Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FEMRA ËSHTË E BARABARTË ME MASHKULLIN
Publikuar më 01 prill, 2015 në orën 15:39 ( ) Beqir Elshani | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Vazhdimisht kritikët e mëdhenj i kanë kritikuar botimin e librave të dobët, kështu veprohet edhe sot, sepse lexuesit ia vështirëson zgjedhjen e librave të frytshëm. Prandaj ashtu siç largohen gjërat e panevojshme prej shtëpisë, duhet larguar librat e dobët prej fondit të bibliotekës shtëpiake. Një ngjarje të tillë e kam përjetuar gjatë vizitës në shtëpi të fqinjit, i cili më tregoi disa libra që kishte blerë, por edhe që ia kishin dhuruar autorët e ndryshëm. Fqinji tregoi se pikërisht librin që po e shikoja, ia kishte dhuruar një koleg i punës, prandaj e shikova.

Për habi, duke shfletuar librin më ranë në sy disa faqe me fjalë të urta dhe njëra ndër to ishte “Femra i ka flokët e gjata, mendtë e shkurtra”, prandaj menjëherë ia shpjegova domethënien e fjalisë patriarkale, e cila ka qëllim reaksionar që flitet në dëm të integritetit të femrës shqiptare, pikërisht në dëm të integritetit të zonjës së shtëpisë, e cila ishte pedagoge me universitet. Duket qartë, që fjala e zymtë për gratë me flokët e gjata dhe mendtë e shkurtra është mbeturinë e perandorisë së vjetër turke, në kohën kur femra shqiptare ka qenë e shtypur nën sundimin e bashkëshortit, por që tani fanatikët dëshirojnë ta trajtojnë si gjini të dobët. Ngjarja më përkujtoi mesjetën e zymtë të inkuizicionit, e cila në mes viteve 1400-1800 kishte ekzekutuar dhe terrorizuar 100 000 gra, duke i shpallur shtriga, vetëm pse kisha katolike kishte frikë nga gratë e zonja që dinin shkrim-lexim, matematikë, që njihnin artin e mjekësisë, si dhe ishin gra përparimtare në organizimin e familjes dhe jetës shoqërore.
Pikërisht ky libër patriarkal po e nënçmon femrën shqiptare, që sot është e barabartë me mashkullin si në veprimtarinë shoqërore, ashtu edhe në veprimtarinë prodhuese, meqë shumë femra kanë dalë mjeke, mësuese, inxhiniere, arkitekte, agronome, gjithashtu ishin luftëtare me pushkë e me pendë, sidomos nëna që kanë rritur djem e vajza sokola e sokolesha për mbrojtjen e atdheut. Padyshim që femra është pikëmbështetje e ardhmërisë që lindë fëmijë të shëndoshë e të frytshëm drejt shkollimit të tyre për emancipim familjar, pa emancipimin e së cilës nuk ka përparim as shoqëria, as kombi. Prandaj dijetari ynë, Sami Frashëri, thotë: “Po të mos ishte gruaja në botë, asnjëri nuk do të ishte i mjerë; por nuk do të ishte edhe njeriu”.
Disa fjalë rreth ardhjes së frazeologjisë për nënçmimin e femrës shqiptare. Frazeologjia “femra i ka flokët e gjata, mendtë e shkurtra” është me burim turk që pa arsye ka zënë vend në gojëtarinë shqiptare, e cila nuk i përket etikës dhe traditës sonë kombëtare. Duhet pasur parasysh se fjala reaksionare kundër integritetit të femrës në FGjSSh nuk përfshihet, as në librin e lavdishëm “Frazeologjizma të gjuhës shqipe” të Mehmet Gjevorit nuk përfshihet. Për habi, bashkëshorti i pedagoges sapo e pa urtinë mesjetare turke në libër, menjëherë e futi në sobën e ndezur me dru. Të dytë më falënderuan për kujdesin dhe zbardhjen e fjalës së vrazhdët, të cilët nuk pajtoheshin me bindjen reaksionare të autorit konservator, siç thoshte fqinji, u bë gjithkush të botojë libër, pa e njohur botën e mashkullit, jo më botën e femrës, sepse pa emancipimin e femrës shqiptare nuk ka emancipim familja dhe kombi shqiptar. Duket qartë, që frazeologjia reaksionare është paragjykim që i përket errësirë mesjetare, prandaj kjo shprehje nënçmuese është një arkaizëm i vonuar që ka mbetur në ndonjë skutë të atdheut tonë, për shkak se populli shqiptar ishte i prapambetur. Pikërisht pushteti jugosllav i ashtuquajtur socialist ka qenë kundër emancipimit të femrës shqiptare, në mënyrë që shqiptarët më lehtë të shtypen dhe të shkombëtarizohen, meqë pa emancipimin e femrës nuk mund të ketë as mashkull, as shoqëri të emancipuar. Sot femra shqiptare është mësuese, mjeke, agronome, inxhiniere dhe arkitekte e jetës sonë kombëtare, është frymëzuese e kulturës, artit dhe letërsisë, është e emancipuar dhe e barabartë krahas mashkullit; prandaj shprehja “femra me flokë të gjata e me mend të shkurtra” bie në kundërshtim me arsyen, kulturën dhe traditën tonë kombëtare. Gjithashtu femra shqiptare është e lirë, e pavarur, e cila edhe gjatë pushtimit jugosllav ka luftuar për të drejta kombëtare - Republikën e Kosovës, njëkohësisht ka marrë pjesë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Të kemi parasysh se gjuha shqipe së pari mësohet nga buzët e mëmës, prandaj ATDHEU YNË quhet edhe MËMËDHE.
Nuk ka asnjë dyshim që fjala e urtë turke fyen integritetin e femrës shqiptare, e cila mund të gjendet si mbeturinë në lokalizëm të ndonjë njeriu konservator, por kurrë jo në popullin e arsimuar e të emancipuar shqiptar. Një rast të tillë kemi mjeken italiane, Rita Levi – Montalcini, gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilën babai i saj konservator e përbuzte, kinse gratë janë për punët në shtëpi, megjithatë ajo studioi mjekësinë dhe arriti të fitojë çmimin Nobel për fiziologji. Një patriarkalizëm i tillë ushtrohet në Kenia të Afrikës, atje femrat janë të shtypura, dmth. nuk janë të barabartë me mashkullin. Burri ka të drejtë ta keqtrajtojë e ta rrahë gruan, kurse gruaja nuk është e lirë të kërkojë mbrojtje prej rrethit dhe organeve të pushtetit. Në anën tjetër, shumë prindër e detyrojnë bijën e tyre që ta heshtin çështjen e dhunës, duke e arsyetuar si të drejtë patriarkale të mashkullit mbi femrën. Rasti më i skajshëm është kur një grup njerëzish e tallin bashkëshortin e sjellshëm ndaj bashkëshortes, vetëm pse nuk e ka rrahur, meqë "burrnia" e bashkëshortit tregohet me anën e përdorimit të shkopit ndaj bashkëshortes. Edhe më tragjike, që gruaja të jetë fajtore pse ka lindur vajzë dhe jo djalë, ndodh vetëm në vendet e prapambetura, kur bashkëshorti afganistanas e mbyt gruan, duke mos ditur që faktor për lindjen e fëmijës mashkull apo femër është burri, jo gruaja.

Suedi, 28 mars 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 726 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi