Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LUFTĖTARI I ORĖVE TĖ PARA NĖ ARTAKOLL
Publikuar më 31 mars, 2015 nė orėn 02:07 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me rastin e 16 vjetorit tė vrasjes sė Komandant Jashar Jasharit, dhe tė 13-tė dėshmorėve tė tjerė tė rėnė nė Betejėn e Shishmanit tė Gjakovės, nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė, ėshtė organizuar njė Akademi Pėrkujtimore, ku u tha se gjaku i dėshmorėve forcon themelet e lirisė.

Tė nderuar familjarė tė dёshmorit Jashar Jashari dhe tė dėshmorėve qė sot po e pėrkujtojmė!
Tė respektuar luftėtarė, veteranė e invalidė tė UĒK-sė!
Tė nderuar tė pranishėm!

Tė flasėsh pėr dėshmorėt, ėshtė sa krenari aq edhe pėrgjegjėsi. Ata, me gjakun e tyre u bėnė themeltarė tė lirisė e tė shtetėsisė sonė. Ata nuk kanė nevojė pėr fjalė tė mėdha, sepse vetė janė tė mėdhenj, ata nuk kanė nevojė pėr lavdata, sepse janė lavdia vetė, ata nuk kanė nevojė pėr ne, ne kemi nevojė tė krenohemi me ta. Tė tillė janė edhe dėshmorėt qė sot po i pėrkujtojmė. Nė mesin e tyre, si kurorė lavdie, qėndron edhe trimi i Artakollit kryengritės, Jashar Jashari, i njohur mė tepėr me emrin luftarak Komandant „DURAKU“.
Jashar Jashari u lind mė 16 mars 1962 nė Strofc. Vendlindja e tij, dikur kryegjytet i lashtėsisė dardane, nė ēdo periudhė, qė nga koha e Azem Galicės e deri tek Adem Jashai, pushtuesi iu pėrgjigj pėrmes grykėhollės. Nė atė mes ishte edhe gjyshi i tij, Jashari, njė luftėtar i dalluar i Shaban Palluzhės. Edhe i ati, Zejnullahu, disa herė u keqtrajtua nga policia serbe me pretekst tė kėrkimit tė armėve, madje, gjatė luftės sė UĒK-sė, me qerre kuajsh barti armė e municion pėr trimat e lirisė.

Jashari veēohej prej gjashtė vllezėrve tė tjerė. Mėsimet e para i mori nė vendlindje. Dashuria e madhe pėr armėn e shtyri ta regjistrojė shkollėn ushtarake tė aviacionit nė Mostar, ku qėndroi pak. Kur cerberėt e pėrtej Tunės tentuan t’ia ndėrrojnė mbiemrin nė Jasharoviq, djaloshi nuk u pajtua kurrsesi dhe e braktisi shkollėn. U kthye nė vendlindje dhe e kreu shkollėn e mesme, dega e xehtarisė, nė Kastriot. Mė vonė u punėsua nė Mihjen Sipėrfaqėsore, nė Bardh tė Madh, ku punoi derisa hynė masat e dhunshme. Me tė shpėrthyer tė demonstratave ’81 ishte ndėr organizatorėt dhe pjesėmarrėsit kryesor tė tyre nė Kastriot e nė Prishtinė, andaj edhe tė parin e largojnė nga puna...

Nė vitin 1990 u detyrua tė emigroi jashtė vendit, dy vjet nė Suedi, njė vit nė Holandė e nė fund, nė Hagen tė Gjermanisė. Kur u nis pėr mėrgim, te Dheu i Bardhė qe betuar se kurdo qė do tė kthehej, do tė kthehej i armatosur dhe me shokė pėr ta ēliruar Kosovėn. Dhe, e mbajti fjalėn. Edhe nė dhe tė huaj nuk qėndroi duarkryq. Fill u vu nė lėvizje. Pėrmes Shukri Klinakut ra nė kontakt me LKĒK-nė dhe zu tė kontribuojė me mish e me shpirt pėr ēėshtjen kombėtare. Sipas tij, nė skenė ekzistonin dy forma pėr shpėtimin e vendit, e para me dy gishta dhe e dyta me njė gisht. Ky besonte nė kėtė tė fundit, andaj edhe e pėrqafoi pa hezitim. Nė atė rrugė e ndihmonin, pa kursyer asgjė, edhe tė tre vėllėzėrit qė punonin nė Austri: Tefiku, Faiku dhe Mahmuti. Ata, pos tjerash, pėr Shtabin e UĒK-sė siguruan numrin e telefonit (06643454781), shpenzimet e tė cilit kushtuan 28 mijė marka gjermane.

Paraqitja e tri shqipeve tė lirisė, nė varrimin e mėsuesit Halit Geci, nė Llaushė tė Drenicės, mė 28 nėntor 1997, ndezi edhe mė zemrėn e zhuritur tė trimit sypatrembur. Ende pa u shuar beteja e lavdishme e Jasharėve tė pavdekshėm, pra mė 6 mars 1998, ai me njė grup luftėtarėsh dhanė betimin nė tokėn arbėrore dhe veshen rrobat laroshe tė UĒK-sė. Pa humbur kohė u kthye nė vendlindje, dhe, me Fatmir Humollin, me Arif Krasniqin e me djemtė mė tė zgjedhur e mė besnikė tė asaj ane, formuan celulat e para luftarake. Kthimi i trimit gėzoi tė gjithė, edhe zogjtė e malit nė Qyqavicė. Mėsuesi dhe bashkėluftėtari i tij, Habib Mustafa, kthimin e tij e krahasan me kthimin e Skėnderbeut nė Krujė. Dhe, pati tė drejtė. Brenda pak ditėsh numri i luftėtarėve u shtua shumė, vetėm nė Strofc mbi 80, nga tė cilėt 8 ranė dėshmorė tė kombit.

Jashar Jashari ishte njė strateg i zoti. Atė armiku nuk munda ta zinte beftė. Organizonte natė e ditė hapjen e kanaleve dhe istikameve mbrojtėse, vėzhguese dhe luftarake. Me ngulmimin e tij, nė Strofc, hapet edhe Spitali i parė ushtarak, i pėrbėrė nga dhoma e urgjencės, dy dhoma me shtretėr dhe strehimorja. Pastaj njė rėndėsi tė veēantė i kushtoi furnizimit tė ushatrėve me armė e municion. E ēmonte shumė edhe dijėn, saqė, kur okupatori serb mbylli shkollat shqipe, i pari liroi shtėpinė pėr mėsonjėtore.

Aksioni mė i suksesshėm luftarak, qė shėnon edhe fillimin e luftės nė Artakoll dhe nė gjithė Zonėn Operative tė Shalės, padyshim ėshtė Beteja e Hamidisė.

...Muzgu i parė i ditės sė 11 qershorit 1998 ishte ndryshe nga tė tjerėt. Mbi pesėdhjetė luftėtarė tė lirisė kishin zėnė pritė pėr ta mbrojtur fshatin Hamidi nga bishat gjakatare serbe. Bashkė me terrin ecte edhe kolona mortore prej disa pizgauerėve. Fati e deshi qė armiku tė bie nė pritėn e grupit tė
komandant “Durakut”. Kaloi makina e parė. Arriti edhe e dyta. Sakaq u dėgjua komanda e tij: Zjarr! Dhe, vetė, si Mic Sokoli, iu hodh sipri me granatė dore. Nata u bė ditė nga flaka. Pizgaueri uturiu si bishė e plagosur e katėr policėt qė ishin brenda mbesin tė pashpirt. Rafalet nga tė dy anėt trazuan natėn. Edhe shumė tė tjerė, tė pėrgjakur e tė shashtisur. Kėto humbje u pranuan edhe nga mediat serbe tė Beogradit.

Komandant „Duraku” u bė tmerr pėr armikun. Atė e gjėje kudo nė fronte, sa nė Artakoll, sa nė Drenicė, sa nė Shalė. Dhe, sipas bashkėluftėtarėve, komanda e tij ishte e thejshtė: Ejani pas meje!

Lufta zgjerohej. Luftėtarėt shtoheshin. Armėt mungonin. Para ofensivės sė madhe tė shtatorit 1998 me njė grup shokėsh shkon nė Shqipėri pėr armatim. Atje, njė kohė tė gjatė, punoi nė organizimin dhe mobilizimin e rekrutėve tė rinj, duke i ushtruar e kalitur nė Kalimash...

Edhe marsi i trimėrisė po rrokullisej nė pakthim. Po errej dita e 28 marsit 1999. Dyzet e pesė shqipe tė lirisė, tė armatosur mirė e mirė, ia kishin mėsyrė kufirit vėllandarės. Gurėt e mallkuar do t’i shndėrrojmė nė lulėkuqe lirie!- u betuan tė gjithė. Dhe, grupi luftarak, me nga njė copė lirie nė zemėr, pėrparonte. Nata bėnte qetė. Sakaq, nė Shishman tė Bokės, ngjau hataja. Prita kobtare, nė Livadhet e Qershisė, bėri tė veten. Mortaja e Durakut, nė orėn dy pasmesnatės, trandi nė themel kodrėn pėrplot shkėmbinj. Lubia shumėkrerėshe ishte maskuar mirė dhe gjaku i lirisė rodhi rrėke. Katėrmbėdhjetė emra u skaliten nė Altarin e lirisė:

Jashar Jashari,
Mehdi Zabeli,
Bujar Shala,
Nuhi Elezaj,
Jahja Danuza,
Kadri Berisha,
Mon Maqi,
Ibrahim Asllani,
Armend Qymyri,
Bujar Syla,
Xhemail Abdullahu,
Besim Rama,
Florim Sejdiaj dhe
Naim Lataj.

Barbarėt nuk u kėnaqen me kaq. Tė gjithė trupat e tyre i dogjėn me vaj motorri. Pas luftės eshtrat e mbetur u grumbulluan nė njė arkivol tė pėrbashkėt dhe me nderime tė larta ushtarake u varrosen nė Varrezat e Dėshmorėve, nė Ēabrat tė Gjakovės. Mė 1 shtator 1999 Jashar Jashari rivarroset nė Varrezat e Dėshmorėve, nė Bletajė tė Vushtrrisė, pranė tė vėllait tjetėr dėshmor, Jonuz Jasharit, i cili ra mė 18 prill 1999. Emrat e tyre u pėrjetėsuan nė vargje, nė kėngė, nė lapidarė, nė rrugė, nė institucione e mė mirė se kudo, nė zemrat e nė mendjet tona.

Sot, nė 16-vjetorin e rėnies sė kėtyre 14 dėshmorėve tė kombit kemi, obligim moral e kombėtar qė ta nderojmė dhe ta lartėsojmė veprėn e madhe tė UĒK-sė, formacionit mė tė lavdishėm qė ka krijuar populli shqiptar nė historinė e tij, ta nderojmė gjakun e dėshmorėve qė na solli Lirinė dhe Pavarėsinė. Nė tė kundėrtėn, amaneti tyre mbetet peng dhe paskėtaj, na mallkon historia, na mallkojnė brezat e ardhmėrisė!
Lavdi tė gjithė tė rėnėve pėr LIRI!

Prishtinė, 28 mars 2015

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 508 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
VRASJE E INSKENUAR E USHTARIT SHQIPTAR
E hėnė, 04 shtator 2017 - 00:13
(Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Aziz Kelmendit) Njė ndėr krimet mė tė rėnda po aq edhe tronditėse, qė arriti deri te aktivizimi i lėvizjes serboē...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi