Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Njeriu i mirė Ylli Vejsiu
Publikuar më 05 prill, 2015 nė orėn 17:44 ( ) Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
In memoriam:

Nė njoftimet qė u dhanė pėr ndarjen nga jeta tė Ylli Vejsiut, u evidentuan disa nga funksionet qė ka pasur apo ndihmesat qė ka dhėnė ai nė fusha tė ndryshme tė shkencės tek ne. Tė gjitha ishin mė se tė vėrteta, ai i meritonte, madje shumė mė tepėr se aq sa u thanė e u shkruan. Edhe unė, po tė filloja kėtu e tė radhisja tėrė studimet e tij, tė botuara nė revistat shkencore apo dhe si libra mė vete, lista do tė qe tepėr e gjatė e shkrimi do tė qe i plotėsuar qoftė vetėm me to.

Por unė do tė flas pėr Yllin si njeri dhe as qė do ndalem nė studimet dinjitoze qė ka realizuar ai nė ekonomi, sociologji e sidomos nė fushėn e demografisė. Kush ėshtė kurioz tė njihet me to, e ka fare tė lehtė, qoftė pėrmes mjeteve elektronike, po ashtu edhe nėpėrmjet skedareve nė gjithė bibliotekat e vendit. Unė po pėrpiqem tė hedh dritė nė disa aspekte qė lexuesi apo dashamirėsi i Yllit nuk do t’i gjente nė ato burime, tjetėr punė se sa do ia arrij qėllimit. Duke iu pėrmbajtur kėtij parimi, unė jam i vetėdijshėm se, kur flasim e shkruajmė pėr persona publikė, cilėtdo qofshin ata, rėndėsi ka vepra qė kanė lėnė dhe jo aq shumė personaliteti i tyre vetjak, njerėzor. Kemi tėrė ata njerėz tė shquar, nė politikė, art, shkencė e kudo, qi si njerėz mund tė mos meritonin ndonjė vėmendje, por qė me kontributet e tyre kanė hyrė prej kohėsh nė panteonin e lavdisė.
Pas kėsaj hyrjeje, dikush edhe mund tė mė kthehet, pa tė keq: “Po, vėrtet, ē’na duhet ne se kush ka qėnė Ylli Vejsiu, si njeri…Neve na intereson ajo qė ai ka bėrė e ka lėnė pas…”. Megjithėse edhe unė jam dakord me kėtė lloj arsyetimi, nuk heq dorė nga imja dhe ja sepse: unė nuk po i caktoj atij vendin qė do tė zėrė ai nė shkencė e aq mė pak nė politikėn shqiptare, se edhe tė doja ta bėja kėtė, nuk e kam atė tagėr. Por unė i pėrmbahem mendimit se ne sot, si vend, si popull e si shoqėri, para sė gjithash e mbi tė gjitha kemi nevojė pėr njerėz tė mirė, me integritet. Dhe e kundėrta: nėse Shqipėria ka rėnė sot nė kėtė derenxhe qė po e pėrjetojmė tė gjithė, arsyeja kryesore, sipas meje, ėshtė se nė politikė e qeverisje i kanė munguar pikėrisht njerėzit e mirė.
* * *
E njoha sė pari kur punoja nė Televizion. Ma rekomanduan pėr njė bisedė dhe shkova e takova nė zyrėn ku punonte, nė mos gaboj nė Komisionin e Planit tė Shtetit. Qė nė atė pėrballje tė parė, mė la pėrshtypjen e njeriut tė edukuar, tė kulturuar e tė sjellshėm. Me miratimin e shefit tė vet, pranoi tė vinte. Mbasdite, kur e prita pėr tė bėrė regjistrimin, mė tha si me drojtje: “A do tė vonohemi shumė se mė duhet tė shkoj njė ēikė herėt nė shtėpi, se nesėr do tė nisem pėr nė Kinė?”. Duke mos qėnė fare i sigurt se si do tė shkonte regjistrimi, i thashė se qe i lirė tė shkonte dhe i urova rrugė tė mbarė. Ma merr mėndja se gjithkush tjetėr nuk do tė kishte pranuar tė vinte, po qe se tė nesėrmen do tė udhėtonte jashtė shtetit, kur kemi parasysh se dalje tė tilla, nė atė kohė, pėrbėnin eveniment pėr tė gjithė ne.
Mė pas, fati e solli qė tė punonim bashkė, madje nė njė zyrė, nė Institutin e Studimeve M-L, pranė Komitetit Qėndror. Atė mėngjez qė do tė vinte ai, e bėra rrugėn pėr nė zyrė me njė ndjenjė kėnaqėsie si tė prisja ndonjė mik tė vjetėr e tė afėrt. Pėr kėtė u nisa pak mė herėt, pėr tė bėrė dhe pėrgatitjet e rastit. Por, kur mbėrrita tek zyra, shoh se ai po mė priste tek dera, kishte vajtur para meje. Ndjenja e detyrės qe njė cilėsi e brendėshme e tij.
Duke punuar nė njė zyrė me tė, arrita tė njoh nė thellėsi e gjithanshmėri personalitetin e tij, si njeri i kulturuar, i sjellshėm, erudit dhe i gatshėm tė bisedoje me tė pėr ēdo temė e ēdo fushė. Unė e quajta veten me fat e tė privilegjuar qė mu dha rasti tė punoj me tė, edhe pse pėr pak kohė. Nga ai kishe se ē’tė merrje edhe nė bisedat mė tė zakonshme qė bėhen pėrditė nė zyrė, nė kafe e kudo. Ishte njė kėnaqėsi e veēantė ta dėgjoje atė tek shtjellonte mendimet, me atė zėrin e tij tė qetė e tė shtruar qė tė imponohej. Thashė edhe mė lart, se rrezatonte kulturė e njohuri tė gjithanshme e nuk kursehej nėse i kėrkoje ndonjė konsultim mė tė zgjeruar, siē qe p.sh. momenti im qė po pėrgatisja temėn studimore nė njė fushė tė afėrt me interesat e tij shkencore. Ai mu gjend pranė qysh nė konceptimin fillestar tė saj, nė pėrpilimin e pyetėsorit qė realizova e deri nė miratimin nė Komisioni e Lartė Shkencor, antar i tė cilit qe dhe ai. Madje ai qe dhe njė nga oponentėt e disertacionit tim.
Por s’qe e thėnė qė ai tė qėndronte gjatė tek ne, edhe pse emėrimi i tij aty e kishte zanafillėn tek ata lart fare, pėr tė mos thėnė tek numuri njė i asaj kohe. Se nga doli njė “vigjilent” andej nga lagjia dhe informoi organet kompetente se “Ylli nuk mund tė punonte nė atė institut se dikur babai i vet paskej pasur njė problem me shtetin…”. E thėrresin Yllin nė zyrėn e kuadrit dhe ia njoftojnė largimin. Ata qė e kishin prurė as nuk u ndjenė fare. Ditėn e fundit dolėm bashkė dhe pas njė kafeje, e pėrcolla deri tek rruga e Elbasanit. Mė bėri pėrshtypje reagimi i tij: tepėr i pėrmbajtur, pa asnjė mllef, i vetėdijshėm se tė tilla gjėra mund tė ndodhnin. Madje kureshtjes time pėr ndonjė emėr, se nga e kishte peshqesh kėtė qė i ndodhi, iu shmang: “As qė mė intereson fare, ma ktheu, e ē’rėndėsi ka?” U pėrqafuam e u ndamė si miq tė ngushtė.
Kontaktet me tė i ruajta edhe mė vonė. Pėr gjithė sa po flasim, ėshtė fjala pėr vitet e fundit tė 80-ės, tė shekullit tė kaluar, pra kur po i vinte fundi edhe vetė sistemit qė po pėrjetonim.
Kur nisi greva e urisė e studentėve, rastėsisht mora vesh se aty qe futur dhe Ylli. U habita se me sa e njihja unė, nuk qe pėr tė tilla veprimtari. “U fut se ka djalin atje” – shtoi bashkėbiseduesi, - pa tė qe pėr Yllin, nuk futej”. Unė nuk i vura rėndėsi asaj qė po thoshte ai, por me kėtė rast m’u kujtua njė dimension tjetėr i Yllit, ai i prindit, dobėsia e madhe qė kishte ai pėr tė birin. U ndala tek ky episod jo pa qėllim: kur dėgjova “Zėrin e Amerikės”, nė darkė, si zakonisht, pati njė intervistė edhe me Yllin. Mė kujtohet bile edhe hyrja qė bėri kronisti i njohur i pėrtej oqeanit kur tha se “nė kėtė grevė ka jo vetėm studentė, por dhe intelektualė tė tjerė, si Prof. Dr. Ylli Vejsiu…”. Por, kur e pyeti Yllin se si qe futur aty, ky, me njė sinqeritet tė habitshėm, pohoi atė qė mė pat thėnė i njohuri im pak mė parė: “Hyra se kisha djalin…”. Pastaj ai e zgjeroi motivimin, por tashmė ato qė thoshte nuk tėrhiqnin mė vėmendjen. Dikush do ta quante kėtė njė sinqeritet tė tepėruar, deri edhe naivitet, kur kemi parasysh retorikėn e tė tjerėve qė i binin gjoksit se po bashkoheshin me studentėt pėr liri e demokraci etj.etj. Jo se Ylli nuk i kishte edhe kėto motive, por unė e pėrmenda kėtė episod pėr tė treguar se ai nuk dilte dot nga vetja.
Mė pas ai u aktivizua shumė nė zhvillimet demokratike dhe u zgjodh njėzėri kryetar i Degės sė PD-sė sė Tiranės. Nė atė kohė PD-ja i kishte zyrat tek rruga e Kavajės, jo larg institutit ku punoja dhe unė. Takoheshim, bisedonim e pėr ndonjė problem edhe bashkėpunuam. Ndjeja kėnaqėsi qė po mė jepej rasti tė bėja dhe unė diēka pėr tė. E shihja nė mitingje e nė veprimtari tė tjera dhe po habitesha me veten. Po e them pa ndonjė paragjykim se ai nuk qe pėr politikan. Me kėtė absolutisht nuk dua tė mohoj sadopak vlerat apo aftėsitė e tij. Mendoj se kėtė vlerėsim pėr tė e ndaj dhe me tė tjerėt qė e kanė njohur. Mė pas ai u zgjodh deputet e u emėrua ministėr i Arsimit nė qeverinė e parė tė PD-sė. Prapė po e them se ai nuk qe i pėrshatshėm pėr atė post, jo pėr nga pėrgatitja e formimi, por nga ato cilėsi qė duhet tė ketė njė funksionar, nė atė post, nė kushtet e vendit tonė, nė stadin qė po kalon i ashtuquajturi tranzicion tek ne. Prapė po e theksoj se mė kėtė pohim unė nuk ia ul aspak vlerat e aftėsitė atij. Nė tė kundėrt ia rrit, sado e ēuditėshme tė duket. Politikani apo dhe qeveritari tek ne, duhet tė ketė pikėrisht ato vlera e cilėsi qė kishte Ylli, por kjo ėshtė vetėm teorikisht apo virtualisht. Pėrvoja ēerekshekullore e tranzicionit tek ne ka dėshmuar tė kundėrtėn. Ja pra qė pohimi im ia shton vlerat atij. E pėrsėris: Politika nuk qe stofė qė i shkonte.
Unė nė atė kohė punoja nė Institutin e Studimeve Pedagogjike, qė varej direkt nga ky dikaster. Pėr marrėdhėniet e ngushta qė kishim pasur, logjika mė e thjeshtė e donte qė unė t’i ruaja edhe mė tej kontaktet me tė, por kjo nuk ndodhi. Nuk i shkova asnjėherė nė zyrė, edhe pse mund tė kisha ndonjė problem me dikasterin. Kur, nė njė nga ato seminaret qė bėnim shpesh nė ato vite, u pėrballa me tė. “Pse nuk ke ardhur asnjėherė tek unė?” – mė tha ai pa tė keq. “As mos prit qė tė vij” – i thashė edhe unė me tė njėjtėn gjuhė. “Eja nesėr se kam njė problem tė vogėl qė dua ta konsultoj me ty!” – mė tha. I shkova. Pasi ma ekspozoi ēėshtjen, mė kėrkoi mendim dhe unė i fola si tė qemė miq e shokė, pa asnjė paragjykim e tendencė. Qe fjala pėr drejtorin e ardhėshėm tė institutit ku punoja, por kjo nuk ka asnjė rėndėsi.
Njė ditė prej ditėsh troket dera e zyrės time dhe mė del pėrpara njė miku im i vjetėr, Vasil.P., oficer. Njiheshim qė nė Unike me tė. Ishte nxėnės i shkėlqyer dhe mė erdhi keq qė pėrfundoi thjesht oficer kur mund tė kishte pretendime mė tė mėdha. Jeta na kishte ndarė e rrallė fort takoheshim. “Kam njė hall tė madh, ia nisi ai. Siē mund ta dish, unė kam dy vajza me glaukomė. Njera prej tyre kėrkon tė regjistrohet nė Shkollėn e Gjuhėve tė Huaja, por atje na thonė se janė plotėsuar vendet dhe s’ma pranojnė. Unė mora vesh se ti e ke shok apo mik ministrin. Tė lutem do tė mė ndihmosh…”. “Dėgjo Vasil, ia ktheva, tepėr i prekur nga sa mė tha, - unė vėrtet njihem me tė, por mė beso se qė kur ėshtė bėrė ministėr nuk i kam shkuar asnjėherė nė zyrė, edhe pse kam pasur ndonjė problem. Por ty nuk tė kundėrshtoj dot, jo vetėm pėr miqėsinė qė kemi pasur por sidomos pėr hallin qė ke”. U ēova dhe shkuam bashkė nė ministri. Ylli, sapo i tha sekretarja se kush kishte ardhur, mė priti menjėherė. I thashė pėrse kisha vajtur. Edhe ai u prek e ma preu shkurt: “Unė jam dakord, por duhet tė bisedosh dhe me drejtorin e drejtorisė pėrkatėse. Thuaj se unė jam dakord…”. Aty e tek drejtori, qė pėr fat qe po njė i njohuri im, V.M. qė kishte punuar tek ne nė Institut. Por, pėr habinė time, ai nuk pranoi dhe mė kundėrshtoi. “Po ta hap derėn pėr kėtė, tha ai, vijnė dhe tė tjerė pastaj. Jo, nuk jam dakord…”. “Dėgjo, i thashė, e para qė edhe ministri ėshtė dakord. E dyta, as tė kam ardhur ndonjėherė pėr tė tė kėrkuar ndonjė favor, por a e kupton se me ē’rast kemi tė bėjmė: njė vajzė e verbėr kėrkon tė vazhdojė shkollėn dhe ne tė mos ia krijojmė kėtė mundėsi, qoftė dhe si pėrjashtim?!”. Por, qe e kotė, ai nuk lėshoi pe. Vasili u bind se s’mund tė bėja mė shumė. Ja, ky tip politikani i duhej Shqipėrisė nė kėto vite, qė as do t’ia dijė pėr humanizėm e mė the tė thashė…Jo rastėsisht ai mė pas u bė dhe ambasador ndėrsa Ylli u zėvendėsua me njė tjetėr. A thua tė qe ndonjė ministėr tjetėr nė vend tė tij nuk do e ēonte deri nė fund miratimin qė mė dha mua? Ndaj thashė se politika nuk qe stof pėr tė. Ishte kjo arsyeja qė unė as i kėrkova e as prita ndonjė favor nga ai kur u bė ministėr dhe, mbi tė gjtiha, po e them me shumė sinqeritet, se as nuk pata ndonjė qejfmbetje. Pėr njė gjė jam i sigurt: qė nga ai, si ministėr, shumė miq e tė afėrt kanė ngelur tė zhgėnjyer e tė pakėnaqur. A mund tė kuptohet shqiptari pa i kėrkuar ndere e favore atij qė ka pushtet, e pėr mė tepėr nė njė post si ai?!
Nga gjithė sa mė sipėr, nuk di nėse lexuesi mė dha tė drejtė pėr mesazhet qė doja tė transmentoja apo jo, gjė qė nuk ka shumė rėndėsi. Mua mė erdhi shumė keq qė e la kėtė botė njė njeri i mirė, nga ajo racė qė po rrallohet pėrditė e mė tepėr tek ne dhe kjo mė mjafton e mė qetėson qė munda tė shkruaj kėto rreshta pėr tė.

Andon Dede

Nju York

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 631 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
HISTORIANI LIS MIRĖ MUHAMET TĖRNAVA IKU I MVE...
E martė, 19 shtator 2017 - 18:29
Nė Lismir tė Fushė-Kosovės iku nė ditėn e djehit dhe njė tjetėr lis i mirė i historisė shqiptare, veēmas i asaj tė Mesjetės, prof. dr. Muhamet Tėrnava. 70 ...
Ku duhet tė jem unė?
E martė, 12 shtator 2017 - 20:14
I kam kaluar tė tetėdhjetat. Tashti nuk mė mbetet gjė tjetėr veēse tė ėndėrroj. Qysh kur isha fėmi ėndėrroja pėr njė botė mė tė mirė, pėr njė botė ku tė su...
...Hajde Fari hajde..!?
E shtunė, 09 shtator 2017 - 01:53
Homazh pėrkujtimor Nga Gėzim Alia (Antar i kryesisė Shoqatės Tomorri – Durrės) Dake Tusha (Antar i kryesisė veteranėve LANĒ – Durrės) Xhevahir Ciron...
Ku janė ata mėsues, profesor, nė Preshevė ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 00:43
Historia e popullit shqiptar ėshtė ndėr mė tė pėrgjakshmet dhe mė tė vuajtuarat qė njeh historia botrore e arsimit sė paku gjatė mbi 500 viteve nėn sundimi...
NJĖ NDER I HARRY BAJRAKATARIT NDAJ KOMBIT TĖ ...
E dielė, 03 shtator 2017 - 01:10
“Artur Avenue”, kjo lagje e Bronxit nė qytetin e Nju Jorkut, njė emėr fort i njohur pėr mue. Aty, edhe unė, kam gjurmėt e hapave tė mi, jehonė tė bisedave ...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi