuesin dhe pjesëmarrësit, ai në fjalën e tij dha një përmbledhje të rrethanave ku mori brumin romani. “Kisha fatin të jem pjesë e luftës dhe kam mbajtur ditar dhe përgjithësisht unë kam dhënë pikëpamjen time. Ai u ndal edhe rreth rrethanave shoqërore sot lidhur me vendlindjen. Me autorin rreth romanit u diskutua në një atmosferë miqësore.
Ishte kjo një mbrëmje e bukur e ngrohëse nga Budapesti, pas atyre skenave rrëqethëse të refugjatëve shqiptarësh nga Kosova. Miqësia hungareze ndaj gjuhës, kulturës dhe shqiptarëve jeton thellë në rrënjët shekullore të dy popujve.

Budapest

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 961 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi